Gai Sueton Trankuili lindi rreth vitit 70 dhe vdiq aty nga viti 160 i e. sonfi. Pak gjëra dimë mbi jetën e këtij shkrimtari romak, i cili u dallua për dituritë e tij enciklopedike. Arriti poste të larta në administratën perandorake gjatë sundimit të Trajanit dhe u bë për një kohë sekretar i perandorit Hadrian. Gjatë qëndrimit të tij në oborrin perandorak ai nxori nga arkivi i perandorit shumë dokumente, të cilat i shërbyen në hartimin e njërës nga veprat e tij më të mëdha "De vita Caesarum" (Mbi jetën e Cezarëve) ku janë ruajtur të plota biografitë e 12 perandorëve të parë, duke filluar që nga Cezari e deri tek Domitiani. Jo të plota janë ruajtur biografitë e njerëzve të shquar "De viris illustribus". Këto biografi nuk paraqesin vepra historike në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi u mungon renditja kronologjike e fakteve; megjithatë ato formojnë së bashku me veprat e tjera të tija një burim të pasur për historinë e kulturës dhe të literaturës romake.
Për historinë e Ilirisë biografitë e Suetonit kanë rëndësi përderisa në to gjenden të dhëna mjaft të vlefshme për ngjarjet e luftërave civile, për luftërat pushtuese të Augustit në Ilirinë e Veriut, për kryengritjen e madhe të viteve 6-9 të e. sonë, për Apolloninë si qendër e madhe arsimore-shkencore në botën antike, për ndryshimet organizative provinciale, etj.
(I hyjnueshmi Jul)
/Cezari/ i ndihmuar nga i vjehrri dhe dhëndëri, zgjodhi për vete nea provincat e shumta, në radhë të parë Galinë nër arsye se gjendja e saj jepnin me sa i dukej atij mundësi për rë festuar një triumf.
Në fillim atij iu dha vetëm Galia Cisalpine dhe me propozimin e Vatinit iu shtua edhe Iliriku, por nuk shkoi shumë dhe me vendim të senatit iu ngarkua dhe Galia Komata , mbasi senatorët kishin frikë se po të mos ia jepnin vetë, populli do ta daroviste edhe me këtë provincë.
Sikurse mendohet, ai ishte plotësisht i bindur, se kur të donte mund t'i mblidhte veteranët e tij më lehtë, se sa Pompeu ushtarët e tij të rinj. Por me kundërshtarët e tij kërkonte të bisedonte duke vënë si kusht se mund të hiqte dorë nga tetë legjione dhe nga Galia Transalpine, nëqoftëse i liheshin dy legjione dhe Galia Cisalpine ose edhe vetëm një legjion dhe Iliriku, derisa të bëheshin zgjedhjet e konsujve.
Në gjithë luftën civile, ai vetë nuk pësoi as edhe një humbje, vetëm legatët e tij, nga të cilët Gaj Kuri u vra në Afrikë, Gaj Antoni ra në duart e armiqve në Iliri, Pubël Dolabella humbi një flotë po në Iliri dhe Gai Domi Kalvini humbi një ushtri në Pont. Ai vetë luftoi gjithnjë me fat, mund të themi se kurrë me një sukses të pasigurtë, po të përjashtojmë dy raste: një herë pranë Dyrrahit ku u mund, por nuk u ndoq nga Pompeu. Ai thoshte prandaj se /Pompeu/ nuk dinte të fitonte; në rastin e dytë në Hispani në betejën e fundit, në të cilën gjendja e tij paraqitej aq e dëshpëruar, saqë mrndoi të vriste edhe veten.
Nga Brundisi kaloi, në kohë dimri, përmes flotës armike për në Dyrrah. Kur trupat e tij, të cilave u kishte dhënë urdhër të niseshin menjëherë pas tij, nuk po dukeshin për një kohë të gjatë, megjithëse u kishte dërguar kasneca mbas kasnecësh për të shpejtuar ardhjen e tyre, hipi më në fund velë fshehurazi dhe pa asnjë shoqërues, me kokë të mbuluar, mbi një barkë të vogël. Vetëm kur valët ishin pothuajse duke e përpirë, i tecgoi varkëtarit se kush ishte dhe e lejoi atë të kthehej meqcnëse koha ishte e keqe.
Cezari, i cili kishte ndërmend, pas nënshtrimit të hispanëve, të fillonte fushatën kundër dakëve dhe më vonë kundër parthëve0, e dërgoi /Oktavianin/ qysh më parë në Apolloni që të jepej pas studimeve. Kur mori vesh /Oktaviani/ këtu se Cezari u vra dhe se e kishte lënë trashëgimtar, u mendua për një kohë të gjatë, nëse duhej kërkuar ndihma e legjioneve që ishin aty afër; por shpejt hoqi dorë nga ky mendim, të cilin e gjeti si të shpejtuar dhe të pamatur mirë. Nga ana tjetër u nis për Romë për të kërkuar trashëgimin...
Jo shumë mbas kësaj doli fitues në betejën detare pranë Aktit. Luftimet vazhduan deri natën, kështu që ngadhnjyesit iu desh të flejë mbi anije. Posa u nis prej Aktit, për të dimëruar në Samo, i erdhi lajmi se ushtarët, të cilët mbas fitores i kishte nisur nga të gjitha legjionet që më parë për në Brundis, kishin ngritur krye dhe kërkonin shpërblime dhe lirim. Menjëherë vrapoi për Itali, ndërsa iu desh dy herë të luftonte me shtrëgata të forta: së pari ndërmjet maleve bregdetare të Peloponezit dhe të Etolisë, dhe pastaj rishtas pranë maleve Keraune - që të dy herët iu mbytën një pjesë e anijeve libume dhe anija mbi të cilën kishte hipur humbi të gjitha pajisjet dhe iu thye edhe timoni...
Ai shtypi në kohë të ndryshme, para se të mermin fuqi turbullirat, kryengritjet dhe komplotet e zbuluara me tradhëti: të Lepidit të ri, pastaj atë të Varron Murenes dhe të Fan Cepit... Veç këtyre komplotin e Luc Audasit... gjithashtu atë të Asin Epikadit, nga fisi i parthinëve, por i përzier me gjak romak; më në fund ndërmanjen e Telefit, një skllavi që shërbente si shoqëmes i një zonje të lartë, mbasi nuk mungonin edhe komplotet e rrezikshme të kurdisura nga njerëz të klasave të ulëta. Audasi dhe Epikadi donin të rrëmbenin me forcë e t'i dërgonin tek ushtritë vajzën e tij Julinë dhe të nipin, Agripën, që ndodheshin të intemuar e të majtur në ishuj.
Ai vetë ndërmori vetëm dy luftëra të jashtme: të Dalmatisë, kur ishte akoma i ri, dhe luftën kundër kantabërve, mbasi shpartalloi Antonin. Në luftën dalmatine ai bile u plagos; në njërën betejë me një gur të hedhur me sabe mu në gjurin e djathtë, dhe në një betejë të dytë u plagos në njërën kofshë dhe në të dy krahët, nga shëmbja e një ure.
Ai nënshtroi pjesërisht vetë, pjesërisht me anën e komandantëve të tij Kantabrinë, Akuitaninë, Panoninë, Dalmatinë, duke përfshirë krejt Ilirinë, Retinë si dhe vindelikët e salasët, dy popuj të Alpeve...
Duke festuar triumfin e vogël, ai hyri dy herë në Romë, të parën herë mbas luftës pranë Filipit dhe të dytën mbas asaj të Siqelisë. Festoi tre triumfe të mëdhenj: triumfin dalmatin, të Aktit dhe atë të Aleksandrisë, secili prej tyre zgjati tri ditë rresht.
Në radhët e ushtrisë ai futi skllevër të limar vetëm dy herë në jetën e tij: përveç shërbimit në Romë, kur binte zjarr dhe kur kishte frikë se mos plasnin turbullira për arsye të shtrenjtimit të drithit - një herë për t'i vendosur si gamizon në kolonitë kufitare me Ilirikun dhe herën edytë për të mbrojtur brigjet e Renit...
Edhe gjuhës e letërsisë greke i kushtoi një kujdes jo të vogël, duke arritur bile edhe këtu suksese me rëndësi. Mësuesi i tij i stilistikës dhe i gojëtarisë greke ka qenë Apollodori nga Pergami, të cilin ai, kur ishte akoma djalosh, megjithëqë Apollodor, ishte i thyer nga mosha, e mori me vete, kur u nis prej Rome në Apolloni---
Gjatë qëndrimit të vetmuar në Apolloni, një ditë i shoqëruar nga Agripa, hipi në observatorin e astrologut Teogen. Agripës, i cili e pyeti i pari astrologun, iu fallxhuan gjëra të mëdha e pothuajse të pabesueshme. Nga frika dhe turpi se ora c lindjes së tij do të paraqitej më pak e rëndësishme, ai e vuri në heshtje këtë dhe me lcëmbëngulje nuk dëgjonte të tregohej. Por kur, pas përpjekjesh të shumta, më në fund me ngurrim e nxori nga goja, Teogeni, u ngrit dhe i ra në këmbë në shenjë nderimi. Qysh prej asaj dite Augusti kishte besim të plotë në yllin e tij dhe shenjën në të cilën kishte lindur e shpalli publikisht, dhe preu një monetë argjendi me figurën e dhisë së egër.
Më vonë ai luftoi në Reti dhe Vindeliki, pastaj kundër Panonisë dhe më në fund kundër Germanisë. Në luftën kundër Retisë dhe Vindelikisë nënshtroi popujt e alpeve, në luftën e Panonisë brcukët dhe dalmatët. Nga Germania shpërnguli në Gali dyzet mijë të nënshtruar dhe i dha atyre vendbanime afër brigjeve të Renit. Për këto veprime atij iu njoh triumfi i vogël dhe hyri në Romë hipur mbi karrocë me veshje e zbukurime triumfale, ky nderim, siç thuhet, nuk i qe njohur më parë askujt.
Por si u dha lajmi i kryengritjes së Ilirisë, /Tiberi/ mori përsipër luftën e re, e cila ishte më e tmerrshme nga të gjitha luftërat e jashtme, pas luftës punike, dhe për tri vjet e bëri këtë luftë me pesëmbëdhjetë legjione dhe aq trupa ndihmëse në mes të vështirësive më të mëdha dhe me mungesën më të madhe të ushqimeve. Dhe, megjithëse më se një herë i thanë të kthehej, ai nguli këmbë, sepse kishte frikë se nga tërheqja e vullnetshme armiqtë e afërm, më të shumtë në numër, do ta ndiqnin këmba këmbës. Kjo qëndresë e tij pati shpërblim të madh, sepse shtroi dhe ktheu në bindje gjithë Ilirinë që shtrihet në mes të Italisë dhe mbretërisë Norike, Thrakisë e Maqedonisë dhe ndërmjet lumit Danub dhe të gjirit të detit Adriatik.
Rëndësia e këtij suksesi u rrit edhe më tepër nga koha në të cilën u arrit. Afërsisht në të njëjtën kohë Kuintil Vari u asgjësua në Germani me tre legjione dhe askush nuk dyshonte në faktin se germanët ngadhnjimtarë do të ishin bashkuar me panonët, në rast se nuk do të kishte qenë nënshtruar më parë Iliriku. Për këto veprime Tiberit iu njoh e drejta e triumfit dhe veç kësaj iu bënë edhe një tok nderime të mëdha. Disa shfaqën mendimin bile, që t'i jepej mbiemri pannonicus, të tjerë ishin për invictus0 kurse të tjerë për pius...
Me t'u kthyer nga Germania, ku kishte qëndruar dy vjet, ai festoi triumfm që e kishte pas shtyrë. Atë e pasonin komandantët e tij, për të cilët ai kishte mundur të nxirrte shenjat triumfale. Para se të ngjitej mbi Kapitol ai zbriti nga karroca dhe i ra në gjunj[ të atit /Oktavianit/ që kryesonte këtë ceremoni. Ai vendosi në Ravenë duke i dhënë dhurata të çmueshme, një prijës të paionëve të quajtur Bato, i cili dikur i kishte lënë të shpëtojnë nga një grykë e ngushtë ku ndodhej i rrehtuar me gjithë legjionet e tij. Pak kohë më vonë, një ligj i nxjerrë nga konsujt i besoi atij së bashku me Augustin qeverisjen e provincave dhe kujdesin për të caktuar censin. Si kreu këtë të fundit u nis për në Iliri. Por u thir shpejt dhe gjeti Augustinin shumë të sëmurë, por akoma të gjallë dhe mbeti me të i mbyllur një ditë të tërë.
Shkaku i ngurrimit të tij rridhte nga frika e rreziqeve që po i kërcënoheshin nga të gjitha anët; ai shprehej prandaj shpesh herë kështu: ishte duke mbajtur një ujk nga veshët. Një skllav i Agripës me emrin Klemens, kish shpërthyer dy kryengritje ushtarake. Të dy ushtritë kishin paraqitur kërkesa të shumta e të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha kërkonin unjisimin e pagesës me pretoriatët...
Ai urdhëroi të ndërtonin anije liburne me dhjetë sërë lopatash, pëlhura e të cilëve të kishte ngjyra të ndryhsme dhe pupi i tyre të ishte zbukuruar me gurë të çmueshëm.
Kur Kamil Skriboniani komandanti i tij në Dalmati arriti të ndezë një luftë civile, por kjo u shua për më pak se në pesë ditë...
Provincat Ahea dhe Maqedonia, të cilët Tiberi i pat marrë nën kujdesin e tij, Klaudi ia ktheu senatit...