Shkaqet dhe shpjegimet
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkaqet dhe shpjegimet

Nuk ka asnjë simbol më të gjallë të ndryshimit të marrëdhënies së Romës me botën e jashtme në fillim të shekullit të katërt p.e.s. sesa muri i stërmadh i ngritur përreth qytetit në vitet pasi ikën Galët, një perimetër prej 11 kilometrash dhe në disa vende, deri katër metra i trashë. Ai ishte njëkohësisht një projekt ndërtimor i stërmadh (më shumë se 5 milionë orë pune krahu të angazhuara në ndërtim, sipas një vlerësimi) dhe një simbol mburrës i rëndësisë dhe vendit të Romës në botë. Nuk ka dyshim, siç bien dakord si historianët e lashtësisë ashtu edhe ata modernë, se ishte rreth kësaj kohe kur ekspansioni ushtarak i Romës filloi të shtrihej përtej rrethinave të saj. Nuk ka gjithashtu asnjë dyshim se ekspansioni, pasi filloi, u ushqye më shumë se nga çdo gjë tjetër nga burimet dhe njerëzit që u shtuan me aleancat që pasuan fitoret e tyre.

Por se çfarë e shkaktoi ndryshimin mbetet një pyetje e vështirë. Çfarë ndodhi në fillim të shekullit të katërt p.e.s. që i hapi rrugë kësaj faze të re të aktivitetit ushtarak të Romës? Asnjë shkrimtar i lashtësisë nuk guxon të japë një përgjigje, përveç idesë së pagjasë se farat e dominimit botëror qenë mbjellë në një farë mënyre që në fillim. Ndoshta sulmi i galëve prodhoi një vendosmëri të romakëye që të mos ziheshin në një situatë të tillë, duke marrë një qëndrim ofensiv në vend që të detyroheshin të rrinin në mbrojtje. Ndoshta për të ndezur procesin e ekspansionit u deshën vetëm disa fitore me fat në luftimet endemike të rajonit, pasuar nga një numër aleancash dhe trupash shtesë të krijuara nga këto aleanca. Sido që të jetë, ka gjasa që ndryshimet dramatike në politikën e brendshme luajtën një rol në këtë drejtim.

Deri tani në eksplorimin e kësaj periudhe, unë e kam mbajtur në përgjithësi historinë e brendshme të Romës të ndarë nga historia e ekspansionit të saj. Kjo e bën historinë më të qartë, por ka tendencën të lërë në hije ndikimin e politikës së brendshme në marrëdhëniet me botën përtej dhe anasjelltas. Në vitin 367 p.e.s., Konflikti i Klasave bëri diçka shumë më të rëndësishme dhe me gamë të gjerë pasojash sesa thjesht t’i jepte fund diskriminimit ndaj plebenjve. Ajo efektivisht zëvendësoi një klasë qeverisëse të përcaktuar nga lindja me një klasë të përcaktuar nga pasuria dhe suksesi në jetë. Ky është pjesërisht argumenti që gjendet në epitafin e Barbatusit: megjithëse ai ishte patric i familjes Shipio, ajo që vlen janë postet që mbajti, cilësitë personale që demonstroi dhe betejat që fitoi. Asnjë arritje nuk ishte më e demonstrueshme dhe më e lavdërueshme sesa fitorja në betejë dhe dëshira për fitore mes elitës së re ishte një faktor i rëndësishëm në intensifikimin e aktivitetit ushtarak dhe në nxitjen e luftës.

Në të njëjtën mënyrë, ishte pushteti mbi popuj gjithnjë e më të largët dhe kërkesat e një ushtrie pushtuese që sollën shumë nga inovacionet që revolucionarizuan luftën në vetë Romën. Një shembull i rëndësishëm për këtë është shtypja e monedhës. Nga fillesat në historinë e vet qyteti kishte një sistem standard në përcaktimin e vlerës monetare nga pesha e metalit; kjo është e dallueshme te Dymbëdhjetë Tabelat, të cilat i përcaktojnë dënimet në njësi bronzi. Por nuk kishte prodhim monedhash si monedha deri në fund të shekullit të katërt p.e.s., kur monedhat romake’ u prodhuan për herë të parë, në Italinë e Jugut, me gjasa për të paguar për luftë apo për ndërtim rruge atje.

Më në përgjithësi, nëse ne shtrojmë pyetjen se çfarë e transformoi botën relativisht të thjeshtë të Dymbëdhjetë Tabelave në një botë relativisht komplekse të vitit 300 p.e.s., faktori më me ndikim duhet të jenë me siguri përmasat e mëdha të dominimit të Romës dhe kërkesat organizative të luftës në shkallë të gjerë. Thjesht logjistika e transportit, furnizimit dhe pajisjes së kërkuara në organizimin e një fushate me 16 mijë romakë (nëse përdorim vlerësimin e Livit), plus aleatëve, do të kërkonte një infrastrukturë të paimagjinueshme në mesin e shekullit të pestë p.e.s. Megjithëse unë jam përpjekur të shmang terma të tillë modernizues si ‘aleancë’ apo ‘traktat’ kur i referohem aktivitetit të Romës në shekullin e pestë p.e.s., rrjeti i lidhjeve romake në të gjithë gadishullin dhe përkufizimet e ndryshme të marrëdhënieve të Romës me bashkësi të ndryshme në fund të shekullit pasues i bëjnë këto terma akoma më shumë të papërshtatshme. Ekspansioni ushtarak i Romës solli sofistikim.

Varri familjar i Shipio Barbatusit tashmë duket veçanërisht arkaik, dhe - me gurin e tij të vrazhdë të zonës dhe dekodacionet e gdhendura më së shumti të parafinuara plus shprehja paksa e vjetër e epitafit (për shembull, consol në vend të consul) - ai duhet t’i jetë dukur jashtëzakonisht demode çdo romaku që mund ta ketë vizituar në shekullin e parë p.e.s. Por në ditët e tij, Barbatusi ishte pjesë e një gjenerate që përcaktoi mënyrën e re të të qenët romak dhe krijoi një vend të ri për Romën në botë. Pasardhësit e tij e çuan atë edhe më tutje dhe tani është koha të flasim për ta.

info@balkancultureheritage.com