"Nëqoftëse duam që lirinë ta kemi të siguruar dhe të luftojmë në mënyrë të barabartë, të thërresim nga Epiri mbretin Pirro dhe ta shpallim atë komandant të kësaj lufte; gjë që u bë .
Pirrua, mbret i Epirit, mbas katastrofës detare që pësoi shkoi në Tarant dhe tarantasit atëherë u rënduan shumë nga taksat mbretërore, të mbledhura me forcë dhe nga fyerjet që u bënte grave dhe fëmijëve të tyre. Gjithashtu Pirrua shpërndau mensat popullore dhe /ndaloi/ mbledhjet e dëfrimet, të cilat i quante të papajtueshme me luftën, ndërsa qytetarët i futi në stërvitje ushtarake dhe ata që i shmangeshin, i dënonte me vdekje. Pra kështu të gjithë tarantasit, të lodhur nga punët e papritura dhe taksat, filluan ta konsiderojnë qytetin si të huaj dhe të largoheshin nëpër fushat. Mbreti /për këtë/ mbylli portat dhe vendosi roje.
Pirrua, mbreti i Epirit, si mundi romakët dhe duke dashur të largojë ushtrinë nga beteja e ashpër, dhe me shpresë se romakët do të shpëmdaheshin, dërgoi në Romë Kinea Thesaliotin, të famshëm për fjalime se imitonte Demostenin. Kinea shkoi në senat dhe atje mburri shumë mbretin, duke vënë në dukje modestinë e tij në betejë dhe faktin që nuk marshoi drejt qytetit2) as drejt lëmit më të afërm; nga ana tjetër atyre u ofroj paqe, miqësi dhe aleancë me Pirron nëqoftëse pranonin në këtë /aleancë/ edhe tarantasit, kurse helenët e tjerë që banonin në Itali t'i linin të lirë dhe të pavarur dhe leukanëve, samnitëve, daunëve e bretëve t'u kthenin të gjitha ato që u kishin marrë gjatë luftës. Dhe tha: 'Si të bëhen të gjitha këto, Pirma do t'u dorëzonte robërit pa shpërblim..."
Pasi nuk mori ndonjë përgjigje për paqe nga senati, Pirrua u drejtua për në Romë, duke plaçkitur /rrugës/ gjithçka. Arriti në qytetin Anagnia, duke pasur tani ushtarët të rënduar nga plaçka e madhe dhe robërit e shumtë, hoqi dorë nga beteja dhe u kthye në Kampania me elefantët në krye, ndërsa ushtrinë e ndau në qytete për të dimëruar.