Rrethanat historike (shek XIV-XIX) dhe arkitektura e xhamive
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Rrethanat historike (shek XIV-XIX) dhe arkitektura e xhamive

Ndër monumentet e kultit mysliman, xhamitë zënë vend kryesor nga numri, vlerat dhe përhapja. Me ndërtimin e tyre, gati në gjithë territorin e Shqipërisë, ato përbëjnë një dukuri arkitekturore me rëndësi të veçantë jo vetëm për historinë e arkitekturës, por edhe për historinëe vendit tonë.  Ato i takojnë një periudhe historike, ku krahas faltoreve islamike, ruhen dhe ndërtime të gjinive të tjera. Prandaj studimi i tyre është i domosdoshëm për të pasur një tablo arkitekturore të plotë të kohës. Studimi i parë për arkitekturën e xhamive shqiptare i takon L.Rey-t dhe H.Cekës dhe kishte për objekt xhaminë e Et'hem Beut në Tiranë. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, ndërtimet e kultit mysliman kanë qenë objekt gjurmimi, studimi dhe vënie në mbrojtje shtetërore. Krahas dhe pas këtij procesi, faltoret e kultit mysliman kanë qenë objekt studimesh paraprake, të cilat u pasuan më vonë me studime për ndërtime të veçanta si edhe me studime përgjithësuese.

Kontaktet e para të botës shqiptare me atë arabe i takojnë shekujve të Mesjetës së Hershme. Përmendja më e vjetër në burimet historike dëshmohet në gjysmën e dytë të shekullit të IX-të, kur një ekspeditë e saraçenëve hyn në Dalmaci, dhe pushton kështjellat nga Budva deri në Kotor, e më vonë edhe Raguzën, ku qëndroi për 15 muaj dhe u largua kur mësoi se aty po vinte flota bizantine e dërguar nga perandori Vasil (867-886). Të tilla inkursione plaçkitëse të bregdetit deri në Korfuz shënohen dhe më vonë, në vitin 1031, siç na kumton Kedreni. Nga ato kohë, në vendin tonë njihen dy toponime, Saraqinopolis pranë Shkodrës dhe Saraqinisht pranë Gjirokastrës. Edhe përmendja e Butrintit në udhëtimin e fund shekullit të X-të tregon për kontakte tregtare ndërmjet vendeve arabe dhe bregdetit shqiptar. Është me vlerë një proces hulumtimi për të zbuluar gjurmë të kulturës materiale që lidhen me këto kontakte. Po kështu me interes është dhe prania e dy toponimeve nga dyndjet e popullsisë peçenego-kumane: Kumanova (qytet shqiptar në Maqedoni) dhe Kumani (fshat në Rrethin e Fierit), apo dhe Komani.

Për të kuptuar më mirë dhe më drejt ndërtimin e xhamive, këtë dukuri të re në arkitekturën mesjetare shqiptare, mendojmë se është e domosdoshme njohja e rrethanave, e ndodhive historike si dhe zhvillimi ekonomike shoqëror i vendit në shekujt XV-XIX .

Fundi i shek. XIV dhe shek. XV, për Shqipërinë dhe shqiptarët është një periudhë ndryshimesh të mëdha politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, rezultat i luftërave me turqit osmanë dhe pushtimit të vendit pas më se një shekulli rezistence, që kulmon me një çerek shekulli betejash të panënshtruara nën udhëheqjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Vendosja e pushtetit osman dhe aparatit të tij administrativo-ushtarak në trojet shqiptare i parapriu një periudhë prej disa dhjetëvjeçarësh, gjatë së cilës feudalët vendas i zotëronin principatat e tyre si vasalë të Sulltanit. Përcaktimi i kohës dhe mënyrës së pushtimit të tokave shqiptare nga turqit osmanë dhe në veçanti i qyteteve, si dhe vendosjes në to i gamizoneve ushtarake dhe administratës civile, ka rëndësi për të hetuar kohën e fillimit të ndërtimit të faltoreve myslimane.

Futja më e hershme, e një ekspedite turke në trojet e banuara nga shqiptarët, e dëshmuar në burimet historike është rreth vitit 1380, kur Dhespoti i Janinës, Thoma Preliuboviçi, kërkoi ndihmë turqve për fiu kundërvënë shqiptarëve që ishin në luftë me të. Inkursion tjetër turk, që dëshmohet në trojet e shqiptarëve, është ai i vitit 1382-1383, kur trupat turke, nën komandën e Timur Tashit, pas marrjes së Manastirit, u futën në zonën e Korçës dhe në Shqipërinë e Jugut, dhe në vitin 1382 arritën të shtinin në dorë Drinopojën. Më vonë (viti 1385), një ekspeditë tjetër, e ftuar, siç thuhet, nga Karl Topia, po nën urdhrat e Timur Tashit, futet në fushën e Savrës (Lushnjë), ku ndeshet me një koalicion feudalësh shqiptarë me në krye Balshën e II, i cili vritet në këtë betejë.

Fillon, kështu, një periudhë e gjatë sulmesh të trupave turke në gjithë territorin shqiptar, në formën e ekspeditave, që tërhiqeshin pasi siguronin vasalitetin e feudalëve vendas ndaj Sulltanit. Princat shqiptarë, për të ruajtur pronat, pranuan vartësinë nga Sulltani dhe në këto raste, ishin të detyruar të ndihmonin me ushtri, kur kjo kërkohej, të paguanin një tribut të përvitshëm (haraç) dhe të jepnin si garanci fëmijët peng pranë oborrit të Sulltanit apo dinjitarëve të tjerë. Kur krijoheshin rrethana të favorshme historike, feudalët ngrinin krye dhe rifitonin pavarësinë. Në këto rrethana, deri në vendosjen përfundimtare të pushtimit osman dhe të regjimit feudalo-ushtarak, mund të flitet për ndërtime të faltoreve të kultit mysliman vetëm kur në qytete vendosen gamizonet, që sigurisht rrënohen kur dëbohen pushtuesit. Ndërsa ndërtimet e qëndrueshme bëhen atëherë kur vendoset përfundimisht sundimi turk.

Trojet shqiptare që pushtohen më herët nga turqit dhe ku vendoset administrata osmane, janë ato të Shqipërisë Juglindore, që përfshijnë krahinat e Korçës, Përmetit dhe Konicës. Ne mendojmë se kjo kohë mund të përcaktohet nga pushtimi i Manastirit, rreth vitit 1383, dhe Ohrit në vitin 1394. Sipas S.Pulahës, në vitin 139213 Sulltan Bajaziti I vendosi administratën e rregullt në këto treva. Dëshmi kemi në defterin e regjistrimit të Korçës, Përmetit dhe Konicës të vitit 1431, kur për disa nga timaret e zonës së Korçës thuhet qartë "se janë që në kohën e Sulltan Bajazitit” (1389-1402)14, ndërsa për krahinën e Përmetit cilësim të tillë kemi vetëm për një rast. Ky fakt na shtyn të mendqjmë se krahina e Përmetit nuk është pushtuar njëherësh me Korçën, por pak më vonë.

Që me ekspeditat e para turke u pa qartë rreziku që përbënin ato për pavarësinë e shqiptarëve. Në këtë kohë, qytetet e bregdetit i kërkojnë Venedikut që ti marrë, gjë që përputhej dhe me interesat e dëshirat e feudalëve vendas, që shpresonin se në këtë mënyrë do tii shpëtonin pushtimit turk, ndërkohë që ishin vasalë të Sulltanit. Venediku arriti të shtjerë në dorë Durrësin, në vitin 1392, duke e marrë nga Topiajt, Lezhën, në vitin 1393 nga Dukagjinët, ndërsa Shkodrën e Drishtin, në vitin 1393 nga Balshajt.

Rënia e qyteteve shqiptare në dorë të Osmanëve, mbas një largimi të përkohshëm, që lidhet me fushatën e Timurlengut në Anadoll, më 1402, e shoqëruar kjo me vendosjen e administratës (Kadiu), gamizoneve (Subashi) dhe sistemit të Timarit, njihet mirë në historiografi. Kështu,në vitin 1415 turqit arritën të shtien në dorë Krujën, në vitin 1417 Beratin dhe Vlorën, ndërsanë vitin 1418 Gjirokastrën. Me përparimin e pushtimeve osmane edhe në luginat e zonës qendrore, u zgjerua së tepërmi hapësira ku u vendos sistemi i Timarit. Këtë e mësojmë nga shënimet përkatëse në historikun e sedlit Timar, në defterët e regjistrimeve të vitit 1431-2 (835 H), ku informohemi për regjistrimin e kryer në vitet 1419-1421, në kohën e sundimit të Sulltan Mehmetit të I-rë. Nga këto regjistrime rezulton se tokat nga Mati deri në Çamëri u përfshinë në Sanxhakun Arvanid, ku hynë jo vetëm tokat, të dlat që në vitet 1419-1421 ishin nën sistemin e Timarit, por edhe territoret që u pushtuan nga ana e Isa Bej Evrenozit pas shtypjes së kryengritjes të vitit 1431 nën udhëheqjen e Gjergj Arianitit. Për këtë qëllim, në vitin 1431-2 u krye ky regjistrim i ri, në të cilin, veç Sanxhakut Arvanid u regjistruan dhe tokat e Korçës, Përmetit dhe Konicës, të gjitha të përfshira tashmë në shtetin osman.

Me luftërat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, këto territore u ngushtuan, si rezultat i daljes e Shqipërisë së Mesme nga zotërimi turk. Me vdekjen e kryetrimit, më 17 Janar 1468, dhe pushtimin e Shqipërisë Veriore e asaj Verilindore, siç dëshmohetnga regjistrimet e vitit 1467 për trevat e Kastriotëve dhe të vitit 1485 për Sanxhakun e Shkodrës, sistemit i Timarit shtrihet gati në gjithë tokat shqiptare. Pas vdekjes së Skënderbeut bien në duart e Osmanëve dhe Kruja e Lezha në vitin 1478, ndërsa Shkodra në vitin 1479. Kështu, i gjithë vendi, me përjashtim të Durrësit dhe rrethinës së ngushtë të tij, u fut nën pushtimin osman. Ndërkohë, krahina të tëra të Shqipërisë ngiinin krye duke i rezistuar pushtimit osman, i cili, për historiografinë tonë, quhet i përfunduar në vitin 1506, me rënien e ishullit të Lezhës. Durrësi kishte rënë në duart e turqve më 17 gusht 1501.

Kështu, deri në vitin 1466 provinca e Arvanidili ishte një njësi administrative e ndarë në 9 vilajete: Kaninë, Berat, Tomorricë, Skrapar, Pavllokurtik, Çartalos, Krujë dhe Gjirokastër. Me sa duket, Vlora ka qenë qendra e këtij Sanxhaku nga viti 1431 deri në 1466. Me themelimin e Elbasanit, në vitin 1466, u krijua rishtas Sanxhaku i Elbasanit, i cili kishte dhe krahinate Shpatit, Çermenikës, dhepas vitit 501,nëtëu përfshi edhe Durrësi. Në të njëjtën kohë, u veçua, në Jug; Sanxhaku i Vlorës, i cili përfshinte Përmetin, Pogonin, Tepelenën dhe Gjirokastrën.

Krahas tyre, është Sanxhaku i Ohrit me Dibrën, Krujën, Matin, Prespën, Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Tomorricën, ndërsa në vitin 1479 u krijua Sanxhaku i Shkodrës me Podgoricën, Pejën, Bihorin, Prizrenin dhe Malin e Zi. Më tej, kemi ndryshime të herëpashershme të kufijve dhe shtrirjeve të tyre.

Njohja e dinamikës së pushtimit osman të trojeve të shqiptarëve, që fillon me ekspeditat plaçkitëse, vijon me ekspeditat që sigurojnë nënshtrimin dhe vasalitetin e feudalëve, krahas islamizimit të tyre, dhe përfundon me pushtimin e mirëfilltë, me vendosjen e gamizoneve turke dhe përfshirjen e trojeve të pushtuara në sistemin e Timarit, na ndihmon në përcaktimin e kohës së fillimit të ndërtimit të faltoreve islame në Shqipëri dhe shtrirjen e tyre në kohë e hapësirë në trojet shqiptare.

Nga burimet historike, xhamia më e hershme që njihej deri më sot, ishte ajo e Fatihut, e ndërtuar në Kalanë e Elbasanit në vitin 1466. Por, kërkime më të hollësishme në burimet na bëjnë të ditur se "në kalanë e Krujës, kisha brenda kullës u përshtat për t'u përdorur gjysma për mesxhide e gjysma për banim". Këtë fakt e gjejmë në defterin e Sanxhakut të Shqipërisë të vitit 1431-2, gjatë numërimit të pronave të Kadiut të Krujës. Një tjetër dëshmi, pak më të vonë, kemi për Korçën e Përmetin, ku në shënimet shtesë të defterit përkatës përmenden timaret e Imamit të Korçës dhe atij të Përmetit, që tregojnë për bashkësi islame të organizuara. Me interes është edhe hipoteza e M. Kiel, mbi mundësinë e ndërtimit të një faltoreje islamike gjatë pushtimit të parë të Shkodrës, në vitin 1393, që mbetet për t'u vërtetuar.

Për ndërtimin e xhamive, njëherazi me pushtimin e kalave, kemi dhe dy të dhëna burimore. Në Fetihnamenë e Krujës përmendet prishja e kishave, ndalimi i kambanave dhe ndërtimi i medreseve dhe sundimi i fesë islame. Po kështu, në përshkrimin e marrjes së Shkodrës nga turqit (viti 1479) flitet qartë për kthimin e kishave në xhami.

Pushtimi osman, siç vërejtëm dhe më parë, solli ndryshime të mëdha në gjendjen politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të trevave të banuara nga shqiptarët në përgjithësi dhe për qytetet në veçanti. Inkursionet rrënuese të turqve, fushatat e betejat e mëdha me ta, grabitjet dhe plaçkitjet, dhuna ekstreme, prunë rrënimin e qy teteve, shpopullimin e tyre e deri braktisjen për një kohë. Shumë prej tyre u kthyen vetëm në qendra gamizonesh të pushtuesit dhe të administratës së tij (Shkodra, Lezha, Durrësi, Berati, Vlora, Gjirokastra etj), të tjera u kthyen në fshatra që nuk e morën më veten kurrë (Shurdhahu, Drishti, Danja). Kjo dëshmohet qartë nga regjistrimet e fillimit të shekullit XVI. Në këto rrethana të reja, ndryshoi dhe mënyra e organizimit të jetës qytetare. Ato u kthyen nga qytete të lira në qendra administrativo-ushtarake e fetare.

Rënia e përgjithshme ekonomike e shoqërore solli dhe rënie në aktivitetin ndërtimor e arkitekturor, në të cilin vendi ynë kishte arritur një nivel mjaft të mirë dhe tradita të çmuara, çka dëshmohet, ndër të tjera, nga një numër i konsiderueshëm monumentesh që u takojnë shek. XI-XIV. Por, gjatë shekullit të XVI-të kemi rritje të rolit ekonomike shoqëror të qyteteve, rritje të numrit të banorëve, rigjenerim të forcave prodhuese, jo vetëm në to, por edhe në f shatrat rreth tyre. Zhvillimi ekonomik i fshatrave kërkonte dhe rritje të aktivitetit ekonomik në qytetet, të cilët kthehen në qendra të prapatokës së tyre, në nyje të rëndësishme për tregtinë krahinore e ndërkrahinore e më larg akoma. Disa të dhëna të nxjerra nga krahasimi i regjistrimeve të vitit 1431 me ato të fillimit e fundit të shek. XVI e ilustrojnë mjaft mirë këtë fakt.

Me vendosjen e plotë të sundimit, turqit osman, duke filluar nga viti 1506 bënëregjistrimin e tokave, i cili u përsërit dhe në vitin 1520, duke përf shirë në to dhe fshatrat e krahinave që më parë nuk ishin përfshirë në sistemin e timareve. Kështu, u trefishua numri i timareve, zeameteve dhe haseve në krahasim me vitin 1431-2. Tokat shqiptare vazhduan të jenë të përfshira në katër sanxhaqe: i Shkodrës, i Ohrit, i Elbasanit dhe ai i Vlorës. Me shtrirjen e regjimit të timareve, Shqipëria, veç vend për shfrytëzim ekonomik, u kthye edhe në vend rekrutimi të forcave njerëzore për nevojat luftarake të Perandorisë Osmane, si një perandori shumëkombëshe në të cilën shqiptarët myslimanë me kohë fituan një vend të privilegjuar. Vazhdoi, si edhe më parë. Sistemi i devshirmes dhe rekrutimi i djemve për repartet ushtarake të Sulltanit, duke i dërguar ata si spahinj, jeniçerë apo rojtarë kalash në Shqipëri, ku klasa feudale qe gati tërësisht shqiptare, por dhe në vende të tjera të Ballkanit. Ata, falë zotësisë dhe këmbënguljes së tyre, arritën të përparojnë në karrierën ushtarake dhe administrative duke marrë poste të larta si, bejlerbej, admiralë flote, vezirë, deri dhe vezirë të mëdhenj (kryeministra).

Gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit (Kanuniut), 1520-66 u krye një riorganizim i territoreve të Perandorisë, duke u krijuar 32 elajete, me në krye një bejlerbe, si guvemator dhe komandant i ushtrisë. Tokat e shqiptarëve u përfshinë në elajetin e Rumelisë, të ndara në 9 sanxhakë. Nga sanxhaku i Shkodrës u shkëputën krahinat e Kosovës, që u përfshinë në sanxhakun e Prizrenit, dhe ato të Dukagjinit e të krahinës së Pejës, që formuan sanxhakun e Dukagjinit, kurse në lindje ishin sanxhakët e Shkupit dhe Vuçiternës. Nga sanxhaku i Vlorës u shkëputën krahinat jugore: Gjirokastra, Delvina e Çamëria që formuan sanxhakun e Delvinës, ndërsa sanxhakët e Ohrit dhe Elbasanit mbetën të pandry shuar. Popullsia e këtyre sanxhakëve arriti në 517.000 frymë, nga të cilët 15.000 myslimanë.

Secili prej sanxhakëve u nda në njësi më të vogla që u quajtën kaza, ku vepronte muteselimi si mëkëmbës i sanxhakbeut dhe kadiu që varej drejtpërdrejt nga Sulltani. Të gjithë sanxhakët kishin Kammametë e tyre, që përligjën gjendjen e pronësisë tokësore, pozitën feudale të spahinjve, marrëdhëniet e tyre me rajatë, detyrimet e tyre, si edhe dispozita të posaçme mbi rregullin politik e ushtarak të sanxhakut, mbi regjimin doganor dhe çmimet e prodhimeve bujqësore. Kanunameja më e vjetër që njihet për vendin tonë, është ajo e Shkodrës, e vitit 1524. Me kohë ato u plotësuan me fermanë të Sulltanit e akte të tjera që lidheshin me jetën dhe funksionimin e shoqërisë.

Gjatë shek. XVII -XVIII, shteti feudo-ushtarak turk filloi të tronditej nga një sërë luftërash me shtetet perëndimore dhe nga shthurja në brendësi të tij. Megjithatë, shteti i centralizuar vazhdoi të mbështetet në këtë sistem të ndarjes administrative, madje dhe duke e zgjeruar atë. Në fund të shek.XVII, në tokat shqiptare, kemi numrin më të madh të feudeve ushtarake. Kështu, në të shtatë sanxhaqet e Shqipërisë kishte 120 zeamete dhe 1624 timare (pesë herë më shumë se në vitin 1431-32). Me vazhdimin e shthurjes rritet dhe dukuria e grumbullimit të timareve nga feudalë të veçantë, duke marrë shpesh përpjesëtime shqetësuese për pushtetin qendror, sepse,në këtë mënyrë atij i pakësohej fuqia ushtarake. Ndërkohë, kemi edhe fenomenin e zgjerimit të çifligjeve, duke blerë e grumbulluar toka, që i punonin bujqit-çifçinj. Marrëdhëniet ndërmjet çifligarit dhe çifçiut rregulloheshin sipas normave juridike të hassa-çifligut.

Në shekullin e XVIII-të, pushtetin e centralizuar, po e zëvendësonte dalëngadalë pushteti i feudalëve të sanxhakëve, që vunë vullnetin tyre mbi kammametë. Ndërmjet feudalëve në vise të ndryshme pati shumë konflikte të armatosura (Pejë, Shkodër, Tiranë). Ato u shoqëruan me dukurinë e përqendrimit edhe më të madh të pronave dhe të pushtetit, dukuri që arrin kulmin me pashallëqet e mëdha të gjysmës së dytë të shek.XVIII dhe fillimit të shek.XIX (Ali Pashë Tepelena dhe Bushatllinjtë e Shkodrës).

Mbas fushatave fitimtare ndaj pashallëqeve të mëdha shqiptare, Sulltani filloi zbatimin e reformave, ndër të cilat, më e rëndësishmja ishte suprimimi i sistemit feudalo-ushtarak. Në këtë kohë (pas vitit 1831), zaimët dhe spahinjtë u kthyen në nëpunës taksambledhës të detyrimeve të fshatarësisë që vepronin në emër të shtetit, duke mbajtur një pjesë të taksave për vete. Më vonë, kjo e drejtë nuk ishte më e trashëgueshme.

Me këtë rast, u suprimuan pashallëqet dhe u bë një ndarje e re administrative, sipas së cilës pashallëqet e krijuar ishin më të vegjël se përpara dhe guvematoret e tyre vareshin drejtpërsëdrejti nga Porta e Lartë. Me këtë reformim, territoret e banuara nga shqiptarët u përfshinë në nëntë Pashallëqe: i Manastirit, i Janinës, i Shkodrës, i Prizrenit, i Pejës, i Prishtinës, i Shkupit, i Vranjës dhe i Leskovcit. Por rrethanat historike të kryengritjes së tanzimatit detyruan Stambollin të ndryshonte këtë strukturë të ndarjes administrative, duke krijuar ndarje më të mëdha. Në vitin 1836, trevat e shqiptarëve, në kuadrin e kësaj reforme, bënin pjesë në Elajetin e Manastirit, guvematori i të cilit kishte titullin "Vali i Rumelisë" me pashallëqet e Prishtinës, Shkupit, Vranjës, Leskovcit dhe Shkupit dhe në Elajetin e Janinës, ku hynë gjithë trevat Jugore shqiptare dhe pashallëku i Thesalisë që varej nga Stambolli.

Porta e Lartë duke synuar forcimin e mëtejshëm të pushtetit qendror, që lëkundej përherë e më tepër, në vitin 1864, ndërmori një tjetër reformë administrative; zëvendësoi elajetet me vilajete që ndaheshin, si dhe më parë, në sanxhaqe, kaza dhe nahije. Vilajetet nuk u krijuan menjëherë, por patën edhe ndryshime, sidomos gjatë viteve 70 gjatë krizës lindore.

Në fundin e shekullit (viti 1888) trojet e shqiptarëve përfshiheshin në katër vilajete; Vilajeti i Shkodrës (me sanxhaqet e Shkodrës dhe Durrësit), Vilajeti i Kosovës (me sanxhaqet e Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Novipazarit). Vilajeti i Manastirit (me Sanxhaqet e Manastirit, Korçës, Elbasanit, Dibër, Selfixhesë) dhe Vilajeti i Janinës (me Sanxhakët e Janinës, Gjirokastrës, Beratit, Prevezës), që në fillim të shek XX, kishin 2.354.200 banorë.

Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, shteti i ri shqiptar eci në një rrugë krejt të ndryshme, të cilën, ishte edhe faktori shqiptar që e përcaktonte.

Ndërtimi i faltoreve të kultit islam lidhet ngushtësisht dhe me procesin e islamizimit të popullsisë shqiptare, nje dukuri që vazhdoi përgjatë shekujve të sundimit osman me ritme e shtrirje të ndryshme në kohë. Me vendosjen e garnizoneve dhe administratës osmane kemi dhe praninë e besimtarëve myslimanë dhe predikuesve të fesë. Njëherazi me pranimin e vasalitetit ndaj sulltanit feudalët vendas qenë të detyruar të dërgonin peng femijët e tyre pranë oborrit mbretëror si içoglan, ose pranë feudalëve të mëdhenj si gulam, të cilët morën dhe besimin islam. Në këtë mënyrë, ata dhe në sajë të tolerancës fetare do të integroheshin shkallë-shkallë në sistemin e timarit. Kjo do të mundësonte edhe trashëgimin e pronave të familjeve të tyre, por tashmë si pjesëtarë të klasës feudale osmane dhe duke siguruar dhe islamizimin e bujqve të tyre. Kështu, shteti osman siguronte një mbështetje politiko-shoqërore në trevat e pushtuara, përderisa, siç shihet nga faktet, interesat e klasës feudale vendase nuk ishin krejt të papajtueshme me ato të pushtuesit. Në mesin e shek. XV, ata zotëronin 42,6% të feudeve në Shqipërinë Jug-Lindore dhe 25,6% në Sanxhaktun shqiptar. Më vonë, me pushtimin e plotë të vendit dhe shuarjen e qëndresës ndaj pushtuesit, ky institucion zhduket. Ata ose u larguan ose u bënë pjesë e popullsisë së islamizuar dhe shërbyen si bërthama, me ndikimin e tyre, për islamizimine shtresave të gjera të popullsisë vendase.

Në periudhën e parë të pushtimit, krahas feudalëve vendas të islamizuar, ka edhe një numër jo të vogël timariotësh të krishterë, që janë nga familjet e mëparshme feudale dhe që vijojnë të zotërojnë një pjesë të pronave të dikurshme. Kështu, në vitin 1431 në Sanxhakun Arvanid ata zotërojnë rreth 16% të timareve, ndërsa në krahinat e Korçës, Përmetit dhe Konicës 27,9%45. Për krahinat që pushtohen më vonë nga turqit, kjo përqindje është më e vogël.

Pas mesit të shek. XV kemi procesin e islamizimit të spahinjve të krishterë, që përpiqeshin për të siguruar pozitën ekonomike, shoqërore dhe politike në gjirin e klasës feudale-ushtarake të shtetit të centralizuar osman. Pas çerekut të parëtëshek.XVI nuk ka më asnjë spahi të krishterë. Veç dy grupeve të mësipërme të feudalëve, një grup të tretë përbënin feudalët e ardhur nga Anadolli. Ata, në vitin 1431, në Sanxhakun Shqiptar përbënin 30% të timarlinjve.

Është me interes të vërejmë se në kohën e vendosjes së pushtetit osman në trevat shqiptare kemi dhe timare që zotërohen nga dinjitarët e kishës si mitropoliti i Beratit, peshkopi i Kaninës, peshkopi i Krujës, peshkopi i Drinopojës, peshkopi i Korçës.

Deri në pushtimin thuajse të plotë të vendit, turqit mbanin një qëndrim të matur në çështjen fetare. Në fund të shekullit të XV-të islamizimi ishte një dukuri e izoluar dhe këtë e ilustrojnë të dhënat e Prof. Petrika Thëngjillit.

Siç shihet popullsia vendase ishte tërësisht e krishterë (136 shtëpi në 54630) dhe ato pak janë në Sanxhakun e Shkodrës e më pak në Kosovë)

Me pushtimin e plotë të trojeve të shqiptarëve për pushtuesin u krijuan rrethana të favorshme dhe u hap rruga për zbatimin e një politike islamizuese. Këtë e ilustron ndryshimi që fillon të ndihet gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të XVI-të. Regjistrimet e shek. XVI japin një tablo të qartë të shkallës së islamizimit të popullsisë vendase dhe të dinamikës së këtij procesi në kohë.

Sipas defterëve përkatës, rreth vitit 1530, popullsia e islamizuar përbënte më pak se 2% të gjithë popullsisë së vendit.

Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit të XVI-të, sipas të dhënave të regjistrave osmane islamizimi i popullsisë shqiptare ende paraqitet me ritme të ulta dhe kjo shihet mjaftë qartë nga tabela që na jep Thëngjilli, ku kuptohet se vazhdon rezistenca ndaj islamizimit dhe vetëm më pak se 10 % e të krishterëve janë kthyer në fenë e pushtuesit.

Me interes, për problemin që po shqyrtojmë, është ecuria dhe përmasat e këtij procesi në veçanti në qytetet dhe fshatrat shqiptare në fund të shekullit të XVI-të. Regjistrat osman në fund të shekullit na japin këto shifra popullsia e krishterë e qyteteve është 62 % ndërsa ajo myslimane 38%. Vështruar veçmas qytetet e Kosovës ndryshojnë nga kjo shifër mesatare, sepse kanë 54% të krishterë dhe 46 % mysliman.

Qytetet kryesore të trojeve shqiptare, në fund të shekullit gjendja është si më poshtë:

Në fund të shek. XVI Shkodra, Stelushi, Sfetigradi, Petrela kanë 100% të banorëve të kthyer në fenë myslimane, Peja 90%, Berati 60%, Tepelena 50%, Kruja 63%, Elbasani 79%, Gjirokastra 23%, Prishtina 60%, Skrapari 87%, Prizreni 56%, Korça 21%, Peqini 79%, Ndroqi 88%, Kavaja 4%, Delvina 4%, Këlcyra 2,4%, Lezha 1,3%, ndërsa Vlora, Himara, Tërgovishta dhe Përmeti nuk kanë banorë myslimanë.

Një tablo pak më të ndryshme kanë fshatrat shqiptare, me ritme më të ngadalta islamizimi: rreth 2% në vitin 1530 ndërsa në fund të shekullit 10%. Jo kudo janë këto ritme islamizimi. Kështu, ka ritme më të larta në zonën e Elbasanit (26/1%), Dukagjinit (21%), Ohrit (16.8%).

Këto të dhëna tregojnë se "deri nga mbarimi i shekullit të XVI-të e së islamizimit të popullsisë vendase dhe të dinamikës së këtij procesi në kohë.

Sipas defterëve përkatës, rreth vitit 1530, popullsia e islamizuar përbënte më pak se 2% të gjithë popullsisë së vendit.

Ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit të XVI-të, sipas të dhënave të regjistrave osmane islamizimi i popullsisë shqiptare ende paraqitet me ritme të ulta dhe kjo shihet mjaftë qartë nga tabela që na jep Thëngjilli, ku kuptohet se vazhdon rezistenca ndaj islamizimit dhe vetëm më pak se 10 % e të krishterëve janë kthyer në fenë e pushtuesit.

Me interes, për problemin që po shqyrtojmë, është ecuria dhe përmasat e këtij procesi në veçanti në qytetet dhe f shatrat shqiptare në fund të shekullit të XVI-të. Regjistrat osman në fund të shekullit na japin këto shifra popullsia e krishterë e qyteteve është 62 % ndërsa ajo myslimane 38%. Vështruar veçmas qytetet e Kosovës ndryshojnë nga kjo shifër mesatare, sepse kanë 54% të krishterë dhe 46 % mysliman.

Qytetet kryesore të trojeve shqiptare, në fund të shekullit gjendja është si më poshtë:

Në fund të shek. XVI Shkodra, Stelushi, Sfetigradi, Petrela kanë 100% të banorëve të kthyer në fenë myslimane, Peja 90%, Berati 60%, Tepelena 50%, Kruja 63%, Elbasani 79%, Gjirokastra 23%, Prishtina 60%, Skrapari 87%, Prizreni 56%, Korça 21%, Peqini 79%, Ndroqi 88%, Kavaja 4%, Delvina 4%, Këlcyra 2,4%, Lezha 1,3%, ndërsa Vlora, Himara, Tërgovishta dhe Përmeti nuk kanë banorë myslimanë.

Një tablo pak më të ndryshme kanë fshatrat shqiptare, me ritme më të ngadalta islamizimi: rreth 2% në vitin 1530 ndërsa në fund të shekullit 10%. Jo kudo janë këto ritme islamizimi. Kështu, ka ritme më të larta në zonën e Elbasanit (26/1%), Dukagjinit (21%), Ohrit (16.8%).

Këto të dhëna tregojnë se "deri nga mbarimi i shekullit të XVI-të e fillimi i shek.XVII- të nuk mund të flitet për një konvertim në masë, siç ishte rasti i Bosnjës, por vetëm për një islamizim të pjesshëm të popullsisë shqiptare.

Fillimi i shekullit të XVII-të shënon një përhapje masive të myslimanizmit në trojet shqiptare. Studime të shumta e kanë trajtuar dukurinë duke u nisur nga të dhënat që ofrojnë misionarë te kishës katolike për Shqipërinë e Mesme e tëVeriut, pra, për shqiptarët e ritit katolik,si dhe regjistrat e taksës së xhizjes për pjesën tjetër. Këto materiale janë mjaftë të hollësishme në vite të ndryshme gjë që mundëson një kuptim më të mirë të ndryshimeve që pëson në aspektin e religjionit popullsia e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë.

Studimi i tyre ka treguar se konvertimi i të krishterëve në fenë islame kishte pasur ritme më të mëdha në qytetet se sa në fshatrat. Rreth mesit të shekullit, në pjesën më të madhe të Shqipërisë Veriore dhe Verilindore, kemi kthim masiv të popullsisë së mbetur në myslimane. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipërinë e Mesme. Në Shqipërinë e Jugut, i vetmi burim të dhënash, janë regjistrat e xhizjes nga të cilat mësojmë ndryshimet në numrin e haneve dhe biceve; zvogëlim të ndjeshëm të tyre, dhe mendojmë se islamizimi është shkaku kryesor, veç arratisjeve, fshehjeve dhe largimeve deri edhe nga vendi.

Me interes është paraqitja dhe analiza e të dhënave të mësipërme nga P.Thëngjilli, i cili arrin në përfundimin me vlerë se popullsia myslimane duhej të ishte rreth 70%. Edhe në periudhën e mëvonshme vazhdon,por me ritme më të vogla, islamizimi i popullsisë së krishterë, i cili nuk ishte i njëjtë për krahina të ndryshme, ashtu si dhe për qytetet dhe fshatrat. E ilustron këtë gjendja e konvertimit në dioqezat katolike të Shqipërisë së Veriut në fillim të shekullittë XVIII.

Shqyrtimi i hollësishëm i P.Thëngjillit tregon se ritmet e islamizimit të katolikëve të mbetur në Shqipërinë e Veriut kanë një ngadalësim, gjithashtu, nuk ka njëtrajtshmëri por ka ndryshime nga zona në zonë. Një situatë tjetër është në zonat më në lindje. Kështu, Dibra është tërësisht myslimane, ndërsa zona e Rekës vetëm 34% dhe Struga 59%. Duket që në këto zona ndikont e prania dhe veprimtaria e patrikanës së Ohrit.

Krijimi i pashallëqeve të mëdha i Bushatllinjve me qendër në Shkodër dhe i Ali Pashë Tepelenës me qendër në Janinë, të cilët sundonin në mënyrë autonome, u pa një politikë toleruese ndaj popullsisë së krishterë, për interesat e vetë këtyre sundimtarëve. Kështu në një sërë krahinash si Shkodra, Kolonja e gjetkë pati fshatra në të cilat u rrit popullsia e krishterë. Por, me rënien e tyre pati dhe përparim të islamizimit.

Pra, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX pati një rënie të ritmeve të islamizimit, duke krahasuar me periudhat e mëparshme. Por duhet kuptuar se kalimi në myslimanizëm nuk është i njëtrajtshëm si në kohë, ashtu dhe në hapësirën shqiptare, duke qenë kjo në vartësi të kushteve historike që kalonte shoqëria shqiptare. Gjatë shekullit të XIX-të, përgjithësisht, ka një stabilizim të bashkësive fetare, por tashmë shumica e popullsisë shqiptare kishte kaluar në fenë myslimane.

Shqyrtimi i konvertimit të popullsisë së krishterë në fenë myslimane, islamizimi është një dukuri që ka interesuar studiues të ndryshëm për të shpjeguar shkaqet dhe specifikat, si dhe dallimet nga popujt e tjerë të Ballkanit Problemi është studiuar vazhdimisht në mjaft aspekte nga shkencëtarë të shumtë. Ndër ta po përmendim S.Vrionis, S.Skendi, A.Loposic, N.Filipovic, S.Rizaj, P.Bartl, S.Pulaha, P.Thëngjilli, F.Duka dhe Shan Zefi. Studimet më të hershme nuk kanë pasur mundësinë për të shfrytëzuar të dhënat mjaft kuptimplote e të rëndësishme të regjistrave osman të taksave dhe të xhizjes. Në to, siç pamë, është dhënë një tablo e plotë e ndryshimeve në përkatësinë fetare të banorëve dhe bënë të mundur nxjerrjen e përfundimeve dhe shpjegimeve të pranueshme e shkencore. Këtë mundësi më shumë se të tjerët e kanë pasur P.Thëngjilli e F. Duka që kanë bërë analiza të rëndësishme, ku ne jemi mbështetur në këtë paraqitje për aspektet që na interesojnë.

Studiuesit, me të drejtë, kanë vënë në dukje, se fisnikëria shqiptare ishte e para që pranoi ndryshimin e religjionit, qysh nga fundi i shekullit XlV-të kur ata që pranuan vasalitetin ndaj sulltanit u detyruan të dërgonin peng nga një djalë si iç oglan pranë oborrit. Me pushtimin e vendit këta ishin fillesa e popullsisë së islamizuar shqiptare. Është interesante se një rol luajti dhe lejimi i përkohshëm i timariotëve të krishterë, dhe kjo ishte jo vetëm shenjë e tolerancës fetare por dhe rruga për integrimin e tyre në sistemin e timarit. Këta u shuan me islamizimin tërësor të klasës feudale shqiptare pas shuarjes së qëndresës gjatë shek. të XV-të, duke krijuar kështu bazën për depërtimin masiv të islamit në shtresat e gjera të popullsisë shqiptare, falë ndikimit të tyre.

Islamizimi fillimisht, siç pamë, ndodhi në qytete, të cilat menjëherë pas pushtimit u bënë qendra administrative, ekonomike, politike dhe kulturore, ku përqendrohej dhe kleri i besimit të pushtuesit. Islamizimi i banorëve të qyteteve ndodhi nëpërmjet islamizimit të qytetarëve dhe ardhjes së fshatarëve të sapo islamizuar, Në këtë dukuri bashkëpimuan një sërë faktorësh të cilat i paraqesin me hollësi studiuesit që sipërpërmendëm, sigurisht dhe pa ju shmangur mbivlerësimeve subjektive të faktorëve të veçantë; politikë, ushtarakë, fetarë, ekonomikë, gjyqësorë e kulturorë e të traditës psikologjike kolektive të shqiptarëve: p.sh. dhuna ndaj strukturave kishtare: si prishja e faltoreve apo kthimi i tyre në xhami, ndalimi i meremetimit dhe i ndërtimit i të rejave. Jo pa rëndësinë periudhën e parë është mosinteresimii ndërkombëtarëve në trojet Verilindore për keqtrajtimin e shqiptarëve nga kisha serbe. Ndikim të madh patën edhe faktorët ekonomike si: taksa mbi çdo familje të krishterë dhe angari e detyrime të shumta. Po kështu, të rëndësishëm qenë dhe faktorët e fushës fetare si: mungesa e shërbimeve fetare, harresa e Romës (shek.XVI) për besimtarët katolikë, klerikë të huaj, kundërshtimi i kriptokristianizmit deri dhe suprimimi i Patrikanës të Pejës në vitin 1766 dhe të Ohrit në vitin 1767, nga të cilat vareshin besimtarët ortodoks të trevave Verilindore, Shqipërisë së Mesme e Juglindore.

Gjithashtu ndikoi dhe vendosja e gamizoneve ushtarake në qytete, ku shërbenin jeniçerë, spahinj si dhe kolonë, por këta të fundit, siç tregojnë defterët osmane qenë të pakët; islamizimi me nxitim i klasës feudale për të ruajtur pronat dhe i qytetarëve për të shërbyer në administratë dhe ushtri e për të pasur pushtet; si dhe i zejtarëve që ishte monopoli i myslimanëve. Jo më pak rol kishin kadilerët dhe myftitë që ishin figurat kryesore. Nuk duhet nënvlerësuar dhe roli i misionarëve dhe sekteve të dervishëve në propagandën fetare dhe nxitjen e islamizimit. Ata erdhën nga Turqia, vendet arabe e deri nga Persia.

Nëse do të analizonim mënyrat e përhapjes së fesë islame, do të vinim në dukje si detyrimin ashtu dhe vullnetarizmin për përfitime, taksat dhe shtrëngesat e disfavoret  konomike, kriptokristianizmin, martesat, ndërrimin e fesë për të shpëtuar nga skllavëria e dhuna, pranimi i bektashizmit, punësimin tek myslimanët.

Problemi që cekëm më lart numëron një sërë faktorësh, të dlët nuk vepruan as njëherësh e as në mënyrë të njëtrajtshme në kohë, nuk qenë të njëjtë në krahina të ndryshme dhe kushtëzoheshin nga një sërë faktorësh etnopsikologjikë. Jo të gjithë u konvertuan e jo të gjithë u nënshtruan, po kështu, qenë të shpeshta arratisjet dhe emigrimet masive (Itali, Greqi e gjetkë), në mjaft krahina e qendra qytetesh të Shqipërisë, ndër të cilat dhe në Krujë. Në të tilla raste, shqiptarët rrënuan faltoret islamike që i takonin besimit së pushtuesit. Rasti i Krujës, ku u prish xhamia e ndërtuar mbi kishën e kështjellës dhe u rindërtua një kishë tjetër mbi themelet e së parës, e tregon qartë këtë.

Në gjendjen e sotrne të studimeve, veç xhamisë së Krujës, njihet dhe xhamia e Sulltan Mehmetit të II-të në Elbasan, ngritur në vitin 1466 mbi kullën e hyrjes për në Kala, me planimetri katrore, e ndërtuar me teknikën e kluasonazhit me dy tulla vertikale dhe dy tulla horizontale. Me emrin e Mehmetit të II-të (1451-1481) lidhet xhamia e Shtëpanit (rrethi i Elbasanit) e vitit 1479-1480 (884 H), e ndërtuar, me sa duket, gjatë fushatës për marrjen e Shkodrës.

Sipas Evlia Çelebiut, gjatë kohës së sundimit të Mehmetit të II-të janë ndërtuar dhe xhamitë e Delvinës dhe e Kaninës. E kësaj kohe është dhe xhamia në Kalanë e Krujës, që edhe kjo lidhet me emrin e Sulltan Mehmetit. Po kështu, edhe kisha e Shën Stefanit, e kthyer në xhami në Kala të Shkodrës. Për xhami të tjera të ndërtuara gjatë kësaj periudhe të parë të pushtimit turk të Shqipërisë, sot për sot mungojnë të dhënat.

Xhamitë e para, të ndërtuara për t'u plotësuar nevojat për faltore të garnizoneve dhe administratës osmane, janë ngritur me nxitim dhe pa pretendime, shpesh duke shndërruar kishat në xhami, me materiale të dobëta dhe përmasa të vogla. Janë dhe këto arsyet që deri në ditët tona kanë arritur pak prej tyre. Të gjitha ato janë të tipit me sallë të mbuluar me çati druri.

Një fazë e re në ndërtimin e faltoreve islamike fillon pas pushtimit të vendit; faltoret e ndërtuara në fundin e shek.XV, që lidhen me emrin e Sulltan Bajazitit II (1481-1512). Kjo periudhë e sundimit osman të trojeve shqiptare, paraqet një rrugë të gjatë zhvillimi e ndërtimi që mbyllet me pjesën e parë të shek. XIX me Rilindjen Kombëtare, kur fillon edhe tatëpjeta në aspektin e vlerave.

Në fund të shek. XV për sunduesin osman duket se bëhet imperativ kthimi i popullsisë në fenë islame. Mjaft të dhëna na kanë shtyrë ta lidhim këtë me Sulltan Bajazitin II. Ne kemi menduar që xhamitë e mësipërme janë dhuruar apo porositur nga Sulltani, që të ishin qendra të propagandimit të fesë islame në vitin 1492, kur ai ishte për një kohë të gjatë në Shqipëri. Dimë se ai qëndroi për 24 ditë në Tepelenë, ku ushtria e tij shkretoi zonat përreth dhe u mundua të nënshtronte himarjotët kryengritës. Të kësaj kohe, kemi thënë, duhet të jenë xhamitë e ndërtuara në Elbasan, Berat, Shkodër, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Delvinë e Skrapar.

Gjatë shek. XVI dhe pjesën e parë të shek. XVII, kundër pushtimit osman në tokat shqiptare pati një sërë kryengritjesh ku, veç anës politike dhe interesave ekonomike, një rol jo të vogël luajti ndjenja fetare dhe pjesëmarrja në drejtimin e revoltave të prelatëve të kishës. Kjo i shtyn sundimtarët lokalë dhe pushtetin qendror për të shtuar përpjekjet për islamizimin e popullsisë vendase. Për të detyruar shqiptarët të konvertoheshin në fenë e pushtuesit, krahaskufizimit dhe dallimeve në jetën politike e shoqërore dhe propagandës fetare u përdor dhe dallimi në politikën fiskale duke shtuar në këto krahina xhizjen - taksa e posaçme për të krishterët. Këto masa shtrënguese u zbutën pas fundit të shek. XVII, kur pati një kthim masiv në fenë e pushtuesit.

Si rezultat i përhapjes në gjerësi të vendit të fesë myslimane, siç do ta shohim më poshtë, madje në krahina të veçanta, shumica e popullsisë fshatare ishte konvertuar në fenë e re, filloi të përhapej kultura islame dhe bashkë me të dhe ndërtimet e faltoreve të kultit.

Nga ndërtesat e kultit mysliman faltoret janë ato që ruhen në numër më të madh, sepse kanë arritur deri në ditët tona për shkak të nivelit më të mirë të ndërtimit. Ato gjenden të shpërndara në gjithë territorin e vendit dhe, siç pamë, ndërtimi i tyre është bërë në përputhje me shtrirjen në kohë e hapësirë të procesit të islamizimit të popullsisë shqiptare. Këto ndahen në dy grupe: në xhami dhe mesxhide. Dallimi ndërmjet tyre qëndron në atë që xhami me kohë u quajtën vetëm ato në të cilat kryhet shërbimi fetar i së premtes dhe kanë minber. Për nga ndërtimi dhe formulimi arkitekturor, mesxhidet janë më të vogla dhe ndërtohen me materiale më të varfra dhe, si të tilla, janë gjithnjë të mbuluara me çati me strukturë druri dhe tjegulla.

Xhamia përbëhet prej sallës së lutjeve, portikut dhe minares. Në formulimin e përgjithshëm arkitekturor, vendin kryesor e zë salla e lutjeve, me të cilën lidhen dhe dy të tjerat Për nga ndërtimi planimetrik vëllimor i sallës së lutjeve, xhamitë tona ndahen në dy grupe kryesore: në ato ku salla e lutjeve mbulohet me tavan nën një çati me struktura të drunjta e tjegulla, dhe në ato ku salla e lutjeve paraqet një vëllim unik të mbuluar me kupolë.

Për mesin e shek. XVI, një tablo më e plotë për ndërtimet e kultit, e ndër to edhe për xhamitë, na e jep udhëtari i njohur turk Evlia Çelebi, i cili në veprën e tij, na njeh si me zhvillimin e ndërtimeve, ashtu edhe me numrin e xhamive për qytetet e veçanta të trojeve shqiptare, madje dhe për qendra të vogla banimi. Sigurisht që shënimet e tij të udhëtimit duhet të vështrohen me kujdes, duke kërkuar ballafaqimin me dëshmitë materiale të ruajtura ose mbetjet e tyre. Në mjaft raste, shpjegimet e tij japin përshkrime e të dhëna historike, si dhe mbishkrimet që ruheshin. Sipas tij numrin më të madh të xhamive e përbëjnë ato me çati druri, ndër to dhe mesxhidet, çka përputhet me tablonë e ndërtimeve që ruhen. Shumica e xhamive, siç do ta shohim, nuk i kanë qëndruar kohës ose janë tjetërsuar.

Veç ndërtimeve të përmendura më lart, dhe që lidhen me Sulltan Mehmetin II dhe Sulltan Bajazitin II, Çelebiu, numëron dhe këto ndërtime: në Vlorë, një xhami të Sulltan Sulejmanit në kala, në qytet ka një vend të hapur për lutje, veç tyre ka edhe një xhami të bukur të Sulltan Sulejmanit, mbuluar me kupolë dhe plumb, mbishkrimi i së cilës thotë datën 1542(949h) me minare të rrëzuar; xhamia e Mumxhi Zadesë, e bollshme dhe mbuluar me tjegulla e minare guri, ndërsa në lagjen e Tabakëve ishte xhamia e Hysen Agait, mbuluar me tjegulla dhe minare prej guri të gdhendur; 5 xhami në lagje; 3 medrese; 5 mejtepe dhe 3 teqe ndër to e halvetive; 4 hane, 8 çezme. 1 hamam; në Kaninë, një xhami e Sulltan Mehmetit të II-të me çati e tjegulla e minare elegante, brenda kalasë dhe në Pazar, xhamia e madhe e Sinan Pashës, me një minare të hollë dhe elegante; 4 hane; 8 çezma dhe një han; aty dhe teqeja e famshme e Haxhi Bektash Veliut; në Mekat të Vlorës, një xhami;

në Durrës, ka vetëm një xhami të Sulltan Bajazitit të II-të, mbuluar me tjegulla dhe minare prej guri të gdhendur; në kalanë e Bashtovës, një xhami mbuluar me tjegulla; në Kavajë, katër xhami në qendër dhe 4 xhami me minare të ulta në lagjet; 3 medrese,3 mejtepe, 2 teqe, 2 hane;

në Elbasan, 46 xhami e 20 mesxhide nëpër lagjet, ndër të cilat, veç xhamisë së Fathiut, dy katëshe dhe e bollshme, ndërtuar në katin e sipërm të hyrjes për në fortesë dhe mbuluar me tjegulla dhe një kullë sahati pranë, përmenden xhamia e Sinan Pashës, e Sinan Beut me sallë të madhe, e Hasan Balizades (e Ballies) me vitin e ndërtimit 1608 (1017H) në një kronogram të Laali nga Manastiri, e Agait të Biçakçinjve, e Lepurit gjithë dritë; medrese e shkolla; 11 teqe,nga të cilat ajo e Sinan Pashës e halvetive; 3 hamame dhe 430 çezme. nga to 40 të Biçakçiut ndërtues i xhamisë së sulltan Ahmetit;

në Delvinë, veç xhamisë së vogël të Sulltanit, me një minare të vogël në të dalë të kalasë (katërkëndëshe) të mbuluar me tjegulla e minare të gdhendur, ka edhe disa xhami e mesxhide, ndër të cilat në lagjen Vlaka, Gjin Aleks, e Tabakëve; si dhe 3 medrese,3 teqe, 3 mejtepe, 1 hamam, 3 hane si dhe 40 çezme;

në Kalasë një shtëpi lutjesh;

në Zhulat, një xhami në kala në gjendje rrënoje e një në Varosh;

në Kardhiq, një xhami e vogël mbuluar me tjegulla e minare të vogël;

në Libohovë, një xhami e një mesxhide; si dhe një han e një hamam;

në Shkodër, ka 11 xhami, ndër to, veç xhamisë Sulltan Mehmetit në kala, ka një xhami të Bajazitit në krye të tregut, të mbuluar me tjegulla, më e bukura ndër xhamitë, xhamia e Hysen Beut, xhamia e Karahasanit, xhamia e Myftiut në skelë. Veç tyre ka dhe 70 mesxhide;

në Lezhë, përmenden vende lutjeje por numri mungon;

në Pogradec, ka katër vende lutjeje, ndër të cilat, dy xhami. Ndër to, ajo e pazarit është shumë e bukur;

në Starovë, dy xhami dhe dy mesxhide;

në Skrapar, një xhami e Bajazid Khanit;

në Pënnet, një xhami e vogël dhe një mesxhide; një medrese, një mejtep një teqe dhe një han;

në Roshnik, një xhami e mbajtur mirë dhe një mesxhid; medrese, teqe, mejtep;

në Berat, 30 faltore, ndër të cilat ajo e Sulltan Bajazitit të dytë në qendër të qytetit, e madhe (60x50 këmbë), ndërtuar sipas stilit të vjetër dhe mbuluar me tjegulla, me një haja t të madh sa vetë xhamia dhe me një minare të hollë dhe elegante. Ajo ka tri dyer, dhe pranë saj teqen dykatëshe të haiveti ve me qeli për dervishët; xhamia e Uzgurliut, me një kube të lartë, mbuluar tërësisht me plumb, që ka një portik me 7 kube mbuluar me plumb, medrese, teqe, mensë për të varfrit të gjitha mbuluar me plumb; xhamia e Gazi Murat Pashës, xhamia e Hysen Pashës mbuluar me kupolë dhe me një minare të bukur, të ndërtuar në vitin 1670-1671, xhamia e Mushkës. Gjithashtu nëpër lagjet ka 15 xhami të tjera, ndërsa në kala janë dy xhami, njëra e Sulltan Bajazid Khanit, (e bardha), dhe tjetra, (e kuqja), e Sulltanit (e Hynqarit) dhe e kohës së pushtimit: Fethije xhami. Xhamitë e lagjeve janë 15 nga të cilat 7 dallohen, ka gjithashtu 5 medrese ndër to e sulltan Bajazitit dhe ajo e Uzkurliut, ka mejtepe si dhe tri teqe, dy banja, ndër të cilat shquhet ajo e Uzkurliut me çezma, kryesorja e Kasem Agait, mimaraga në Stamboll, dhe një kullë sahati; janë dhe 8 kisha, njëra e madhe;

në Gjirokastër, ka 8 xhami, xhamia e Bajazitit (80x40 këmbë, tavani i së cilës mbahet nga 4 shtylla dhe që mbulohet me rrasa guri), me një minare të vjetër, xhamia e Hizer Agait, me një minare të bukur, xhamia e Teqes një godinë e madhe pa minare, në oborrin e së cilës janë qelitë e Teqes së halvetive, varre martirësh dhe njerëzish të shquar. Xhamia e re e Memi Pashës, e vogël e me minare të bukur, xhamia e Haxhi Muratit, me minare të bukur e të hollë tek e cila hyhet me një shkallë të gurtë. Ajo ka një çezmë e tavan të zbukuruar, xhamia e Palortosë, një ndërtim i bukur, xhamia e Vutoshit (Varoshit), e vjetër dhe e madhe. Në lagje janë shtatë xhami nga të cilat më të njohurat janë: e Berki Efendi, e Memi Beg dhe e allajbeut; tri shkolla për ulematë, përfshi këtu dhe medreseja e Bajazit Hanit dhe ajo e Memi Pashës si dhe 5 mejtepe, 3 teqe, 5 çezme, 5 hane, 1 hamam dhe tri kisha të vogla në lagjet e të krishterëve;

në Peshkëpi, xhamia e re e Memi Pashës, e gurtë dhe e bukur, që të kujton xhaminë Aksh të Jeruzalemit;

në Tepelenë, një xhami e vogël në kala me minare të ulët, e ndërtuar nga Sulltan Bajaziti i Il-të, dhe një tjetër në Varosh;

në Podgoricë, në kështjellë xhami e Fatihut;

në Tivar, një xhami, një shkollë, një mesxhide dhe një medrese;

në Ulqin, xhamia e sulltan Mehmetit në fortesë;

në Gjakovë, dy xhami të mëdha e shumë mesxhide;

në Zveçan, një xhami;

në Vushtri, në Pazar Eski xhami, një xhami e vjetër, si dhe disa mesxhide, teqe, medrese, hane, shkolla si dhe një bezistan në Pazar;

në Fushë Kosovë, mauzoleu i Sulltan Muradit I-rë,i vrarë në betejën e vitit 1389, të cilin e ka ndërtuar Sulltan Bajazit Jilldërimi;

në Prishtinë, ka 6 xhami, ndër to, më kryesorja, në Pazar si dhe mesxhide, medrese, shkolla, teqe, 11 hane, hamame e bezistan. Në Pazar është hamami i Sulltan Mehmetit. Hani i Haxhi Beut ka në mbishkrim datën 1623 (1032H);

në Kaçanik, një xhami e vitit 1594 (1003H), një teqe e sektit bektashi dhe një banjë e vogël;

në Strugë, ishin 4 xhami, ndër të cilat ajo e Ohri Zadesë, me minare e kube mbuluar me plumb, medrese e tri mesxhide, një banjë e 5 hane;

në Ohër, 17 xhami, ndër të cilat ajo e Haxhi Kasemit me kube druri e mbuluar me plumb, xhamia e Teqesë ndërtuar nga Sulltan Sulejmani, e Kulloglusë, e Hajdar Pashës , e Hunqarit, e Aja Sofis, e Haxhi Hamzait, e Ohri Zadesë, dy mesxhide në kështjellë si dhe 19 të tjera, dy medrese (ndër to e Sijavush Pashës), 3 hane, shkolla, 7 mejtepe, 2 banja, 3 menca dhe 6 kisha;

në Shkup, 45 xhami dhe 55 mesxhide si xhamia e Hunqarit e Jahja Pashës, e Karlo Zadesë, e Koxha Mustafait, xhamia e Kuqe e Ishak Beut, medrese ndër të cilat e sulltan Muratit,e Jahja Pashës, e Isak Pashës, e Asa Pashës si dhe 7 shkolla hafizësh e 70 mejtepe;

në Kumanovë, një xhami e hijshme dhe një medrese;

në Manastir, kishte 70 faltore ndër të cilat më të përmendurat e Ishak Efendiut tek Ura e Madhe, e Mahmut Efendiut në treg,e Gazi Hajdar Pashës, e Haxhi Beut e shumë të tjera, 9 medrese, ndër to e Kulben Kadiut;

në Prevezë, ishte një xhami e Sulejman Kanit, një teqe, tri mesxhide lagjesh, një medrese, një mejtep dhe një han;

në Artë, kishte gjashtë xhami nga të cilat dy brenda kalasë. Në Pazar ishte xhamia e Bajazitit dhe në anën jugore të qytetit xhamia e Teqesë, kishte mesxhide (i Babait dhe ai i Dizdarit), kishte tri medrese, ndër të cilat më e mira ishte ajo e Bajazit Veliut, tre mejtepe, tri teqe, një han pranë të cilit ishte Kulla e Sahatit.

info@balkancultureheritage.com