Selca e Poshtme
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Selca e Poshtme

Kodra ku gjendet qyteti antik mban toponimin Gradishta e Selcës, sipas emrit të fshatit Selca e Poshtme në rrethin e Pogradecit. Ngrihet në lartësi 1010 m mbi nivelin e detit, në bregun e djathtë të lumit Shkumbin(Genusus). Kontrollonte nga afër rrugën pararomake që lidhte Ilirinë bregdetare dhe Dyrrahun me Maqedoninë, duke kaluar në grykën e Çervenakës për në Pogradec (Enkelana?) dhe grykën e Cangonjit për në fushën e Korçës.

Gjetjet arkeologjike

Mburoja ilire nga fasada e varrit monumental nr 2.
Clippus me paraqitjen e një burri, gjysma e dytë dhe shekulli II pas Krishtit
Erosi si aktor. Reliev i aplikuar nga një vazo bronzi e shek. III p.e.s
Afërdita. Terrakota e prodhimit vendas, e gjetur në varrin nr 2. fundi i shekullit III p.e.s

H. Ceka botoi varrin e parë monumental (Ceka, H. 1948). Më 1969-1970 u kryen gërmime nga Muzeu i Pogradecit për zbulimin e dy varreve të tjerë monumentalë. Më 1970-1972 u kryen gërmime sistematike nën drejtimin e N.Cekës (Ceka, N. 1972 dhe 1985).

Fortifikimi

Gurore antike në shpatin lindor të Gradishtës së Selcës së Poshtme, shekulli IV para Krishtit

Qyteti antik shtrihet mbi dy tarraca natyrale të kodrës me sipërfaqe rreth 6 ha, të cilat përbëjnë akropolin, dhe në rreth 10 ha të tjera në shpatin që zbret në lindje të saj. Në pjesën më të madhe qyteti i sipërm mbrohej nga shkëmbenjtë e thepisur, por janë gjetur edhe gjurmë të një muri me blloqe katërkëndësh në anën lindore, që korrespondon me shtresën e shek.IV p.e.sonë. Një fortifikim i dytë, që kufizon vetëm majën e kodrës, në një linjë të thjeshtë, pa kulla, në një sipërfaqe 2 ha, është datuar në çerekun e fundit të shek. IV p.e.sonë.

Varret monumentale

Pamja e varrit nr 3 nga lart.
Varri monumental nr. 1, gjysma e dytë e shekullit IV p.e.sonë
Zona e varreve monumentale të qytetit ilir të Selcës së Poshtme

Janë zbuluar katër varre monumentale të gdhendura në shkëmb dhe një varr me qemer, të gjithë në anën lindore të qytetit, ku gjendej nekropoli i shek. IV- III p.e.sonë. Varri nr. 1 ka një fasadë monumentale të rendit jonik të gdhendur në shkëmb në një gjerësi 4 m dhe lartësi 2.40 m. Në qendër ka hyr-jen 1.98 x 1.02 m, që mbyllej me një portë guri dyfletëshe. Thellimet në dysheme dëshmojnë se ajo ishte llogaritur të hapej për rivarrime dhe ceremoni. Pas hyrjes gjendet dhoma e vetme e varrimit me përmasa 2.80 x 3 m. Tavani i saj është trajtuar në formë qemeri, ndërsa dy sofate për vendosjen e të vdekurve zënë pothuaj gjysmën e dyshemesë së dhomës.

Përpara fasadës ka qenë gdhendur një lloj vestibuli katërkëndësh me përmasa 3.80 x 3.50 m, që shërbente për zhvillimin e ceremonive. Dhoma e varrimit ka qenë grabitur që në lashtësi dhe ka mbetur e zbuluar gjatë gjithë kohëve. Ngjashmëria me varret maqedone në Palatitza dhe Pydna e datojnë këtë varr në fund të shek. IV p.e.sonë.

Varri nr. 2 gjendet në jugperëndim dhe pothuaj ngjitur me varrin nr. 1. Ka formën e një teatri të vogël me diametër 5.55 m, me dy radhë ndenjësesh, që shërbenin për uljen e pjesmarrësve në ceremonitë përkujtimore. Dhoma e varrimit gjendet nën orkestrën dhe mbulohej dikur nga një pllakë e madhe katërkëndëshe 1.68x 1.78 m. që mbërthehej me lidhje plumbi. Skena formohet nga një paret 0.45 m, i cili përshkohet nga një hyrje 0.50x0.80 m për në dhomën e varrimit. Edhe këtu dallohen shenjat e lidhjes së portës së gurtë me plumb, gjë që dëshmon se ajo ka qenë përdorur vetëm një herë. Zbatimi i formës së teatrit për një monument varrimi përbën një shembull unik. Forma e teatrit me analema të drejta përsërit modelin e teatrove të Dodonës, Klosit e Bylisit, tipikë për gjysmën I të shek. III p.e.sonë. Varri nr. 3 ka qenë hapur në veri të varrit 1, në një nivel më lart se ai. Fasada e gdhendur në shkëmb përbëhet nga dy kate.

Pjesa e sipërme, me lartësi 3 m, është punuar në formën e një portiku jonik me një eksedër në qendër, ku gjendet porta, dhe me dy panele të drejta anësore. Kapitelet jonikë, të ngjajshëm me të varrit 1 e të zbukuruar me rozeta, kanë qenë punuar veçmas prej guri më të fortë dhe janë inkastruar me lidhje plumbi. Veçmas ka qenë punuar edhe frizi e korniza e antablementit, të cilat kanë humbur plotësisht. Në dy panelet anësore janë gdhendur relieve: në atë majtas - një bukranion brenda në një nishe dhe një përkrenare atikase mbi të; në atë djathtas një mburojë e tipit ilir. Dy panelet e tjera anash portës mbajnë shenjat e një afresku të dikurshëm Hyrja me përmasa 2x1.10 m mbyllej me një portë guri njëfletëshe. Dhoma e varrimit përfaqëson një kenotaf, me një hapësirë 2.50x 1.15 të punuar trashë, që është braktisur nga ndërtuesit për shkak të shfaqjes së një shkëmbi josolid, me shumë çarje. Kjo i ka detyruar ata të ndryshonin projektin dhe të hapnin dhomën e vërtetë të varrimit nën oborrin e monumentit. Kjo dhomë është katërkëndëshe 2.77x 2.72 m, me tavanin që mbyllet në formë qemeri cilindrik në lartësi 1.85 m. Ka dy sarkofagë të krijuar nga pllaka të inkastruara te njeratjetra dhe paretet e dhomës. Një pllakë e përdorur si kapak sarkofagu dhe e punuar njëlloj si paretet anësore, vjen nga një varr tjetër, ende i pazbuluar, dhe është përdorur në një përiudhë të dytë varrimi. Faqet e sarkofagëve janë trajtuar në reliev në formën e shtretërve jonikë.

Gjetjet arkeologjike në dhomën e varrimit i takonin një periudhe të dytë varrimi dhe lidhen me katër trupa dhe gjashtë uma. Inventari përfaqësohej nga 30 vazo qeramike, 5 enë bronzi, 12 stoli ari, një paftë brezi argjendi, 20 armë të ndryshme hekuri, 6 terrakota, një këmishë hekuri me thurje telash, një yzengji kali, etj. Mbi bazën e tipologjisë së tyre këto varrime datohen në gjysmën e dytë të shek. III. Dhoma ka qenë dhunuar pas mbylljes së saj dhe ka qenë grabitur pjesërisht në gjysmën I të shek. II p.e.sonë.

Varri datohet në bazë të analizës arkitektonike dhe tipit të përkrenares në reliev në gjysmën I të shek. III p.e.sonë. Është vënë në dukje ngjajshmëria e kësaj përkrenare me atë të mbretit ilir Monunios, të gjetur në të njëjtin rajon gjatë Luftës I Botërore. Varri 4 ndodhet në të njejtin brez shkëmbor si të tri varret e mësipërme, por rreth 110 m në verilindje të tyre. Në kërkim të një shkëmbi solid për dhomën e varrimit është hapur një fasadë me gja-tësi 70 m dhe lartësi deri 5 m.

Dhoma e varrimit gjendet në pjesën më lindore. Ajo ka pasur një fasadë në formën e një tempulli, të ndërtuar me elmentë të punuar veçantë, të cilët kanë humbur pas shkatërrimit të varrit. Në qendër të saj ka qenë hapur porta katërkëndëshe 2 x 1.30 m, me komizë të theksuar në mënyrë të ngjajshme me portat e grupit të parë. Dhoma katërkëndëshe3.50x 3.10 m ka një tavan në formë qemeri cilindrik me lartësi 2.15 m. Ka pasur një sarkofag të vetëm në anën e majtë të hyrjes, të krijuar me pllaka vertikale, të cilat kanë qenë grabitur. Gjurmë suvaje dhe ngjyrash të mbetura në faqet e dhomës dëshmojnë se ka qenë e pikturuar me afreske.

Në faqet e tjera të fasadës, që ndahen nga çarje natyrore të shkëmbit janë hapur pesë kamare katërkëndëshe për vendosjen e mbishkrimeve, të punuar veçmas, që kanë humbur. Në njërën prej faqeve është gdhendur forma e një dalte të madhe dhe përgjatë saj janë shkruar katër mbishkrime, të interpretuara nga zbuluesi si shënim i punëve të kryera nga arkitekti me emrin Mekos.

Tipolologjia e arkitekturës e lidh me grupin e parë të varrëve dhe e rreshton të fundin kronologjikisht, në gjysmën e dytë të shek. III p.e.sonë. Varri 5 përfaqëson një tip tjetër varri monumental, të ndërtuar nën tokë me blloqe kudratike. Ai i takon një tipi të njohur në nekropolet mbretërore të Maqedonisë (Pydna, Vergina), në nekropolet e disa qyteteve ilire (Amantia, Byllis, Përsqop) e epirote (Cassope, Borsh) dhe në Canossa të Pulies.

Banesat e shek. III-II p.e.sonë.

Në anën verilindore të akropolit u gërmuan dy horizonte banesash të shek. III-I p.e.sonë të zhvilluara para një muri tarracimi 25 m të gjatë, i pari me konstruksion druri dhe një numur pitosash për ruajtje rezervash ushqimore dhe i dyti me mure të ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me baltë. Në anën juglindore të akropolit u gërmua një radhë dyqanesh dhe punishtesh të shek. II-I p.e.sonë, të vendosura pas një muri terracimi, të gjitha të ndërtuara me blloqe kudratikë, pjesa më e madhe të ripërdorur. Në qytetin e poshtëm, poshtë varrit nr. 4, u gërmua në një terracë natyrore një banesë e zhvilluar në tri periudha të ndryshme ndërtimi. E para, që karakterizohej nga një portik para fasadës, ishte ndërtuar me blloqe të marra nga shkatërrimi i fasadës së varrit nr. 4. Dy periudhat e tjera i takojnë banesave të mbyllura me një korridor qëndror dhe ambiente rreth tij. B. Materialet e gjetura, kryesisht qeramikë, i takojnë shek.II-I p.e.sonë.

Guroret

Varret monumentale kanë qenë hapur në hapësirat e krijuara nga shfrytëzimi i guroreve antike, të vendosura të gjitha në një brez solid shkëmbor në anën lindore të kodrës së qytetit antik. Vetë ndërtimi i varreve e daton fillimin e veprimtarisë së tyre në shek. IV p.e.sonë, që korrespondon me ndërtimin e një muri rrethues dhe të ndërtesave monumentale në akropol. Teknika e nxjenjes së blloqeve kuadratike ka qenë nëpërmjet thellimit të kanaleve anësore dhe të shkëputjes me anë të pykave prej hekuri në pjesën e poshtme. Shenjat e mbetura pas shkëputjes së blloqeve kanë përmasa 1.50x 0.90; 1.20x 080; 0.80x 0.60, etj.

info@balkancultureheritage.com