Rotonda
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rotonda

Kolonada e makelumit një treg i mbyllur i gjysmës së parë në shekullin e 6-të

Monumenti më enigmatik i Dyrrahut është “rotonda”, një ndërtim rrethor me diametër 40 m në afërsi të termave të qytetit.

Rreth e qark monumentit lartësoheshin 40 kolona mermeri me trup të sheshtë dhe kapitele korintikë, karakteristikë për fundin e shekullit të V të pas Krishtit. Në qendrën e tij ndodhet një bazament rrethor me tri shkallë, i cili ishte një fontanë. Hapësira e ndërmjetme është shtruar me pllaka guri gëlqeror të vendosura në formë rrezore ndaj qendrës. Në anën lindore gjenden një sërë ambientesh që e qarkojnë ndërtimin në formë unazore. Materiali i paktë arkeologjik nuk lejon datimin e saktë as edhe përcaktimin e sigurt të destinacionit të monumentit. Për këtë arsye janë hedhur hipoteza të ndryshme që e konsiderojnë atë nga forum të kohës së Adrianit, në macellum apo dhe baptister. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një treg të ndërtuar me shumë gjasë nën mbretërimin e perandorit Anastas (491-518) që ka ndërtuar gjithashtu edhe muret që rrethojnë qytetin bizantin. Për fat të keq, pranë këtij ndërtimi shumë të veçantë është ngritur një ndërtesë e re me nëntë kate, që nuk duhej kurrësesi të kishte qenë lejuar të ndërtohej, e cila pengon vazhdimin e kërkimeve arkeologjike.

lius Sever (us)/ Alexander Pius/ felix Aug(ustus) aquae/ductum divi/ Hadriani parentis/sui liberali-tate Dyr/rhachinis factum et/ vetustate pluribus/ in locis vexatum resti/tuit set et viam a col/onia per milia passum/quattuor) ujësjellësi i ndërtuar prej Hadrianit (117-138), i dëmtuar në disa pjesë, u ri-ndërtua prej Aleksandër Severit (232-235).

Ujësjellësi nis në buzë të Lumit Erzen (Ulu-leus). Në 6 km e para ai ndjek bregun e lumit në një kanal të hapur me thellësi 2-3m deri në fshatin Arapaj. Prej këtej, pas një baseni dekantimi, ai vijon me tunel nëntokësor nën kodrën e Rashbullit (32 m) deri në fshatin Shkozet prej ku e kalonte terrenin e rrafshët me anën e një akuedukti. Prej këtej, uji shpëmdahej me tubacione plumbi në qytet. Tuneli me gjatësi 2700 m, nis në rrëzë të kodrave të Rrashbullit me lartësi 32 m, jo larg tunelit të hekurudhës. Kanali i tij (0,6 X 1,35 m) i mbuluar me një hark cilindrik, është i ndërtuar me tulla trekëndëshe të lidhura me llaç hidroizolues. Ai është i pajisur, në çdo 70 m, me puse ventilimi dhe konrolli, përkatësisht 36 puse.

Puset, me thellësi deri në 30 m dhe diametër 0,90 m, kanë nga jashtë formë katrore (2,70 X 2,70 m). Muri i puseve me trashësi 0,90 m, për-bëhet nga dy parete me tulla dhe me një mbus-hje me gurë të vegjël, me copa tullash dhe llaç gëlqereje. Në brendësi të puseve janë lënë gro-pa të vogla për të bërë të mundur zbritjen në to. Ultësira pas kodrës kalohej me anën e ujësjellësit 4 km gjatë. Kanali i ujësjellësit kalonte mbi një urë me harqe që mbështetej mbi 960 pilastra katërkëndëshe (2,44 X 1,87 m) me largësi 3,90 m nga njera tjetra. Paretet e tij janë me tulla trekëndëshe (30 X 15X4 cm) të lidhura me llaç gëlqereje, ndërsa bërthama e brendëshme përbëhet nga copa gurësh të përzier me shumë llaç gëlqereje. Më tej, pas një de-poje dekantimi, nis sistemi i shpëmdatjes me anë tubash. Tubat prej plumbi ( 91 x 21 cm) mbajnë mbishkrimet Coloniae luliae Aug(ustae) Dyrrachin(is)/ aq(uae) Hadrian(i). Në njërin nga mbishkrimet jepet emri i kuratorëve (Cur(atores) Illi Gali et Avidio Camurani) dhe në tjetrin pronari i ofiçinës që ka prodhuar tubat (offic(ina) Eupychius p(ecunia) [publica]). Depot e dekantimit, me përmasa 4,5 x 3,1 m, vijojnë edhe gjatë njetit të tubacioneve.

info@balkancultureheritage.com