Lumi Danub ishte kufiri midis territorit islam në Evropë dhe botës së krishterë; jugu iu përkiste muslimanëve dhe veriu të krishterëve. Beogradi shtrihet në bregun jugor të lumit Danub, dhe në atë kohë ishte nën sundimin e Hungarisë. Osmanët e ndjenë si domosdoshmëri që ata ta merrnin nën kontroll këtë qytet, për fi siguruar muslimanët në Serbi, kur ata të përballeshin me ushtritë e bashkuara të krishtera, që sulmo-nin nga veriu, dhe të ishin të aftë të vazhdonin xhihadin e tyre drejt Himgarisë. Kështu, Sulltan Fatih Mehemmedi, marshoi me ushtrinë e tij drejt Beogradit në vitin 860/1456, ndërsa një grup anijesh muslimane mbërriti në vendin e luftës nëpërmjet lumit Danub. Por gjatë përpjekjeve të tij për të nënshtruar qytetin, sulltani u përball me vështirësi të mëdha, për shkak të pozitës strategjike të këtij qyteti, në vendin ku bashkoheshin lumenjtë Danub dhe Sava, që serbëve iu mundësonte marrjen e përforcimeve të shpejta dhe të sigurta. Për më tepër, qyteti ishte i fortifikuar mirë dhe ishte hapur një hendek rrethues uji, dhe për këtë arsye rrethimi i tij nuk mimd të arrihej plotësisht. Karaxha Beu kishte kërkuar leje për ta kaluar Danubin, por kjo nuk ishte pranuar nga bejlerët e Rumelisë, me arsyetimin se ky kalim do të rrezikonte të gjithë ushtrinë muslimane. Nëpërmjet Danubit, Beogradi merrte përforcime edhe nga mbreti hunga-rez. Për shkak të gjithë faktorëve të lartpërmendur, muslimanët nuk arritën ta hapnin këtë qytet dhe u tërhoqën pas një beteje të ashpër me armikun.
Gjatë rrethimit të Beogradit, fuqitë e vendeve të krishtera evropiane kishin formuar një ushtri kryqëzate aleate ktmdër osmanëve. Me nxitjen e Papës Kaliksus III, të familjes Borxhia, dhe përpjekjeve të priftit italian Xhovani di Kapistrano (Giovani di Capistrano), u krijua një ushtri e fuqishme prej 60.000 luftëtarësh, që u rekrutuan nga Italia, Gjermania dhe Bohemia për ta mbrojtur Beogradin nga osmanët. Janosh Hunjadi i Hungarisë ishte bashkuar në ndihmë të kësaj force me ushtarët e tij dhe kishte sjellë dhe 200 anije në lumin e Danubit. Flota osmane u detyrua të tërhiqej dhe flota e krishterë zotëroi Danubin. Vetëm në një rast, ushtria osmane arriti të hynte në qytet, por Kapistrano i zmbrapsi forcat osmane, pasi ai kishte marrë shumë përforcime. Fatih Mehemmedi e drejtoi personalisht ushtrinë e tij gjatë përpjekjeve për të depërtuar në qytet, por ai u plagos nga një heshtë dhe u detyrua të ndalonte sulmin. Gjatë këtyre luftimeve, Bejlerbeu i Rumelisë, Karaxha Pasha dhe Hasan Aga i jeniçerëve, ranë dëshmorë. Në anën tjetër, u plagosën Janosh Hunjadi dhe Xhovani di Kapistrano. Këta të dy, më vonë iu dorëzuan plagëve dhe vdiqën.
Mbreti serb, Gjorgje Brankoviç, vdiq në vitin 860/1456 dhe vendin ia zuri i biri, Llazari. Por edhe ai vdiq pak kohë pas ardhjes në fron. Në këtë mënyrë u ngrit problemi i trashëgimisë, përkatësisht me sundimin dhe administrimin. Mara, e bija e Brankoviçit, ishte martuar me Sulltanin osman, Muradin II, dhe ishte njerka e Fatih Mehemmedit. Serbët e quanin atë Carica. Në këtë mënyrë, edhe Fatihu ishte midis atyre që pretendonin se kishin të drejtën e sundimit të Serbisë. Pretendentët e tjerë ishin: dy vëllezërit e Marës; vejusha e Llazarit, Elena; dhe Mbreti i Bosnjës si dhëndër i Llazarit. Duke e ditur se nuk do të ishte e aftë të mbronte e vetme Serbinë kundër turqve, mbretëresha Elena ia transferoi të drejtën e saj Papës, i cili pasi dërgoi një kardinal atje, pranoi që ta merrte sundimin e Serbisë.
Ushtria osmane marshoi drejt Gadishullit të Moresë (Peloponezit) dhe në vitin 861/1457, hapi atje disa territore ndaj Islamit, ndërkohë që Fatihu kaloi dimrin në qytetin e Yskypit (Uskiip) (Shkupit). Ai, gjithashtu, dërgoi Vezir-i A'zamin Mahmud Pashanë, në disa zona të Serbisë, për f i hapur ato ndaj Islamit, ndërkohë që me ushtrinë e tij marshoi drejt Semen-dires (Smederevës), që në atë kohë ishte kryeqyteti i Serbisë. Kështjella e Semendires iu dorëzua përfundimisht Fatihut, duke bërë të mundur aneksimin e plotë të Serbisë në vitin 863/1459. Ky veprim u justifikua me faktin se Fatihu kishte të drejtën e tij si një nga pretendentët trashëgimtarë.338 Rezultati ishte që Serbia shpëtoi nga konfliktet e sigurta që do të krijoheshin midis pretendentëve të ndryshëm dhe serbët jetuan për shekuj me radhë nën sundimin osman, duke qenë plotësisht të lirë të ushtronin besimin e tyre fetar dhe praktikat e tyre ortodbkse. Në anën tjetër, nëse mbështetësit e Papës, që vepronte në emër të mbretëreshës Elena, do të kishin qenë të suksesshëm, serbët ndoshta do detyroheshin ta ndryshonin besimin e tyre, nga ortodoks në katolik. Ata nuk do të ishin toleruar të mbeteshin ortodoksë.