Shëtitorja Lindore

Shëtitorja Lindore

Shëtitorja lindore e Dimalit ndodhet në mes të qytetit, në një terren të rrafshët të përshtatur për agoranë. Shëtitorja me planimetri drejtkëndëshe (29 x 5.4 m) vijon nga veriu në jug, me ballin e hapur drejt lindjes. Muret anësore (0.50 m) shpërvilen anash në formë U-je. Në ballë vijojnë 7 bazamente kolonash me interkolumn 2.80 m.

Foletë e kunjave mbi kapitelet tregojnë për një entablement të gurtë. Kapitelet, të njëjtë me ata të shëtitores veriore, i sinkronizojnë në kohë të dy këto ndërtime.

Një kanal me tulla (0.70- 1.40 x 0.30 m) dhe një mur paralel me të pasmin, ndoshta parapritë e ndonjë burimi, sugjerojnë se kemi të bëjmë me një nimfe. Ndërkohë mungesa e gjurmëve të suvatimit hidroizolues e lë po të hapur supozimin se kemi të bëjmë me një shëtitore.

info@balkancultureheritage.com