Rreth origjines dhe popullsisë së Romës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rreth origjines dhe popullsisë së Romës

~Shaban Dervishi

Në shikim të parë, fakti që mes rreth një mijë qytezave të Greqisë dhe Italisë së lashtë do të gjendej një që të qe e aftë të nënshtronte gjithë të tjerat, është mjaft habitës. Megjithatë, kjo ngjarje e madhe shpjegohet me shkaqet e zakonshme që përcaktojnë mënyrën se si ecin punët njerëzore. Si çdo urtësi tjetër, urtësia e Romës ka qëndruar në mënyrën se si ajo diti të përfitonte nga rrethanat e favorshme me të cilat ajo ishte ndeshur.

Në veprën e ngadhënjimit romak, dallohen dy periudha. Njëra përputhet me kohën kur fryma e lashtë e qytet-shtetit vijonte ende të ngrihej mbi dhunën e madhe; pikërisht në atë kohë, Romës i është dashur të kapërcente edhe numrin më të madh të pengesave. Periudha e dytë i përket kohës kur fryma e qytet-shtetit ishte dobësuar së tepërmi; atëherë pushtimet e saj u bënë më të lehta dhe do të arriheshin shumë më shpejt.

Origjina e Romës dhe përbërja e popullit të saj janë të denja për t'u nënvizuar. Ato shpjegojnë karakterin e veçantë të politikës së saj dhe rolin e jashtëzakonshëm që asaj i ra të luante qysh prej fillimit, në mes të qytet-shteteve të tjera.

Raca romake ishte çuditërisht e përzier. Baza kryesore e saj ishte latine dhe e merrte origjinën e vet nga Alba; por vetë albanët, sipas traditave që asnjë prej kritikëve nuk na autorizon t'i hedhim poshtë, përbëheshin nga dy popullsi të bashkuara dhe të shkrira me njëra-tjetrën: njëra ishte racë autoktone, latine e vërtetë; tjetra ishte me origjinë të huaj dhe thuhej se kishte mbërritur atje nga Troja, me Enean, priftin themelues; sipas të gjitha gjasave, ajo ishte e paktë në numër, por e konsiderueshme në saje të kultit dhe institucioneve që ajo pat sjellë me vete.

Albanët, përzierje dy racash, themeluan Romën në një vend ku tashmë ngrihej një qytezë tjetër, Pallantiumi, i themeluar nga grekët. Mirëpo, popullsia e Pallantiumit do të mbetej në qytezën e re dhe atje do të ruheshin edhe ritet e kultit grek. Në vendin ku më vonë do të ngrihej Kapitoli gjendej edhe një qytezë tjetër me emrin Saturnia, e cila, thuhej, se ishte themeluar nga grekët.

Kështu, në Romë përziheshin dhe bashkoheshin të gjitha racat: në të kishte latinë, trojanë, grekë; shumë shpejt do të kishte edhe sabinë dhe etruskë. Shihni kodrate ndryshme: Palatini është qytëza e vogël Iatine, por më parë kishte qenë qyteza e Evandras; Kapitolini, dikur vendbanim i shokëve të Herkulit ishte bërë vendbanim i sabinëve të Tatiusit. Kuirinali e mori emrin e tij nga sabinët kuiritë ose nga perëndia sabine Kuirinius. Ndërkohë, Koeliusi duket se është banuar që në fillimet e veta nga etruskët. Roma nuk dukej si një qytet i vetëm; ajo i ngjante më shumë një konfederate të përbërë nga shumë qyteza, ku secila, për shkak të zanafillës së saj, i bashkëngjitej një konfederate tjetër. Ajo ishte qendra ku latinët, etruskët, sabinët dhe grekët takoheshin.

Mbreti i parë i saj ishte latin; i dyti, sipas traditës ishte sabin; i pesti, thuhet se ishte pinjoll i një greku; i gjashti etrusk.

Gjuha e saj përbëhej prej elementesh nga më të ndryshmet; latinishtja dominonte; por rrënjët sabinase ishin të shumta dhe në të gjendeshin më shumë rrënjë greke sesa në secilin prej dialekteve të tjera të Italisë qendrore. Për sa i përket vetë emrit të saj, ai nuk dihet se çfarë gjuhe i përkiste. Sipas disave, ernri Romë vinte nga gjuha trojane, sipas disa të tjerëve, ai vinte nga greqishtja; ka arsye për t'u besuar se ai e ka prejardhjen nga latinishtja, por disa autorë të lashtësisë besonin se ai vinte nga etruskishtja.

Gjithashtu edhe emrat e familjeve romake dëshmojnë për një shumëllojshmëri të madhe që nga fillimet e veta. Në kohën e Augustit kishte ende rreth pesëdhjetë familje, të cilat, në rast se ngjisnin shkallët e tyre gjenealogjike deri në antikitetin më të hershëm, do të mbërrinin te bashkudhëtarët e Eneas. Shumë familje të tjera thoshin se e kishin prejardhjen nga Arkadët e Evandrit dhe që, qysh nga një kohë që nuk mbahej mend, njerëzit e tyre mbanin mbi këpucë një shenjë dalluese të vogël, gjysmëhënëzën e argjendt. Familjet Potitia dhe Pinaria e kishin prejardhjen nga ata që njiheshin si bashkudhëtarët e Herkulit dhe origjina e tyre provohej nga kulti i trashëgueshëm i kësaj perëndie. Familjet Tullius, Quinctius, Servilius, kishin ardhur nga Alba, pas pushtimit të kësaj qyteze. Shumë familje i bashkëngjisnin emrit të tyre një shtesë, që kujtonte origjinën e tyre të huaj; të tillë ishin për shembull Sulpicius Camerinus, Cominius Auruncus, Sicinius Sabinius, Claudius Regillensis, Aquillus Tuscus. Familja Nautia ishte trojane; ajo Aurelius ishte sabine; Caecilius e kishte prejardhjen nga Prenesta; Octavius vinte nga Velitra.

Pasojë e një përzierje të tillë mes popullsive nga më të ndryshmet ishte që Roma të kishte lidhje origjine me të gjithë popujt që ajo njihte. Ajo mund të quhej latine kur ishte me latinët, sabine kur ishte me sabinët, etruske me etruskët dhe greke me grekët.

Gjithashtu, kulti i saj kombëtar ishte një përmbledhje e shumë kulteve, tejet i shumëllojshëm, ku secili prej tyre e lidhte atë me një nga këta popuj. Ajo kishte kultet greke të Evandrës dhe të Herkulit; ajo mburrej se zotëronte Palladiumin trojan. Penatët e saj ishin në qytetin latin të Laviniumit. Që nga fillimet e saj, ajo kish bërë të vetin kultin sabin të perëndisë Consus. Një tjetër perëndi sabine, Kuirinius, do të ngulitej aq fort në të, saqë Roma do e shoqëronte atë me emrin e Romulit, themeluesit të saj. Ajo nderonte gjithashtu perënditë etruske dhe festat e tyre, ogurët e tyre e deri te shenjat e funksioneve priftërore që ata kishin.

Në një kohë ku askush nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në festat fetare të një kombi tjetër, në rast se ai nuk ishte pjesë e tij përmes origjinës, romaku gëzonte avantazhin e pakrahasueshëm që mund të merrte pjesë në kremtimet latine, në festat sabine, në festat etruske dhe në lojërat olimpike. Mirëpo feja përbënte një lidhje të fuqishme. Kur dy qyteza kishin kult të përbashkët, ato korisideroheshin në lidhje farefisnie; ato quheshin aleate dhe duhej të ndihmoheshin ndërsjelltas; Antikiteti nuk njihte bashkim tjetër veç bashkimit të vendosur nga feja. Roma ruante me përkujdesjen më të madhe gjithçka që mund të shërbente si dëshmi e kësaj farefisnie të çmuar me kombet e tjera. Ajo u shfaqte latinëve traditat e saj që lidheshin me Romulin; sabinëve, legjendën e Tarpeas dhe Tatiusit; grekëve, himnet e lashta që ajo ruante për nder të nënës së Evandrës, himne të cilat ajo nuk i kuptonte më, por që vijonte t'i këndonte. Ajo ruante gjithashtu me vëmendjen më të madhe kujtimin e Eneas; pasi, nëse përmes Evandrës ajo mund ta quante veten farefis të Peloponezasve, përmes Eneas ajo krijonte Iidhje të tilla me më shumë se tridhjetë qyteza, të shpërndara nëpër Itali, Sicili, Greqi, Thrakë dhe Azinë e Vogël, ku secila prej tyre kishte për themelues Enean ose ishin ngulime të qytezave të themeluara prej tij e për rrjedhojë kishin kult të përbashkët me Romën. Në luftërat që ajo do të zhvillonte në Sicili kundër Kartagjenës dhe në Greqi kundër Filipit, do të shohim përfitimet e mëdha që ajo mundi të nxirrte nga kjo farefisni e Iashtë.

Kështu pra, popullsia romake ishte një përzierje shumëracore, kulti i saj ishte një përmbledhje shumëkultëshe, vatra e saj kombëtare një shoqërim shumëvatrash. Ajo ishte pothuajse e vetmja qytezë, të cilën feja e qytet-shtetit nuk e izolonte prej të tjerave. Ajo prekte gjithë Italinë, gjithë Greqinë. Nuk kishte pothuajse asnjë popull, i cili nuk pranohej në vatrën e saj.

info@balkancultureheritage.com