Shenja X
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shenja X

Shenja “X” ndeshet në objektet e trevës kulturore të Alpeve Lindore. Këtë e shohim nëgjoksin e figurës së stiiizuartë njeriut në parzmoren prej bronzi nga Vinkov Vërhi, në gjoksin e një figure të njeriut nga Sveta Lucia dhe në shpinën e një figurine të vogël të njeriut prej argjili nga Maribori. Veç kësaj kjo shenjë ndeshet edhe në një varëse në formë të dorës, e gjetur në Brezje, në peshat piramidale nga Rifniku dhe nga vendgjetjet e tjera në vise të tjera ilire,’ si edhe në një urnë nga Novo Mesto, etj.

Përmendëm vetëm ato gjetje me shenjën “X” për të cilat mund të supozohet me një probabilitet më të madh ose më të vogël se kanë pasur domethënie simbolike. Mendohet, se kjo shenjë, njësoj si edhe shenja e kryqit me të cilën nganjëherë është e paraqitur bashkë, simbolizon Diellin, përkatësisht jetën. Kjo vlen sidomos për paraqitjet në urna nga Novo mesto, ku në frizin që shkon rreth barkut të urnës, shenja “X” zëvendësohet me svastikën, pastaj për paraqitjet në peshat piramidale, në të cilat gjenden edhe simbole të tjera solare.

Shenja “X” në gjokset e figurave të njerëzve, sipas mendimit të shtimicës që kanë shkruar për këtë, ka domethënie tjetër, e cila nuk e përjashton prejardhjen e tyre solare. Shenja “X”në figurat e njerëzve ndeshen që në shek. IV. para e.r. në Palestinë dhe në Mesopotami, dhe më vonë edhe në viset e tjera të Lindjes së Afërme, pastaj në Kretë, Trojë etj. Në Ballkan, veçanërisht në pellgun e Danubit, ndeshet gjithashtu mjaft herët, në epokën e neolitit, por edhe në kohëra më të vonshme, sidomos në kulturën e Lluzhicës. Në epokën e hekurit kjo shenjë ndeshet që nga pellgu i Danubit e deri në Spanjë. Mendohet se tregon personat që kanë pasur ndonjë funksion liturgjik, ose personat që kanë pasur ndonjë pozitë të rëndësishme në mesin ku kanë jetuar.

info@balkancultureheritage.com