Saranda
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Saranda

Onchesmus i antikitetit, rishfaqet më 1191 nën emrin e ri të 40 Shenjtorëve (Sancti Quaranta), të huazuar nga kisha me të njëjtin emër. Atë kohë Saranda paraqitej si një qytet i shkretë. U pushtua nga Osmanët në vitin 1492, bashkë me pjesën më të madhe të bregdetit jonian. Më 1614, vikari i Patrikut të Ohrit, Aleksandër Musella, e përshkruan Sarandën si një port shumë të bukur, ku mund të ankoronte pa problem një flotë e madhe.

Më 1625, në një moment krize furnizimi me drith, autoritetet e Korfuzit i ndihmoi një kontratë për importimin e një mijë mode drithi, e lidhur me një  "Turk" të Sarandës. Marrëveshja u konsiderua me shumë leverdi, edhe për faktin se gruri ishte i një cilësie mjaft të mirë. Afër Sarandës, në kepin e Demës ndodhej edhe një liman i vogël, i quajtur pikërisht limani i Demës. Limani i Demës shërbente si bazë për kontrabandistë e piratë. Më 1 prill të vitit 1557, një anije pirate turke me bazë në Demë, e komanduar nga rais Arapi, sulmoi 6 barka të Pargës dhe zuri tre prej tyre bashkë me katër marinarë parganjotë.

info@balkancultureheritage.com