Revolucioni i parë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Revolucioni i parë

Mbretërve u hiqet autoriteti politik

Kemi thënë se në fillesat e veta, mbreti kishte qenë prijës fetar i qytezës, prift i madh i vatrës publike dhe se këtij autoriteti fetar, ai i kishte bashkangjitur edhe autoritetin politik, pasi ishte dukur e natyrshme që, njeriu që përfaqësonte fenë e qytezës, të ishte njëkohësisht kryetar i kuvendit, gjykatës, komandant i ushtrisë. Mbi bazën e këtij parimi, ishte arritur që gjithçka që kishte pushtet në shtet, të grumbullohej në duart e mbretit.

Por prijësit e familjeve, patres-it dhe mbi ta prijësit e fratrive dhe të fiseve, formonin, krahas mbretit, një aristokraci shumë të fortë. Mbreti nuk ishte mbret i vetëm; çdo pater ishte në gens-in e tij njëlloj si ai; madje në Romë ekzistonte një zakon i vjetër, sipas të cilit, çdonjëri nga këta zotë të fuqishëm të thirrej me emrin mbret; në Athinë, çdo fratri dhe çdo fis kishin prijësin e vet dhe krahas mbretit të qytetit ishin edhe mbretërit e fiseve,. Kjo ishte një hierarki prijësish ku të gjithë gëzonin, pak a shumë, të njëjtat atribute dhe të njëjtën pacenueshmëri. Mbreti i qytezës nuk e ushtronte pushtetin e tij mbi krejt popullin; gjiri i familjeve dhe e gjithë klientela ishin jashtë veprimit të tij. Ashtu sikurse edhe mbreti feudal, i cili kishte si subjekte të tij vetëm disa vasalë të fuqishëm, mbreti i qytezës së lashtë komandonte vetëm prijësit e fiseve dhe të genteve, ku secili prej tyre, individualisht, mund të ishte po aq i fuqishëm sa edhe ai, ndërsa të bashkuar ata bëheshin shumë më të fuqishëm se ai. Në një gjendje të tillë, është e besueshme se për mbretin, nënshtrimi i tyre nuk ishte i lehtë. Për të, njerëzit duhet të ushqenin respekt të madh, pasi ai ishte prijës i kultit dhe ruajtës i vatrës; por pa dyshim, ata i nënshtroheshin fare pak atij, pasi ai nuk ishte i fuqishëm. Nuk do të kalonte shumë kohë, kur qeverisësit e të qeverisurit do të konstatonin se ata nuk pajtoheshin mes tyre lidhur me nënshtrimin që ata i detyroheshin atij. Mbretërit kërkonin të ishin të fuqishëm dhe etërit nuk e donin një gjë të tillë. Rrjedhimisht, mes aristokracisë dhe mbretërve do të niste në të gjitha qytezat një luftë.

Kudo, përfundimii kësaj lufte qe i njëjtë; mbretërit u mposhtën. Por këtu nuk duhet të harrojmë se mbretëria primitive ishte e shenjtë. Mbreti ishte njeriu që recitonte lutjet, që ofronte flijimet e që së fundmi, kishte të drejtën e trashëgueshme për t'i siguruar qytezës mbrojtjen e perëndive. Pra, ishte e pamendueshme që qytezat të qëndronin pa mbret; mbreti nevojitej për fenë; ai duhej gjithashtu edhe për shpëtimin e qytetit. Kështu, do të shohim se në të gjitha qytetet për të cilat historia flet, autoriteti fetar i mbretit nuk u prek, por kudo u mjaftua me zhveshjen e tij prej autoritetit politik. Ky i fundit, për të do të mbetej vetëm një lloj shtojce, që mbretërit i bashkëngjisnin funksionit të tyre priftëror; ai nuk ishte më i shenjtë dhe i pacenueshëm e po kështu, as personi i mbretit. Mbretit mund ti hiqej autoriteti politik, por nuk rrezikohej autoriteti fetar i tij.

Kështu pra, mbretëria u ruajt; por e zhveshur nga fuqia e saj, ajo do të mbetej vetëm një funksion fetar. "Në kohëra shumë të lashta, thotë Aristoteli, mbretërit kishin një autoritet absolut në kohë paqeje dhe në kohë lufte; por më pas, disa mbretër hoqën dorë vetë nga ky pushtet, disa të tjerëve iu hoq forcërisht dhe atyre iu la vetëm e drejta për t'u kujdesur për ritet e flijimeve." Plutarku thotë të njëjtën gjë: "Meqenëse mbretërit, gjatë udhëheqjes së tyre, u treguan krenarë e të ashpër, shumica e grekëve iu hoqi atyre pushtetin, duke u lënë vetëm të drejtën për t'u përkujdesur për fenë." Herodoti, duke iu referuar qytezës së Sirenës thotë: "Batosit, trashëgimtar i mbretërve, iu la vetëm e drejta për t'u përkujdesur për kultin dhe zotërimin e tokave të shenjta, ndërkohë që atij iu hoq krejt pushteti që kishin zotëruar etërit e tij".

Kështu pra, mbretëria u ruajt; por e zhveshur nga fuqia e saj, ajo do të mbetej vetëm një funksion fetar. "Në kohëra shumë të lashta, thotë Aristoteli, mbretërit kishin një autoritet absolut në kohë paqeje dhe në kohë lufte; por më pas, disa mbretër hoqën dorë vetë nga ky pushtet, disa të tjerëve iu hoq forcërisht dhe atyre iu la vetëm e drejta për t'u kujdesur për ritet e flijimeve." Plutarku thotë të njëjtën gjë: "Meqenëse mbretërit, gjatë udhëheqjes së tyre, u treguan krenarë e të ashpër, shumica e grekëve iu hoqi atyre pushtetin, duke u lënë vetëm të drejtën për t'u përkujdesur për fenë." Herodoti, duke iu referuar qytezës së Sirenës thotë: "Batosit, trashëgimtar i mbretërve, iu la vetëm e drejta për t'u përkujdesur për kultin dhe zotërimin e tokave të shenjta, ndërkohë që atij iu hoq krejt pushteti që kishin zotëruar etërit e tij".

E reduktuar kësisoj vetëm në funksion priftëror, mbretëria vijoi, në pjesën më të madhe të kohës, të ishte e trashëgueshme brenda familjes së shenjtë, e cila dikur kishte vendosur gurin e vatrës dhe kishte nisur kultin kombëtar. Në kohën e perandorisë romake, domethënë shtatë ose tetë shekuj pas këtij revolucioni, në Efez, në Marsejë, në Tespos, vazhdonte të kishte ende familje që ruanin titullin dhe shenjat dalluese të mbretërisë së lashtë dhe që kryesonin ende ceremonitë fetare. Në qyteza të tjera, familjet e shenjta ishin shuar dhe mbretëria ishte e një karakteri me zgjedhje e zakonisht me zgjedhje që organizoheshin një herë në vit.

Histori e këtij revolucioni në Spartë

Sparta ka pasur gjithnjë mbretër e megjithatë revolucioni për të cilin po flasim, u zhvillua edhe atje njëlloj si edhe në qyteza të tjera.

Duket se mbretërit e parë Dorë sunduan si zotë absolutë. Por duke filluar nga brezi i tretë, mes mbretërve dhe aristokracisë do të nisnin grindjet. Për dy shekuj radhazi do të shpërthenin një seri luftërash, të cilat do e bënin Spartën një prej qyteteve më të trazuara të Greqisë; është fakt i njohur, që një prej këtyre mbretërve, babai i Likurgut, u vra gjatë një lufte civile.

Asgjë nuk është më e errët se historia e Likurgut; biografi i tij i lashtë nis me këto fjalë: "Rreth tij nuk mund të thuhet asgjë që nuk lë vend për diskutim." Por më së paku, një gjë është e sigurt, Likurgu u shfaq në mesin e mosmarrëveshjeve, "në një periudhë kur qeverisja luhatej mes trazirash të përhershme". Ajo që shfaqet më qartë lidhur me të në të gjithë informacionet që kanë mbërritur deri te ne, është fakti se reforma e kryer prej tij i dha mbretërisë një goditje, prej së cilës ajo nuk do e merrte veten kurrë. "Nën mbretërimin e Karilaos, thotë Aristoteli, monarkia ia la vendin aristokracisë." Mirëpo Karilaos ishte mbret, kur Likurgu ndërmori reformën e tij. Gjithashtu, nga Plutarku dimë se Likurgu do të ngarkohej me detyrën e ligjvënësit vetëm gjatë shpërthimit të kryengritjes, gjatë së cilës, mbretit Karilaos iu desh të strehohej në një tempull. Për një çast, Likurgu kishte mimdësinë të eliminonte mbretërinë; por ai nuk e bëri këtë, pasi gjykoi se mbretëria ishte e domosdoshme dhe familja mbretërore e pacenueshme. Por nga ana tjetër, ai vendosi që këtej e tutje, për sa i përket qeverisjes, mbretërit do ti nënshtroheshin Senatit dhe ata do të vazhdonin të ishin vetëm kryesues të kuvendit dhe zbatues të vendimeve të tij. Një shekull më vonë, mbretëria do të dobësohej edhe më dhe asaj do t'i hiqej krejtësisht pushteti ekzekutiv; ai iu besua magjistratëve të përvitshëm, të cilët u quajtën eforë.

Nisur nga atributet që do të mermin eforët, mund të gjykohet lehtë rreth pushtetit të paktë që iu la mbretërve. Eforët jepnin drejtësinë në çështjet civile, ndërkohë që Senati gjykonte veprat penale. Eforët, pas dhënies së mendimit nga ana e Senatit, shpallnin luftën apo rregullonin klauzolat e traktateve të paqes. Në kohë lufte, dy eforë shoqëronin mbretin, me qëllim që ta kishin atë nën mbikëqyrje; ata vendosnin rreth planit të fushatës ushtarake dhe udhëhiqnin të gjifha operacionet luftarake. Çfarë u mbetej, atëherë, mbretërve, në rast se atyre u hiqej drejtësia, marrëdhëniet me jashtë, operacionet ushtarake? U mbetej vetëm funksioni priftëror. Herodoti përshkruan prerogativat e tyre: "Nëse qyteti ofron një flijim, ata kanë vendin e parë gjatë vaktit të shenjtë; ata shërbehen të parët dhe atyre u jepet një racion i dyfishtë. Gjithashtu ata bëjnë të parët spërkatjen e shenjtë dhe atyre u takon lëkura e viktimave. Secilit prej tyre i jepet, dy herë në muaj, një viktimë, të cilën ata e flijojnë për nder të Apollonit." "Mbretërit, thotë Ksenofoni, përmbushin flijimet publike dhe marrin pjesën më të mirë të mishit të viktimave." Edhe pse ata nuk gjykojnë as çështjet civile e as ato penale, atyre u rezervohet gjithsesi e drejta për të gjykuar në disa çështje që i përkasin fesë. Në rast lufte, njëri prej dy mbretërve marshon gjithnjë në krye të trupave, bën çdo ditë flijime dhe këshillohet njëkohësisht me ogurët. Në prani të armikut, ai flijon viktimat dhe kur shenjat janë të favorshme, ai lëshon kushtrimin për nisjen e betejës. Gjatë luftimeve, ai shoqërohet nga fallxhorët dhe fyelltarët, të cilët i tregojnë atij vullnetin e perëndive dhe luajnë himnet e shenjta. Spartanët thonë se, ai që komandon është mbreti, pasi është ai që ka në dorë fenë dhe oguret; por, në të vërtetë, janë eforët dhe polemarkë t ata që urdhërojnë të gjitha lëvizjet e ushtrisë.

Pra, me plot të drejtë mund të thuhet se mbretëria e Spartës ishte mbi të gjitha një funksion priftëror i trashëgueshëm. I njëjti revolucion, i cili do të eliminonte pushtetin politik të mbretit në të gjitha qytetet, do e eliminonte atë edhe në Spartë. Pushteti i përket në të vërtetë Senatit, i cili udhëheq dhe eforët zbatojnë. Mbretërit, në gjithçka që nuk i përket fesë, u nënshtrohen eforëve. Kështu, Herodoti mund të thotë se Sparta nuk e njeh regjimin monarkik dhe Aristoteli shkon akoma më tej, duke thënë se Sparta është aristokraci.

info@balkancultureheritage.com