Rrethimi i Kanixhes nga të krishterët
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit

Rrethimi i Kanixhes nga të krishterët

Një vit më pas, Arkiduka Ferdinandi në krye të një ushtrie shumë të madhe rrethoi kështjellën e Kanixhes, që ishte kthyer bashkë me rrethinat e saj në një vakëf për el-Medine el-Munevveres. Si përfaqësues të Hilafetit, osmanët shpesh i caktonin këto vakëfe për vendet e shenjta të Islamit.

Tirjaki Hasan Pasha me zgjuarsi i vuri në lojë austriakët kundër hungarezëve. Për pasojë, marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan dhe hungarezët u tërhoqën nga fushë-beteja. Por, Arkiduka Matijas, që iu kishte marrë muslimanëve Stoli Beogradin (Sekeshfehervarin), iu bashkua forcave rrethuese. Edhe pse numri i forcave mbrojtëse të kështjellës Kanixhe ishte vetëm 4.000, Tirjaki Hasan Pasha i dha disa goditje të rënda kundërshtarit, që humbi rreth 18.000 ushtarë. Vëllai i Papës u plagos rëndë në këtë betejë dhe më pas vdiq. Hasan Pasha, më 18 Tetor 1601, organizoi një sulm tjetër të guximshëm gjatë të cilit iu mori kundërshtarëve 45 armë zjarri (topa). Edhe pse Arkiduka Ferdinand iu përgjigj me një kundërsulm të padobishëm, gjatë të cilit humbi dhe 30.000 ushtarë, ai përfundimisht, u largua i turpëruar bashkë me 100 nga njerëzit e tij duke lënë thesarin dhe pajimet në fushën e luftës. Osmanët kishin marrë një mësim të hidhur nga armiqtë në Haçova, kur lakmia e tyre pas plaçkës së luftës e ktheu fitoren në një humbje shkatërrimtare. Për këtë arsye, Hasan Pasha i urdhëroi me vendosmëri gazinjtë që të mos preknin asgjë para se armiku të tërhiqej plotësisht nga fusha e betejës. Respekti i tyre ndaj prijësit u tregua qartë me zbatimin në mënyrë të rreptë të porosisë së tij. Madje, ata pritën dhe ardhjen e Hasan Pashait një ditë më vonë për tua shpërndarë atyre ganimetin. Hasan Pasha hyri në tendën e Ferdinandit, fali dy rekate të shukr namazit dhe u përlot duke falënderuar Allahun ë Plotfuqishëm për fitoren e madhe. Pasi nguli shpatën e tij në mesin e fronit të Ferdinandit, ai u ul mbi fron. Më pas, ai thirri shtatë luftëtarët e parë muxhahidinë që hynë në tendën e Arkidukës dhe iu tha: "Gjithçka, me përjashtim të fronit dhe municioneve në këtë tendë është e juaja." Ganimeti që përfituan ata nga kjo luftë ishte kaq i madh, sa që iu desh dy muaj kohë për ti dërguar ato (pistoleta, pushkë, municione etj.) në kështjellën e Kanixhes. Tirjaki Hasan Pasha u ngrit në rangim e vezirit dhe shumë persona të tjerë që kishin luajtur një rol të rëndësishëm në këtë fitore u shpërblyen me bollëk.

Sulltani osman, Halifi i Muslimanëve, dërgoi për Hasan Pashanë dhe mbrojtësit e kështjellës së Kanixhes, Hatt-ë Hymajunin (Dekretin Qiellor) e mëposhtëm:

"Falënderimi i qoftë Allahut që na zgjodhi ne mes shumë robërve besimtarë të Tij dhe na dhuroi shumë fitore ndaj çështjes së muslimanëve, ndërsa përshëndetja qoftë mbi Zotëri-në e Profetëve." Më pas: "Ti je Bejlerbeu i Kanixhes dhe shërbyesi im me përvojë, dhe i maturi Vezir Hasan Pasha. Në këtë vit fatlum Ummetit të Muhammedit i është dhënë Ndihma Hyjnore dhe shërbimi që ke dhënë ti është paraqitur para portës më të lartë, përpjekja jote e palodhshme është vlerësuar, dhe emri yt është gdhendur mes emrave të fisnikëve të tjerë. Të uroj lumturi. Të jap titullin e Vezirit,.."

Mihaili, vojvoda rebel i Eflakut, e kishte kuptuar në atë kohë që ai nuk mund tiu rezistonte sulmeve osmane dhe për këtë arsye u largua drejt Erdelit. Por, ai u ekzekutua në vitin 1010/1601 nga Basta, komandanti austriak që kishte lakmitë e tij në Erdel.

info@balkancultureheritage.com