Selimi II shkoi në Stamboll dhe prej aty në Beograd, ku takoi Ordu-ju Hymajunin (Ushtrinë Qiellore), ku bëri dhe bej'atin (betimin për besnikëri), nëpërmjet të cilit ai u njoh zyrtarisht si Halifi-Sulltani Osman në vitin 1566. Ndërkohë që babai i tij, Sulltan Sylejmani, ishte nisur drejt Sigetvarit, kishte dërguar në Mesdhe në vitin 1566 Kapdan-ë Derjanë, Pijale Pashanë, në krye të Donanma-jë Hymajunit (Flotës Qiellore Detare). Pijale Pashai hapi ndaj Islamit ishullin Sakëz që e inori nga 12 fisnikë gjenovas, të cilët nuk kishin arritur të paguanin tre vitet e fundit në afatin e caktuar tagrën që iu detyroheshin osmanëve dhe që kishin mbështetur Kalorësit e Shën Xhonit gjatë rrethinut të Maltës. Selimi II konsolidoi pozitën e tij dhe në Stamboll u mblodhën për të uruar sulltanin e ri, të dërguar të vendeve të ndryshme, midis të cilëve ishte dhe ambasadori i Mbretit të Austrisë. Gjithashtu, u rinovua dhe traktati i paqes që ishte lidhur me Austrinë gjatë fushatës së Sigetvarit.
Përpjekja për ndërtimin e Kanalit të Vollgës 1569
Ivani i Tmerrshëm i Moskës pushtoi Kazanin në vitin 1552. Turqit e këtij vendi iu drejtuan qeverisë osmane për të kërkuar ndihmën e tyre, në ndërtimin e një kanali në pikën më të afërt (11.5 km) midis lumenjve Ten (Don) dhe Itil (Vollga), që derdheshin në Detin e Zi dhe Detin Hazar (Kaspik).
Sadrazami osman Sokollu, emëroi Kasim Pashanë si Bejlerbeun e Kefes dhe e instruktoi atë që të ndërmerrte projektin në fjalë.
D.E. Piçer (Pifcher) ka shkruar për këtë projekt si vijon: "Rreth vitit 1560, turqit filluan të kuptonin rrezikun që vinte nga Rusia dhe Sylejmani planifikoi këtë plan të guximshëm për të bashkuar lumin Don me Vollgën nëpërmjet ndërtimit të një kanali. Ky plan u diskutua fillimisht në vitin 1563 dhe Sokollu Mehmedi u përpoq ta zbatonte në vitin 1569. Ishte kjo një skicë e guximshme por jo e pamundur, rezultati i të dlës do të ishte manja nën kontroll e pjesës së poshtme të Vollgës dhe Kaspikut nga turqit dhe mundësimi i një lidhjeje direkte me armiqtë uzbekë të Persisë në Transaksoni."
Ky projekt ambicioz tregoi se osmanët kishin besim të madh në vetvete dhe në burimet e tyre. Për zbatimin i tij ishte e nevojshme të merrej Astrahani, në mënyrë që rusët të mbaheshin larg territorit të basenit të poshtëm të lumit Vollga, si dhe pozicionimi i një flote në Kaspik, nëpërmjet rrugës së re detare që do të rrethonte rajonin e Kaukazit dhe në këtë mënyrë Persinë Qendrore. Gjithashtu, duhej të vendoseshin marrëdhëniet e drejtpërdrejta me hanatet e Azisë Qendrore, dhe duhej të rigjallëroheshin marrëdhëniet tregtare përgjatë rrugës nga Hvarezmi, nëpërmjet Astrahanit drejt Krimesë, që duhej të vendosej nën kontrollin e sigurt osman. Osmanët i filluan punimet në këtë vend, por nuk arritën ti përfundonin.
Fakti që osmanët i kishin filluar gërmimet për ndërtimin e kanalit tregon se kjo zonë ishte nën zotërimin e tyre. Por të gjitha hartat perëndimore e tregojnë kufirin osman të vendosur më në jug të kesaj zone dhe në të njëjtën mënyrë, ata i përjashtojnë edhe territoret e tjera osmane në Gadishullin Arabik dhe Afrikë.
Sadrazami Sokollu zgjodhi një staf të pakualifikuar për këtë detyrë, ndërsa Hani i Krimesë, Devlet Gëraji, nuk ishte entuziast për arsye se kjo do të fuqizonte kontrollin osman mbi zotërimet e tij. E vetëdijshme për rrezikun e mundshëm nga Rusia, administrata osmane i përdorte turqit e Krimesë në një mënyrë shumë të dobishme kundër tyre. Hanët gjysmë të pavarur të Krimesë u bindën nga osmanët për të ngritur krye herë pas here kundër Rusisë. Si kalorës të shkëlqyer dhe mjeshtër të luftimit, ata e sulmonin Rusinë pothuajse çdo javë, madje edhe gjatë dimrit, duke arritur ta mbanin në gjendje pritjeje ndër shekuj.
Territori Lindor i Mesdheut vazhdonte të ishte nën sovranitetin osman, por Qipro ishte një kërcënim dhe shqetësim i vazhdueshëm për supremacinë osmane. Piratët e Qipros, madje kishin guxuar të grabisnin kuajt që Bejlerbeu i Egjiptit i dërgonte si dhuratë Selimit, që në atë kohë ishte Sanxhakbej i Konjas. Për më tepër, Qipro qëndronte si bllokadë mbi rrugën e pelegrinazhit për në Hixhaz. Llalla Mustafa Pasha dhe Pijale Pasha u dërguan që të merreshin me këtë kërcënim. Ata e hapën kryeqytetin e Qipros, Lefkoshën në vitin 978/1570 ndaj Islamit, ndërkohë që Gime 'dhe Bafi u dorëzuan. Magoza qëndroi pak më shumë, pasi kishte një kështjellë të fortë, por edhe ajo u hap ndaj Islamit në vitin 979/1571. Kjo është përshkruar në një varg si më poshtë vijon:
Alldë Këbrës odosën Shah Selim.
Shah Selimi mori Ishullin e Qipros.
Vlerat numerike të germave në këtë rresht tregojnë vitin 978 (1571).
Struktura administrative osmane në Qipro përshkruhet në këtë mënyrë: "Otomanët e riorganizuan Qipron në përputhje me parimet e tyre standarde. Katolikët latinë që kishin krijuar klasën drejtuese në këtë ishull u eliminuan. U rivendosën privilegjet e dikurshme të Kishës Ortodokse greke së bashku me zotërimet e saj. U morën masa për të fituar popullsinë lokale dhe për zhvillimin e burimeve ekonomike dhe financiare. Ligji, sipas të dlit skllevërit ishin të detyruar të pimonin dy ditë në javë për pronarët e tyre të tokës, u shfuqizua. Një numër i madh emigrantësh turq, 70.000 sipas një përllogaritje, u sollën me bagëtitë dhe orenditë e tyre nga Anadolli Qendror, sipas sis-temit syrgjyn të zhvendosjes së detyruar dhe u vendosën në tokat e zbrazëta të Qipros.
Aneksimi i Qipros nga osmanët nxiti krijimin e aleancës së 12-të të fuqive të krishtera ktmdër Devleti Osman. Në vitin 979/1571 anijet e Papatit, Spanjës dhe Venedikut u mblodhën nën drejtimin e Don Huanit, djalit të paligjshëm të Karlit V, dhe u hodhën në suhn kundër flotës osmane në Inebahtë (Lepanto). Marinari me përvojë, Ulluç Ali Pasha sugjeroi që flota osmane të mbrohej nën fortifikimin e kështjellës së Inebahtit, por Kaptan-ë Derja, Myezzinzade Ali Pasha e kimdërshtoi atë dhe suhnoi flotën e bashkuar të krishterë, sipas urdhrave që mori nga Stambolli. Myezzinzade, që ishte një ushtarak trim, por që nuk ishte detar, ra martir gjatë betejës dhe flota osmane pësoi një disfatë të rëndë në vitin 979/1571.
Megjithatë, nga pozidoni i tij si komandant i krahut të djathtë të flotës osmane, Ulluç Ali Pasha sulmoi krahun e majtë të flotës kundërshtare dhe i shkatërroi anijet e tij duke kapur anijen kryesore të Kalorësve të Shën Xhonit. Në këtë mënyrë, ai u ngrit në rangun e Kaptan-ë Derja të flotës osmane dhe u quajt Këllëç (Shpata) Ali Pasha. Evropianët shpresuan se flota, tashmë e paralizuar osmane, nuk do të arrinte të vepronte në mënyrë të suksesshme, të paktën për disa vite në vazhdim, por osmanët ndërtuan më shumë se 200 anije të reja gjatë dimrit dhe një vit më pas flota e tyre detare ishte gati për luftim. Sadrazami osman, Sokollu Mehmet Pasha i tha ambasadorit venedikas, Barbaro: "Siç e shikon, disfata në Lepanto nuk na ka çkurajuar dhe ka një dallim midis humbjes suaj dhe humbjes sonë. Ne morëm nga territori juaj një vend (Qipron), duke ju prerë në këtë mënyrë një krah dhe ju mimdët flotën tonë, duke na hequr mjekrën. Ju nuk mund ta zëvendësoni një krah, por mjekra rritet sërish edhe më e dendur.
Venediku, një nga superfuqitë detare të kohës, kishte braktisur aleatët e saj dhe kishte nënshkruar një traktat paqeje me osmanët, nëpërmjet të cilit ai njihte sovranitetin e osmanëve në Qipro, si dhe kishte pranuar të vazhdonte të paguante një shumë vjetore prej 300.000 monedhash floriri, që i paguanin që nga periudha e Sylejmanit të Madhërishëm.
Osmanët kishin dërguar pajimet e tyre nga Suezi tek Sulltani i Açehut. Portugezët që kishin marrë kontrollin e Oqeanit Indian, pengonin seriozisht rrugën e pelegrinazhit nga Lindja në Mekë. Si zëdhënës i muslimanëve dhe mbrojtës i Tokës së Shenjtë, Devleti Osman e ndjeu se mënyra më e mirë për të mbrojtur rrugën e Haxhit nga sulrni i portugezëve, do të ishte të hapnin një kanal në Suvejsh që do të lidhte Detin Mesdhe me Detin e Kuq, në mënyrë që të mundësohej kalimi i Donanma-jë Hymajun nga Mesdheu në Detin e Kuq, dhe në Oqeanin Indian për të luftuar ktmdër portugezëve atje. Në vitin 1568, Bejlerbeu i Egjiptit ishte instruktuar të përgatiste një studim fizibiliteti që do të analizonte në mënyrë të veçantë largësinë midis dy deteve, si dhe përshtatshmërinë e tokës për këtë plan. Është e vërtetë që osmanët nuk mundën ta realizonin këtë plan, por vetëm përpjekja e tyre për ta bërë këtë, është një shenjë treguese e qëndrimit të tyre serioz dhe ndjenjës së përgjegjësisë ndaj të gjithë muslimanëve në botë, duke përfshirë këtu edhe ata që jetonin në Lindjen e Largët. Ndërsa, ndërhyrja e portugezëve në çështjet e vendeve të Lindjes së Largët, ishte e drejtuar kryesisht nga ambicia e tyre për kolonizim. Osmanët dëshironin të zbatonin një nga detyrat më thelbesore të Hila-fetit, që në këtë rast ishte siguria për muslimanët e asaj pjese të botës dhe rrugës së tyre të Haxhit nga sulmi i portugezëve.
Menjëherë pas lidhjes së traktatit të paqes me Venedikun ne vitin 1573, osmanët dërguan Vezirin Sinan Pasha (1520?-1596) ne Tunizi për të thyer trekëndëshin e krijuar Sicili-Maltë-Tunizi, që ndante Xhezairin nga pjesa tjetër e territorit osman në Lindje. Don Huani, admirali i flotës së krishterë në Lepanto, shfrytëzoi mosmarrëveshjet që ishin krijuar midis anëtarëve të familjes sunduese hafsite, duke iu drejtuar me 90 anije brigjeve afrikane, ndërsa Bejlerbeu i Tunizisë, Hajdar Pasha u tërhoq në Kejravan. Në vend që të vendoste Ahmedin në postin e sovranit të Tunizisë, Don Huani e dërgoi atë dhe familjen e tij në mërgim në Napoli dhe në vitin 980/1572 vendosi në këtë post vëllain e tij, Mevlaj Muhammedin. Ai la në Tunizi një grup ushtarësh spanjollë. Një forcë e bashkuar muslimane prej 300 anijesh nën komandën e Vezirit Sinan Pasha, Kaptan-ë Derja Këllëç Ali Pashait dhe Bejlerbeut të Xhezairit i zboi spanjollët në vitin 982/1574, duke e shpëtuar në këtë mënyrë Tunizinë nga kolonizimi i Spanjë-Gjermanisë, pra nga perandoria e Karlit V, që në atë kohë ishte superfuqia më e madhe e krishterë në botë. Nëse Devleti Osman dhe luftëtarët e pavarur vullnetarë gazinj nuk do ta kishin arritur këtë, Afrika e Veriut do të ishte kthyer që në shekullin e 16-të në "Afrikë Latine" duke iu bashkuar Amerikës Latine". Imperialistët spanjollë dhe portugezë në atë kohë kishin marrë një nismë serioze për të "Latinizuar" Amerikën e Jugut (që do të thotë ta katolicizonin dhe të impononin besimin, gjuhën dhe kulturën katolike). Ndërkohë që asnjë nuk i erdhi në ndihmë popullsisë indigjene të Amerikës, popullsia e Afrikës së Veriut pati fatin të kishte ndihmën e osmanëve fisnikë dhe trima. Pra, populisia muslimane arabe e Afrikës së Veriut iu detyrohet osmanëve për prezencën e saj aq të veçantë. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, Xhezairi, Tunizia dhe Trablusgarbi (Libia) do të kishin ndarë të njëjtin fat me Andaluzinë (Spanja dhe Portugalia). E njëjta gjë vlen dhe për Marokun (Magribin) që shpëtoi me betejën e Vadi's Sejlit (986/1578), duke mos iu bashkuar orbitës katolike-portugeze, ashtu si Brazili.
Sulltan Selimi II ndërroi jetë në vitin 972/1574. Ai ishte djali i Sulltaneshës Hyrrem (Rokselana) dhe ishte sulltani i parë osman që nuk e drejtoi ushtrinë e tij në luftë. Ashtu si gjyshi i tij, Javuzi, Selimi II e adhuronte Edrenenë dhe ndërtoi atje xhaminë e tij të famshme Selimijje. Kjo xhami dhe kompleksi i saj (bashkë me kul-lijjen) u ndërtuan nga arkitekti gjenial Sinan. Vërtetë ato janë një kryevepër e arkitekturës osmane.