Rrethimi i dytë i Vjenës 1683
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Rrethimi i dytë i Vjenës 1683

Pjesa më e madhe e popullsisë hungareze ishte katolike, ndërsa pjesa tjetër që jetonte në zonën qendrore të Hungarisë ishte ortodokse. Synimi i austriakëve që zotëronin këtë zonë ishte që ta kthente këtë minoritet në besimin e tyre katolik, dhe me kundërshtimin e këtij minoriteti, autoritetet austriake vranë, në vitin 1670, mbretin e tyre bashkë me disa princër të tjerë. Në shenjë proteste ndaj këtij akti, djali i mbretit, Tokoli Imre, u rebelua në vitin 1673 dhe u strehua si refugjat në Devletin Osman. Sadrazami Merzifonllu Kara Mustafa Pasha caktoi Bejlerbeun e Budinit, Vezir Uzun Ibrahim Pashanë, si kryekomandant të një ekspedite luftëtarësh që e kthyen Tokoli Imrenë në pushtet, në këmbim të një tagre vjetore prej 40.000 dukatesh. Në atë kohë, Devleti Osman ishte në kulmin e fuqisë së tij, ndoshta mund të quhej edhe "Superfuqia" Botërore. Statusi i Sadrazamit dhe i Shejhulislanut, nga ana protokollare, ishte i barabartë me atë të krerëve të shteteve evropiane me përjashtim të statusit të Perandorit të Austro-Hungarisë. Kur mbretërit evropianë i dërgonin letra zyrtare sulltanit, ata i adresoheshin Sadrazamit dhe Shejhulislamit. Duke u ndjerë i lavdëruar dhe i vlerësuar nga Reisul Kuttab Mustafa, Sadrazami Kara Mustafa Pasha u nis drejt Vjenës në krye të një ushtrie shumë të madhe. Ky veprim ishte kundër këshillës së veteranit Ibrahim Pasha, që mendonte së përparimi drejt Vjenës duhet të ishte lënë për një kohë më të vonë, deri sa osmanët të merrnin gradualisht kështjellat që ishin përgjatë rrugës drejt saj, mendim ky, që ndante edhe Tokoli Imre. Rrethimi i Vjenës filloi më 1094/14 korrik 1683 dhe osmanët kapën rob 40.000 gjermanë gjatë rrugës së tyre, ndërsa akën-xhinjtë dhe kalorësit e Kërëmit u shpëmdanë në një territor të gjerë që ishte nën zotërimin e krishterë. Duke e lënë qytetin në duart e një gjenerali të aftë, Perandori i Austrisë u largua dhe u tërhoq në Pragë, ku u përpoq të mblidhte edhe ushtarë. "Faktikisht, Habsburgët kishin qëndruar mënjanë me shpresën se do ta shmangnin një luftë të hapur me otomanët, ndërkohë që luftonin kundër francezëve ne perëndim. Por, i ndikuar nga agjentët francezë, Kara Mustafai ishte i bindur se kishte ardhur koha e duhur për të marrë Vjenën, dhe të arrinte të merrte kësh-tu atë, që sulltanët e tjerë nuk kishin mtmdur në të kaluarën.

"Ndërkohë që një ushtri e madhe ishte mbledhur në Edrene, perandori krijoi një koalicion të ri evropian, që ti bënte ballë këtij kërcënimi. Aleati i tij më i rëndësishëm ishte Jan Sobijeski i Polonisë. Papa Inocenti XI bëri thirrje për krijimin e një Kryqëzate të re kundër jobesimtarëve, duke shkuar aq larg sa ti kërkonte ndihmë edhe Shahut të Iranit. Dhe, ndërkohë që opozita franceze anuloi pjesërisht efektet e thirrjes për ndihmë, ai ia doli të siguronte luftëtarë dhe para për Habsburgët nga Portugalia, Spanja, Polonia, si dhe nga disa princër të Gjermanisë.

Mustafa Pashai vendosi të mos ndërmerrte një sulm masiv kundër Vjenës, sepse mendonte se qyteti do të dorëzohej pas një rrethimi që do të zgjaste për pak javë, pasi ai tashmë e kishte nënshtruar një herë një pjesë të madhe të perandorisë austriake, dhe në të njëjtën kohë, kërkonte të shmangte plaçkitjen e paevitueshme të qytetit nga ushtarët osmanë. Por qyteti do të ishte marrë me sukses, nëse ushtria osmane do të ishte hedhur në sulm, ne vend që ta rrethonte qytetin për një kohë të gjatë. Siç thotë dhe Defterdar Sarë Mehmed Pasha: "Nëse koha e rrethimit të një kështjelle i kalon 40 ditë, atëherë mundësia është e madhe që ajo të marrë ndihma nga jashtë. Rrethimi kishte vazhduar për më shumë se 50 ditë dhe ushtarët osmanë duhet të përshkonin largësi prej 15-20 orësh, për të gjetur bar për kuajt e tyre. Sadrazami duhet të kishte menduar më parë për sigurimin e ushqimit dhe ujit.

Mbreti polak Jan Sobijeski erdhi në mbështetje të Vjenës, në krye të një ushtrie të madhe të përbërë nga forca aleate, dhe Mustafa Pasha u detyrua ta ngrinte në 12 shtator rrethimin e tij që zgjati 2 muaj. Për pasojë, osmanët pësuan një disfatë të madhe, ku u vranë një numër i madh ushtarësh, dhe lanë pas dhe sasi të mëdha municionesh dhe pajimesh lufte, ndërsa kështjella Estergon ra në duart e austriakëve në nëntor të vitit 1683. Mustafa Pasha u ndëshkua duke u ekzekutuar në Beograd, edhe pse ai kishte fajësuar Ibrahim Pashanë, komandantin e krahut të djathtë të ushtrisë, që kishte qenë i pari që kishte pësuar humbje dhe e kishte dënuar atë me ekzekutim. Megjithatë, para se të ndodhte kjo, Ibrahim Pasha u kishte thënë ushtarëve të tyre: "Ky njeri (Mustafai) po më bën padrejtësi. Ai do të më ekzekutojë padrejtësisht. Megjithatë, thojini sulltanit të mos e ekzekutojë atë, pasi ai është njeriu "i vetëm" që mund ta rimarrë në dorë këtë situatë.

Politika e Kara Mustafa Pashait, i cili ishte padyshim një udhëheqës shumë i aftë, por kokëfortë dhe ambicioz, mund të ketë qenë një nga faktorët kryesorë për këtë disfatë. Megjithatë, kundërshtarët e tij në oborrin e sulltanit, shpejtuan të përfitonin nga krijimi i kësaj situate kritike, duke ndikuar në vendimin që sulltani mori për ekzekutimin e tij. Edhe një herë thënia e Profetit (s.a.v.s): "Shmangni xhelozinë, sepse xhelozia i përpin veçoritë e mira, ashtu si zjarri përpin drurin" dëshmoi vërtetësinë. Por, ndoshta në këtë rast, është më i rëndësishëm fakti që zhvillimi islam duket se kishte filluar të rrënohej dhe ushtria e tij, arsyeja ekzistuese e së cilës ishte "të luftonte për Islamin", po humbte gjithnjë e më shumë vlerat e saj. Gjatë rrethimit të Vjenës, një sjellje e turpshme dhe joislame kishte mbizotëruar midis ushtarëve. Këta ushtarë, madje, kishin konsumuar verë dhe kishin kryer tradhti bashkëshortore gjatë muajve të shenjtë. Sjellja shkatërrimtare, përbuzja dhe mendjemadhësia e tyre, gjatë rrethimit të Vjenës, ishte mjaft e ngjashme me sjelljen e ushtrive të krishtera të shekullit të 14-të. Një ushtri, që nënçmon mesazhin dhe misionin e saj dhe që shqetësohet më tepër për anën materiale dhe për kënaqësinë e paarsyeshme, është e caktuar të humbë.

Politika dashakeqe dhe mashtruese e qeverisë franceze ishte një faktor tjetër ndikues në disfatën dhe paaftësinë e osmanëve për fu ringritur pas saj. Ishte Franca ajo që nxiti Kara Mustafa Pashanë të sulmonte Vjenën dhe që e tradhtoi aleatin e saj, Devletin Osman. Në këtë kontekst, Sho ka shkruar: "Luigji XVI e shfrytëzoi sulmin e otomanëve kundër Vjenës për të pushtuar Holandën spanjolle, në mënyrë që Habsburgët të mos kishin mundësi të ndiqnin rrugën otomane të vitit 1683. Nëse Franca do të kishte vazhduar sulmin e saj, otomanët mund të kishin pasur mundësi të ringriheshin pas disfatës që pësuan në Vjenë. Por, ashtu siç kishte ndodhur shumë herë në marrëveshjet e otomanëve me Evropën, menjëherë pasi aleatët e tyre arrinin atë që dëshironin në perëndim, ata lidhnin një marrëveshje tjetër paqeje duke i braktisur otomanët.

info@balkancultureheritage.com