Shëtitoret
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shëtitoret

Nga tërë gjinitë arkitektonike të antikitetit, më e frekuentuara ishte shëtitorja. Nëse ndërtimet e tjera shoqërore: tempujt, teatrot dhe stadiumet funksiononin periodikisht, përgjatë ditëve të festave të perëndive përkatëse, festivaleve dhe olimpiadave, në shëtitoret jeta pulsonte çdo ditë, absolutisht laike dhe e zhveshur nga emocionet.

Element thelbësor i tyre është galeria e mbuluar, ku në kohë me diell të fortë ose shi, të zakonshme për këto gjerësi gjeografike, shëtitej dhe këmbehej mendimi i lirë, kusht ky jetësor për një shoqëri demokratike. Si e tillë prania e shëtitoreve në Iliri është dëshmi materiale e shoqërisë qytetare dhe ndjekjes prej saj të ritmeve mon-dane të botës civile. Në kushtet e mungesës së burimeve shkrimore, kjo dëshmi fiton vlerën e dokumentit historik në shkallën më të lartë të vërtetësisë.

Corso, xhiroja e bulevardit e deri viteve 80 të shekullit të shkuar, e cila përveçse në vendet e Mesdheut nuk haset tjetërkund, ripërsërit në thelb shëtitjen në shëtitoret. Kjo tregon se ato u krijuan dhe u zhvilluan mbi bazën e një temperamenti, të njëjtit modus vivendi (mënyre të caktuar jetese) dhe klime të përafërt: reshjesh të forta në dimër dhe dielli të fortë në verë.

Stoa arkaike, e vogël dhe e mbyllur, lidhet pazgjidhsh-mërisht me tempujt. Ndonëse e shpërndarë uniformisht në tërë botën helene, ajo nuk dëshmohet në Iliri, as edhe në qytetet koloni. Stoa e parë e ngjashme me këtë tip, stoa kurative e Butrintit, shfaqet nga fundi shek. V p.e.s. kur në Greqi ky tip ishte zhdukur nga qarkullimi. Ndonëse strukturalisht e ngjashme me stoat arkaike helene, tiparet e saj janë krejt vetjake, çka tregon se stoa që në fillesën e saj nuk ripërsëritën mekanikisht repertorin e mëparshëm, por kërkoi dhe gjeti forma të reja. Si e tillë arkitektura e tyre pati që në start tipare novatore, të lira nga kanunet dhe tradita.

Në të kundërt me stoan arkaike, shëtitoret e periudhës helenistike dëshmohen që në fillesat e kësaj periudhe, që nga mesi i gjysmës dytë të shek. IV p.e.s.(Apolloni, Kasopea, Dimal, Nikae, Bylis), duke u shpeshtuar ndjeshëm në fillimet e shek. III p.e.s. (Apolloni, shëtitorja Bylis, Antigonea, e tempullit Dodona, Gitana (Gumenicë), Elea (Velian), Batia (Rizovuni), e teatrit Kassopea).

Përveç Greqisë së mirëfilltë kontinentale, shëtitotet përfaqësohen fare dobët edhe në rajonet e tjera helene, gjithsej me pesë shembuj: Katër nga Magna Graecia (Selinus, Heloros, Morgantina, Megara Hyblaia) dhe vetëm një nga pellgu i Mesdheut (Cyrene). Parë në këtë optikë, numri relativisht i madh i shëtitoreve të njohura, 15 të tilla, dhe trajtimi i përkujdesur, dëshmon për një peizazh të pasut dhe sqimatar arkitektonik. Por ndërsa në vendet e tjera, shëtitoret në shek II-I p.e.s. njohën një periudhë lulëzimi, ngjarjet politiko-ushtarake në lliti e këputën këtë proces në çerekun e fundit të shek 3, pas fillimit të luftërave me Romën (219/218 p.e.s.). Ekspedita e egër romake e v. 168 p.e.s., e cila shkatërroi pët një orë 70 qytete i dha fund kësaj gjinie. Ndonëse shëtitoret i përmbahen parimeve të përgjithshme, në trajtimin planimetrik dhe elementet e tyre arkitektonike vërehen një sërë zgjidhjesh të veçanta, të cilat i dallojnë ato nga simotrat bashkëkohëse. Në shembujt e tyre më të arritur shihet gëzimi për eksperimentim, për gjetje formash të reja dhe shkëputje nga kanonizmi i ngurtë tradicional. Ndër to Apollonia, përfaqëson kulmin teknik dhe arkitektonik të mbarë shëtitoreve të botës antike, duke arritur apexin e papërsëritshëm të kësaj gjinie. Ndërkohë Apollonia 2 është pjesë organike e repertorit Ilir dhe jo helen, pasi, ndryshe nga tempujt, ajo u ndërtua në fillimet e shek. III p.e.s. kur qyteti ishte pjesë e shtetit të Pirros. Dhe jo vetëm kaq: tërë elementet dhe konceptet e projektimit të saj lidhen vetëm me një shkollë arkitektonike, atë të Pirros.

Butroti

Temenosi i hyut të mjekësisë Asklepit, i njësuar me agoranë, ndodhet në jug të qytetit, në një shesh të vogël 0.15 hektarësh. Temenosi është i ndrydhur mes shkëm-bit të lartë të akropolit dhe murit rrethues të qytetit të poshtëm. Elementët e tij esencialë janë tempulli i Asklepit, stoa kurative dhe teatri.

Temenosi lindi dhe u zhvillua nga pusi me ujë mineral, në anën e djathtë të sheshit, dhe butimi mineral në anën e majtë të sheshit. Më tej, ky i fundit u kthye në adyton (qeli të shenjtë) dhe para tij u ngrit tempulli i Asklepit dhe pranë pusit u ndërtua stoa kurative. Elementi i fundit, teatri, “u ndërtua me të ardhurat e hyut [Asklep]”, çka e tregon atë pjesë integrale të temenosit të hyut.

Stoa, i ngjishet shkëmbit të thiktë në skajin verilindor të sheshit. Nga pas dhe majtas ajo kufizohet prej shkëmbit të rrafshuar për ndërtimin e saj, ndërsa djathtas prej një sheshi të vogël, ku pllakat e shtrojës këmbehen me shkëmbin e gjallë dhe prej pusit kurativ. Mbi këtë të fundit ngrihet një mur i fuqishëm me blloqe trapezoidale, i fimdit shek V- fillimit shek IV p.e.s. Struktura. Stoa ka planimetri drejtkëndëshe dhe për- masa 29.70 x 5.70 m. Elementet e saj janë më se të thjeshtë: një mur ballor, një mur anësor dhe një çati. Rolin e murit të pasmë e luante shkëmbi i gjallë, i rrafshuar në pjesët tepër të dala, por i lënë natyral në pjesët e tjera. Damarët shkëmborë, të cilët vende-vende vijojnë të parrafshuar edhe në dysheme, dëshmojnë synimin për një lidhje sa më organike me natyrën dhe përjashtojnë mundësinë që stoa të shërbente për shëtitje. Nga pas shkëmbi i thiktë pritet në 4.10 m lartësi, duke krijuar një brez horizontal 1 m të gjerë.

Muri ballor i ruajtur në 3.70 m lartësi, përçahet nga katër kalime 4.20- 4.40 m të gjerë. Në 1.40 m lartësi, pas një thembre të sheshtë, shpatullat e kalimeve kthehen me 45°, duke krijuar pseudoharqet trapezoidalë të mbulimit të tyre. Muratura e stoas është pseudoizodomike, me blloqe gëlqerori me faqe të jashtme të rrafshët. Muret 0.90 m të gjera, përbëhen prej dy faqeve me blloqe gjatësore të vendosur përbri njëri-tjetrit, të këmbyer me blloqet e tërthorta. Për të rritur qëndrueshmërinë, pjesët e plota mes kalimeve janë trajtuar në formë pilastresh kryqe (3.25 x 1.90 m).

Rikonstruksioni. Stoa e Buthrotit ka qenë dykatëshe: Brezi horizontal një metër i gjerë, i krijuar nga prerja e shkëmbit në 4.10 m lartësi, shërbente për mbështetjen e një dyshemeje të rëndë. Në të kundërt, nëse stoa do ishte njëkatëshe, për mbajtjen e një çatie të lehtë do mjaftonte një kanal i ngushtë.

Mbi pusin e shenjtë, në një nivel me dyshemenë e katit të sipërm, vijonte një platformë (9.50 x 2.80 m), drejt së cilës të çonin një palë shkallë guri (1.80 x 6.10 m). Shkalla dhe platforma komunikonin vetëm me katin e dytë të stoas dhe me asgjë tjetër, pasi pas dhe anash tyre vijon shkëmbi i thiktë.

Struktura e murit me pilastra kryq, nuk e përligj veten për mbajtjen e një çatie të lehtë. Si të tilla pilastrat kryqe kishin një fonksion të dyfishtë: tektonik, shtangien e strukturës së rëndë dykatëshe, dhe estedk: gjymtyrëzi-min e rrafshit monoton të ballit nëpërmjet efektit dritë-hije: alternimit të fashave të ndritshme me fashat e errëta. Lartësia e prerjes së shkëmbit tregon se kati i poshtëm ishte 4.10 m i lartë, ndërsa gjurmët në shkëmb na njohin me lartësinë prej 3 metrash të katit të sipërm.

Stoa e Butrintit është singolare, e veçantë dhe e veçuar, me një atkitekturë në mos arkaike, arkaizuese: Me balle me pilastra kryqe të cilat krijojnë efektin e twilight-t, të dritëhijes, e mbuluar me pseudoharqe trapezoidalë, të cilët rrahin t’i thërrasin kujtesës arkitekturën minoike, prej shekujsh të harruar.

Destinimi. Vëllimi i mbyllur i gurtë i stoas, në jehonë të shkëmbit të lartë e të ashpër të akropolit, e shkrin atë me sfondin, duke zhdukur kontradiktën midis natyrës dhe krijimit të dorës së njeriut. Stoa e lidhur organikisht me natyrën dhe më tej me ndërtimet e qendrës së qytetit, me tempullin e Asklepit dhe teatrin, ishte një element integral i temenosit të perëndisë së mjekësisë, Asklepit. Mosrrafshimi i shkëmbit të dyshemesë së stoas dhe ngushtësia e saj (4.20 m), tregojnë se ajo nuk ishte shëtitore e mirëfilltë, por stoa kurative për fjetjen e pacientëve, të cilëve gjatë gjumit hipnotik u shfaqej vizioni i hyut që u jepte këshillën e duhur për kurim ose ndërhyrje kirurgjikale. Nisur nga mbishkrimet në Abatonin e Epidaurit, ky gjumë nuk ishte thjesht natyral, por gjumë narkoze nga substancat saporifike që lejonin ndërhyrjet kirurgjikale. Lidhja organike e stoas me pusin që inkorporohej në trupin e shkallëve, tregon se pusi me ujë mineral shërbente për kurimin e një sërë sëmundjesh.

Struktura dykatëshe e stoas, përputhet me kërkesën për dy mjedise fjetjeje: veçan për burrat dhe veçan për gratë, praktikë kjo e dëshmuar në Abatonin e Epidaurit dhe Amphiareionin e Oropos. I tërë kompleksi i përket mjekësisë theurgjike, sipas së cilës shërimi i të sëmurëve bazohej në shkathtësitë e priftërinjve mjekë dhe fuqinë hyjnore të perëndive, për rastin e dhënë Asklepit, kryezotit të Butrintit. Përmendja në mbishkrimet e priftit të Asklepit si fonksionari më i lartë i qytetit, e dëshmon Butrintin stabiliment mjekësor nën egjidën e hyut të mjekësisë, Asklepit. Gjetja në thesauros e një kasaforte për hedhjen e monedhave dhe mbishkrimi i teatrit u “ndërtua me të ardhurat e hyut [Asklep]”,, tregon se, ashtu si edhe në qendrat e tjera theurgjike, diagnostikimi dhe shërimi i pacientëve kryhej kundrejt pagesës (Pausanias, 1.34.4) dhe se mjekësia ishte burimi kryesor ekonomik i Butrintit. Kjo e dëshmon Butrintin si një nga qendrat e mëdha spitalore të periudhës parahipokratiane dhe e rendit atë në kategorinë e qendrave të mëdha kurativo/balneare si Kosi dhe Epidauri

Datimi. Ndonëse e periudhës klasike, stoa e Butrintit ruan tiparet e stoave të zhdukura arkaike: qenien në temenos, shfrytëzimin e shkëmbit si mur i pasmë, mostrajtimin e ballit me kolona por me mur dhe kalime, ngushtësinë dhe çatinë njëujëse.

Për nga formulimi me mure të plota të përçara nga kalimet, ajo ngjason me Galerinë L të Thasosit (fillimit shek. V p.e.s), ndonëse më primitive se stoa e Buthrotit. Në të raporti mur i plotë/kalime, ndryshe nga Buthroti është invers: kalimet janë të ngushta (2,5 m) dhe pjesët e plota të gjera (5 m). Trajtimi i shkëmbit në shpinë dhe taban dhe gjerësia e kufizuar, haset edhe në stoan njëkatëshe të Nymfeionit të Nausas (shek. IV p.e.s.), por balli me kolona e tregon atë arkitektonikisht më të avancuar.

Pozicioni, përmasat dhe lidhja me burimin e afrojnë stoan e Buthrotit edhe me stoan L të Asklepeionit në Athinë, pot sërish trajtimi i stoas së Butrintit është mjaft më primitiv. Këto paralele, ndonëse të përafërta dhe pje-sore, e mbërthejnë stoan e Butrintit në çarkun fillim i shek V p.e.s.- fillim i shek. IV p.e.s.

Në një fazë të dytë, seksioni i majtë i stoas u çmontua për t’i bërë vend shkallares së teatrit çka tregon se si stoa ashtu edhe teatri kishin padron po priftërinjtë e Asklepit. Rrjedhimisht kjo ndërhyrje mund të ndodhte vetëm pas një kohë mjaft të gjatë dhe datimi i teatrit në gjysmën e dytë të shekullit IV p.e.s. ja cakton stoas sinorin e ndërtimit diku nga kapërcyelli i shekujve V/IV p.e.s.

Apollonia

Shëtitoret e Apollonisë janë elementi përvijues i agorasë së qytetit. Shëtitorja e parë (Apollonia 1) shquan nga shëtitoret e tjera për strukturën e onduluar, me nishe cilindrike, të murit të pasmë.

Shëtitorja e dytë (Apollonia 2), e zhvillon më tej këtë novitet duke i trajtuar nishet si absida cilindrike të mbuluara me kupolë. Apollonia 2 është jashtë çdo diskutimi, shëtitorja më perfektet e tërë shëtitoreve helenistike, apexi i tyre.

Dimali

Shëtitoret e Dimalit, qytetit më skajor të shtrirjes së kësaj gjinie, dallojnë për vendosjen e çrregullt urbane. Prej tyre veriorja, në funksionin e një belvedereje, i kthen me indiferencë shpinën ndërtimeve të q’era të akropolit, ndërsa jugorja, vetmitare dhe me përmasa të kufizuara, i mbështetet lirshëm kodrës së akropolit.

Bylisi

Shëtitoret e Bylisit janë elementet kryesore të formu-limit të agorasë, të ndërtuar nga fillimi i shek. III p.e.s. së bashku me rrethimin e qytetit. Si të tilla agoraja dhe shëtitoret e saj nuk i janë nënshtruar improvizimeve dhe adoptimeve, por u zbatuan sipas një projekti të rregullt.

Nikaia

Shëtitorja e Nikaias ndodhet në tarracat lindore të kupolës më të lartë të qytetit, ngjitur dhe paralel me teatrin. Gjatësia e saj minimale është 62 m (maksimalja 80 m) dhe gjerësia 9.60 m. Nga balli shëtitorja paraprihej nga stilobati, i cili mbante mbi vete kolonadën e jashtme. Kolonada tjetër e brendshme, e ndante shëtitoren në dy pista 4 m të gjerë. Pistat i përshtaten terrenit duke u shkallëzuar në dy plane. Rreshti i jashtëm duket se ka pasur kolona dorike, ndërsa i brendshmi jonike. Ndonëse kolonat dorike janë të fuqishme (0.48 m), muri i pasmë, i ngushtë (0.90 m) dhe i pa kontrafrontuar, tregon se shëtitorja ka qenë njëkatëshe. Çatia e mbuluar me tjegulla, zbukurohej me antefikse me palmeta. Mbi tarracën e shëtitores vijon një tarracë tjetër, ku janë gjetur kapitele dorike, kapitele jonike, trungje kolonash dhe kapitele dorizuese tetëkëndësh të përzgjatur (0,53 x 0,47 m), si ata të shëtitores L të Bylisit. Përmasat dhe forma e rrafsheve dhe elementët arkitektonikë e bëjnë të mundur praninë e shëtitoreve të tjera.

Antigonea

Në qendër të Antigoneas, në një insul me gjatësi të reduktuar nga muri rrethues, ndodhet një ndërtim me planimetri të përzgjatur drejtkëndëshe (59.60 x 9.80 m). Ndërtimi, përveç një hapësire të lirë në ballë (11 m.), ka kontur të mbyllur. Muret e tij përbëhen prej xokolit të gurtë të prerë drejt, mbi të cilin vijonte muratura prej qerpiçi.

Punimi i xokolit me blloqe kuadratike me faqe të rrafshëta, identike me ato të mureve rrethuese, e daton atë në fillim të shek 3 p.e.s.

Një ndërtim i tillë përkon me “Depon e Gurit” në Morgantina (shek III p.e.s.) dhe stoan perendimore në Olynth (fillim i shek IV p.e.s.), me planimetri po drejtkëndëshe (75 x 9 m) dhe hapësirë të lirë 20 metërshe në ballë.

Forma e mbyllur dhe e përzgjatur dhe prania e një kanali uji sugjerojnë se ky ndërtim mund të ketë qenë palestër, si në Paestum (50 x 10,80 m), ose manezh kavalerie, si stoa e Olynthit.

Në të mirë të supozimit të fundit flet dhe një helmetë kali e gjetur gjatë gërmimeve në të.

Gitana (Gumenica)

Shëtitorja gjendet në Veri-Perëndim të qytetit, në skajin Jur-Perëndimor të kodrës së akropolit. Mes saj dhe një serie prej 16 dyqanesh të vargëzuar, gjendet një shesh i vogël publik (100 x 30 m) Shëtitorja me përmasa 76 x 13 m është e tipit të preferuar për zonën, me ante. Mes anteve 6 metërshe vijon stilobati që mbante rreshtin e jashtëm të kolonave, me 26 kolona dorike. Rreshti i brendshëm, i përbërë nga 14 kolona jonike, e ndante shëtitoren në dy rrugë kalimi 5.5 m të gjera. Muratura është poligonale, e prerë në 1.2 m lartësi, çka tregon se muri mbi të ishte prej qerpiçi. Gjurmë jo dhe aq të qarta të lënë të dyshosh se muri i pasmë ka qenë i kontrafontuar. Si e tillë shëtitorja e Gitanas është mjaft e ngjashme me shëtitoren e Kassopeas. Ashtu si në Kassopea, edhe këtu balli është zënë më tej nga bazamente votive, gjasisht shtatoresh.

Veliani (Elea ?)

Qyteti 10 hektarësh në Velian/ Elea? shtrihet në një pllajë malore rrëzë malit të Kurillës. Insulat e banesave dhe agoraja e qytetit, tregojnë për një sistem urbanistik ortogonal. Shëtitoret,veriorja dhe jugperëndimorja, janë pjesë e qendrës drejtkëndëshe të qytetit, në formulimin e së cilës krahas shëtitoreve merr pjesë dhe teatri i qytetit.

Shëtitorja veriore ( 40 x 10 m) me dy rrugë kalimi, është e pajisur me ante 7 m të gjata, mes të cilave vijonte stilobati dhe kolonada e jashtme. Rreshti i kolonave të mesit, me interkolumn 3 m larg, përkatësisht me arkitrarë druri, e ndante shëtitoren në dy rrugë 4.5 m të gjera.

Shëtitorja Jug-Perëndimore është po element përbërës i agorasë (32 x 12. 3 m). Shëtitorja është e tipit me ante, midis të cilave vijon kolonada e jashtme dorike. Një ndërtim i mëvonshëm në brendi nuk lejon të kuptohet qartë formulimi i saj.

Dodona

Portiku i brendshëm i tempullit të Zeusit në Dodonë, përfshihet në kategorinë e shëtitoreve me funksion religjioz. Portiku i fillimit shek III p.e.s., njënefësh dhe 60 m i gjatë, vijonte në trajtë peristili përgjatë tri skajeve të oborrit të tempullit (19 x 21 m). Skema planimetrike, e afron atë me portikun e Zeus Soterosit në Megallapolis dhe Asklepionin e Messenës, ndonëse këta janë dynefësh dhe dy herë më të mëdhenj.

Për nga përmasat dhe trajtimi ai afron me Heraionin Jimitrof të Kalydonit, po ndërtim kulti. Nëse do ta pranonin datimin jo dhe aq bindës, të këtyre tre monumenteve në shek e II p.e.s., Dodona e fillimit të shek III p.e.s. do të ishte shembulli i parë i përdorimit të portikut të brendshëm në ndërtimet e kultit.

info@balkancultureheritage.com