Shkodra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkodra

Liqeni i Shkodrës asht nja 8 orë i gjatë dhe në mes nja 3 orë i gjanë, por nga të dyja cepat asht sa gjysma e tyne, bile dhe ma i ngushtë. Ai shtrihet në nji drejtim verilindje-perëndim dhe juglindje-perëndim. Nga ana lindore mu në mes ka nji gji, të cilin vendasit e quejnë “Gjini i Hotit”, por ky duket se asht ma fort moçal, sesa liqen.

Liqeni, nga ana e perëndimit, ka përbri nji varg mali, i cili duket sikur del prej tij dhe prandaj nuk ka asnji fushë të vogël ndërmjet tyne. Brigjet e lindjes janë fusha dhe malet që kufizojnë me to dëshmojnë nji varg deri në skajin lindor të liqenit të Hotit, i cili e ndan në dy gjysma fushën e liqenit, nga të cilat ajo sipër asht sllave dhe ajo pbshtë asht shqiptare, sepse kufini i gjuhës shkon pak ma larg se përtej këtij vargmali. Fusha e poshtme shtrihet edhe përtej skajit jugor të liqenit dhe vetëm disa kodrina e ndajnë prej fushës së Drinit, që janë kodrat e Rozafes; mbi njanën prej këtyne asht ndërtue kalaja e Shkodrës. Në mës të kësaj maje dhe Taraboshit rrjedh Buna.

Pjesa kryesore e qytetit të Shkodrës gjindet në atë fushë që shtrihet prej këtyne kodrave deri në liqen. Qyteti nga perëndimi shtrihet deri në Bunë, pra, deri aty ku lumi del nga liqeni dhe ecën në mes Taraboshit dhe Rozafes. Por Rozafe quhet vetëm kodra e kalasë së Shkodrës, e cila ngrihet shumë pjerrët, nja 400 kambë larg Bunës. Ajo anë që asht kthye nga qyteti (ana verilindore) asht ma pak e pjerrët e prandaj aty kalon e vetmja rrugë për në kala.

Maja e kësaj kodre asht pothuej krejt fushë. Këtu asht muri i fortifikatave që janë ndërtue në stilin venecian me pallatin e pashës dhe të komandantit të ushtrisë. - Prej kësaj pike kemi nji panoramë të mrekullueshme, gja që s’e kam pa në asnji vend. Nga veriu shtrihet liqeni dhe fushat e lindjes, të rrethueme prej nji kunore malesh të bukur. Përpara, te kambët e vështruesit kalon Buna, mbi të cilen gjindet nji urë druni e shkatërrueme dhe pranë saj shtrihet pazari dhe nji lagje e jashtme e qytetit; ma tutje, nga lindja dhe ndamas prej pazarit, vjen pjesa kiyesore e qytetit, e mbulueme prej qipshteve, nga të cilat ngrihen ma se 20 minare. Nga juglindja syu shef fushën e Drinit dhe vargjet e bukura të maleve, që në fund të panoramës,vijnë njani sipër tjetrit. Përpara shkon rruga e gjatë e lagjes së Tabakëve në mes kodrave dhe Kirit, i cili në perëndim të kodrës së kalasë bashkohet me Drinin. Mbi të asht ndërtue prej turqve nji urë prëj guri dhe përtej saj shtrihet lagja e Bahçellëkut. Kjo urë asht shumë e lehtë dhe kambët e saj ndërpriten prej qemereve, në mënyrë që nuk besohet kurrë sesi qëndron kjo urë. Qemerët e gjanë, natyrisht, nuk mund të mbajnë nji barrë të randë, prandaj dhe vendi në mes secilit qemer nuk asht mbushë. Kur kalojmë mbi të, na duket se nuk po ecim mbi nji urë, por mbi kurrizin e nji kodre që asht trapa-trapa.

Lagja e Tabakëve në vitin 1836 u bombardue dhe u rrënue prej guvernatorit turk, Hafiz pashës, kundra të cilit qenë ngritë shkodranët, mbasi donte me ua imponue Tanzimatin. Edhe sot duken shumë gërmadha. Kjo ka të vetmen xhami që asht e mbulueme me pllaka plumbi, por stili i saj nuk asht fort tërheqës; xhamitë e tjera të qytetit nuk meritojnë me u përmendë.

Nga jugperëndimi shifet prej kalasë pjesa ma e madhe e fushës që përshkron Buna, si nji gjarpën. por mjerisht disa vargje kodrash nuk lanë me e pa delin, i cili në vijë të drejtë nuk mban ma tepër se pesë orë prej Shkodrës. Po të ishte vendi i hapët edhe në këtë drejtim, atëhere kjo panoramë do të përmblidhte të gjitha bukuritë që mund të japë natyra. Po kështu ajo ka nji karakter pothuej thjesht kontinental dhe format madhështore të malësisë nuk na lanë me mendue që deti asht kaq afër.

Kjo pamje e shkurtën rreth e përqark duhet të na mjaftojë si dëshmi që kodra e kalasë asht çelësi i të gjithë krahinës. Asnji pikë, pra, nuk ishte ma e përshtatshme për nji kështjellë dhe të vjetrit i kanë pasë sytë çelë për të tilla pika strategjike. Prandaj edhe arkeologu duhet të kërkojë këtu kështjellën e vjetër të Shkodrës, ndonëse, ndoshta, i mungojnë të gjitha faktet. Sepse Livi thotë që qyteti shtrihej pranë liqenit në mes dy lumenjve që i emnon Barbana dhe Klausula98. Shkodra e sotme,99 pra, asht po n’at vend ku ka qenë Shkodra e vjetër. Por përshkrimi i Livit na jep ma fort me kuptue se qyteti i vjetër gjindej jo në shpatullën veriore të Rozafës, por n’atë të jugut, pra n’atë vend ku sot asht lagja e Tabakëve, dhe shtrihej deri aty ku Kiri derdhet në Bunë, sepse kjo pjesë rrethohet prej dy lumenjve. Si duket, këtu ka qenë edhe qyteti i Kohës së Mesme, sepse Barleti e përshkruen në këtë mënyrë: “kjo gjindet mbi nji kodër shkambore, e cila rrethohet prej nji fushe të gjanë dhe shumë pjellore”. - Qytetin e ka ba shumë të fortë si natyra vetë, ashtu edhe dora e njeriut. Kur u themelue, muret që e rrethonin shkonin deri në fushë dhe përmblidhnin nji sipërfaqe prej 2000 kambësh në kuadrat. Ajo pjesë e qytetit që gjindej në fushë përshkohej prej Drinasës (ky asht nji emën tjetër për Kirin) mes për mes. Mbi këtë shkon nji urë guri e madhe dhe shumë e bukur, që ishte aq e gjatë saqë me bishtin e saj takonte me Bunën, gërmadhat e së cilës duken edhe sot. Atje ku ma përpara ishte vetëm kështjella, gjindet sot i gjithë qyteti. Se sa i populluem ka qenë ai, e tregon fakti se në kohën e luftave me turqit ishte në gjendje me nxjerrë 5000 kalorës.

Shkodrën e përmend për herë të parë Livi me rastin e pushtimit të vendit prej Romës në vitin 170 p.Kr.100 dhe thotë se ajo ka qenë selia e Gencit, mbretit të Ilirisë.

Kur u nda Perandoria Romake, Shkodra shkoi në pjesën e Lindjes. Nga fundi i shekullit të 5-të gotët ndjekin gjurmët e barbarëve, të cilët u derdhën mbi të gjithë gadishullin ballkanik, ashtu si dhe mbi Ilirinë. Mbas nji gojëdhane të kronikave sllave, Ostroilli, vëllai i Totilës, zu vend në Prevalitana; nipi i tij, Selimir, pushtoi Shkodrën dhe mbas pushtimit të Dalmacisë prej Justinianit, bie në ujdi me dajën e vet dhe bahet vasal i tij; pastaj heq dorë nga titulli i mbretit dhe merr titullin “konti i Zetës”.

Në kohnat e para të periudhës serbe qyteti duket se ka luejtë nji rol të dorës së dytë, sepse atëherë selia e mbretit dhe selia e kryepiskopit ishin në Dioklea,që gjindej në fushën e Moraçës pranë Podgoricës. Kur u rrënue ky qytet prej bullgarëve, selia u transferue në Tivar, ku asht edhe sot.

Në kohën e pastajme, Shkodra figuron shpeshherë te prifti i Diokleas (regnum Slavorum) si rezidencë e mbretit.

Mbasi u shue familja mbretnore (në vitin 1368), përmenden Balshajt nga Bosnja si sundues të Shkodrës, të dy Zetave, të Drishtit, Lezhës dhe të Tivarit; mbi këtë dinasti do të flasim ma vonë. Pinjolli i fundit i kësaj familjeje e la peng Shkodrën tek venedikasit103 dhe harron me e shpengue; në këtë mënyrë qyteti u ba i Venedikut.

Në vitin 1474 qytetin e rrethoi me 80.000 vetë Sulejmani, veziri i madh i Sulltan Muhametit II. Por qyteti bani nji qëndresë kaq heroike nën komandën e Antonio Loredanit, sa që veziri u detyrue me ikë mbas tre muejve me dame të mëdha104. Thuhet se këtë rrethim e ka përshkrue nji farë Gjergj Merula dhe vepra e tij u shtyp po n’at vit rië Venedik.

Në vitin 1478 kundra Shkodrës u nis Muhameti personalisht me 300.000 vetë dhe filloi rrethimin me nji zell të madh. Ai e bombardoi qytetin me 11 murtaja të mëdha, që u derdhën në vend, ndër të cilat njana hidhte gjyle që peshonin pesë kuihtalë e gjysmë, tjetra 6 dhe e treta 6 1/2 kuintalë. Ai provoi dy herë me e pushtue qytetin me sulm, por të dy herët qe thye me dame të mëdha. Thohet se sulmi i parë u kushtoi turqve 12.000 të vramë. Kur pa se nuk mund ta pushtonte qytetin me forcë, Muhameti vendosi me e vdekë urijet; ai la aty në pozita të mira 40.000 ushtarë dhe vetë u largue mbas tre muajve, me pjesën ma të madhe të ushtrisë.

Të rrethuemit qëndruen 11 muej, ndonse qysh në katër muej kishte fillue me u mungue ushqimi. Në këtë kohë u erdhi lajmi se më 26 janar 1479 Venediku kishte ba paqë me Turqinë dhe i kishte dorëzue Shkodrën, me konditë që qytetarët të liheshin të lirë me qëndrue në vend, tue u sigurue atyne jetën dhe pasunin, ose të largoheshin prej qytetit.

Prandaj dhe Florio Jonima, komandanti venedikas, ua dorëzoi qytetin turqve dhe muer me vete ata banorë, të cilët nuk dëshironin me ndejtë ma në Shkodrën e robnueme dhe i ngarkoi nëpër anijet e Republikës që kishin ardhë në breg të detit. Refugjatët, ndër ta 405 burra dhe 105 gra, shkuen në Venedik. Prej këtyne, nji pjesë qëndroi aty, kurse pjesa tjetër u shpërnda nëpër qytetet Ravena, Padova dhe Treviso. Këtë rrethim të dytë, të cilin Leake në veprën e tij “Researches of Greece” e quan nji nga ngjarjet ma të randësishme të historisë, e ka përshkrue prifti shkodran Marin Barleti. vepra e të cilit u shtyp në Venedik më 1504. Ky ka shkrue edhe biografmë e Skënderbeut, e cila asht burimi kryesor i historisë së këtij heroi.

Sipas tregimit të Farlatit, duhet të kujtojmë se ata banorë që ikën prej Shkodre, përbanin të gjithë popullsinë e qytetit. Por kjo nuk asht e vërtetë, sepse familjet ma të pasme ose ndonji nga pjestarët e tyne qëndruen në vend dhe u kthyen ma vonë në fenë islame. - Nji ditë i thërriti pasha të gjithë çifligarët dhe kërkoi prej tyne tapitë e tokave. Por ata deklaruen se pronat i kishin trashëgue gjyshstërgjyshi dhe nuk zotnonin ndonji tapi të shkrucmc. Atëhere pasha këndoi nji ferman të Sulltanit, i cili thoshte se të gjitha pronat që zotnojnë të krishtenët, pa pasë në dorë dokumente të shkrueme, ishin pasuni të Padishahut. Atyne pronarëve që kthehen në fenë islame, do t’ju njifen me anë të nji tapie turke titujt e zotnimit dhe privilegjet e tyne. Traditat na thonë se të gjithë pronarët e krishtenë të Shkodrës sakrifikuen fenë e tyne për me shpëtue pasuninë. Si duket, edhe presioni që ushtronin pushtuesit nuk qe i vogël.

Të gjitha kishat kristiane u prishën, ose u kthyen në xhami; mujti me shpëtue vetëm nji kishë e vogël jasht qytetit, në bregun verior të Bunës. Kjo asht sot nën mbrojtjen e konsullatës austriake. Si silleshin fituesit me të krishtenët e këti vendi, tregon fakti i thjeshtë që dy nga episkopët e Shkodrës kanë ra dëshmorë.

Nga fundi i shekullit të 17-të u var episkopi Anton Nigri, sepse nuk pranoi që nji katolike të vazhdonte marrëdhaniet ilegale që kishte me nji musliman. Në vitin 1718 u var dhe pasardhësi i tij Antoni IV, sepse, sikundër tregon Farlati, u ba i rrezikshëm për elementin sundues, mbasi e nderonte i gjithë vendi nga shkaku i jetës së tij të shenjtë. Ai qëndroi si burrë dhe nuk pranoi kurrsesi me ndërrue besën dhe prandaj pësoi këtë fat.

Kufoma e tij tri ditë me radhë mbeti pa u varrosë, sepse asnji nuk guxonte me iu afrue. Ma në ftind nji natë, kur bani furtunë, shkuen disa, e ulën shpejt prej litari dhe e varrosën në vendin e ekzekutimit. Trupi i tij u varros ma vonë në nji kishë.

Mbas këtyne ngjarjeve pasardhësit e tij nuk guxuen me e ngrejtë selinë në Shkodër, por u vendosën në rrethin e saj. Nga fundi i shekullit të kaluem, selia e episkopit u transferua në këtë qytet.

Por banorët e krishtenë të Shkodrës ishin të detyruem me mprojtë qytetin në rasë nevoje edhe me shkue ushtarë. Prandaj kishin të drejtë me mbajtë armë. Në vitin 1831 pranuen pr.opozimin e sadrazemit, Reshit pashës, dhe i shlyen këto detyrime duke pague vit për vit 45.000 pjastra: kjo shumë u shtue deri në 100.000 në vit, mbasi erdhën edhe disa pagesa të tjera. 

Analet historike të Turqisë janë i vetmi burim përsa i përket fatit te qytetit mbas pushtimit të vendit, por këto nuk kam mundësi me i studjue dhe prandaj do të la nji boshllik deri n’ato kohna që shkodranët i mbajnë mend brez mbas brezi. Më duket se këto kohna nuk e kalojnë brezin e katërt dhe tradita fillon me nji gjendje të turbullt dhe anarqike. Ajo na tregon se qyteti ka qenë përça në dy partina të mëdha, n’atë të Tabakëve që banonin lagjen në mes shpatullës jugore të Rozafes dhe të Kirit, dhe të Terzive, që përmblidhte artizanate të tjerë; këta të fundit banonin në veri të Rozafes, aty ku sot asht pazari'09. Ndër ta jetojnë 6-8 familje të forta që mbajnë titullin e bejlerëve; këto shpesh herë zihen shoq me shoq dhe simbas interesave të tyne marrin pjesë ne grindjet e të dy esnafeve, sepse edhe këto dy parti ishin në gjendje lufte të vazhdueshme. Nganjiherë ngriheshin edhe barrikada në mes të qytetit dhe ky ndahej në dy pjesë anmike.

Familja ma e fuqishme e asaj kohe ishte ajo e Çaushëve, e cila mbante anën e Terzive dhe kryetari i saj shumë herë qe ba pashë i Shkodrës, por nuk pat mujtë t’ia lajë trashigim shtëpisë së vet këtë pozitë. Sepse qeveria turke emnonte nganjiherë edhe të huej si pashallarë të Shkodrës.

Nji ditë, në nji kohë kur të dy esnafet ishin përleshë keq shoq me shoq, erdhën në Shkodër dy vllazën nga Peja, njani si pasha, tjetri si qahaja i tij. Këta guxuen me i shtypë banorët e qytetit, tue pa se ata ishin të përçamun dhe rrëmbyen djem dhe vajza që u pëlqenin.

N’at kohë Hasan Asllani ishte kryetari i Terzive. Nji natë i ra ndërmend se dhunuesat e huej e kishin turpnue randë qytetin e vet dhe, mbasi ishte nji burrë me zemër që nuk mendohej shumë, u ngrit prej shtratit dhe shkoi vetëm me nji shërbëtor ke porta e kryetarit të Tabakëve, anmikut të tij. Atje i ra portës dhe kur e pyeti roja, i tregoi emnin e vet shërbëtorit dhe i propozon kundërshtarit që të bashkoheshin për të marrë hak, por kërkon që kjo punë mos të shtyhej ma, por të veprohej qysh të nesërmen në mëngjes. Anmiku i tij, që ishte ma pak i vendosun, në fillim ban disa vrejtje, kërkon me e shtye punën disa ditë për me e peshue ma mirë, por Hasani nuk tundet dhe thotë gjithnji: “o nesër në mëngjes, o kurrël”. Ma në fund edhe Tabaku iu shtrue vullnetit të tij dhe, kur zbardhi drita, të dy, bashkë me disa shokë i zunë pritë pashës pranë pallatit të vet. Ma vonë erdhën edhe të dy vllaznit për me shkue në hamam e atëherë ata u rrethuen dhe u shfarosën'me gjithë shpurën e tyne. Qeveria turke dërgoi një hetues oborri për me hetue këtë ngjarje të jashtëzakonshme, por ai u mjaftue me krenët e disa të krishtenëve të mjerë nga Shkreli. për të cilët i thanë se ishin fajtorë. Edhe Stambolli nuk e ngau punën ma tej. Por në Shkodër këndohet edhe sot kanga e kësaj ngjarjeje:

Musaveret e hamanit
Zbardhja, Zot, Ahmet Asllanit;
Ai s’i la shpatën Pekjanit
Por ia veshi Shkodranit

Kjo ngjarje nuk dihet se kur ndodhi, por, shkurt para ose pas kësaj, vjen prej Bushati, që asht nja 3 orë larg prej Shkodre, Mehmet beu, nji burrë me influencë dhe goditi nji shtëpi në lagjen e Tabakve. Ai për së shpejti mujti me e forcue këtu pozitën e vet dhe u ba anmiku ma i rrepti i Çaushëve, të cilët shkoshin me Terzitë. Një ditë, kur partia e tij po korrte fitore kundra partisë anmike, ia mbrrini në Shkodër nji pashë i ri, të cilin e kishte dërgue Stambolli. Mbas zakonit të vendit, Mehmet beu i doli përpara me të gjithë parinë e qytetit, tue pasë me vete edhe nja 300-400 malësorë, të cilëve u kishte dhanë urdhën me u zveshë lakuriq deri në brez. Pasha i ri, kur i pa malësorët pa këmisha, u habit shumë dhe kërkoi spjegime nga Mehmet beu. Por ky iu përgjigj se Shqipnia ishte nji vend i egër dhe se ai do të kishte kohë me e njoftë atë ma mirë. Pasha i ri, posa hyni në dhomat e konakut në lagjen e Tabakëve, që kishte pregatitë për të Mehmet beu, u shqetsue prej nji breshnie gurësh që ranë mbi pullazin e pallatit. Prandaj u thërrit Mehmet beu me dhanë spjegime mbi këtë fenomen të ri dhe ai deklaroi se ky ishte nji zakon i vjetër i gjinve t’egër të maleve me kërkue nji bakshish për shoqnimin që i banë pashës, kur erdhi në qytet. Edhe pasha i dha nji shumë të hollash për me ua dorëzue malësorëve të egëf. Por Mehmet beu akoma nuk kishte mbërri në Shkodër, kur nji breshën i ri gurësh ra mbi pullazin e pallatit të pashës, sepse dhurata e tij nuk qe e mjaftueshme dhe malësorët që e shoqnuen kërkonin së pakut katër herë ma shumë se sa muerën. Kjo pritje na jep me kuptue se si Mehmet beu dijti me e shfytëzue pozitën e favorshme për të mirën e tij. Ai e mbajti pashën si nji të burgosur dhe pa kalue nji vit të gjithë njerëzit që prue pasha me vete u detyruen me i shitë plaçkat e tyne, për me mujtë me jetue, sepse n’ato kohna ata nuk mermin rroga, por rronin vetëm nga taksat që paguenin personat që banin ndonji lutje.

Nga ky shkak pasha kërkoi transferimin dhe dëshira e tij u plotësue shpejt, por tashti i doli nji tjetër pengesë: Mehmet beu deklaroi se ai nuk do ta lente pashën me ikë, derisa ai vetë nuk ishte emnue pashë i Shkodrës. Prandaj edhe pasha në fjjalë bani çmos në Stamboll që Mehmet beut t’i delte emnimi sa ma parë, mbasi kishte hall të madh të shpëtonte vetë sa ma shpejt.

Gojëdhana na tregon se Mehmet bej Bushati u ba në këtë mënyrë pashë i Shkodrës. Ky dijti me e përdorë ma mirë fuqinë,se sa ata që qenë para dhe pozitën e tij ua la trashëgim djemve dhe nipave. Qëllimi kryesor i tij ishte shfarosja e rivalëve ose, ma mirë me thanë, e elementit aristokrat dhe në këtë rasë ndoq atë rrugë, të cilën ma vonë e ndoqi pikë për pikë edhe Ali Pashë Tepelena. Sepse aty ku nuk shkonte, ose nuk duhej përdorë forca, ai përdorte dinakërinë dhe me premtime të mëdha dhe me intriga i anmiqësonte shtëpitë e pakta të vendit, që grindeshin shoq me shoq.

Djemtë ndoqën politikën e t’et dhe ia mbërrinë plotësisht qëllimit të tyne, sepse në gjithë pashallëkun e Shkodrës nuk mbeten më tepër se nji ose dy familje çifligare që kishin randësi. Në këtë mënyrë u zhduk ose u përzue nga Shkodra shtëpia e fortë e Çaushëve. Edhe shtëpitë e tjera pësuan po këtë fat dhe, në fund fare, teproi nji familje që ishte ajo e Maxharëve. Këta i rrethoi brenda në pallat Mustafa pasha, djali ma i madh i Mehmetit, e i vue zjarmin konakut, mbasi i kishte lajmue disa herë që të dorëzoheshin.Këtu u dogjën të gjallë vullnetarisht të shtatë pjesëtarët e fundit të kësaj familjeje me gra, me femijë e me shërbëtorë.

Djali i dytë i Mehmet beut i zhduku shtëpitë krenare të Bushatit dhe, brenda nji dite, e shfarosi fisin e Çelepisë, që përbahej prej 70 pjestarëve.

Pastaj u shtrue Republika e Ulqinit, banorët e të cilës ishin kusarë të rrezikshëm; ata premtuen se do t’i bindeshin çdo urdhni që do të vinte nga Shkodra.

Mehmet pasha dhe djemtë e tij luftuan vazhdimisht me sukses edhe me feudalët e krahinave fqinje, kështu që, pak nga pak, mujtën me shti në dorë krahinën e Lezhës, të Tiranës dhe të Elbasanit; ma në fund edhe të gjithë Dukagjinit, por edhe në Dibër dhe Mat kishin fuqi.

Tradita e këtushme na tregon këto gjana mbi këtë familje interesante:

Mehmet pasha kishte 4 djem - Mustafën, Mahmutin, Ibrahimin dhe Ahmetin dhe nji vajzë Kajo Hanumin, e cila ishte martue me Ibrahimin, beun e fuqishëm të Kavajës. Kjo nji ditë erdhi për vizitë në Shkodër dhe pa se qehajai Myrteza efendiu gëzonte të gjithë besimin e t’et, por e shfrytëzonte atë për të mirën e tij personale dhe djemtë e pashës i mbante aq shtrënguet, sa që ata, kur donin me i falë ndonji shërbëtori nji palë këpucë, ishin detyrue me ia lypë të hollat Myrteza efendiut. Kaje Hanumi ndigjoi edhe se Myrteza efendiu kishte vue shumë pasuni, megjithëqë vishej me rrobe të gnsme. dhe prandaj kërkoi me u ba nji vizitë grave të tij. Por efendiut s'i erdhi aspak mirë dhe u përpoq me e ndalue vizitën me çdo mënyrë, mirëpo Kajo Hanumi nguli kambë. Atëhere ai i hoq nga haremi të gjitha plaçkat e kushtueshme dhe i mbylli në nji dhomë.

Zonja Kajo nuk u gabua nga fukarallëku që pa në këtë shtëpi. Ajo iu lavdërue shumë grave të thjeshta të efendiut, duke u tregue se vetë ishte shumë e pasun dhe tue ua qa hallin atyne, mbasi ishin kaq të vobekta. Fjalët c Kajos i nxehën aq fort gratë e efendiut, sa që ato nuk e përmbajtën veten ma dhe filluen me u mburrë më pasunitë e tyne. Tashti efendiu nuk kishte se nga të luente ma dhe u detyrue t’i dorëzojë çelësin e dhomës së thesarit Kajos, e cila i pa me sytë e saj gjanat e kushtueshme që kishte grumbullue efendiu në haremin e vet.

Kur u kthye nga vizita, u tregoi vllezënve se çfarë kishte pa dhe deklaroi se nuk do të ishte ma motra e tyne, në qoftë se nuk do të merrnin hak te Myrteza efendiu për grabitjen e pasunisë dhe per shtypjen që u kishte ba deri më sot. Mahmuti bisedoi disa herë me Mustafanë, se si ta heqin qafe efendiun; por ky kishte frikë babën dhe nuk ndigjoi me e ndihmue. Prandaj edhe Mahmuti vendosi me veprue vetëm. Mustafa shkoi në katund, që të ishte i lamë kur të bahesh ngjaija. Vetëm Mahmuti mbeti në qytet dhe e thirri Myrteza efendinë në shtëpi të vet, për me i dhanë disa porosina ma randësi nga pasha, i cili zakonisht rrinte në Kosmaç, në nji fshat të bukur 1 orë në jug të Shkodrës. Efendiu e lajmoi se ishte pa qejf, por Mahmuti i çoi fjalë se, në rast se nuk ishte në gjendje me ardhë, atëherë do të vinte vetë tek ai. Ma në fund ia mbërrini efendiu, i mbështetun mbi një shkop. Kur u ul dhe u nxuar divitin nga brezi për me shkrue urdhnat e rreme, Mahmuti qiti thikën dhe e theri me dorën e vet.

Pastaj e mbyfli kufomën në nji dollap, i hypi kalit dhe u largue me disa trima, që i ishin besnikë. Kufoma e të vramit u gjet mbas disa ditëve dhe Mehmeti u përpoq me të madhe me e shti në dorë Mahmutin, por nuk pat sukses. Ky hyni në ushtri dhe u dallue në shumë ndeshje, sa që Sulltani e bani pashë. Kur u hap ky lajm në Shkodër, miqtë e këshilluen Mehmet pashën me e falë djalin trim dhe me e thërritë në shtëpi, se pëmdryshe ai do të vinte në Shkodër edhe kundra dëshirës së tij. Dhe Mehmeti e pranoi këshillën dhe kështu Mahmuti erdhi përsëri në Shkodër.

Mehmet Pasha u vra me urdhën të Sulltanit, mbasi nuk ndigjoi me shkue në luftë kundra rusëve, se gjoja ishte sëmundë. Por kohnat kishin kalue, kur zbatoheshin të tilla urdhna pa hasë në kundërshtim; Ibrahim pasha i Kavajës vrau me dorën e vet nji kapuxhibash, i cili guxoi me ia këndue vendimin me vdekje që kishte marrë qeveria turke e Stambollit. Prandaj edhe ai që kishte ngarkue Stambolli me vrasjen e Mehmet pashës, gjet nji rast të mirë dhe befas ia nguli thikën pashës.

Këtu nuk e dijnë me siguri me tregue që Mustafa pasha, djali ma i madh i tij, shkoi në More para ose mbas vrasjes së të jatit. Mbi këtë ndërmarrje mujta me marrë vesht çfarë po shkruej këtu poshtë: shqiptarët që banonin në Morë e kishin pushtue të gjithë vendin dhe banin mizorinat ma të mëdha kundra popullsisë kristiane, pa ça fort kryet për urdhnat e qeverisë turke. Dhe Stambolli mendoi se pasha i Shkodrës ishte njeriu ma i përshtatshem për me i zhdukë këto padrejtësina dhe e ngarkoi atë me këtë mision.

Dhe pasha u nis me 3000 gegë për në Morë edhe i vu përpara toskët e atjeshëm. Por miqtë e rinj u suellën edhe ma keq se ata të parët, prandaj edhe qeveria e Stambollit, e shqetësueme nga ankimet e vazhdueshme të rajasë, i fali pashës dy skllave, të cilat e helmuen. Pastaj lajmoi moreotët që mbas vdekjes së pashës të rroknin armët dhe të zhduknin dhunusat e rinj. Edhe moreotët e zbatuen këtë urdhën pikë për pikë sa që nga të 3000 gegët asnji (?) nuk u kthye në shtëpi.

Mahmuti qe ma i zoti i të gjithë familjes dhe, mbas vdekjes së vëllait të tij Mustafait, u ba pashë i Shkodrës. Jeta e tij asht e mbushun plot me luftra kundra fqinjve në Krujë, Pejë, Mal i Zi dhe kundra Sulltanit vetë. Shkaku që u prish me qeverinë e Stambollit, përveç ankimeve të qeveritarëve turq fqinj, qe sidomos nji ankim që bani kundra atij Republika e Venedikut. Sepse Mahmut pasha, kur sulmoi nji herë Malin e Zi (më 1785), hyni thellë në krahinat e brendshme të vendit dhe i dogj dhe i poq. I dehun prej këtij suksesi të madh, thërriti një ditë krenët e Pastroviçit, që asaj kohe, mbas shumë grindjesh me qeverinë turke, ma në fund i kishte mbetë Venedikut dhe, me të arritun ata në kampin e tij, i theri të gjithë dhe i dërguemi i Venedikut u ankue shumë në Stamboll mbi këtë prishje të paqës. Ma në fund, qeveria turke u mërzit nga këto ankime dhe dërgoi nji ushtri kundra Mahmut pashës, e cila erdhi vetëm deri në fushën e famshme të Kosovës dhe atje qëndroi nji kohë të gjatë në kamp, për me pritë forca të reja. Ai që do ta sulmonte Mahmut pashën duhej të mendohej mirë, sepse pozita e tij ishte shumë e fortë, për arsye se të dy krahët e tij i mbanin dy miq të fuqishëm, kështu që sulmuesi ishte detyrue me luftue në tri ballna. Në Dibër sundonte asaj kohe Bateli, nji kryetar famkeq çetash, - në qoftë se nji hajdut si ai e meriton kët emën - i cili në raste nevoje  mund të ngrinte në kambë 10.000 vetë. Në Bosnje ushtronte Stanishi po këtë zanat dhe ishte po aq i fuqishëm sa Bateli. Këta të dy ishin aleatë të Mahmut pashës dhe secili prej tyne mburrej se ishte në gjendje ta merrte vetëm përsipër ordinë e turqve të urrejtur, në qoftë se do të guxonin me hy nëpër malet e Shqipnisë. Por Mahmut pasha ishte nji burrë i guximshëm, ai vendosi me e shfrytëzue frikën e anmikut dhe me i dalë përpara deri në Kosovë. Dhe guximi i tij u kunorëzua me nji sukses të plotë mbi anmikun që ishte gjashtë herë ma i fortë se ai. I gjithë kampi i anmikut ra në dorë të tij. Divani, i cili e kuptoi mirë pozitën e fortë të Mahmutit, u përpoq me e dobësue këtë dhe prandaj e shtrëngoi komisarin e tij në Stamboll (mbas nji zakoni që ekziston edhe sot, pashallarët mbanin në Stamboll përfaqësues) me kërkue ndjesë nga Sulltani. Edhe qeveria turke e siguroi se do ta falte, në qoftë se ai do t’i binte kokat e të dy miqve të tij. Si duket pasha, po aq i mençëm sa dhe Ali Tepelena, i cili, përveç përfaqësuesit të tij zyrtar, mbante edhe agjentë të tjerë në Stamboll, ra në kurth dhe vrau me të pabesë të dy miqt e vet, por e kuptoi shpejt se pabesia i bie në kokë atij që e ban, sepse mori këtë përgjigje: tashti duhet të sjelli edhe kokën e vet.

Në këtë kohë qeveria turke kishte mobilizue të gjithë pashallarët e Rumelisë kundra Mahmutit dhe 24 prej tyne u paraqitën me forca të konsiderueshme në kampin e vezirit të madh, Kara Shefikut. Ky u nis për në Shkodër dhe pa gjetë pengime mbërrini deri përpara qytetit. Nuk dihet shkaku përse Mahmut pasha nuk e priti atë te porta e Shqipnis, ndoshta nuk kishte besim tek ushtarët e vet. Edhe Ali Pashë Tepelena bani ma vonë nji provë të idhët me karakterin e paqëndrueshëm të shqiptarëve. Por edhe taktika ushtarake e këtyne dy pashallarëve që përmendëm, ndryshonte prej asaj të Skënderbeut. Sepse Skënderbeu sa herë rrethohej Kruja, nuk rrinte vetë brenda, por lente nji nga oficerët e vet si komandant të kalasë, kurse ai vetë merrte komandën e guerileve, të cilat sulmonin dhe shqetësonin vazhdimisht ushtrinë rrethuese, taktikë, që tue marë parasysh gjendjen natyrore të vendit, asht e vetmja që premton sukses. Ata të dy u mbyllën brenda në kalatë e tyre posa u afruem ushtritë e Sulltanit, si duket për arsye se nuk kishin asnji, të cilit mund t’i besonin sikundër Skënderbeu.

Këtu tregojnë se Mahmut pasha kishte mbajtun vetëm 90 vetë në kala, por asnji prej të 24 pashallarëve nuk luftonte seriozisht dhe sidomos Ali Pasha i Janinës e ndihmonte me çdo mënyrë, tue i dërgue msheftazi ushqime dhe municion dhe tue i tregue planet e ushtrisë rrethuese, sepse ai huk kishte as ma të voglin interes që qeveria turke të forcohej ndër krahinat fqinje të veriut.

Mbas disa muejve filluen bisedimet dhe shpejt u arrit nji marrëveshtje. Mahmut pasha la 30 vetë në kala dhe me të tjerët u nis për në kampin e vezirit të madh për me deklarue atje dorëzimin e tij. Mirëpo duke zbritë prej kalaje mbërrini n’atë vend ku ishte vendosur artileria dhe kampi i artilerisë. Këtu menjiherë befas sulmoi dhe pushtoi pozitat e topave dhe i vu zjarrin kampit të artilerëve. Kjo qe shenja për antarët e tij në qytet, të cilët rrokin armët; disa malësorë arratisen nga kampi i vezirit dhe bashkohen me ta dhe, mbas nji përleshje të shkurtën, e gjithë ushtria e rrethuesve, e tmerrueme, shpëmdahet andej-këndej dhe i le Mahmut pashës nji plaçkë shumë të madhe.

Qeveria turke e sulmoi edhe njiherë tjetër këtë rrebel të tmerrshëm, por kësaj here dijti me e armiqësue me nji që ishte edhe ma i rrezikshëm se Çaushët. Ky ishte vëllai i tij, Ibrahimi, të cilin e kishte ba guvemator të Elbasanit. Qeveria turke i dha këtij premtime të mëdha dhe kështu mujti me e ba për vete. Ky iku natën msheftazi prej Elbasani, shkoi në Stamboll dhe prej andej u nis me nji ushtri të madhe kundrejt Shkodrës. Tashti puna u ba kështu: këtu Mahmuti, këtu Ibrahimi, por Mahmuti dijti me e shpërnda këtë ushtri, po ashtu si shpërndau ate të parën.

Qeveria turke nuk dërgoi ma ushtri kundra vasalit të saj kryengritës dhe ma vonë e fali, mbasi ndërmjetësoi ambasadori i Spanjës. Mahmut pasha e mbaroi jetën e tij plot aventura më 1796 ndër malet e Karadakut. Këtë ndërmarrje ushtarake e kanë përshkrue ma gjanë Wilkinsoni dhe Boue, duke marrë për bazë gojëdhanën e Malit të Zi. Këtu thonë se, në çastin vendimtar, një pjesë e madhe e ushtrisë e la në baltë pashën, mbasi ishte e mërzitun nga luftat e vazhdueshme që po bante ky.

Vendin e tij e zu Ibrahimi, vëllai i tij ma i vogël; Ahmeti, ma i vogëli ndër vllaznit, kur po komandonte guerilat përjashta fortesës në kohën e rrethimit të parë, ra në dorë të vezirit me tradhëti dhe u ekzekutue.

Qeveria turke pati besim të plotë tek ai dhe e emnoi komandant të përgjithshëm mbi të gjithë Rumelinë. Dhe ai e tregoi me punë se e meritonte këtë besim, sepse i vu përpara shumë pashallarë dhe krenë rebela, bile pashën e Edrenesë e zhduku brenda në kryeqytetin e vet. Ai vdiq pa fëmijë, sepse të dy djemtë e tij patën vdekë ma përpara; se qysh, nuk dihet.

Mbas tij erdhi stëmipi Mustafa pasha. Ky ishte nipi i Mustafait që përmendëm ma sipër, djalit të parë të Mehmet pashës, i cili u vra, se si nuk dihet.

Mustafa pasha, në kohën e luftës ruso-turke mbajti një qëndrim të dyshimtë; këtë na e tregojnë Urquardi, Cyprien Roberti dhe Ami Boue. Ç’prej kësaj kohe Sulltan Mahmuti. e urrente për vdekje jo vetëm atë, por edhe të gjithë krenët e Shqipnisë së Mesme dhe asaj të Jugu sepse këta nuk kishin ndigjue me i ardhë në ndihmë, mbasi ishin të pakënaqun me reformat e tij dhe se nuk kishin marrë rrogat për shërbimin që i kishin ba në kohën e Kryengritjes Greke. Për Sulltanin këta persona nuk ishin vetëm kundërshtarë të reformave të tij, por edhe tradhtarë të naltë, prandaj e urdhënoi vezirin e madh, Reshit Mehmet pashën, me i çfarosë ata.

Në vitin 1830 Reshit pasha i thirri krenët e Shqipnisë në Monastir për me rregullue, gjoja, shpërblimet e prapambetura. i rrethoi me ushtri dhe i grini; atë ditë u vranë nja 400 vetë nga paria e Shqipnisë. Bile, siç më tregoi nji dëshmitar, edhe mbas tetë muajve i kishte pa mbeturinat e kufomave të tyne në sheshin e ekzekutimit. Kështu ma treguen edhe shumë të tjerë këtë ngjarje dhe ndër ta qe edhe nji që kishte shpëtue nga kjo kasaphanë.

Të gjitha ato krahina, të cilat deri tashti qenë sundue prej nji aristokracie ushtarake, ishin të pakënaqme me reformat e reja që po zbatonte qeveria turke. Kjo gja shkaktoi një përbetim të gjanë, në krye të cilit qëndronte Mustafa pasha. Në vitin 1835 ky u nis me nji ushtri të madhe shqiptarësh për në Monastir, ku gjindej Reshit pasha me nji fuqi të vogël. Por marshimi i ngadalshëm i Mustafa pashës i dha rast me mbledhë një ushtri, me të cilën i duel përpara. Mustafa pasha u thye në disa përpjekje dhe u detyrua të kthehej deri në Shkodër. Atje u mbyll brenda në kala dhe mbas nji rrethimi të shkurtër, iu dorëzue vezirit të madh. Por Sulltani e fali, bile mbas disa vjetëve iu kthyen edhe pronat e konfiskueme dhe sot asht nji nga guvernatorët e Anadollit.

Mustafa pasha asht sot nja 50 vjeç; thohet se asht nji adhurues i kulturës evropiane dhe asht marrë me shumë degë të shkencës, sidomos me gjeografi dhe statistikë. Djali i tij, Mahmut pasha, ka qenë shoku i rinisë i Sulltanit të sotëm, prandaj nuk asht çudi që dera e Bushatllive të marrë përsëri administrimin e krahinave që ka pasë. Mbas rrëzimit të Mustafa pashës, në krye të Pashallëkut të Shkodrës u vu një guvemator civil, si edhe në të gjitha provincat e Perandorisë. Por kur Namik pasha në vitin 1833 desh të mblidhte rekrutë, simbas një urdhëri të Sulltanit, plasi kryengritja. Namiku u rretbue prej kryengritësve brenda.në kullë dhe u dorëzue nga shkaku se iu mbarue ushqimi.

Edhe Hafiz pasha pat po këtë fat, kur deshi me zbatue reformat në vitin 1835. Ai e bombardoi dhe e shkatërroi lagjen e Tabakëve, por pa ndonji fryt115. Sa herë pat sulmue prej kalaje kryengritësit qe thye, prandaj u detyrue me u marrë vesh me ata dhe me i lanë punët ashtu si qenë ma përpara, derisa të vinte nji urdhër i dytë prej Stambolli. Nga shkaku i kësaj kryengritjeje Shkodra në pikpamje administrative iu lëshue serasqerit të Rumelisë dhe qeverisej prej komandantëve të ushtrisë, por mbas tetë vjetëve iu nënshtrue drejtpërsëdrejti Stambollit.

Ç’prej kësaj kohe qeveria turke e pezulloi përkohësisht zbatimin e reformave në këtë pashallëk, prandaj edhe Shqipnia e Veriut asht e vetmja provincë e Perandorisë Osmane, e cila deri në ditët tona qeveriset simbas sistemit të Turqisë së vjetër. Këtu i gjithë populli del i armatosun, rekrutë nuk jepen, taksa nuk paguen si në ato provinca ku asht zbatue Tanzimati dhe përzihet në punët e qeverisë ma shumë se duhet. Pasha asht sipërmarrësi i të gjithë të ardhunave të sulltanit. Ai paguen vit për vit 15-16 milion pjastra. Por kjo shumë nuk shkon e gjitha në Stamboll, sepse pasha asht ngarkue dhe me mbrojtjen e kufinit kundrejt Malit të Zi dhe shpenzimet e saj rrëzohen prej shumës në fjalë. Pengesat janë këto:

  • Haraçi ose taksa e kokës që paguajnë të krishtenët. Çdo raja mashkull prej 17-60 vjeç asht i detyruem me pague haraçin. Taksa në fjalë nuk asht njisoj në të gjitha krahinat e pashallikut; disa vise paguejnë 2.60 fr.ari, disa të tjera 10.80 fr.ari, Shkodra vetë 6 fr. ari për kokë. Këtu taksa nuk ndeshet në klasa, sikur në provincat e organizueme rishtas, por i vobegti paguan aq sa pasaniku.
  • E dhjeta: këtë e paguejnë në prodhime natyrore, me të gjithë prodhimet e agrikulturës, me pëijashtim të venës. Por ka raste ku dhetarët bajnë abuzime të mëdha kur mbledhin të dhjetën, kështu që prodhuesi, nganjiherë, paguen 1/5 ose 1/6 e korrjes.
  • Taksa doganore. Në të gjithë Perandorinë Osmane kur hyn malli paguen 5% dhe kur del 12%. Doganat e Turqisë janë ma humanet në botë, sepse sipërmarrësit e tyne nuk kanë interes me e damtue tregtinë, tue e mërzitë me gjana të vogla. Përkundrazi, ata i përkrahin lëvizjet tregtare, tue u ba zbritje tregtarëve, sidomos nga fundi i vitit të sipërmarrjes, që ata t’i shpejtojnë veprimet tregtare. Kontrabanda dënohet ligjërisht me dyfishin e vleftës së mallit, por zakonisht bahet nji marrëveshje miqësorë. Mbasi kontrolli doganor nuk asht aq i rreptë, hyjnë kontrabandë të gjitha gjanat e kushtueshme si florini, sermi, pëlhura mëndafshi dhe stofa kadifeje. Taksa e bagëtisë dhe e ndërtesave, që asht nëpër provincat e reformave117, pastaj taksa që duhet të paguejnë të gjitha prodhimet e industrisë, - damka - nuk njifen këtu akoma. Vetëm rajatë e Shkodrës i paguejnë thesarit të shtetit nji maktum prej 45.000 piastra, në bazë të cilit ata u përjashtuen më 1831 prej detyrimeve ushtarake të padurueshme.

Monopole të shtetit janë këtu krypa, baroti, plumbi, burnoti, gjuetia e peshkut dhe zania e shushujzave"*. Pasha nuk i mbledh vetë këto të ardhuni. por i jep sipermanje. Një sipërmarrës ia lëshon një tjetri kundrejt një fitimi të vogël dhe ky përsëri një të treti dhe kështu, ngjan që po ajo sipërmanje të shkojë në tri ose në katër duar. Të ardhunat e përvitshme të pashës së Shkodrës kapin afer 24.000 fr.ari; me këto të holla duhet t*i paguejnë nënpunësit e zyrës së vet. Mudirët e emnuem prej tij nuk marrin rrogë. por zakonisht marrin në sipërmarrje njanën o tjetrën prej të ardhunave.

Në kohnat e para. kryetarët ylemanë formonin këshillin e pashës. por në vitin 1835 serasqeri Hasan pashë Tërhalla, i cili erdhi këtu në kohën e kryengritjes kundra Hafiz pashës, emnoi 12 këshilltarë nga paria muhamedane, ndër te cilët ishin edhe kadiu dhe myftiu i qytetit. Këshilli në fjalë quhet Vukuf dhe mblidhet dy herë në javë tek pasha.

Në krye të komunitetit të krishtenë gjindesh më përpara nji koxhabash. Por sot çashtjet e tij i rregullon nji lloj këshilli që përbahet prej 12 anëtarësh; ndër ta vetëm katër kanë fuqi.

Guvernatori i sotëm i pashallëkut asht Osman Malsar pasha; ky asht nga familjet ma të para të Bosnjes, e cila origjinën e saj e ka nga Anadolli dhe muer pjesë në pushtimin e vendit. Tridhjetë e tre anëtarë të kësaj familje kanë qenë vezira, prandaj e ka mbiemrin Pashik, d.m.th. familja e pashallarve. Osman pasha, në degën femnore, asht fis me kontin Karulipco Despotoviç të Almises, mbasi nji vajzë e kësaj dere u kap në Dalmaci prej nji patrulle ushtarake dhe u dërgue në haremin e Pashikve. Nji stërgjysh i Osman pashës e muar atë për grue. Lidhja që u ba në këtë mënyrë në mes këtyne dy familjeve vazhdon edhe sot. Ato i thonë kushurinj shoqi-shoqit.

I ati i Osman pashës qe Sulejman pasha i Beligradit, mizoritë e të cilit qenë shkaku kryesor i kryengritjes serbe. Ai njiherë vu në hu 300 serbë dhe në mes tyre shtroi sofrat e gostisë dhe zbavitej kur viktimat britnin dhe ulërinin.

Osman pasha në vitin 1843 u emnue kaimekan i Shkodrës, e cila prej asaj kohe ishte ende nën serasqerin e Manastirit. Por ai i mundi me shpëtue shpejt prej këtij subordinimi dhe detyrën e tij të randë e kreu me kaq takt dhe kujdes sa që qeveria turke në vitin 1848 i dha si shpërblim gradën e nji veziri.

Ky, ndonse nga origjina sllav, asht ba këtu.shumë popullor, se ai e njef mirë karakterin e shqiptarëve dhe di me i përdorë ata. Veç kësaj, asht edhe i zoti i bisedës dhe ka nji sjellje shumë fisnike, të cilën, si duket, e ka trashëgim nga aristokracia e naltë turke.

Sa e madhe asht Shkodra? Nji topograf turk na jep këtë përgjigje: “Qarku i saj asht ma i gjanë se sa i rrezeve të diellit dhe nuk asht e mundun me i matë ekzakt anët dhe me shëtitë rrugët e saj. “Në qoftë se lexuesi nuk asht i kënaqun me këtë përgjigje, atëherë do të gjejë tek Muller-i'2*’ nji përshkrim ma të gjanë të lagjeve të ndryshme të qytetit dhe shënimin se Shkodra, prej perëndimit në lindje, asht 2,5/6 mila italiane e gjatë dhe prej veriut në jugë 1,3/4 mila e gjanë. Qyteti rreth e përqark asht 6 mila e 1/4 dhe mbulon nji sipërfaqe prej 2 mila katrore italiane. Por shënimet e Miillerit duhen përdorë me kujdes, mbasi nuk janë të sigurta. Sepse ai po n’atë faqe ku tregon numrin e shtëpive të qytetit, shkruen: “Simbas numërimit të vitit 1831 Shkodra kishte 16.000 muhamedanë dhe 13.000 katolikë shqiptarë, 15.000 sllavë, 1600 turq dhe disa jevgj. Ky numur ashtë tepër i naltë për qytetin e Shkodrës dhe shumë i vogël për pashallikun e saj. Përgjithësisht, numërimi që bajnë turqit asht shumë i pasigurt, sepse rregullisht përjashtohen gratë e foshnjet.

Edhe numri egzakt i shtëpive nuk dihet, sepse njani thotë kaq edhe tjetri thotë aq, por besoj se vlerësimi im i afrohet së vërtetës; 3.000 shtëpi muhamedane, 900 katolike, 100 ortodokse sllave dhe vllahe, pra gjithsejt nja 4.000.

Tregtia e Shkodërs

Gryka e Bunës asht skela e Shkodrës, por e hymja në të asht shumë e zorshme, sepse bregu i detit asht i mbushun prej lumit, që sjell plaçka në det, prandaj asht edhe shumë i cekët. Ujët e lumit që shkon ne det formon nji kanal të ngushtë, i cili asht 5 deri 7 kambë i thellë dhe e ndryshon trajtën e tij sa herë ban fortunë. Nga ana tjetër, kjo grykë nuk asht e sigurueme nga ernat e detit. Nga ky shkak asht e lundrueshme vetëm për anijet bregdetare, të cilat mund të hyjnë këtu vetëm kur asht koha e mirë dhe duke përdorë plumbçen që u tregon thellësinë.

Lumi asht i lundrueshëm 4 orë përpjetë grykës deri në Obot, i cili asht nja dy orë larg prej Shkodre; ky lokalitet, në pjesën ma të madhe, përbahet prej magazinave dhe haneve. Prandaj Obotin mund ta quejmë skelën e vërtetë të Shkodrës, sepse edhe anijet ma të mëdha, të cilat nuk mund të lundrojnë deri këtu, i transportojnë barrët me barka të vogla; prej këtu shkojnë pastaj nëpër tokë për Shkodër. Lumi ne fjalë, sipër Obotit ka formue dy banka rane, të cilat i pengojnë barkat me lundrue deri në Shkodër. Këto duket se janë ba tashti vonë, sepse këtu, tregojnë pleqtë, ma përpara vinin anijet e vogla prej deti deri te ura e Bunës në pazar të Shkodrës.

Lugina veriore e Liqenit të Shkodrës. Kjo fushë, që shtrihet në lindje të liqenit, vazhdon deri te fusha e Moraçës së Poshtme. Kjo në lindje kufizohet prej vargjeve jugore të Alpeve Shqiptare, të cilët e dërgojnë nji degë deri te liqeni i Hotit. Kjo asht fusha e Bajzës. e cila me përjashum të livadheve l€ bregut, asht gurishtë dhe ujë nuk ka fare. Përkundrazi. larg becgut dalin shumë burime ose burojnë nën sipërfaqen e liqenit, gja që tregon se shtresat e tokës janë poroze. Mbas përshkrimit që më bani nji njeri që e njeh mirë këtë krahinë, në anën e lindjes ka shumë lugina. Kjo gja më tërhoq vërejtjen. prandaj po e shënoj këtu që ta hetojnë ma mirë shetitsit e ardhshëm. Sepse në lindje të Moraçës njofim vetëm nji të tillë luginë edhe kjo gjindel në Alpet. Kjo asht lugina e liqenit Rikavec, në jug të Kom Kuçit.

Bregu moçalik si edhe fusha e Moraçës së Poshtme janë mjaft të damshme për shëndetin, mbasi këtu ka shumë ethe malarjeje. Kjo vlen sidomos për Zhabjakun, që asht nji fortesë e vogël në derdhjen e Moraçës në liqen. Simbas nji gojëdhane, që merr nji mendim se lokalitetin e emnuen mbas gjasendit të parë që do të ngjitej në themelet, këtu u gjet nji bretkocë, e cila sllavisht quhet “zhaba".

Krahina e Moraçës në Kohën e Mesme përbante thelbin e Zentës, emnin e të cilës e ka ruejtë deri sot Zeta. Ne po ua lamë filologëve sllavë me caktue a kanë po nji rranjë Çetinja, kryeqyteti i malit të Zi, dhe Cetina e Dalmacisë, e cila në kohën e mesme quhej po Cetina. Kjo krahinë, si duket, ka qenë baza e sundimit të Balshajve, të cilët përmenden në historinë e Shqipnisë së Veriut. Kjo, në kuptimin ma të gjanë, formonte pjesën veriore të shtetit të Balshajve (Zeta e sipërme), kurse pjesa jugore e tij përfshinte lokat në jug të liqenit, i cili quhej edhe liqeni i Zentës.

Sot kufini në mes Shqipnis dhe Malit të Zi shkon në mënyrë që fusha i përket Shqipnisë dhe mali i takon Malit të Zi.

Ajo pjesë e krahinës së lumit që i takon Shqipnisë formon një krahinë të veçantë të pashallikut të Shkodrës, atë të Podgoricës.

Këto vise jetojnë në luftë të vazhdueshme me malazezët, e cila pushon vetë nga nji herë për një kohë të shkurtën, sepse malazezët sulmojnë natën tokat e turqve, vrasin, presin dhe vjedhin gja të gjallë dhe drithë dhe këtë e kanë ba si profesion. Nga ky shkak popullsia muhamedane asht e detyrueme të jetojë, si me thanë, me pushkë në dorë.

Megjithatë, kjo krahinë që vuen kaq shumë asht e popullueme dendun. Banorët janë, si thamë ma sipër, të gjithë sllavë; ndër qytete popullsia asht muhamedane, fshatrat janë të krishtenë.

Podgorica, asht kryeqyteti i kësaj krahine, të cilën e mbron nji kala e fortë, dhe shtrihet aty ku Rubnica derdhet në Moraçë, nja 3 orë e gjysmë prej liqenit. Qyteti në fjalë ka 1000 shtëpi muhamedane dhe 200 kristiane ortodoksc dhe mbi muret e tij shifen kafkat e malazezve të vramë, që janë vue me radhë.

Nja dy orë në veriperëndim të Podgoricës gjindet Shpuza, kalaja e vogël, por me randësi, e kuflnit, e cila e ndan pjesën veriore të fushës të Zetës, që asht e Malit të Zi, prej asaj të jugut, që i takon Turqisë. Qyteti ka 200 shtëpi muhamedane dhe 30 shtëpi të krishtena ortodokse; përmes tij kalon lumi. Kalaja ngrihet në bregun lindor. Bejllikun e Shpuzës e ka deri sot trashëgim vetëm nji familje.

Fortesa e Zhabjakut, që përmendëm ma sipër, ka vetëm 209 shtëpi muhamedane. Kjo fortesë e vogël gjindet mbi nji nga ishujt që ka formue Moraça në grykën e saj, ma afer kufinit të Malit të Zi, banorët luftëtarë të të cilit e kanë shtye atë deri aty. Se si veprojnë ata në këtë rasë e mora vesht në Shkodër: në perëndim të Zhabjakut asht nji tjetër ishull si ky. Ai quhet Salkovina, mbas nji fshati që u prish në kohën e luftave të Mustaf pashës me malazestë. Ishulli në fjalë sot asht i malazezve; ata kanë ndërtue mbi një kodër kundrejt Zhabjakut nji fshat me nji kullë të fortë, e cila duket nga larg, mbasi asht e lyeme me gëlqere të bardhë.

Këta ma përpara ishin bujq të pronarëve muhamedanë dhe punonin tokat e tyne, por shpeshherë kishin ngatërresa me zotnitë. Por kur u bashkue me ta ishulli i Vraninës më 1832, atëherë shpallën se Salkovina ishte e tyne dhe ndërtuen kullën e Dadoshit. Gjatë kohës, pjesa me e madhe e bujqve u muer vesht me pronarët në mënyrë paqësore dhe sot i ka tokat me tapi.

Në vitin 1835 pushtuen nji herë befas kalanë, por e liruen përsëri kur erdhën shkodranët për ndihmë, natyrisht, tue marrë me vete të gjitha plaçkat që mund të mbaheshin.

Njëherë tjetër malazezët pushtuen fushën në mes kufinit të tyne dhe Zhabjakut, e cila mund të prodhojë nja 20.000 stoja drithë në vit, mbi identitetin e të cilës po hahen në Shkodër.

Ata gërmuen nji hendek të gjanë, përbri fortesës, vetëm nji qitje pushke larg prej saj.

Pastaj i matën tokat simbas marrëveshjes që kishin ba ma përpara, i ndanë në mes tyne dhe ia shitën pjesët shoqi-shoqit duke marrë edhe dëftesat që të hollat ishin pague. Ata këtë fushë e punojnë së bashku dhe secili ka edhe pushkën në krah. Por, mbasi nji pjesë e kësaj fushe mund të gjuhet me top prej kalasë dhe ushtarët turq u dërgojnë rregullisht disa gjyle si dhuratë anmiqve që lirojnë ditën arat, malazestë vendosën që ata që lanë punën nga frika e gjyleve të gjobiten me 20-50 talerë gjobë. Veç kësaj atyne u merren qetë e parmëndës, të cilët theren dhe hahen bashkarisht.

Turqit ranë shumë herë në përpjekje me malazeztë për me e pushtue përsëri këtë fushë, por nuk patën sukses. Në vitin 1839 filluen bisedimet për me ba nji paqë të përgjithshme në mes Malit të Zi dhe Pashallikut të Shkodrës dhe mbi të gjitha pikat u arrit nji marrëveshje, me përjashtim të asaj fushe. Përfaqësuesi i pashës erdhi bashkë me dy malazez në Shkodër për me bisedue mbi këtë çashtje, e cila ende nuk ishte përfundue. Pasha mbajti nji fjalë, ku tregoi se qeveria turke kishte të drejtën e pakundërshtueshme mbi këtë fushë dhe se malazestë e kishin pushtue me forcë. Atëherë ma i vjetri i delegatëve të Malit të Zi iu përgjegj kështu: kur erdhët ju turqit në këtë vend, nuk e sollët këtë fushë nga Medina, por e keni pushtue, si edhe të gjitha vendet e tjera, me forcë, me dinakëri dhe me të holla. Por ne e kemi fitue përsëri në saj të këtyne (me këte fjalë vue doren mbi koburet që kishte në brez) dhe kemi vendos me e mbajtë, qoftë edhe sikur të përzihet gjaku ynë me dheun e saj, sikundër mbruhet mielli me ujët, kur bahet bukë.

Mbas këtyne fjalëve, bisedimet dështuen dhe gjendja e luftës vazhdoi ma gjatë. Kjo përgjigje mund të krahasohet fare mirë me fjalët e luftave që kemi nga Koha e Vjetër, sepse nuk asht fjalë boshe, por tregon karakterin burmor të tyne.

Unë nuk mujta me marrë vesht me siguri, e kanë mbajtë malazeztë këtë fushë, mbasi turqit pushtuen ishullin Lesendro dhe Vraninën, apo jo. Mbi këta ishuj u banë edhe bisedime diplomatike, prandaj meritojnë me i kqyrë ma afër.

Vranina gjindet ma përpara grykës së Moraçës dhe vetëm nji kanal i ngushtë e ndan prej toke: rrethi i saj asht nja 1 orë e gjysmë. Gjysma veriperendimore ka toka të mira, që prodhojnë nja 200 barrë misër në vit; pjesa e jugut asht mal dhe joprodhuese. Ishulli Lesendro asht shkamb dhe nji kanal i ngushtë e ndan prej bregut perëndimor të Vraninës, që nuk asht ma se 100 kambë i gjanë. Ishulli ne fjalë asht nja 1, 1/2 mile deti larg bregut malazez.

Me gjithë kullën e shkambit të Gurmeshurit, që gjindet fare afër bregut malazez, por pak nga jugu, tri pika dominojnë grykën e Rjekës të Cemoviçit, e cila asht e lundrueshme 3 orë përpjetë lumit, dhe mbi atë të përroit të Virit, që asht ma në jug.

Ishulli i Vraninës ka qenë gjithmonë i Turqisë dhe tokat e tij ishin të agallarëve të Zhabjakut.

Shkaku që ai u shkëput nga Turqia ka qenë ky: më 4 nandor të 1832133 tetë vranjotë shkuen në Shkodër gjoja me ble atje krypë. Këta u kapën si spiunë të malazezve me urdhër të vezirit të madh, Reshit pasha, që atëherë ndodhi në Shkodër dhe u futën në burg. Njani prej tyne mujti me shpëtue nga burgu, por ata shtatë të tjerët u varën. Vranjotët, kur e muerën vesht këtë, dërguen nji delegacion te Vladika dhe iu lutën që ishullin e tyne ta pranonte brenda tokës malazeze. Lutja e tyne u pranue me gëzim dhe Vladika dërgoi shpejt në këte ishull nji gamizon ushtarësh dhe Lesendron e siguroi duke ndërtue nji kullë të fortë. Në këtë mënyrë malazeztë fituen sundimin mbi pjesën veriore të liqenit dhe u banë të vetmit pronarë të plloçave të mira të atjeshme. Nuk kaloi shumë kohë dhe ata filluen me pengue lundrimin në liqen me barkat e tyne dhe shqetësuen sidomos bregun jugperëndimor, ose'Krajën që banohet prej shqiptarëve muhamedanë.

Në Shkodër nuk bani ndonji përshtypje pushtimi i ishullit, sepse të gjithë vëmendjen e qytetarëve e kishin tërhekë rrëzimi i Mustafa pashës dhe refor-mat e vezirit të madh, Reshit pashës, i cili pak ma vonë u transferue në Anadoll për me luftue atje kundra Ibrahim pashës së Misirit.

Në qytet vazhdonin trazimet dhe grindjet me pashallarët e Portës së Naltë përsa u përket reformave, që ata i donin me ua imponue banorëve dhe kjo gjendje e shtoi edhe ma tepër guximin e malazezëve, të cilët e rrezikuen aq shumë lundrimin e liqenit, sa që as bagëtia e shkodranëve nuk mund të kulloste ma pa rrezik nëpër fushat pranë qytetit.

Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1843, në të cilin Osman pasha vendosi me e pushtue përsëri ishullin. Sepse n’atë vit plasi lufta në mes Malit të Zi dhe Hercegovinës dhe forcat e malazezëve ishin zanë në kufijtë veriorë të vendit. Ajo fuqi ushtarake që u nis kundra Lesendros, gjet atje një gamizon prej 32 ushtarësh dhe menjëhere filloi bombardimin me topat, që i kishte prue me barka. Gamizoni bani fare pak kundërshtim dhe u dorëzue, mbasi humbi 10 vetë. Tashti shqiptarët zbarkuen edhe në Vranishtë, banorët e të cilit ishin arratisë në mal të Zi, dogjën fshatin dhe kishën ortodokse dhe u vendosën atje.

Pasha urdhënoi me i zgjanue shpejt fortifikatat e Lesendros dhe me ndërtue nji kullë në Gurmeshur dhe të gjithë mundimet e Vladikës me i shtie në dorë përsëri keto dy ishuj, deri tashti qenë të kota. Vladika, me shpenzime të mëdha, transportoi disa topa të randë deri në breg dhe me këta bombardoi fortifikatat e Lesendros, por pa as ma të voglin sukses dhe sulmi i 300 malazezëve kundra Vraninës u praps prej gamizonit të shqiptarëve me humbje të mëdha për armikun.

Ç’prej kësaj kohe të dy ishujt u banë pronë e Turqisë, e cila mban atje gjithmon nji gamizon prej disa qindra vetë. Pjesa ma e madhe e banorëve të vjetër të Vrahinës u kthye përsëri në trojet e veta.

Kurpushtuen malazezët ishujt, katundi sllav, që gjindet në bregun perëndimor afër kufinit, u bashkua me ta, por, tashti q&ato u ripushtuen prej turqve, u nda edhe fshati në* fjalë dhe iu nënshtrue përsëri sundimit të Portës së Naltë. Bile malazeztë i zu frika se mos ndiqnin shembullin e Selicës të gjitha krahinat e bregut. Këto humbje, si edhe humbja e tokave. që Mali i Zi u detyrue Vi dorëzojë Hercegovinës në kufijtë e veriut dhe pakënaqësia nga shkaku i taksave të reja, shkaktuen ndamjen e Berdës së Jugut prej Kuçit. e cila qe bashkue me të në vitin 1836, kur ylli i Malit të Zi ishte tue u ngjitë nalt, Por kjo krahinë sot asht kthye prap ke Mali i Zi.

Në Shkodër thonë dhe e besojnë të gjithë se bajraktarët e Berdës kanë në shtëpi dy flamurë, nji flamur turk dhe nji malazez që përdorin simbas nevojës herë njanin, herë tjetrin. Kjo tregon gjendjen e tyre delikate dhe nuk ka nevojë me pru prova të tjera për pozitën e tyne të dyshimtë.‘

info@balkancultureheritage.com