Shkodra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkodra

Kalaja e Shkodrës

Sipas Tit Livit “Scodra-n, Kryeqendrën e mbretërisë ilire të ardianëve... Genti e kishte zgjedhur si fortesë të gjithë mbretërisë duke qenë vendi më i fortë i Labeatëve, i vështirë për t’u afruar. Qyteti rrethohet prej dy lumenjsh: Klausalas (Kirit) që rrjedh nga ana lindore pranë qytetit dhe në pe-rëndim prej Barbanas (Bunës), lumë që buron nga liqenet Labeatide (Liqeni i Shkodrës). Qyteti ështe i fortë prej natyre” (44, 31; 45,26.

Sipas Livit, në shek. II p.e.sonë të dy lumenjtë derdheshin në Lumin Oriund (Drin), ndërsa sipas Polybit, në shek. 1 Scodra ndodhej mbi brigjet e këtij lumi.

Shkodra (Scodra) ishte kryeqendër e fisit të Labeatëve dhe më tej e Mbretërisë së Ardianëve. Bërthamën e kësaj njësie e përbënte liqeni i pasur me peshk dhe fushat e begatshme përreth ku lidheshin nyje një sërë rrugësh të rëndësishme ballkanike. Rruga gjatë bregdetit e bigëzuar në rrugën gjatë bregut lindor dhe perëndimor të Liqenit të Shkodrës (Lacus Labeatis) bashkohej me rrugën transversale për në Nais- Ratiaria-Danub (TP col 555-559). Përveç rrugëve tokësore lumi Buna (Barbana) e lidhte Shkodrën me detin ndërsa liqeni, prej ku i ka fillesat lumi, me tërë krahinën.

Fortifikimi

Fortifikimi antik dhe mesjetar shtrihet në pjesën e sipërme të kodrës shkëmbore të Rozafës, 133 m të lartë, shpatet e së cilës bien me pjerrësi të madhe. Fortifikimi i përket kryesisht periudhës mesjetare. Muret e tij i përshtaten rrafshit të kodrës me kthesa dhe dalje duke fituar në plan trajtën e një trekëndëshi 3,7 hektarësh të përforcuar nga 8 kulla. Sipas gjurmëve trajtën planimetrike kështjella e ka fituar që në antikitet. Fragmenti i Livit sipas të cilit “ilirët nën udhëheqjen e Gentit... dolën nga portat në kulla (portamque turres)” tregon se muret rrethues përforcoheshin me kulla të pajisura me porta. Në skajin jugperëndimor të kështjellës dhe në lindje, midis dy portave të hyrjes kryesore, ruhen trakte muresh me blloqe poligonale, pesë deri shtatëkëndëshe.

Fugatura është mjaft e mirë ndërsa balli i mysët, i punuar vrazhdët. Në afërsi të portës së dytë blloqet janë drejtkëndëshe. Tipologjikisht muret datojnë rreth gjysmës së dytë të shek. 4 p.e.sonë. Ndryshimi në teknikën e punimit ka gjasë të dëshmojë praninë e dy duarve ndërtimore. Buzë Drinit, në një mur pendë 300 metërsh të periudhës romake, nën pasqyrën e ujit janë gjetur blloqe të ripërdorura si ato të fortifikimit.

Ndërtimet e tjera

Nën pasqyrën e ujit, pranë një muri 300 m të gjatë buzë Drinit, janë gjetur trungje të lëmuara kolonash, kapitele korintikë, pjesë frizesh floreale dhe ortostatë të shek ll. Në murin pendë janë ripërdorur si spolie frize (1,67 x 0,65 m) me delfinë dhe sfurqe tredhëmbësh të cilat i përkisnin një tempulli të madh të rendit korintik kushtuar gjasisht Neptunit. Në qytetin e poshtëm, në brendi të tij, janë gërmuar banesa të shek. II p.e.sonë., shek. I-III dhe shek. IV-VI. Një banesë buzë lumit është e pajisur me mozaik me ngjyra me motive gjeometrike dhe floreale të shek. III.

Urbanistika

Fragmenti i Livit, sipas të cilit në vitin 168 p.e.sonë: "ilirët nën udhëheqjen e Gentit... dolën nga portat në kulla dhe nisën në fushë të hapur luftën me romakët” flet për shtrirjen e qytetit drejt lumit Buna (Barbana) në të cilin ndodhej skela, ku pas betejës me romakët “Genti i hipi anijes dhe duke lundruar në Lumin Barbana hyri në liqenin Labeat" (Liv 44, 31). Blloqe antikë, të ripërdorur për ndërtimin e murit buzë Drinit, tregojnë se qyteti antik shtrihej gjasisht në anën jugore të shpateve të kodrës, drejt shtratit të sotëm të lumit Drin.

Fragmenti i Zonara-s “Genti u mbyll në Scodra-n ku kishte pallatet e tij..., ndërtuar majë një mali dhe rrethuar me mure të fortë” (Zonar. IX 24) tregon se në brendi të qytetit të sipërm ndodheshin pallati mbretëror. Gjetjet arkeologjike tregojnë se gjatë pax roinana-s qyteti u shtri në rrafshin anën juglindore të Kodrës së Rozafës, në një sipërfaqe rreth 10 ha.

Në këtë anë, gjatë bregut të Drinit, mbi dhe nën pasqyrën e lumit vijon një mur breglumor 300 m i gjatë dhe mbi 5 i thellë. Faza e parë ka ripërdorur si spolje blloqet e murit të shek. IV-III p.e.sonë, faza e dytë është e derdhur brenda një armature të drunjtë dhe faza e tretë, e cila lidhet me një sërë ndërtesash të shek. IV, ka përdorur si spolie një sërë elementësh arkitektonikë të shek. ll. Elementët e tempullit pranë lumit dhe themele ndërtesash të shek lV, tregojnë se pranë murit breglumor ishte krijuar një farë forumi.

Gjetjet arkeologjike

info@balkancultureheritage.com