Shkodra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkodra

Shkodra është qyteti më i madh i Shqipërisë së Veriut dhe një nga më të vjetrit në vend. Në shekujt e fundit të periudhës osmane, ajo ishte qyteti më i madh i të gjitha tokave shqiptare dhe e humbi statusin e saj vetëm në dekadat e fimdit, për shkak të zgjerimit të mahnitshëm të Tiranës. Shkodra ndodhet në njedhjen e tre lumenjve, Kirit, Drinase (Drinit) dhe Bunës (Bojana) dhe është lënë në hije nga rrënojat e një kalaje të madhe, që ndodhet në majën e një kodre mbi lumenjtë. Më tej kështjellës ngrihet Mali Tarabosh, i famshëm qysh në “rrethimin e gjatë të Shkodrës”, në vitin 1912/13). Taraboshi dhe kështjella e Shkodrës dallohen nga një distancë e largët, duke dominuar fushat e gjera që rrethojnë qytetin.

Përpara se romakët ta pushtonin Ilirinë, Shkodra ishte kryeqyteti i një shtetri ilir të një rëndësie të madhe. Qyteti i mbijetoi Mesjetës për shkak të pozicionit të tij të mrekullueshëm. Në periudhën e hershme mesjetare, Shkodra ka qenë një fortesë bizantine. Emri i kalasë Rozafat na e kujton akoma atë kohë. Në shekujt XII dhe XIII, Shkodra ishte kryesisht në duart e serbëve, duke qenë kryeqytet i shtetit të Zetës. Më vonë, atë e morën Balshajt, deri në mundjen e Balshës II në betejën e Vjosës kundër osmanëve (1385). Trashëgimtari i Balshës, Xhorxh Strasimiroviç u dëbua nga Shkodra rreth vitit 1393 nga osmanët, nën komandën e Kavala Shahin Pashës. Në vitin 1396 Strasimiroviç ua shiti venecianëve pronat e tij të mbetura, të cilët pushtuan kalanë e Rozafatit dhe e mbajtën atë deri në vitin 1479. Vetëm pas një rrethimi të zgjatur, osmanët mundën ta rimermin vendin, në një luftim të bërë nën komandën personale të Mehmedit II. Prosperiteti relativ i qytetit nën sundimin e Venecias pësoi një eklips në dekadat e para të periudhës osmane. Si rezultat i kushteve të marrëveshjes së paqes me Venecian, osmanët kishin marrë në dorë një qytet thuajse të zbrazët. Për shkak të rëndësisë strategj ike, ai u bë kryeqyteti i një sanxhaku të madh. Funksionet ushtarake dhe administrative duket se kanë dominuar gjatë shumicës së pjesë së parë të periudhës osmane. Informacioni i parë i detajuar në lidhje me numrin e popullsisë në vitet pas pushtimit, ndodhet në Defter-i Liva-i Iskenderije Nr.17, nga 890 H (1485), publikuar kohët e fundit nga Selami Pulaha.

I gjithë qyteti atëherë kishte 96 familje civile joadministrative; ishin 27 familje muslimane. Jomuslimanët e “nefs-i bazar-i Iskenderije” ishin 70 familje, nga të cilat gjashtë kishin një status të privilegjuar financiar. Inalxhik jep popullsinë e krejt sanxhakut të Shkodrës me 23 355 familje kristiane dhe 371 familje muslimane për dekadat e para të shekullit XVI, kohë kur sanxhaku përfshinte 895 fshatra.

Në këto shifira pasqyrohet prirja e kryeqyteteve osmane provinciale për t’u bërë qendra muslimane. Padyshim që Islami u rrit përmes konvertimit të ngadaltë të pjesëve të popullsisë kristiane. Numrave tanë duhet t’u shtojmë burrat e gamizonit me familjet e tyre, ndoshta njëqind familje të tjera muslimane. Nga fimdi i shekullit XVI, Shkodra ishte bërë një qytet musliman, por ajo kishte gjithmonë një minoritet kristian katolik. Në vitet ’30 të shekullit XVI, Shkodra ishte rezidenca e feudalit turkoman Ulama Beut, i cili e pasuroi qytetin me një medrese, një banjë të mirë dhe me një xhami. Në shekullin XVII, Shkodra përshkruhet si një vend mesatar me 1800 shtëpi, të shpëmdara në 15 mëhalla. Burimi ynë, Evlia Çelebiu, pënnend 11 xhami, por emërton vetëm atë të Bajazidit n, Husein Beut dhe Kara Hasanit. Hollësitë e tjera të tij (70 mesxhide etj, 11 medfese ose janë si rezultat i gabimeve në botimin e veprës së tij, ose ekzagjerime. Për më tepër, ai ka theksuar se banorët e Shkodrës ishin peshkatarë, ushtarë, tregtarë, zejtarë, softas (studentë muslimanë të teologjisë) dhe ulema, përshkrim i cili përputhet me kuadrin e kësaj qendre provinciale, siç edhe mund ta imagjinojmë.

Ditët e arta të Shkodrës erdhën në gjysmën e dytë të shekullit XVm, kur ajo u bë kryeqyteti i familjes shqiptare gjysmë-të pavarur të Bushatlinjve (10). Falë tyre, qyteti posedon monumentin më të bukur islam “xhaminë e Plumbit”, më të madfien në Shqipëri. Në kohën e vezirëve Bushatlinj, Shkodra ishte qyteti më i madh i vendit me 40 000 banorë dhe një qendër e lulëzuar tregtie dhe zejesh. Gjeografi i mirëinformuar armen Incician, thotë se “Iskenderije” ishte një qendër e madhe tregtie, e përbërë nga 25 mëhalla të ndara në tri pjesë, Tophanë, Terzihan dhe Tabaki. Qyteti kishte 8 000 shtëpi të banuara nga muslimanë dhe 600 shtëpi katolikësh, me një rezidencë peshkopi dhe me një kishë. Kishte 40 xhami, nga të cilat ajo e Ahmed Pashës, babait të Mahmud Pashës, ishte më e rëndësishmja. Në kështjellë kishte edhe 150 shtëpi të tjera muslimane dhe 2 xhami.

Regjimi i Bushatlinjve zgjati nga viti 1756 deri në vitin 1831, kur një ushtri e madhe osmane dëboi përfaqësuesin e fiindit të tyre. Gjatë shekullit XIX qyteti mbeti më i rëndësishmi në Shqipëri. Ai vuajti shumë nga rrethimi gjashtëmujor i ushtrive malazeze dhe serbe në luftrat ballkanike të vitit 1912/13, gjatë të cilave mbeti një nga tre pozicionet e fiindit osmane në Europë, së bashku me Janinën dhe Edrenenë. Pasi u pushtua nga fuqi të ndryshme, ajo u bashkua me shtetin e sapoformuar shqiptar, në vitin 1920. Pas kësaj periudhe, Shkodra mbeti pak a humë “e fjetur”; popullsia e saj aktuale nuk është më e madhe sesa ajo që kishte nën sundimin e bushatlinjve.

Qyteti i Shkodrës i ka ndryshuar pozitat e tij disa herë gjatë historisë së gjatë të vet. Pjesa më e vjetër e qytetit, dhe për një kohë të gjatë pjesa e vetme, është padyshim kalaja në kodrën e Rozafatit. Që nga fillimi i shekullit XV dhe ndoshta edhe më herët, në kohën serbe, ekzistonte vendbanimi i zejtarëve jashtë mureve, në qafen midis kalasë dhe një kreshte të vogël. Kjo është periferia aktuale e Tabakit në brigjet e Bunës, përballë me malin Tarabosh. Kjo periferi rrethohej nga një mur në vitin 1416. Në anën tjetër të kalasë, në lindje të saj, përballë lumit Kir, u zhvillua një pjesë tjetër, ajo e Pazarit. Këtu, në ultësirën e lumit, Bushatlinjtë ndërtuan Xhaminë e Madhe, e cila tregonte se pika kryesore e qytëtit ishte atëherë nga lindja e kalasë. Kjo periferi e rëndësishme u zhduk gjatë një përmbytjeje të madhe në vitin 1865, kur lumi Drin e ndërroi shtratin e tij. Vetëm xhamia e fortë e Bushatlinjve i mbijetoi kësaj katastrofe. Shkodra e re u ngrit 2 km në veri të kalasë, në një terren më të lartë, jo larg nga bregu i liqenit të Shkodrës. Qysh në mesjetë, aty ekzistonte një periferi e hapur (Nën Shkodra) me magazina të tregtarëVe të Dubrovnikut. Në këtë pjesë të qytetit, zor se është ruajtur ndonjë monument historik më i vjetër se në shekullin XVIII.

Historiani i madh osman i shekullit XIX Ahmed Xhevdet Pasha, e vizitoi Shkodrën në vitet ’70 të atij shekulli. Ai theksoi se ky vend nuk dukej si qytet, por ishte një vendbanim, shtëpitë e të cilit ishin të shpërndara mbi një territor të gjerë, të rrethuara me pemë dhe me shumë kopshte. Vetë zona urbane quhej Terzihane dhe ndodhej në brigjet e Drinit. Mëhallat quheshin: Baçallëk (Bahçelik), Ajazma, Tepe dhe Tabaki (Debbadhane), një emër i vënë edhe për krejt zonën. Xhevdet Pasha ka theksuar se Shkodra kishte 3 500 shtëpi, nga të cilët 2 500 banoheshin nga muslimanë, 900 nga katolikë dhe 100 nga ortodoksë. Numri i shtëpive tregon se qyteti në atë kohë kishte 20 000 banorë; ky është në të vërtetë numri që jepet nga regjistrimi i përgjithshëm osman i popullsisë në Salnamenë e Vilajetit të Manastirit të vitit 1312 H (1894/ 95). Sipas Kamusu’l Alarn, Shkodra kishte 4 500 shtëpi me 37 000 banorë, hga të cilët treçereku ishin muslimanë, 1500 dyqane, 2 medrese, një librari dhe disa shkolla kristiane (ortodokse dhe katolike).

Në vitet e pasluftës periferia e vjetër e Tabakire, në një gjendje të keqe për një kohë të gjatë, pothuajse ishte braktisur, sepse të gjithë artizanët kishin shkuar në vende të tjera. Në vitin 1967 rrugët e pakta të mbetura ishin të boshatisura dhe shtëpitë ishin në rrënim e sipër. Pas Luftës I Botërore, kalaja ishte e shkretë. Prandaj, qyteti modem nuk ka relike të së kaluarës. Këto gjenden vetëm nën dhe rreth kalasë së Rozafatit.

Shkodra është vendlindja e disa njerëzve të letrave. Nga periudha klasike mund të përmendim poetët Ishkodrali Hamdi dhe Ishkodrali Bali; në shekullin e XVIII ishte një poet mistik dhe gjithashtu themelues i degës Axhizije të urdhrit dervishian Saadije, Axhize Sylejman Efendi, i cili vdiq në Prizren në vitin 1151 H (1738), ku u majt edhe tyrbja e tij dhe ku i nderohet akoma varri. Koha e vezirëve Bushatlinj, fundi i shekullit XVIII dhe fillimi shekullit XIX, ishte më e begatshmja, duke nxjerrë ndër të tjerë edhe poetin Ibrahim Sidki Efendiun, mësues në medresenë e Shemsi Ahmed Pashës në Uskiidar, Mahmud Hamdi Efendiun, një mësues medreseje, predikues dhe poet, i cili kishte lindur në Shkodër në vitin 1210 H (1795/96) dhe vdiq aty në vitin 1286 H (1860/61), Ismail Zihni Beun, lindur në Shkodër në vitin 1250 H (1834/35), i cili punoi në Liban dhe Selanik, ku edhe vdiq në vitin 1286 H (1869/70). Ndoshta figurat më të shquara në këtë fushë ishin 2 anëtarë të vetë familjes së shquar të Bushatlinjve: Ibrahim Halil Pasha, i cili kishte lindur në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, djali i Mehmet plak Pashës. Ai pasoi vëllain e tij Kara Mahmudin në vitin 1211 H (1796/97) dhe u bë Vali i Rumelisë dhe guvemator i vendlindjes së tij, Shkodrës, ku edhe vdiq në vitin 1223 H (1808) dhe u varros pranë xhamisë së babait të tij Mehmed, Xhamisë së Plumbit, që akoma ruhet sot. Ai la pas disa medrese, bibloteka dhe xhami në Shkodër dhe në vendet përreth. Së dyti ishte Bushatli Hasan Haki Pasha, i lindur në vitin 1242 H (1826/27), djali i vezirit Mustafa Sherif Pasha: ai ishte guvemator i një numri të madh qytetesh në Europën Turke (31) dhe vdiq në Stamboll në vitin 1313 H (1895/96), ku edhe u varros afer tyrbes së Ejub Ensarit. Hasan Hakiu ishte një dervish Mevlevi, fliste dhe shkraante arabisht, persisht, frëngjisht dhe shqip dhe la një librari me shumë vlerë në qytetin e tij të lindjes.

Kështjella e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës, e njohur me emrin e saj bizantin Rozafat, përmban pjesë që i kanë gjurmët në kohën ilire. Ajo është rindërtuar, restaurar dhe përmirësuar gjatë shekullit XIX. Kalaja zë një zonë të madhe në majën e një kodre me pamje nga qyteti dhe lumi Buna. Forma trekëndore e pllajës së rrëpirë mbi të cilën është ndërtuar kështjella, ka diktuar vendin ku duhet të jetë hyrja e vetme, në pjesën verilindore përballë qytetit të vjetër. Kjo ishte ana e pazarit të mëparshëm të Shkodrës të shekujve XVIII dhe XIX. Këtu, ultësirat ngrihen në një kreshtë të vogël, e cila është e lidhur me kodrën e kështjellës nga një qafe, nga ku një rragë e rrëpirë të çon lart për në portën e kështjellës.

Pllaja ka tre nivele kryesore; kështu, pjesa e brendshme e kështjellës është e ndarë në tri pjesë me anë të mureve të veçanta, tani në pjesën më të madhe nën rrënoja. Muri kryesor i kështjellës është skaji i pllajës. Gjithashtu, edhe ky mur është shumë i shkatërruar. Brenda kështjellës së mesme, më e madhja e tri pjesëve, ndodhen rrënojat e një kishe, katedralja veneciane e mëparshme e Shën. Stefanit. Kjo ishte ndërtesa që pas pushtimit osman u shndërrua në xhaminë e Fatih Sulltan Mehmedit. Baza dhe një pjesë e trupit të minares që iu pat shtuar kishës është ruajtur pjesërisht. Kisha-xhami u ndryshua shumë në periudhën e vonë osmane dhe nuk shfaq ndonjë tipar të veçantë.

Kështjella mbaron në anën perëndimore me një mur-barrierë të madhe që dominon lumin dhe rrugën në jug. Rrënojat dhe pjesët të shkëputura të mureve të disa ndërtesave, kazermave, magazinave të barutit etj, të shekullit XIX ndodhen të shpëmdara brenda kështjellës. E gjithë pjesa e brendshme e kështjellës është shkatërruar në vitin 1874 gjatë një shpërthimi të madh baruti. Rreth vitit 1900 funksioni ushtarak i kështjellës u mor nga mali i Taraboshit përtej lumit, i cili ndodhet disa qindra metra mbi kalanë dhe e bëri atë të padobishme në kohën e përmirësimit të artilerisë. Nga Mali Tarabosh u krye mbrojtja heroike osmane e vitit 1912 kundër ushtrisë malazeze.

Një pjesë e madhe e mureve të kështjellës së Rozafatit duket se daton në periudhën veneciane, duke përfshirë pjesët e vjetra dhe të rregulluara nga osmanët në kohëra të ndryshme. Këto mure janë shumë të shkatërruar për të qenë në gjendje për të thënë diçka me siguri, megjithatë, sipas mendimit tim, porta dopio daton në çerekun e fundit të shekullit XVIII. Nga afer, kjo portë u ngjan portave të tjera osmane të shekullit XVIII, sikurse Porta e Stambollit në Beograd dhe porta me të njëjtin emër në kështjellën e Nishit. Porta e jashtme e Shkodrës ka një korridor qendror të mbuluar rreth 20m të gjatë dhe 3m të gjerë, i cili është i rrethuar nga të dyja anët nga depo të thella dhe të gjera dhe të vendosura tërthorazi në formë boti. Ato kanë një thellësi nga 3-7 metra. Përveç kësaj planimetrie karakteristike osmane, ka edhe elemente të tjerë që dëshmojnë për datimin e portës dopio: këto janë kamare dekorative mbi secilin hark qendror të portave. Ai në portën e jashtme ka një hark të shtrirë të zbukuruar nga një motiv tulipani, që mbi portat e brendshme, më i përpunuar, ka një fushë qendrore me një pllakë guri, në të cilën është e skalitur një buqetë tulipanësh në atë mënyrë që na kujton veprat e stilit Lale Devrit. Harku është i zbukuruar nga një rozetë dhe një tjetër motiv tulipani. E gjitha i përket padyshim shekullit XVIII. Këtë pjesë më të rëndësishme të kështjellës së Shkodrës duhet t’ua atribuojmë vezirëve të dinastisë së Bushatlinjve. Historia e artit shqiptar deri tani i ka konsideruar këto si vepra veneciane. Megjithatë, planimetria e dy portave është shumë osmane dhe tulipanët nuk njiheshin në Europë deri kur Busbeku i solli ato nga Stambolli, në mesin e shekullit XVI. Harku dekorativ mbi portën e dytë mund t’i ketë mashtruar studiuesit shqiptarë, sepse ai ka disa ngjashmëri me skalitjet dalmaciane dhe gotike, të cilat mbetën në Shqipëri deri vonë.

Tyrbja

Përballë me kalanë, në qafen që dikur ishte e zënë nga pazari, ndodhet një tyrbe, ku është varrosur një anëtar i familjes së Bushtalinjve. Ajo është një ndërtesë e hapur dhe e madhe me një grilë të vogël prej hekuri. Nuk ishte i mundur bërja e ndonjë ekzaminimi më të afert.

Xhamia e Mehmet Pash Bushatliut (Xhamla e Plumbit)

Kjo xhami është ndërtesa më e bukur e vjetër në Shkodër dhe xhamia më e madhe e Shqipërisë. Ajo është ndërtuar në vitin 1773/74 nga Mehmed Pashë Plaku, Bushatli themeluesi i kësaj familjeje. Xhamia ndodhet jashtë asaj pjese të pazarit të vjetër që ka akoma disa shtëpi, në një livadh moçalor në fushën e lumit Kir. Siç u përmend më sipër, xhamia është lënë e shkretë qysh në përmbytjen e madhe të vitit 1865, kur i gjithë qyteti i poshtëm u përmbyt.

Xhami e Plumbit e Shkodrës është fiymëzuar nga xhamitë e mëdha sulltanore të Stambollit. Ajo është një ndërtesë e realizuar në mënyrë perfekte, me dimensione të mëdha dhe me një krijimtari shumë të gjallë. Pamja që të ofrohet sapo i afrohesh është ajo e një oborri të gjerë të rrethuar (12.50 me 13.80m brenda mureve), i vetmi në Shqipëri. Kjo xhami është një nga të paktat që e ka thyer strukturën perandorake të posedimit të këtij elementi. Ky kopsht i vendosur tërthorazi ndodhet përballë sallës së faljes. Ajo ka tri njësi (blloqe) në secilën prej anëve të shkurtra dhe katër në anët e gjata. Njësitë janë të mbuluara nga kube, përveç atyre në katër qoshet të cilat kanë kupola me harqe të kryqëzuar. Një qemer i ngjashëm ndodhet mbi hyijen e oborrit dhe të dhomës së faljes, me qëllim theksimin e akseve të ndërtesës. Secila prej njësive me kube apo në formë kubeje (të harkuar, të mbuluar) të oborrit ka një dritare të madhe me bordura hekuri, të rrethuara me gurë dhe të zbukuruar nga një hark osman me majë.

Vendi i faljes duket nga jashtë si një bllok relativisht i ulët, i mbuluar nga një tambur tetëkëndor shumë i lartë, në majën e të cilit ndodhet një qemer gjysëmrrethor. Pjesa e brendshme shfaqet si një dhomë e lartë dhe e gjerë, edhe pse ka përmasa vetëm 9.15m2. Nga pikëpamja vizuale, kjo dhomë është e zgjeruar nga një lloj gunge e thellë, ku ndodhet mihrabi. Kalimi i kubesë mbi mihrab dhe katrori i bazës janë mbajtur nga gjysmërrethore, të cilët janë të maskuar nga jashtë nga një tambur pesëfaqesh. Salla e faljes është e rrethuar nga të dyja anët nga portikë të gjerë, të mbuluar me kube. Portiku në të majtë të mihrabit ka tri kube, të mbështetura nga dy shtylla, kurse tjetri në anën e djathtë ka dy të tilla. Pjesa tjetër e vendit, që rrethon vendin e faljes dhe kamaren e mihrabit është e zënë nga një tyrbe, e cila ka një çati të drunjtë. Pozicionimi i mihrabit është padyshim i frymëzuar nga xhamitë e viteve të fundit të Sinanit. Gjithashtu, dy portikët mund të kenë të bëjnë me prototipët osmanë, por këtu ato kanë një formë të re.

Xhamia, oborri dhe tyrbja janë të gjitha të ndërtuara prej guri gëlqeror të bardhë në blu, që është shumë rezistent ndaj veprimeve gërryese. Dikur ndërtesa ka qenë e mbuluar me plumb, ashtu sikurse e thotë edhe vetë emri, por ai është hequr kohë më parë. Një mbulesë çimentoje mbrojtëse i është vënë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Në vitin 1978 ndërtesa ishte në një gjendje shumë të keqe, edhe pse ishte e ruajtur mirë nga ana strukturore. Minarja e saj ishte pre e egërsisë së Revolucionit Kulturor.

Xhamia e madhe e Shkodrës është ndërtuar për t’i lënë mbresa vizitorit të saj dhe për të treguar pushtetin e vezirëve Bushatlinj. Në të nj ëjtën kohë, ajo tregon se në fundin e shekullit XVIII, nuk mungonin mjeshtëria dhe gustoja e mirë në arkitekturë. Ky është një fenomen që haset edhe në pjesë të tjera të Perandorisë: mund të përmendim këtu xhaminë e Sherif Halilit në Shoumen të Bullgarisë apo xhaminë Çapanoglu në Yozgat (39) në Anadollin Qendror. Aftësitë krijuese nuk janë zbehur akoma nëpër provinca. Megjithatë, mjedisi provincial në të cilin ndodhej xhamia e madhe e Shkodrës, ku të kuptuarit real për rregullat klasike osmane të proporcioneve nuk ekziston më, është i dukshëm që me shikim të parë.

Mbi hyrjen për në sallën e faljes me kube ndodhet një mbishkrim i vogël, i shkruar pa cilësi në turqisht, i cili përmban informacion të vlefshëm historik mbi këtë ndërtesë të rëndësishme. Me aq sa di unë, mbishkrimi nuk është publikuar më parë.

Zotëria i bamirësisë dhe i veprave të mira Mehmed Pasha

E ndërtoi këtë xhami madhështore në vitin 1187

Administratori i kësaj xhamie të mrekullueshme Haxhi Mahmud Berberi, data e riparimit 1280.

Mbishkrimi ka zëvendësuar një mbishkrim të vjetër, që mund të jetë dëmtuar dhe pastaj të jetë hequr. Riparimi i përmendur në tekst u bë pëipara se përmbytja e madhe e vitit 1865 të shkatërronte shumicën e Shkodrës së vjetër.

Tyrbja e Haxhi Hamzait

Në rrugën e veçantë, e cila vazhdon të jetë në lagjen e begatë të mëparshme të pazarit, disa qindra metra larg xhamisë së Plumbit, ndodhet akoma një tyrbe e thjeshtë katrore. Ndërtesa është e mbuluar nga një kube me një çati që shkëlqen e që ka një shtresë me tjegulla.

Muret me një mjeshtëri të dobët janë të mbuluar me një shtresë të trashë suvaje.

Mbi dritaret, në murin përballë rrugës, gjendet akoma një mbishkrim osman, i cili përshkruan ndërtimin e kësaj tyrbeje në një mënyrë gjuhësore shumë të rrallë:

Në një përkthim shqip, për të treguar veçoritë e tekstit, lexojmë: E pikturuar

1)            Themeluesi besimtar, me emër (...?) Haxhi Hamza Beg

2)            kupola e saj (?) është ndërtuar në vitin 1193

Përkthimi i kuptueshëm do të përmbante fjalët:

Themeluesi besimtar Haxhi Hamza e ndërtoi këtë kube në vitin 1193; ajo është lyer dhe riparuar me shpenzimet e vakëfit të H.H në vitin 1226.

Mbishkrimi i hamamit të Ulema Beut

Një mbishkrim i madh i shekullit XVI me një kontekst historik shumë të rëndësishëm, është ruajtur në kopshtin e muzeut të qytetit të Shkodrës. Ai është monumenti më i vjetër i epigrafisë osmane në qytet dhe llogaritet ndër tekstet më të rëndësishme osmane të ruajtura në Shqipëri. Mbishkrimi përmend ndërtimin e një hamami me urdhrin e njëfarë Ulema Beu, sanxhakbeut të livasë së “Skenderijes”. Vetë hamami nuk është më i ruajtur, por Theodor Ippeni e pa atë para Luftës I Botërore dhe publikoi një fotografi të tij. Hamami ndodhej në bregun e Bunës, në periferinë e mëparshme të Tabakut. Në fotografinë e Ipenit ne shohim fasadën hyrëse të dhomës së zhveshjes të një hamami të veçuar. Dhoma nuk kishte kube, por ishte e mbuluar nga një tavan me çati të shkëlqyeshme. Ndërtesa, rreth 10 X 30m, është ndërtuar nga një varg tullash dhe gurësh të ndarë.

Ndërtuesi i hamamit, Ulema Beu, më vonë Pasha, ishte një personalitet historik i rëndësishëm. Ai ishte një lider fisnor i turkomanëve të teqesë në Anadollin Jugperëndimor (Ehnaly, Burdur, Antalia) i cili, për shkak të lidhjes së tij shiite, shkoi tek Shah Ismaili i Persisë. Një gjë e tillë ka ndodhur ndoshta pas apo gjatë kryengritjes së egër turkomane të vitit 1511 dhe shtypjes së përgjakshme të krejt lëvizjes shiite në Anadoll nga Selimi I në vitet që erdhën më pas. Ulema Khani, siç quhej ai, u bë guvematori i Azerbajxhanit. Më vonë, ai ngriti krye kundër Shahut (ka mundësi të ketë qenë pasues i Ismailit, Thamasp) dhe u kthye në ushtrinë osmane, ku mbeti si guvemator i Azerbajxhanit dhe më vonë i Bitlisit. Kur Sulltan Sulejmani shkoi në Rumeli, ndoshta gjatë ekspeditës ushtarake të Korfuzit të korrik-gushtit 1537, dhe kur u ndodh për disa muaj në tokën shqiptare, ai e mori Ulema Beun me vete dhe e bëri atë sanxhakbej të provincës së rëndësishme kufitare të Skënderijes (Shkodrës).

Mbishkrimi i hamamit, i shkmar në një stil të pazakonshëm tregueSj përmend ngjaijet kryesore të jetës së Ulemasë deri në ndërtimin e hamamit në vitin 946 (19 maj 1539-7 maj 1540). Kjo datë na mundëson të rregullojmë një hollësi në karrierën e tij: ndërkohë që I.H. Dani thotë se ai u bë sanxhakbej i Bosnjës me titullin e Pashës në vitin 946, sipas mbishkrimit në atë kohë, ai ishte akoma (bej???) i Shkodrës. Për më tepër, data e vdekjes së paraardhësit të tij në Bosnjë, i famshmi Gazi Husrev Beg, dihet se ka qenë viti 1541. Kështu, mund të supozohet që Ulema Beu ishte sanxhakbej i Shkodrës midis viteve 1537, kohe e ekspeditës ushtarake në Korfuz më 1541. Kjo nuk dihej më parë. Ne dimë gjithashtu se Ulema Beu ndërtoi një medrese në Shkodër.

Pas ngritjes së tij në pozitë dhe transferimit në Bosnjë, Ulema Pasha dhe djali i tij Skender Beg Ulemapasha ishin aktivë në betejën kufitare Slavonia. Peçevi e përmend Ulemën si pushtues të Velikës në malet e Slavonisë në vitin 951H (1545). Ulemapasha vdiq në luftën afer Lipovës (Banat), pas vitit 1553. Djali i tij Skenderi njihet si sanxhakbej i Pakraçit në kufirin sllovenas në vitin 1566 dhe me të njëjtin funksion në Pozega (Slavonia) në vitin 1580. Një prej djemve të Skenderit ishte Gajreti Mehmed Beg Ulemapashah, i njohur si poet.

Cilësia kaligrafike e mbishkrimit të hamamit të Shkodrës është shumë mediokre edhe pse aparenca e tij e përgjithshme është e efektshme. Syri i mësuar e dallon menjëherë se ai i përket kohës së sundimit të Sulejmanit të maçlh. Vetë gjuha e mbishkrimit nuk është e cilësisë së parë, por një gjë e tillë nuk është edhe aq e çuditshme për një tekst provincial të fillimit të shekullit XVI. Mbishkrimi, i përbërë nga katër vargje dyshe në një letër në formë drejtkëndore, përmban fjalët e mëposhtme:

1)            Kur ata e shuan familjen e Ulema Beut, ai doli nga teqeja dhe i vrau turqit e Orientit (Lindjes)

2)            Sapo (Ulema) erdhi në Perëndim, Mbreti i mbretërve të botës (Sulltan Sulejmani) e bëri Shkodrën Livën (sanxhakun) e tij (të Ulemasë).

3)            Ai bëri në këtë vend një banjë të pastër, të pastër si një pasqyrë kineze.

4)            Atje është klima e mirë. Kronogrami: “i këndshëm” (një tjetër) kronogram me cilësi të shkëlqyer: “I bekuar qoftë arkitekti i saj” 946.

I pari nga dy kronogramet konsiston vetëm tek fjala “Dil-pezir” (e shkruar në arabisht), e cila jep llogaritjen e mëposhtme: I dashur!

info@balkancultureheritage.com