Ringritja
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Muradi IV 1623-1640

Mustafai zuri vendin e Osmanit II, por shumë shpejt do të rrëzohej nga froni pasi kishte probleme të shëndetit mendor, dhe në vitin 1032/1623 u zëvendësua nga Muradi. Fjalia që vijon, në gjuhën turko-osmane, tregon datën e ardhjes në fron të sulltanit të ri:

Sulltan Muradi i Katërt u bë Padishah.

Kur vlerat numerike të germave në këtë varg mblidhen të gjitha së bashku, rezultati tregon vitin 1032 (1632).

Sulltan Ibrahimi 1640-1648

Vendin e sulltan Muradit e mori vëllai i tij, Ibrahimi. Sadrazami Kemankesh Kara Mustafa Pasha bëri ç'ishte e mundur për të mbajtur administratën.

Sulltan Mehmedi IV 1648-1687

Në ndjekje të traditës së familjes së tij, sulltan Mehmedi, shkoi te tyrbja e Ejub SUlltanit> për ceremoninë e përurimit, të quajtur Këllëç Allajë (mbërthimi i shpatës së Islamit nga sulltani i ri) dhe më pas u kthye në pallatin e tij.281

Monedha qarkulluese e Devletit Osman filloi gradualisht të zhvlerësohej, edhe pse sadrazamë të njëpasnjëshëm u përpoqën të ndalonin përkeqësimin e kësaj gjendjeje, Midis tyre, Tarhunxhu Ahmedit, që ishte emëruar sadrazam në vitin 1062/1652, i takon një meritë e veçantë në përpjekjet e tij për të frenuar shpenzimet e panevojshme dhe në zbatimin e masave të rrepta ekonomike. Me ndihmën e anijeve nga Garb Oxhakllarë (Trab-lusgarb (Libi), Tunizi dhe Xhezairi), flota osmane i shkaktoi disfatë flotës së Venedikut në vitin 1064/1654, vrau admiralin e saj Françesko Morozinin dhe kapi rob djalin e tij. Për arsye të kësaj gjendje, flota venëdikase u detyrua të hiqte përkohësisht dorë nga Ngushtica e Dardaneleve, të cilën e kishte pasur nën kontrollin e saj për një kohë. Por, ajo iu kthye sërish kësaj pike strategjike në vitin 1066/1656, kur një stuhi e furishme iu shkaktoi humbje të dy palëve, si flotës osmane ashtu edhe asaj venedikase. Megjithatë, venedikasit arritën të mermin kontrollin e situatës pasi morën ishujt Bozxhaada, Limni dhe Semendirek në Detin Egje, duke penguar në këtë mënyrë vijën detare Stamboll-Girit.

Sulltan Sylejmani II 1687-1691

Sulltan Sylejmani u përurua në vitin 1098/1687 tek tyrbja e Ejub Sulltanit, por vetëm një vit pas ardhjes së tij, austriakët morën Erdelin, Beogradin dhe kështjellat Ujvar dhe Egri. I gjendur para një situate të vështirë, sulltani i ri emëroi Fazëll Mustafa Pashanë si Sadrazam në vitin 1100/1689, i cili kufizoi taksat për popullin, për shkak të luftërave të vazhdueshme dhe amendoi disa ligje si masë parandaluese ndaj kryengritjeve të mundshme të popullit të krishterë, që jetonte në territorin osman, që mund të nxitej nga austriakët dhe venedikasit. Gjithashtu, ,në vitin 1101/1690, ai rimori Nishin, Semendiren dhe Beogradin. Sulltan Sylejmani II ishte shumë i kënaqur nga fitoret që arriti Serdar-ë Ekrem (titull që iu dha Sadrazamit në xhihadin kundër jobesimtarëve, që do të thotë kryekomandanti më i nderuar). Në shenjë vlerësimi, sulltaru hoqi gëzofin, kamën dhe kurorën e tij, dhe ia dha Sadrazamit e më pas u lut i përlotur për të.

Kur Fazëll Mustafa Pasha arriti të zmbrapste austriakët tej Danubit, ai e trajtoi rajen në këtë vend me njerëzi dhe bujari. Ai u dha atyre grurë, liroi të burgosurit e luftës dhe arriti të bindte emigrantët muslimanë të atyre zonave, të riktheheshin. Në këtë mënyrë, osmanët rifituan me sukses zonat kufitare.

Sulltan Ahmedi II 1691-1695

Sulltan Sylejmani II vdiq në Edrene, në vitin 1102/1691, dhe vendin e tij e zuri vëllai i tij, Ahmedi. Pak para ardhjes së tij në fron, Serdar-i Ekrem, Fazëll Mustafa Pasha, ishte në krye të betejës kundër ushtrisë austriake në Salankamen. Ushtria osmane do të kishte fituar nëse udhëheqësi i tyre nuk do të kishte marrë plagë të rënda, ndërkohë që iu jepte kurajë ushtarëve të tij për të luftuar. Me martirizimin e tij, rrjedha e betejës ndryshoi krejtësisht dhe ushtria osmane u tërhoq duke marrë me vete Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit), por duke lënë në fushën e betejës armë dhe municione. Megjithatë, austriakët nuk guxuan t'i ndiqnin osmanët, edhe pasi Mustafa Kaptani kishte marrë në lumin Danub, 800 anije të tyre plot me grurë dhe municione.

Pra, Fazëll Mustafa Pasha kishte arritur një sukses të rëndësishëm, dhe mund të kishte rivendosur edhe fuqinë dhe dinamikën e mëparshme të Devletit Osman, nëse do të kishte arritur të jetonte disa vite më shumë. Ndërkohë, Sulltan Ahmedi II u nis me Ordu-ju Hymajun drejt Austrisë, por nuk arriti ti gjente austriakët dhe u detyrua të kthehej në vitin 1104/1692 për të riparuar kështjellën e Beogradit. Në vitin 1693, Sadrazami Bozokllu Mustafa Pasha drejtoi ushtrinë osmane drejt Rusçkut, dhe më pas drejt Beogradit, ku ai i detyroi austriakët ta ngrinin rrethimin e tyre nga vendi dhe të tërhi-qeshin në bregun tjetër të lumit Danub. Ai u pasua në këtë post nga Syrmeli Ali Pasha, i cili rrethoi në vitin 1105/1694 ushtrinë austriake, që për të shpëtuar, u strehua në kështjellën Varadin për 22 ditë. Por me pas ai u detyrua të ngrinte rrethimin dhe të kthehej për shkak të një rrebeshi shiu të vazhdueshëm. Ndërkohë, në 1105/1694, flota venedikase kishte sulmuar dhe pushtuar ishullin Sakëz që ndodhej përballë Izmirit. Osmanët kishin filluar përgatitjet për rimarrjen e këtij ishulli, kur sulltani vdiq në vitin 1106/1695.318 Ai u pasua nga Mustafa n, djali i Mehmedit IV.

Sulltan Mustafai II 1695-1703

Gjatë periudhës së sundimit të Mustafait II, osmanët rimorën ishullin Sakëz nga venedikasit. Në vitin 1695, Sulltan Mustafai II drejtoi Ordu-ju Hymajunin në Beograd, ndërkohë që austriakët u mblodhën në Erdel (Transilvani). Ai kaloi lumin Danub në Pançova (Pançevë) dhe u ndesh në Sis me trupën kryesore të ushtrisë austriake nën drejtimin e Gjeneralit Veterani. Muslimanët e mundën armikun dhe shkatërruan kështjellën e Sisit dhe atë të Lugosit, por ushtria austriake mblodhi forcat e saj, dhe nën drejtimin e Princit Sakson rrethoi Tamesh-varin. Sulltan Mustafai II u nis dhe një herë drejt tyre, duke kaluar nga Beogradi për në Pançova, ku dogji dhe 4 anije austriake në Danub. Duke u tërhequr nga Tameshvari, forcat austriake u përpoqën të zinin në pusi Ordu-ju Hymajunin në një shteg të ngushtë, por ata dështuan në këtë përpjekje të tyre duke humbur 15.000 luftëtarë. Për një kohë të shkurtër Ordu-ju Hymajuni i ndoqi pas, por si përfundim, u kthye në bazë. Rusët përfituan nga angazhimi osman në rajonin e Mesdheut, gadishullin e Moresë, Hungari dhe Poloni për të marrë kështjellën Azak, në vitin 1108/1696, ndërkohë që polakët rrethuan disa herë kështjellën e Kamaniçes, por nuk arritën ta mermin atë.

Në vitin 1108/1697, Sulltan Mustafai II u nis me Ordu-ju Hymajim për një fushatë të tretë, por ndërkohë që ushtria po kapërcente lumin Tisa në Zanta, ura ra dhe vetëm 1/8 e ushtrisë arriti të kalonte në bregun e përtejmë, ndërsa pjesa tjetër së bashku me sulltanin mbetën pas. Megjithatë, Sadrazami Elmaz Mehmed Pasha së bashku me disa pashallarë dhe me rreth 10 bejlerbejë u ndesh me austriakët në një luftim të ashpër, duke pasur vetëm pak ushtarë në dispozicionin e tij, luftim në të cilin ata ranë martirë, pasi i shkaktuan armikut humbje të rëndë. Sulltan Mustafai, që nuk arriti të merrte pjesë në këtë betejë, u kthye në Tameshvar, por austriakët nuk guxuan ta ndiqnin atë nga pas, duke u tërhequr në Erdel (Transilvani). Sulltani emëroi Sadrazamin e ri Amxhazade Hysejin Pashanë. Amxhazade, mbrojtësi i mëparshëm i kështjellës së Beogradit, ishte një gjeneral me përvojë që i njihte mirë austriakët. Ai kishte shprehur kundërshtimin e tij ndaj përparimit në masë të ushtrisë osmane, duke thënë gjatë asamblesë së Divanit: "Zakoni i austriakëve është të na sulmojnë ndërkohë që ne kalojmë mbi lumë, apo kur ne jemi duke ngritur kampet e luftës për tu larguar. Është e nevojshme të kalojmë mbi disa lumenj të gjerë, për të arritur në Tameshvar dhe nuk është mirë që të avancojmë në atë drejtim, me një ushtri kaq të madhe: Sulltani le të qëndrojë në Beograd, dhe ne të dërgojmë njësi të vogla ushtarake për të sulmuar territorin austriak. Austriakët do të jenë të detyruar ta ndajnë ushtrinë e tyre në njësi të vogla dhe në këtë mënyrë ata do të lodhen." Nëse osmanët do të kishin dëgjuar këshillën e tij, ushtria e tyre nuk do të kishte pësuar humbje të mëdha. Vezirët si duket kishin ndarë të njëjtin mendim me të, por ata e kishin injoruar dukshëm atë, për arsye smire ndaj këtij konkurrenti të suksesshëm Sadrazam. Në mënyrë që të arrinin turpërimin dhe dështimin e tij të plotë, vezirët e devshirmesë e nxitën atë të ndërmerrte vendimin fatal për të avancuar dhe për të kaluar disa lumenj. Nga shekulli i 17-të, zelli dhe angazhimi i elitës osmane në emër të çështjes dhe mesazhit të Islamit, fatkeqësisht kishte filluar të binte dukshëm. Megjithatë, mund të argumen-tojmë në mënyrë të arsyeshme se Devleti Osman vazhdonte të ishte i fuqishëm, pasi vazhdonte të ishte në drejtimin e xhihadit në 4 fronte kimdër armiqve të fuqishëm. Austriakët të dlët u detyruan të luftonin kundër francezëve në disa beteja, nuk arritën një fitore vendimtare në luftën e tyre kimdër osmanëve, dhe për këtë arsye ishin në favor të vendosjes së paqes me ta. Venediku arriti disa fitore të suksesshme në gadishullin e Moresë, por flota e tyre ishte mundur nga osmanët disa herë në rajonin e Mesdheut.

Gjatë luftës së tyre 15-vjeçare me osmanët, polakët rrethuan disa herë kështjellën e Kamaniçes, por nuk arritën ta pushtonin atë, dhe Kalorësia e Kërëmit e kishte plaçkitur në mënyrë të vazhdueshme dhe i kishte shkaktuar dëme të rënda popullsisë. Për sa i përket rusëve, ata morën kështjellën e Azakut, edhe pse ata pretendonin se kishin marrëdhënie miqësore me Devletin Osman.

Nga fundi i shekullit të 17-të, Devleti Osman ishte i aftë të luftonte ende me një farë suksesi kundër 4 shteteve të fuqishme. Por shpenzimet e mëdha, për shkak të luftërave, e detyruan të vendoste taksa të rënda mbi popullsinë. Megjithatë, me kalimin e kohës osmanët u dukën se i kishin humbur shpresat për të rimarrë tokat që kishin humbur nga këta 4 armiq të krishterë të fuqishëm.

info@balkancultureheritage.com