Roma kundër Kartagjenës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Roma kundër Kartagjenës

Lufta e parë Punike (264 - 241 p.e.sonë) Lufta e Hanibalit (218 - 201 p.e.sonë) Disfata përfundimtare e Kartagjenës

Kartagjena shtrihej në brigjet e gjirit të Tunizit në Afrikën Veriore ose, e thënë shkurt, në Tunizinë e sotme. Ajo u themelua në fund të shek. IX p.e.s. si koloni e Tirit, i cili ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Fenikisë së Lashtë.

Pasi nënshtruan qytetet e tjera fenikase të Afrikës Veriore, kartagjenasit pushtuan Sicilinë Perëndimore, Spanjën Jugore, Sardenjën, Korsikën dhe Qipron. Kështu, tregtia ndërkombëtare në Mesdheun Perëndimor kaloi në duart e tyre dhe Kartagjena u bë fuqia më e madhe detare e asaj kohe, si dhe një prej kryeqendrave të tregtisë botërore të lashtësisë.

Për nga forma e organizimit të saj shtetëror, Kartagjena ishte republikë skllavopronare e tipit oligarkik. Pushteti politik ishte monopol i elitës të aristokracisë, ku ligjin e bënin pronarët e mëdhenj të tokave dhe sidomos tregtarët e pasur. Kartagjena dallohej për stabilitetin ekonomik dhe politik. Fuqia e saj ushtarake bazohej, para së gjithash, në flotën detare dhe në nivelin e lartë të teknikës luftarake që ajo zotëronte.

Duke u mbështetur në fuqinë e madhe ekonomike e ushtarake që kishte, politika e jashtme e Kartagjenës synonte të zgjeronte zonën e vet të influencës në pellgun e Mesdheut dhe më gjerë.

Deri në mesin e shek. III p.e.s. marrëdhëniet e Kartagjenës me Romën dhe anasjelltas u karakterizuan nga normaliteti. Siç dëshmon Polibi, tregtia e lundrimi ndërmjet dy vendeve në detin Mesdhe rregulloheshin me marrëveshje të posaçme ndërshtetërore. Nënshkrimi i Traktatit të Aleancës nga Roma e Kartagjena për luftë të përbashkët kundër Pirros së Epirit, i ngriti kontaktet midis tyre në rangun e marrëdhënieve miqësore.

Por, kur Roma, pasi mbylli ciklin e pushtimeve të saj në Itali, filloi të përzihej në çështjet siciliane, miqësia midis tyre mori fund.

Ambiciet grabitqare të Romës dhe ndërhyrja e saj në punët e brendshme të poliseve helene të Sicilisë, cenonte rëndë jo vetëm interesat e grekëve, por edhe ato të Kartagjenës. Ndërsa Kartagjena e shikonte Sicilinë si pjesë organike të zonës së saj të influencës, Roma e shihte atë si vazhdim të Gadishullit Apenin, që duhej t’i bashkëngjitej asaj.

Në këto rrethana përplasja ushtarake u bë e pashmangshme. Të parët që demonstruan forcën, ishin kartagjenasit. Në vitin 272 p.e.s., në kohën e rrethimit të Tarentit nga legjionet romake, një skuadrilie e flotës kartagjenase hyri në portin e Tarentit dhe, pa u ftuar nga askush, u ofroi autoriteteve vendase mbrojtjen e saj.

Megjithatë kjo tentativë nuk pati sukses. Aristokracia vendase preferoi më mirë t’ua dorëzonte qytetin romakëve, sesa kartagjenasve të cilët, të zënë ngushtë, u detyruan të largoheshin nga Tarenti, duke u kërkuar romakëve ndjesë. Por ky ishte një gjest thjesht diplomatik, sepse pas kësaj ngjarjeje të dyja palët filluan të përgatiteshin për luftë.

Lufta e parë Punike (264 - 241 p.e.sonë)

Si pretekst për shpërthimin e konfliktit të armatosur shërbeu pushtimi i Mesanës nga mercenarët italikë të vetëquajtur mamertinë. Popullsia greke e Mesanës iu drejtua për ndihmë sundimtarit të Sirakuzës, Hieronit II. Kështu, midis Sirakuzës dhe Mesanës plasi lufta. Pasojat e saj rënduan me tërë peshën mbi mamertinët, që u përçanë në dy kampe të ndryshme, madje armiqësore. Përfaqësuesit e kampeve kundërshtare iu drejtua për ndihmë përkatësisht Romës dhe Kartagjenës. Në Mesanë zbarkuan njëkohësisht, si trupat romake, ashtu dhe ato kartagjenase.

Në këtë mënyrë u gjet preteksti për fillimin e Luftës së Parë Punike (264 - 241 p.e.s).

Veprimet luftarake në Sicili nisën mbarë për romakët, të cilët u kërkuan sirakuzasve të hiqnin dorë nga rrethimi i Mesanës, kurse më pas shkatërruan forcat tokësore të Kartagjenës. Mandej trupat romake depërtuan në Sirakuzë. Në vitin 263 p.e.s. tirani i Sirakuzës, Hieroni, nënshkroi Traktatin e paqes me Romën dhe nga armik i Romës, ai u bë aleat i saj. Paqja me Sirakuzën dhe pushtimi i Mesanës i forcoi mjaft pozitat e Romës në Sicili. Në vitin 262 p.e.s romakët morën me sulm një nga qytetet më të mëdha të Sicilisë, Akragantin.

Me këtë disfatë Kartagjena humbi një nga bazat kryesore të sundimit të saj në Sicili.

Megjithatë fitoret e ushtrisë romake në tokë eklipsoheshin nga kundërveprimet aktive të flotës së fuqishme kartagjenase në det. Një vend agrar si Roma nuk mund të përballonte gjatë fuqinë detare më të madhe të botës, siç ishte Kartagjena në atë kohë.

Për të shmangur humbjen e sigurt me këtë fuqi në det, brenda një kohe të shkurtër Roma krijoi një flotë të re prej 120 anijesh luftarake. Meqenëse ende nuk i zotëronin sa e si duhet metodat bashkëkohore të luftës detare, romakët, nën drejtimin e konstruktorëve grekë, bënë një shpikje teknike, që do të materializohej me të ashtuquajturat “korba”, të cilat nuk ishin gjë tjetër, veçse ura të lëvizshme të pajisura me nga një grremç të mprehtë. Kur gjatë betejave në det anijeve romake u afroheshin ato të kundërshtarit, atëherë në kuvertën e anijeve armike hidheshin urat e lëvizshme, të cilat nguliteshin ne to dhe ua hiqnin mundësinë e manovrimit. Në kësi rastesh ushtarët romakë kalonin në anijet armike dhe luftonin me kundërshtarin sikur të qenë në tokë, ku dhe kishin epërsi.

Ndërtimi i flotës së re i dha shpejt rezultatet e veta. Kështu, në vitin 260 p.e.s. romakët e shkatërruan flotën kartagjenase në ishujt Lipari, pranë brigjeve të Sicilisë. Të nxitur nga ky sukses, në vitin 256 p.e.s., romakët ndërmorën një ekspeditë për në Afrikë më qëllim që të pushtonin Kartagjenën. Me të zbarkuar aty, ushtria romake i shkaktoi ushtrisë kartagjenase një varg humbjesh të rënda dhe pushtoi disa qytete. E zënë në befasi dhe e papërgatitur për mbrojtjen e vendit, qeveria kartagjenase u detyrua të kërkonte paqe. U duk sikur lufta do të mbaronte me kaq, pra me fitoren e Romës.

Por ngjarjet u rrokullisën ndryshe. Konsulli romak që komandonte ushtrinë në Afrikë, Reguli, duke qenë i sigurt në fitoren ndaj armikut, jo vetëm që vuri kushte të papranueshme, por liroi edhe një pjesë të ushtrisë që të kthehej në atdhe. Kartagjenasit e shfrytëzuan këtë moment. Ata grumbulluan forca të mëdha mercenarësh grekë dhe, në vitin 254 p.e.s., i shpartalluan mbeturinat e ushtrisë romake, e cila pësoi një disfatë të rëndë. Vetë Reguli ra rob lufte.

Tre vjet më vonë, në vitin 251 p.e.s., romakët morën revanshin e katastrofës afrikane, pasi shkatërruan kartagjenasit në Panorm të Sicilisë, e cila ishte një nga bazat e fundit që u kishte mbetur atyre. Kur Kartagjenës nuk i kishin mbetur në Sicili, veçse disa qytete bregdetare të dorës së dytë, komanda e ushtrisë kartagjenase në ishull, në vitin 247 p.e.s. kaloi në duart e gjeneralit të shquar kartagjenas, Hamilkarit, i pagëzuar me emrin “Barka”, që do të thotë “vetëtimë”. Me aftësitë dhe përvojën e tij të pasur prej strategu të talentuar, Hamilkar Barka arriti ta paralizonte plotësisht ofensivën e përgjithshme romake në Sicili.

Megjithëse të konsumuar, me forca dhe shpenzime të pakta, nën drejtimin e tij kartagjenasit luftuan me sukses edhe për shumë vjet me radhë. Ai e zhvendosi luftën nga toka në det, domethënë atje ku u leverdiste kartagjenasve. Romës iu desh përsëri të ndërtonte një flotë të re dhe, meqenëse arka e shtetit ishte boshatisur për shkak të luftës së gjatë, qeveria romake u detyrua të merrte hua shuma të konsiderueshme nga qytetarët e pasur.

Me burimet financiare që siguroi prej tyre, ajo ndërtoi flotën, me të cilën në vitin 241 p.e.s. konsulli romak, Lutac Katuli, shkatërroi flotën kartagjenase në ishujt Egati të bregdetit perëndimor të Sicilisë. Për më tepër, romakët i prenë rrugën Hamilkar Barkës për në Afrikë.

E ndodhur ngushtë, Kartagjena nuk pa rrugëdalje tjetër, veçse të bënte paqe me Romën. Sipas kushteve të Traktatit të paqes të nënshkruar në vitin 241 p.e.s., Kartagjena njohu zyrtarisht pushtimin romak të Sicilisë dhe i pagoi Romës një haraç të madh prej 3200 talantash. Në këtë mënyrë, Sicilia u bë e para provincë romake, domethënë i pari zotërim romak jashtë Italisë.

Disfata e Kartagjenës në Luftën e Parë Punike nuk ishte ndonjë katastrofë me pasoja të tilla fatale, saqë ta nxirrte atë përfundimisht nga skena politike ndërkombëtare. Kartagjena humbi Sicilinë dhe asgjë më shumë.

Ajo që humbi ishte fare mikroskopike për të. Prandaj, edhe pas disfatës që pësoi, Kartagjena mbeti përsëri një nga shtetet më të fuqishme të kohës dhe për këto arsye rivaliteti i saj me Romën në luftën për hegjemoni e sundim në Mesdhe vazhdoi më tej. Ja përse një luftë e re midis tyre ishte e paevitueshme.

Dhe vërtet, pas paqes, të dyja palët filluan të përgatiteshin për luftë. Për të kompensuar humbjen e Sicilisë, ushtria kartagjenase me H. Barkën në krye, zbarkoi në vitin 237 p.e.s. në Spanjë dhe filloi luftën për pushtimin e saj. Qysh më parë një varg qytetesh në bregdetin jugor të Spanjës u përkisnin kartagjenasve.

Në burimet historike dokumentare për H. Barkën, ndër të tjera, thuhet se ai, para nisjes për në Spanjë, i çoi djemtë e tij, midis të cilëve edhe Hanibalin e vogël nëntëvjeçar, në altarin e tempullit të Kartagjenës dhe i urdhëroi të betoheshin se do t’i qëndronin besnik atdheut dhe se do të mbeteshin përjetë armiq të Romës.

Pas nëntë vjetësh qëndrimi në Spanjë, në vitin 228 p.e.s., Barka u vra në një betejë me fiset iberike dhe komanda e ushtrisë kartagjenase në Spanjë i kaloi dhëndrit të tij, Hazdrubalit, në kohën e të cilit kartagjenasit themeluan në bregdetin jugiindor një qytet të ri, që e pagëzuan me emrin “Kartagjena e Re”. Ky qytet i ri u bë baza më e fuqishme e kartagjenasve në Spanjë. Minierat e argjendit, që gjendeshin aty, i sillnin shtetit kartagjenas të ardhura të mëdha. Një pjesë’të madhe të këtyre të ardhurave, Hazdrubah i përdori për zgjerimin, stërvitjen dhe modemizimin e ushtrisë mercenare, gjithmonë në funksion të përgatitjes për luftë me Romën.

Ndërkaq edhe Roma nuk rrinte duarkryq. Pavarësisht nga problemet e brendshme që kishte, ajo ndiqte një politikë të jashtme tepër aktive.

Në vitin 238 p.e.s., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë poiitike të krijuar në Kartagjenë, pas Luftës së Parë Punike, Roma gjeti rastin e përshtatshëm dhe pushtoi zotërimet e saj: Sardenjën dhe Korsikën. Kështu ajo e ktheu Traktatin e paqes së vitit 241 p.e.s. në një copë letër pa vlerë. Me kaq paqja mori fund dhe në horizont u shfaq fantazma e luftës.

Gjatë dy luftërave mes ilirëve dhe romakëve, të zhvilluara në vitet 230 - 228 p.e.s. dhe 220 - 219 p.e.s., romakët pushtuan bregdetin lindor të Adriatikut si; Dyrrahun, Korkyrën, Apoloninë etj. Siç do të shkruante më vonë Polibi, pikërisht në atë kohë “Roma filloi të ushqente mendimin e guximshëm për nënshtrimin e botës”.

Në vitin 221 p.e.s. në krye të ushtrisë kartagjenase në Spanjë erdhi Hanibali, që ishte i biri i Hamilkar Barkës dhe asokohe nuk qe më shumë se 26 vjeç.

Hanibali ka hyrë në historinë botërore si një nga strategët, politikanët e diplomatët më të mëdhenj jo vetëm të antikitetit, por edhe të të gjitha kohrave. Duke evidentuar cilësitë e rralla të Hanibalit si komandant ushtarak, historiani romak, Tit Livi, ndër të tjera, thekson: “Si kalorës dhe si këmbësor, Hanibali s’kishte shok që t’i afrohej; i pari sulmonte në luftë, i fundit dhe vetëm pas betejës e linte fushën e luftës. ”

Gjithashtu Hanibali ishte dhe organizator i shkëlqyer. Siç kanë vënë në dukje historianët e vjetër, ai gëzonte një autoritet të jashtëzakonshëm në ushtrinë e vet. Hanibali ndoqi rrugën e paraardhësve të tij, atë të pushtimit të plotë të Spanjës. Në më pak se dy vjet ai nënshtroi gjithë Spanjën, me përjashtim të Saguntit, që ishte aleat i Romës.

Romakët disa herë radhazi i kishin kërkuar Hanibalit që të mos e prekte aleatin e tyre, por nuk i përfilli notat zyrtare të Romës, por bëri të kundërtën. Kështu, duke dashur ta provokonte atë, në vjeshtën e vitin 219 p.e.s. pushtoi edhe Saguntin. Romakët reaguan menjëherë. Ata dërguan ambasadorët e tyre në Kartagjenë, ku kërkuan që t’u dorëzohej Hanibali. Me qenë se qeveria kartagjenase e hodhi poshtë këtë kërkesë, atëherë në pranverë të vitit 218 p.e.s. Roma i shpalli luftë Kartagjenës.

Kështu, filloi Lufta e Dytë Punike, e cila në literaturën historike njihet ndryshe si “Lufta e Hanibalit”.

Lufta e Hanibalit (218 - 201 p.e.sonë)

Kartagjenasit po ashtu dhe romakët e konsideronin këtë ballafaqim të ri ushtarak si luftë vendimtare. Tanimë shtrohej çështja: cili do të bëhej zot në Mesdhe, Kartagjena apo Roma ?

Duke e vlerësuar si të tillë, senati romak kishte përpunuar një plan të detajuar goditjesh të kombinuara kundër Kartagjenës. Sipas këtij plani, një ushtri romake e komanduar nga konsulli i këtij viti 218, Publ Skipioni, do të zbarkonte në Spanjë, kurse një ushtri tjetër e drejtuar nga kolegu i tij, Semprion Longo, do të dërgohej në Afrikë.

Në këtë mënyrë, Hanibali u izolua nga metropoli dhe Kartagjena nuk do të mund të ndihmohej nga Hanibali. Por, sido që ky plan ishte menduar hollë, përballë një strategu e takticieni të madh, siç ishte Hanibali, më pas ai dështoi. Kundërveprimet energjike, të ndërmara në kohën e duhur nga Hanibali i prishën llogaritë e Romës. Gjenerali kartagjenas nuk u la kohë romakëve të vepronin si të donin.

Si ushtarak i kalibrit të lartë që ishte, Hanibali e kishte të qartë se mbrojtja më e mirë ishte sulmi, prandaj vendosi që luftën ta shpëmgulte nga Spanja në Romë. Për këtë, në fillim të majit të vitit 218 p.e.s., ai nisi marshimin e madh nga Kartagjena e Re për në Itali, duke ndjekur rrjedhjen e lumit Rodan (Ronës së sotme). Në një segment të caktuar të rrugës buzë lumit, ai u ndesh me ushtrinë e Skipionit, e cila po shkonte për në Spanjë, dhe mundi ta anashkalonte. Romakët nuk ditën ta ndalonin lëvizjen e ushtrisë kundërshtare, madje as kur ajo kaloi lumin, që u “shërbeu” si aleat natyror.

Afër mesit të shtatorit 218 p.e.s. ushtria e Hanibalit arriti në Alpet e Europës. Kalimi i tyre ishte një provë tepër e rëndë, për shkak të terrenit shumë të thyer, të dëborës që binte, të ortekëve të papritura, të akujve malorë etj. Elefantët, kuajt e njerëzit rrëshqisnin dhe binin në greminë. Pas 33 ditë udhëtimi nëpër Alpe, ushtria e rraskapitur zbriti në luginën pjellore të lumit Pad.

Qëllimi i marshimit u arrit, por me një çmim jashtëzakonisht të shtrenjtë. Në qoftë se në fillim të marshimit ushtria kartagjenase përbëhej prej 80 mijë këmbësorësh, 10 mijë kalorësish e 37 elefantësh lufte, tanimë kishin mbetur vetëm 20 mijë këmbësorë, 6 mijë kalorës dhe disa elefantë. Humbje kaq të madhe Hanibali nuk kishte pësuar ’kurrë dhe nuk do të pësonte ndonjëherë. Sigurisht, ai i kishte marrë parasysh edhe dëmet, por nuk i kish përfytyruar në përmasa të tilla.

Si e çlodhi ushtrinë dhe i plotësoi radhët e saj me detashmente të reja, që rekrutoi nga popullsia gale, Hanibali e vuri atë në gjendje gatishmërie. Në dy betejat e para që zhvilloi me romakët në fund të vitit 218 p.e.s. pranë lumenjve Ticina dhe Trebia (degë të lumit Pad), ai i shkatërroi trupat e konsujve të këtij viti Publ Skipionit e Semprion Longos. Tanimë gjithë Galia Cizalpine kontrollohej nga kartagjenasit.

Pas këtyre disfatave, dy ushtritë romake, nën komandën e konsujve të vitit 217 p.e.s. u vunë në ndjekje të ushtrisë kartagjenase dhe i zunë pritë në jug të qytetit të Arrecit në Etruri. Hanibali iu shmang darës së rrethimit dhe i kaloi trupat e veta nëpër moçalishtet e lumit Amo, që konsideroheshin të pakalueshme. Për tri net e katër ditë ushtria kartagjenase marshoi nëpër to (në vende të caktuara, uji arrinte deri në gjoks). Asaj iu desh të përballonte sakrifica të rënda; shumë prej kuajve u mbytën ose mbetën në llucën e kënetës. Ushtarët mund të pushonin vetëm mbi kufomat e kafshëve të ngordhura, ndërsa vetë Hanibali udhëtonte mbi të vetmin elefant që i kishte mbetur akoma. Pavarësisht nga këto peripeci të mundimshme, kartagjenasit dolën në shpinë të ushtrisë romake dhe zunë rrugën që të shpinte në Romë.

Manovra e shkëlqyer taktike e ushtrisë kartagjenase aq sa e habiti, aq dhe e tmerroi konsullin romak Gai Flaminin, i cili me ushtrinë që drejtonte u vu në ndjekje të armikut. Në fakt ai viktimë e taktikës së kundërshtarit. Hanibali e tërhoqi atë në pritën e organizuar me kujdes në luginën e ngushtë që ndodhej midis liqenit Trazimen dhe kodrave përreth. Kur trupat romake hynë në luginën e veshur me pyje, njësitë e ushtrisë kartagjenase, duke pasur si pikënisje kodrat ë liqenit, u vërsulën mbi to dhe bënë kërdinë. Pothuajse gjithë ushtria romake dhe komandanti i saj Gai Flamini ranë në fushën e betejës. Kjo betejë u zhvillua më 21 qershor të vitit 217 p.e.s.

Tanimë rruga për në Romë ishte plotësisht e hapur. Në këto kushte senati shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Kuint Fab Maksimi u emërua diktator. Kudo u ngritën fortifikata të shumta; u krye mobilizimi i përgjithshëm i popullsisë romake për luftë. Megjithëse rruga për në Romë ishte e hapur, Hanibali nuk hyri në kryeqendrën e Italisë. Ai zgjodhi një rrugë tjetër: doli në bregdetin e detit Adriatik me qëllim që të tërhiqte fiset italike të asaj zone dhe ta çlodhte ushtrinë e vet.

Për sa i përket diktatorit romak, Kuint Fab Maksimit, ai ishte i pari prej gjeneralëve romakë, që u vu në kërkim të gjetjes së mënyrave të reja për zhvillimin e luftës. Kështu, ai u shmangej betejave të mëdha dhe luftës frontale, me qëllim që ta rraskapiste armikun përmes luftimesh të vogla në krahë e shpinë të tij. Por taktika e Maksimit nuk u prit mirë.

Veçanërisht e pakënaqur mbeti fshatarësia romake dhe ajo italike, sepse një taktikë e tillë çonte në zgjatjen e luftës, në prishjen e të mbjellave dhe, për rrjedhojë, në rrënimin ekonomik të pronarëve të vegjël e të mesëm të tokave. Dhe pikërisht për këto, gjeneralit romak i vunë nofkën “Kunktator”, që do të thotë “I ngadalshmi”. Por në fakt kjo ishte e vetmja taktikë e drejtë dhe këtë drejtësi e vërtetoi koha.

Në vitin 216 p.e.s. konsuj u zgjodhën Gai Terenc Varroni dhe Luc Emil Pauli, të cilët, si për të sfiduar Kuint Fab Maksimin, ndoqën një metodë krejt të kundërt me atë që kishte ndjekur “1 ngadalshmi”. Duke qenë partizanë të taktikës sulmuese e të “luftës-rrufe”, si dhe duke dashur t’i lanin hesapet sa më shpejt me Hanibalin, konsujt e rinj i imponuan atij betejën vendimtare.

Kështu, më 2 gusht të vitit 216 p.e.s. trupat romake prej 80 mijë këmbësorësh e 6 mijë kalorësish u ndeshën në Kanë pranë Apulias me forcat dy herë më të pakta të Hanibalit.

Beteja e famshme e Kanës përfundoi me disfatë të tmerrshme për romakët. Ushtria e tyre u shpartallua tërësisht, më se 70 mijë veta u vranë, bashkë me ta dhe Emil Pauli, kurse Terenc Varroni mezi mundi të shpëtonte kokën. Kjo disfatë e çoi Romën në prag të një katastrofës fatale. Megjithatë senati dhe strukturat e tjera të shtetit romak ditën ta përballonin situatëh tepër kritike. Të gjitha burimet ekonomike e ushtarake u vunë në shërbim të luftës, u mobilizuan tërë rezervat e mundshme ushtarake, duke përfshirë këtu dhe skllevërit. Nga kontingjenti i skllevërve të transportit të armëve u krijuan dy legjione të reja, të cilat duhej të bashkëvepronin me legjionet e tjera për mbrojtjen me çdo kusht të portave të kryeqytetit.

Në këtë kuadër, senati e rishikoi politikën ndaj aleatëve italikë, me qëllim që të mos lejonte largimin e mëtejshëm të tyre. Gjithashtu qeveria romake mori masa konkrete për të penguar depërtimin në Itali të ndihmave ekonomike apo përforcimeve ushtarake nga Kartagjena dhe kolonitë e saj në Mesdhe. Për më tepër, ajo filloi t’i përdorte forcat e saj ushtarake në mënyrë racionale dhe jo si mish për top, siç kishte ndodhur deri atëherë, të paktën në luftërat me Hanibalin.

Fitorja e shkëlqyer e Hanibalit në Kanë pati jehonë të gjerë brenda e jashtë Gadishullit Italik. Në Veri ngritën krye galët, të cilët e shkatërruan ushtrinë romake të komanduar nga konsulli Postum Albini. Në anën e Hanibalit kaloi pothuajse gjithë Jugu i Italisë: samnitët, lukanët, apulët, brutët etj. Me përjashtim të Neapolit (Napolit), kështu ndodhi dhe me të gjitha qytetet helene të Magna Grecias. Veç këtyre, me kartagjenasit u bashkua edhe qyteti i Kapuas, i cili ishte qyteti i dytë për nga madhësia e rëndësia, pas Romës. Në dispozicion të Hanibalit tanimë ishte pjesa dërrmuese e bregdetit të Italisë dhe kjo i dha atij mundësinë të lidhej me metropolin përmes detit.

Pas fitores në Kanë, flota kartagjenase prej 25 mijë ushtarësh zbarkoi në Sicili, pushtoi Akragantin dhe mbështeti kryengritjen antiromake në Sirakuzë, e cila në vitin 214 p.e.s. hyri në aleancë me kartagjenasit. Së fundi, kështu veproi edhe mbreti i Maqedonisë, Filipi V, i cili sulmoi zotërimet romake në Iliri.

Kana i dha një mësim të mirë Romës edhe në aspektin e strategjisë dhe të taktikës ushtarake. Strategët e saj hoqën dorë nga ballafaqimi frontal, betejat vendimtare dhe nga e ashtuquajtura “luftë- rrufe” me Hanibalin. Taktika e ndjekur në vitit 217 p.e.s.nga diktatori Kuint Fab Maksimin, e cila ishte përfolur dhe injoruar aq shumë, tashmë u pranua nga të gjithë si modeli i taktikës që duhej përdorur në të ardhmen. Ndërkohë vetë Kuint Fab Maksimin, i cilësuar më parë, jo pa ironi e tallje, si “Kunktator”, senati e nderoi me titullin “I jashtëzakonshmi” dhe e zgjodhi përsëri konsull. Për rrjedhojë, taktika e asgjësimit të armikut pjesë-pjesë mori përparësi absolute.

Kjo metodë lufte doli aq e suksesshme, saqë u dha mundësi romakëve të realizonin planin e tyre strategjik (i hartuar që në fillim të luftës) dhe ta zhvendosnin qendrën e gravitetit të veprimeve ushtarake jashtë Italisë.

Në shërbim të kësaj strategjie, diplomacia filloi të luante rol më aktiv. Ajo vuri në vepnm tërë arsenalin e vet, gjithë forcat dhe mjetet e saj. Kundër Filipit V, i cili në vitin 215 p.e.s. ishte angazhuar seriozisht për të dëbuar romakët nga tokat e pushtuara në Iliri, ajo krijoi një koalicion të gjerë, ku bënin pjesë; Lidhja Etole, Sparta, Mesenia dhe disa polise të tjera greke. Më pas në këtë koalicion antimaqedonas hyri dhe mbreti i Pergamit, Atali I.

Gjithashtu sukses i diplomacisë romake ishte edhe intensifikimi i sulmeve të fiseve luftarake ilire e trakase në kufijtë veriorë e lindorë të Maqedonisë, që e detyruan Filipin V të hynte në bisedime me Romën dhe në vitin 205 p.e.s. të bënte paqe me të.

Sipas Traktatit të paqes, romakët i lëshuan Filipit V disa territore në Iliri. Në pamje të parë duket se në këtë mes romakët humbën, por edhe në këtë rast ata dolën palë e fituar, sepse luftën e transferuan në Greqi. Veç kësaj, ajo çka është edhe më e rëndësishme, romakët evituan veprimet luftarake të Filipit V në Itali, që do të ishte me pasoja serioze për të. Në këtë mënyrë diplomacia romake ia hoqi Hanibalit mundësinë e përfitimit nga ndihma aktive e aleatit të tij maqedonas.

Këto fitore diplomatike dhe ushtarake romakët i përforcuan në luftën për rimarrjen e Sicilisë, ku ata dërguan forca të shumta ushtarake me në krye konsullin Mark Klaud Marçelini, i cili në vitin 213 p.e.s. rrethoi Sirakuzën.

Marrja e Sirakuzës nuk ishte e lehtë, sepse qyteti kishte gjithçka të nevojshme për mbrojtje efektive dhe vetë Sirakuza ishte jo vetëm një nga poliset helene më të zhvilluara nga pikëpamja ekonomike e kulturore në Sicili, por edhe një prej qendrave më të përparuara të shkencës e të teknikës të kësaj kohe.

Në luftën për mbrojtjen e Sirakuzës mori pjesë aktive dhe dha kontrubutin e vet të vyer edhe fizikani e matematikani i famshëm i antikitetit, Arkimendi. Shkencëtari i madh kishte shpikur një mekanizëm modem lufte, funksionimi i të cilit bazohej në shfrytëzimin e energjisë diellore, përmes sistemit të pasqyrave konkave. Kur energjia diellore e përqendruar në këto pasqyra rrezatonte mbi një objekt të caktuar, shkaktonte djegien e tij.

Kështu, dhjetëra anije luftarake që hynë fillimisht në portin e Sirakuzës, u përvëluan nga flakët e shkaktuara nga ky mekanizëm, prandaj romakët mezi mundën ta pushtonin Sirakuzën. Këtë e arritën në vitin 211 p.e.s., jo me anë të forcës ushtarake, por për shkak të urisë që solli rrethimi i gjatë prej më se një viti e gjysmë.

Pas rënies së Akragantit, një vit më vonë, romakët e zotëruan të gjithë Sicilinë. Në këtë mënyrë Sicilia përsëri u bë provincë romake.

Në vazhdën e këtyre luftërave fitimtare jashtë Italisë, radha i erdhi Spanjës. Si komandant të ushtrisë romake në Spanjë senati caktoi një nga strategët më të talentuar të Romës, Publ Komel Skipionin, i cili pas një lufte të ashpër me trupat kartagjenase, që kishin mbetur atje, shtiu në dorë, në vitin 209 p.e.s., bazën kryesore të kartagjenasve në Spanjë, “Kartagjenën e Re”. Skipioni i ri, ndonëse 24 vjeç, e konfirmoi veten si rival i denjë i Hanibalit. Në Spanjë ai nuk shkëlqeu vetëm si strateg ushtarak, por edhe si diplomat i shkathët.

Nën drejtimin e tij, ushtria romake, në bashkëpunim me fiset iberike, mori dhe pikëmbështetjet e tjera të sundimit kartagjenas në Spanjë. Pushtimet e Skipionit të ri i bënë romakët zot të pjesës jugore të Gadishullit Iberik.

Po kaq e suksesshme ishte kundërmësymja romake edhe në Itali. Në vitin 212 p.e.s. ushtria romake rrethoi qytetin e Kapuas. Duke shpresuar në ndihmën e Hanibalit, qyteti nuk u dorëzua.

Në vjeshtën e vitit 211 p.e.s. ai tentoi