Sadrazami Halil Hamid Pasha

Sadrazami Halil Hamid Pasha

Devleti Osman priste që Rusia fi shkelte kushtet e Traktatit të paqes së Kyçyk Kajnarxhes. Për këtë arsye, osmanët fortifikuan kështjellat, që ndodheshin në pikat kufitare, ndërsa Sadrazami Halil Hamid Pasha (1782-1785), u përpoq të krijonte një flotë të fuqishme. Nevoja e domosdoshme dhe njëkohësisht shumë e vështirë, ishte të arrihej një politikë rrënjësore për të fuqizuar ushtrinë duke përmirësuar sistemin timar, që ishte trashëguar nga paraardhësit e tyre, ndërkohë që disa timare bliheshin nga të tjerë, si mënyrë për të siguruar jetesën.

Megjithatë, Halil Hamid Pasha, që ishte një prijës trim dhe i vendosur, rriti numrin e anëtarëve të shtabit, që u quajtën "pushkatarët e shpejtë", nga 300 në 2.000 vëtë, dhe grumbulloi në pika të rëndësishme strategjike ushqime dhe pajime për ushtrinë. Ai kontrolloi regjistrat e ushtarëve që ishin të pozicionuar në pikat kufitare dhe ndaloi zakonin e korruptuar të shitjes së pagave të ushtarakëve. Ai, gjithashtu, mori guximin të vendoste që ushtarët, pagat e të cilëve bliheshin nga shitësit e rëndomtë, të mos konsideroheshin si rekrutë të ushtrisë, dhe për pasojë të mos paguheshin. Por, këto vendime të guximshme dhe heroike kundër korrupsionit në sistemin timar, do ti kushtonin atij postin e tij dhe do ta çonin atë në martirizim në Xhumadel Ahire 1199/prill 1785.

Nga të dhënat e mësipërme, ne mund të dalim në përfundimin e logjikshëm se nga fundi i shekullit të 18-të, Devleti Osman i kishte ende forcat për tu kthyer në superfuqi, edhe pse kjo ishte një detyrë e vështirë, që kishte nevojë për shtetarë trima, vizionarë dhe krijues, siç ishte dhe Halil Hamid Pasha. Dhe, persona të tillë nuk mund të mbijetonin për shkak të dinjitarëve, interesi i të cilëve pakësohej nga ata. Por, në këtë aspekt, Devleti Osman nuk ishte i vetëm në botën e shekullit të 18-të, siç thotë dhe Uilijam Hjuston (William Houston) në përshkrimin e tij të gjatë të mëposhtëm:

Gjatë viteve 1780, Franca drejtohej nga një këshill aristokratësh me në krye mbretin. Për shumë aspekte, kjo periudhë u karakterizua nga një begati e konsiderueshme: rrugët ishin më të mirat në Evropë; administrata ishte në proces reformimi; industria ishte në lulëzim; pjesa më e madhe e fshatarëve ishin lënë të lirë dhe torturat nuk përdoreshin më si mënyrë për tregimin e të vërtetës.

Fatkeqësisht, vendi po ashtu kishte falimentuar ekonomikisht. Ajo kishte pasur shpenzime të tepërta për të ndihmuar kolonitë e Amerikës të fitonin Luftën e tyre të Pavarësisë, dhe administrata po përpiqej të rikuperohej nga humbjet. Fisnikët dhe kisha, megjithatë, nuk pranuan një rritje të taksimit. Në vend të tyre, kjo rritje do të binte në radhë të parë mbi klasën e mesme dhe mbi tregtarët, nëpërmjet pagesës së piazhës (pëagë), që ishin taksa të brendshme për kalimin e mallrave përgjatë rrugëve, lumenjve dhe kanaleve.

Kjo taksë do të binte edhe mbi fshatarësinë, me detyrimet ndaj çifligjeve, apo kështjellave. Por, më e keqja ishte rritja e çmimeve të ushqimeve, si rezultat i përkeqësimit të të korrave, dhe, nga viti 1789, gjendja u rëndua dhe më tepër, për shkak të detyrimit për të paguar 80% e të ardhurave për bukën nga 2/3 në fillim të kësaj dekade. Këto probleme arritën kulmin pas sulmit të Bastijës, më 14 korrik, që u kthye në një shkak për për-hapjen e kryengritjeve në të gjithë vendin. U formua Asambleja Kombëtare, ndërsa këshilli gjykues u shpërbë.

info@balkancultureheritage.com