Rikthimi për të hapur territore të reja në Evropë

Rikthimi për të hapur territore të reja në Evropë

Osmanët vazhduan avancimin e tyre për të hapur territore të reja në Evropë ndaj Islamit. Timurtash Pasha (v.1404) i mori qytetet Këzëllagaç (Kizilagaç) dhe Janbollu (Yanbolu) nga bullgarët, ndërsa Llalla Shahin Pasha mori qytetet Ihtiman dhe Samakov në vitin 768/1368. Një vit më pas, Sulltan Muradi mori nga Bullgaria Ajdosin (Ajtes), Karinabadin dhe Sozopolin, si dhe Hajrabollun (Hayrabolu) nga Perandoria Romake në vitin 769/1368. Ai rihapi, gjithashtu, Kërkllarelinë (Kirklareli) ndaj Islamit. Llalla Shahin Pasha mundi Carin bullgar Ivan Shishman dhe mbretin serb në Samakov, në vitin 774/1371. Osmanët u përballën sërish me serbët në 774/1371, në Çirmen, dhe si e thyen e shpërndanë ushtrinë e tyre. Kjo fitore u dha osmanëve mundësinë për të pasur qasje në rrugët e tregtisë me Maqedoninë, ndërsa, menjëherë pas kësaj fitoreje, Gazi Evrenos Beu e hapi qytetin Gymylxhine ndaj Islamit. Kara Halili, i cili ishte ngritur në gradën e Vezirit dhe kishte marrë emrin Hajreddin Pasha, hapi ndaj Islamit qytetet e Kavalas, Dramas, Zihnes (Alistati), Serezit dhe Verojës (Karaferje). Evrenos Beu u vendos në Serez duke e kthyer këtë qytet në bazën e tij.Në vitin 774/1372, u hap dhe qyteti Kostendil (Kostendil), ndërkohë që Sulltan Muradi mori kështjellat e Inxhegizit dhe Çatallburgazit, në vitin 775/1373. Pas fitores në betejën e Sërpsëndëgë kundër serbëve, osmanët morën dhe Rumelinë, duke e vendosur sundi-min e tyre edhe në Maqedoni, pas fitores së tyre të dytë në Çirmen në vitin 1372. Fillimisht, u mendua se osmanët erdhën në Rumeli për prenë e luftës, siç ishte rasti dhe me Emiratet e Ajdënit (Aydm), Saruhanit dhe Karesit. Por, pasi e aneksuan Maqedoninë pas betejës së dytë në Çirmen, u kuptua se osma-hët kishin arritur deri në këtë vend për fu vendosur në këtë zonë. Megjithatë, Sulltan Muradi i kishte ndaluar veprimet ushtarake në Rumeli pas vitit 1373 dhe e kishte drejtuar vë-mendjen e tij drejt rajonit të Anadollit.

Nga ana tjetër, perandori romak shkoi në Romë për të sigiiruar mbështetjen e Papës Urban V, në vitin 771/1369; ai kërkoi faljen e Zbtit që kishte qenë ortodoks dhe u pendua duke u kthyer në katolik! Por, popujt e Perandorisë nuk pranuan ta ndiqnin atë dhe të ktheheshin në katolikë. Pas hapjes së Çatalbchas dhe Inxhegizit ndaj Islamit, duke mos pasur mundësi të largohej as nga Stambolli, Perandori Joanis V, i dërgoi lajm Sulltani Murad Hydavendigarit duke kërkuar mbrojtjen ë tij. Në këtë rast, pakti i vasalitetit, i nënshkruar dhe i shkelur nga ana e romakëve, u rinovua me garanci prej tyre. Sipas këtij traktati, perandori romak dërgoi peng djalin e tij Theodorin, në oborrin osman dhe pranoi detyrimin per të dërguar ushtarët e tij nën shërbimin e sulltanit, sa herë që ai t i kërkonte.

Me rekomandimin e Timurtash Pashait, osmanët krijuan dhe njësi të rregullta kalorësiake me pagesë, që u quajtën sipahi, të cilët ishin bijtë e devshirmesë. Ata, gjithashtu, përmirësuan organizimin timar, që ishte bazuar në praktikën e Pejgamberit të Fundit Muhammed (s.a.v.s), i dli ua dha tokat e territoreve të reja të hapura ndaj Islamit disa individëve të caktuar, në këmbim të shërbimeve të tyre për Devletin e tij. Për arsye se muslimanëve iu kërkohej në Kur'an të ndiqnin Sunnetin [prak-tikën e Pejgamberit (s.a.v.s.)J, "Sigurisht ju keni një shembull shumë të mirë tek Pejgamberi i Allahut" [el-Ahzab, 21], ata e ndoqën këtë praktikë. Ky sistem u quajt ikta dhe është prakti-kuar, dhe zbatuar nga devlete të ndryshme islame. Pasi e tra-shëguan këtë sistem nga paraardhësit e tyre selçukë, osmanët e quajtën këtë sistem timar (tëmar). Sipas këtij sistemi, spahinjtë do f i shfrytëzonin tokat që u jepeshin si këmbim, për krijimin e një numri të caktuar ushtarësh kalorës të armatosur, dhe pjesë-marrjes aktive në fushatat e xhihadit, sa herë që ishte e nevojshme. Por, sistemi timar ishte i ndryshëm nga sistemi feudal i Evropës, në të dlin pronarët e tokave zotëronin tokën dhe njerëzit që jetonin në të. Ata ishin madje të lirë të kalonin natën e parë me një vajzë të re skllave të sapomartuar, një praktikë kjo që ishte e njohur me shprehjen latine jus primae noctis. Në sistemin timar osman, spahiu mbante përgjegjësinë e jetës, nderit dhe pronës së banorëve që jetonin në timarin e tij. Njerëzit quheshin ra'ijjet (ata për të cilët kujdesej) dhe ata gëzonin liri të plotë të besimit të tyre fetar. Ra'ijjet muslimanë paguanin zekat dhe 'oshr, ndërsa ato jomuslimanë paguanin xhizje.

Viti 1373 u pasua nga një periudhë paqeje, me pushimin e armiqësive, kohë kjo gjatë të cilës Sulltan Muradi martoi djalin e tij më të madh, Jëlldërëm Bajezidin, në vitin 780/1378, me Devlet Hatunen, vajzën e Sylejman Shahut, sovranit të Emirateve të Germijanit. Ky i fundit iu ofroi osmanëve si pajë të vajzës së tij qytetet: Kytahja, Tavshanllë, Emet dhe Simav, ndërsa vetë u tërhoq në qytezën e vogël të Kulasë. Kjo është domethënëse, pasi Emiratet e Germijanit, një nga bejliket më të mëdha që e trashëgoi Devletin selçuk të Anadollit, ishte bërë pjesë e Devletit Osman pa gjakderdhje. Në atë kohë, Devleti Osman, që përfshinte edhe një pjesë të Evropës, ishte kthyer në devletin më të fuqishëm ndër bejliket e tjera, dhe turkmenët e Anadollit ishin drejt bashkimit të tyre nën udhëheqjen e tij.

Sulltan Muradi bleu nga Hysejin Beu i Hamidelisë qytetet e: Akshehirit, Jallvaçit, Bejshehrit (Begçehri), Sejdishehrit, Karaagaçit (Karaagaç) dhe Ispartës, të dlët supozoheshin të ishin në pronësinë e tij private duke paguar 80.000 monedha floriri. Kjo ishte një ngjarje tjetër domethënëse, që tregon supremadnë që kishin arritur osmanët në këtë. zonë. Në vend që të prisnin përfshirjen e paevitueshme me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, nga ana e Devletit Osman, bejliket fqinje të Anadollit preferuan ta bënin këtë në mënyrë të vullnetshme. Duke pasur të njëjtin sfond fetar, kulturor dhe etnik me osmanët, popullsia e këtyre zonave e mirëpriti bashkimin me këtë entitet suprem dhe të gjerë politik.

Megjithatë, osmanët mund t'i kishin aneksuar këto vende, ashtu sikurse edhe territore të tjera fqinje, me ushtrimin e forcës dhe pa pasur nevojën të paguanin një shumë kaq të madhe parash. Por duke qenë mbajtësit e flamurit të Islamit, ata e ndjenin se kishin përgjegjësinë e tyre të bënin ç'ishte e mundur që fi bashkonin të gjithë besimtarët në një Devlet, duke mos derdhur gjakun e vëllezërve të tyre muslimanë në mënyrë të panevojshme dhe pa marrë në konsideratë në këtë rast se sa para do të paguanin për këtë detyrë fetare dhe çështje fisnike. Ky qëndrim që mund të vihet re përgjatë gjithë historisë osmane nuk zotëroi në të njëjtën periudhë në Evropën barbare.

Duke rifilluar mësymjen e tyre drejt Evropës, osmanët morën Ishtipin (Shtipin), që shtrihej në bregun e majtë të lumit Vardar, në vitin 782/1380, dhe Sofjen, në vitin 787/1385, ndërkohë që Jahshi Beu, i biri i Timurtash Pashait, hapi qytetin e Nishit në vitin 788/1386. Në këtë kohë, të krishterët në përgjithësi, kishin arritur ta kuptonin fuqinë e ushtrisë osmane. Për të qenë i sigurt, despoti i Serbisë, Llazari, me vullnetin e tij, propozoi të shtonte numrin e ushtarëve që ai duhej të dërgonte në shërbimin e sulltanit, sipas një traktati të mëparshëm me osmanët.

"Traktati i arritur midis Bizantit dhe Gjenovës, në vitin 1386, është një shembull shumë i mirë që tregon fuqinë e Sulltan Muradit, pas fushatës së Nishit. Ky traktat, teksti i të cilit është ruajtur deri në ditët e sotme, u nënshkrua nga Gjon Andronikus Palaeologos, podesta (administrator) i Peras dhe ambasadorit të Gjenovës. Gjon Palaeologos u detyrua të jetonte në paqe me të birin e tij, Andronikusin, si dhe të dërgonte ushtrinë e tij në luftë kundër gjithë armiqve të Gjenovës "me përjashtim të Murat Beut dhe turqve të tij". Gjenovezët, nga ana e tyre, premtuan se do të mbronin Kostandinopojën, kundër të gjithë armiqve të çdo kombësie, përjashto këtu Murat Beun e lartpërmendur dhe turqit, të cilët vepronin sipas vullnetit të tij." Në të gjithë traktatin, është treguar kujdes që Muradi të përjashtohej nga të dyja palët nënshkruese për të shmangur ndëshkimin nga ai. Duhet të kujtojmë se Gjenova, që në atë kohë ishte një fuqi e rëndësishme në Evropë, kishte një flotë detare të fuqishme dhe zotëronte koloni, që shtriheshin në shumë brigje, deri në brigjet e Krimesë.

Qyteti Edrene shtrihej në rrugën nga Kostandinopoja deri në malet e Ballkanit dhe ishte qyteti i dytë i Perandorisë për nga rëndësia. Me hapjen e qytetit Filibe ndaj Islamit, osmanët hynë midis bullgarëve dhe grekëve. Edhe qyteti Nish shtrihej në një pikë të rëndësishme strategjike. Të gjitha këto suksese nuk mund të ishin arritur, pa pasur njohuri të konsiderueshme të strategjisë gjeografike të Evropës.

Me ndihmën e Evrenos Beut të akënxhinjëve, Xhendereli Halil Hajreddin Pasha e hapi ndaj Islamit qytetin e Bitolës (Manastirit) dhe të Ohrit në vitin 787/1385. Ndoshta do të duhej të përmendnim në këtë rast se Islami mbron të drejtat e dhuratave, (popullsisë jomuslimane), nën administrimin musliman. Ajetet e mëposhtme e tregojnë këtë:

"Allahu ju urdhëron që tu jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejtë mes njerëzve (jo vetëm muslimanëve)" [en-Nisa, 58].

"Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kuranin), me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi Allahu ..." [en-Nisa, 105].

 

"O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut, edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve, ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu hollësisht di çka punoni". [en-Nisa, 135].

Janë edhe disa hadithe, të cilët e bëjnë të detyrueshme për muslimanët mbrojtjen e të drejtave të dhuratave, që janë nën mbrojtjen e tyre. Osmanët ishin shumë të zellshëm ndaj zbatimit të kësaj urdhërese. Popujt e rajonit të Ballkanit ishin kaq të lumtur nën sundimin osman, sa që qëndruan të qetë gjatë luftërave osmane kundër forcave të bashkuara të krishtera evropiane.

Në Evropë pati përpjekje për krijimin e një Aleance Ballkanike, ku do të përfshiheshin serbët, bullgarët dhe vllahët. Ali Pashai, i cili mori titullin Vezir-i a'zam (Veziri i Madh), pas vdekjes së babait të tij, Halil Hajreddin Pashait, në vitin 789/1387, për të parandaluar këtë aleancë përshkoi me shpejtësi Ballkanin dhe i hapi ndaj Islamit Pravadin, Shumnun dhe Tërnovën, kryeqytetin e Mbretërisë së Bullgarisë. Mbreti bullgar Shishman u strehua në kështjellën e Nigbollut (Nigbolu) (Nikopolit). Sulltan Muradi erdhi me një ushtri tjetër dhe e hapi Nigbollun në vitin 790/1388 ndaj Islamit. Në këtë mënyrë Bullgaria e mesme u hap ndaj Islamit; Mbretit Shishman iu fal jeta dhe mbeti si një guvernator osman.

Para vitit 772/1370, Alaeddin Beu i Karamanit, lidhi martesë me të bijën e Sulltan Muradit, Melek Hatunen.Bejliku i Karamanit ishte një nga bejliket më të mëdha në rajonin e Anadollit, që doli në shesh pas Devletit Selçuk. Për më tepër, drejtuesit e Bejlikut të Karamanit kishin lidhje fisnore me fiset e bejlikeve selçuke dhe ky bejlik kishte trashëguar kryeqytetin Konja. Kështu që, ata e shikonin veten si pasardhës të selçukëve. Por, osmanët ishin bejlerët më të përkushtuar ndaj Islamit; angazhoheshin në fushatat e xhihadit, hapnin territore të gjera të Ëvropës ndaj Islamit dhe u bënë kryezotë të Perandorisë Romake. Duke qenë, gjithashtu, i vetëdijshëm për zgjerimin osman në Anadoll, Alaeddin Beu, megjithatë, planifikoi të hapte qytetet që osmanët i kishin blerë nga Bejliku i Hamidogllusë (Hamidoglu). Ndërkohë që osmanët ishin të angazhuar me luftërat në Rumeli, ai nxiti Mbretin e Bosnjës në luftë kundër tyre, ndërkohë që ai vetë hapi Bejshehrin në vitin 788/1386. Me këtë akt armiqësor nga ana e një prijësi musliman, Muradi mblodhi zyrtarët e lartë dhe iu drejtua i emocionuar: "Unë jam përpjekur të bëj më të mirën për çështjen e Islamit, duke lënë shtëpinë time dhe të gjitha rehatitë, duke marshuar në distanca të largëta njëmujore në territoret e kafirëve, dhe ky njeri i marrë i ka sulmuar muslimanët, dhe u ka shkaktuar atyre dëme. O muxhahidinël Çfarë duhet të bëj me këtë njeri mizor? Ata më tërheqin vëmendjen nga fushatat e xhihadit dhe më bëjnë që të luftoj kundër muslimanëve! Nëse i lë dhe vazhdoj xhihadin, muslimanët do të vuajnë nga këto veprime. Nëse e lë atë, kjo do të sillte shmangien e shpatave të muxhahidinëve kundër, tyre." Megjithatë, Muradi e kaloi këtë mëdyshje, duke marrë një vendim të guximshëm për të luftuar kundër ushtrisë së Karamanit, për shkak se Beu i tyre e kishte ndaluar atë çdo vit që të niste luftë kundër të pafeve. Dhe, ngritja në luftë kundër atyre të cilët i ndalonin muslimanët të angazhohen në fushatat e xhihadit, është xhihadi më i madh." Në këtë mënyrë, ai dhe ushtria e tij marshuan kundër beut të Karamanit dhe e mundën atë në vitin 789/1387, duke rihapur Bejshehrin. Megjithatë, me kërkesë të së bijës, ai e fali dhëndrin e tij, i cili iu nënshtrua krejtësisht dhe pa kushte. Fitorja e osmanëve kundër njërit prej bejlikeve më të mëdha dhë më të fuqishmet e Anadollit, Bejlikut të Karamanit, rriti më tepër famën e tyre. Për pasojë, bejliket e tjera dërguan formacionet e tyre ushtarake për të luftuar kundër armiqve të krishterë në Betejën e Kosovës. Thuhet se në luftën kundër Karamanit, osmanët eksperimentuan për herë të parë artilerinë, dhe se suksesi që patën nxiti Muradin të përdorte të njëjtin armatim gjatë luftërave kundër ushtrive të krishtera të Llazarit. Me këtë sukses të arritur ndaj njërit prej ish-bejlikeve (emirateve) më të mëdha të Anadollit, Devleti Osman u kthye në superfuqinë kryesore muslimane. Megjithatë, Halifi de-fakto e ndjeu se duhej të siguronte pranimin zyrtar nga Halifi formal Abasid, i cili asokohe qëndronte në Kajro. Prandaj, ai nisi dhurata në Egjipt nëpërmjet një të dërguari, i cili u kthye me një ixhazet (autorizimin) për një qeveri Sheriati, që do ta zbatonte Sheriatin (në gjuhën osmanishte turke: tenfiz-i hykumet-i sherijje) në çdo fushë të jetës, dhe i dha Murad Hanit titullin Sulltan i Rumit (Sulltan i Anadollit). Pra, ai në këtë mënyrë u quajt zyrtarisht Sulltan Murad dhe devleti i tij Devlet-i 'Alijje-i Osmanijje (Devleti Sublim Osman), ndërsa ndjekësit dhe populli i tij, Osmanë (që i përkasin Osmanit). Titulli "Sulltan" shënoi konsolidimin dhe zyrtarizimin e pozicionit të tij, dhe për pasojë, emiratet e tjera më të vogla të Anadollit, u ndjenë të detyruara të dërgonin formacionet e tyre ushtarake, për të marrë pjesë në fushatat osmane të xhihadit kundër jobesimtarëve.

info@balkancultureheritage.com