Shkodra (Scodra)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shkodra (Scodra)

Ky qytet i hijshëm, kryeqytet i Shqipërisë Veriore, shtrihet pranë liqenit, të cilit i ka dhënë emrin, Liqeni i Shkodrës. Siç na dëshmojnë Livi dhe Plini, në lashtësi ai quhej Labeatis lacu, pasi gjendej në trevën e labeatëve. Dy lumenj rrjedhin shumë pranë Shkodrës, kështu që qyteti është pothuaj i rrethuar prej tyre. Njëri është Buna, lumi zbrazës i liqenit të Shkodrës; tjetri është lumi i Kirit që ka një prej urave karakteristike me shumë harqe me gjerësi dhe lartësi të ndryshme. Në lumin Kir, pak në jug të Shkodrës, derdhet Drinasa që është një prej dy degëve, në të cilat ndahet lumi Drin rreth njëzet kilometra larg nga deti (dega tjetër kalon nëpër Lezhë dhe derdhet në Adriatik në jug të portit të Shën Gjinit të Meduas).

Por, sikur të mos mjaftonin për të mbrojtur Shkodrën këto rrjedha ujërash që e rrethojnë, mbi rrafshinën shkodrane ngrihen mali Cukal dhe mali historik Tarabosh, të cilët përbëjnë tjetër mbrojtje natyrore të fuqishme. Me këtë vendndodhje të veçantë kuptohet pse qyteti i Shkodrës quhej “velut regni totius arx" i labeatëve dhe përbënte, në kohët kur Anici e pushtoi për Romën (168 p. Kr.) ashtu si edhe në ditët e sotme, një “belli capuf.

Në tokën e zënë nga qyteti bashkëkohor i Shkodrës nuk pashë rrënoja të tjera të Skodrës së lashtë, përveç një pjese të vogël të murit shumëkëndor, që m’u duk pothuaj si i rindërtuar, në hyrje të kështjellës. Megjithatë, janë të shpeshta gjetjet e copave të amforave romake të verës.

Prejardhje nga Shkodra ka një shpatë bronzi 48 cm e gjatë, që është pjesë e koleksionit të bronzeve në Muzeun Britanik. Nga forma duket e ngjashme me ato të epokës së hekurit.

Në rrethinat e afërta të Shkodrës (në Gur të Zi, lokalitet që gjendet në bregun e majtë të Kirit, në veri-lindje të qytetit, një milje larg prej tij) u gjend rreth vitit 1872 një figurinë bronzi femërore, 28 centimetra e lartë. Dumont, i cili e publikoi, mendoi se ajo përfaqësonte një grua të lashtë shqiptare. Argumentet që ai parashtroi janë mjaft të dobëta dhe shpesh të pathemelta, për të cilat nuk është rasti që të ndalem për t’i diskutuar dhe kundërshtuar. Por do ta përshkruaj dhe interpretoj figurinën - nëse skica të cilën dha Dumont dhe që unë e kam riprodhuar në mënyrë fotografike, është e saktë dhe nuk është plotësuar me hamendje. Në të shohim një figurinë femërore, më këmbë, që ka veshur një lloj rrobe disi të veçantë që mund të ketë një interpretim të dyfishtë.

Ose bëhet fjalë për një rrobë të vetme, të puthitur pas trupit, pak të hapur në qafë, me mëngë të shkurtra, të ngushtuar në bel nga një rrip i gjerë dhe të stolisur në pjesën e përparme; ose gruaja është e veshur me një tunikë të ngushtë prej së cilës shihet vetëm pjesa e sipërme deri në bel, ku është vendosur një rrip. Kjo do të shërbente për të mbajtur pjesën e dytë të veshjes, domethënë një lloj fundi që përbën pjesën e poshtme të veshjes. Ky fund nuk duhet të mendohet i puthitur, ashtu siç e ka paraqitur artisti duke e stilizuar, por më i gjerë dhe i rrudhur me pala vertikale, që ne mund t’i përfytyrojmë të shprehura nga linjat gjatësore të skicuara në anët e zonave horizontale të zbukuruara me motive të larmishme edhe nën to. Më në fund, katërkëndëshi që gjendet në pjesën e përparme mund të tregojë një lloj bohçeje. Ajo është stolisur me pesë zona që mbajnë secila një motiv të ndryshëm dekorativ, të cilat ndoshta do të arrijmë t’i interpretojmë.

Koka e figurinës mbulohet me një floknajë të dendur por të shkurtër e cila zbret mbi supet me kaçurrela të rregullta: mbi të është vendosur një kalathos, me formë pak të çuditshme, që vjen duke u zgjeruar pak nga pak për së larti dhe që përfundon pothuaj me disk. Figura mban në dorën e djathtë një oinoh që duket se është mbajtur në rrëfanën e gjatë vetëm me dy gishta: treguesin dhe atë të mesmin. Në dorën e majtë, pak më poshtë grykës së oinohesë, mban një kylik të vogël me fund të lartë. Figura na paraqitet duke hcdhur lëngun nga oinoheja në kyliks.

S’ka dyshim që bëhet fjalë për një priftëreshë, e cila po derdh verën për nder të perëndive. Këtë hamendësim e vërtetojnë kalathosi i vënë mbi kokë, por edhe këpucët dhe lloji i veshjes. Kjo e fundit mban një element tjetër, që mund të tregojë se cila ishte perëndesha së cilës po i bënte fli kjo priftëreshë. Mes shiritave që stolisin pjesën e përparme të veshjes, dy më të gjerët, të vendosur menjëherë nën rripin e mesit paraqesin zbukurime pothuaj si luspa peshku. Motivet e secilit shirit nuk bëjnë dallim nga njëri-tjetri, por i sipërmi ka linjat më të rrumbullakosura në krahasim me ato të shiritit të poshtëm. A nuk dallojmë në këtë zbukurim, më tepër se një motiv të thjeshtë dekorativ, një përfaqësim të stilizuar të gjinjve? Nëse kjo mund të qëndrojë, siç besoj unë, arrijmë në përfundimin se statujëza paraqet një priftëreshë të Artemisit të Efesit, që mban në veshje simbolet e kësaj perëndeshe me shumë gjinj. Në të vërtetë, nëse kalathosi është mbajtur nga priftëreshat e Demetrës dhe Afërditës, por edhe nga ato të Artemisit, do të rezultonte një atribut pak i vagullt, prandaj shtesa e përfaqësimit të gjinjve mund të jetë bërë për të saktësuar përkatësinë e kësaj priftëreshe ndaj perëndeshës shumëgjinjëshe, dhe jo Afërditës apo Demetrës.

Duke vërejtur formën paralele të cullufeve, rregullsinë e kaçurrelave të tyre, rreptësinë e profilit të fytyrës dhe të gjitha linjave të tjera të pamjes; shtrirjen e shtrënguar të veshjes që mbështjell kaq puthitur trupin, ku mezi duket palëzimi i saj; stilizimin e larimeve dhe shtangësinë e përgjithshme që provojmë duke vëzhguar qoftë dhe vetëm vizatimin e kësaj figure, jemi të shtyrë ta gjykojmë atë si një punë të periudhës arkaike.

Pasi kam dhënë këto pak shënime për objektet që kanë dalë nga dheu shkodran, por që nuk janë parë nga unë vetë, do të kaloj në përshkrimin dhe shqyrtimin e materialit tjetër arkeologjik që kam pasur mundësinë ta shoh me sytë e mi në qytetin e Shkodrës dhe që gjendet i ruajtur pranë Muzeut Historik- Gjeologjik të të përnderuarve Etër Jezuitë dhe pranë koleksionit privat të Atit Françeskan Shtjefën Gjeçovi Kryeziu.

Koleksioni i Etërve Jezuitë

Duke qenë dashurues të çdo forme kukure, Etërit Jezuitë ruajnë në një sallë të Institutit gjithçka të dalë nga dheu shqiptar që u është dhënë atyre dhe që është gjykuar se meriton të ruhet. Ata kanë mbledhur ekzemplarë të ndryshëm të faunës e të florës së Shqipërisë, por edhe një sasi të bollshme fosilesh dhe mineralesh. Nuk mungon këtu as seksioni arkeologjik, dhe kjo është ajo që tërheq më tepër vëmendjen tonë. Në të bën pjesë një koleksion i kënaqshëm numizmatik, i renditur dhe i katalogizuar, ekzemplarët e të cilit janë përgjithësisht të epokës romake, pothuaj përherë më të vonë.

Mes objekteve arkeologjike që meritojnë të merren në shqyrtim, do të përmend këto që vijojnë: një figurinë, duket prej kocke, që paraqet një satir me duart e vëna pas shpine. Ka një kokë tejet të madhe, veshët prej shtaze dhe mes flokëve, në pjesën e përparme, dalin dy brirë. Goja është e madhe, sytë shumë të mëdhenj dhe linjat e tjera të fytyrës janë të çrregullta, duke i dhënë kësaj qenieje gjysmënjerëzore karakteristikat fytyrore më tepër shtazore se njerëzore. Duket se nuk i ka pasur këmbët që në fillim, pasi nën gjunjë shohim vijëzime që ndoshta i përkasin paraqitjes së thundrave. Një rrip me bisht i mbulon lakuriqësitë. Ndoshta është një lloj përfytyrimi i satirit të ri, të ndezur për dashuri, por që Erosi e ka bërë impotent, duke ia lidhur krahët pas shpine. Duket punim greko- romak; ndoshta ishte një varëse fatsjellëse, siç tregon qartë vrima për varjen e saj, e cila është mes gjunjëve. Vjen nga një varr me vendndodhje në Durrës. Është e lartë rreth 5 cm.

Gjithashtu, nga një varr i Durrësit vjen një figurinë tjetër, prej terrakote, e lartë 6.5 cm. Paraqet një zezak të vogël. Edhe pse i punuar pa kujdes, linjat janë të sakta dhe karakteristikat etnike tipike të arapëve janë mjaft të dalluara, sado që pak të tepruara. Krahët dhe këmbët tashmë mungojnë, e kanë qenë të punuara veçan dhe bashkoheshin me spango apo diçka tjetër, siç e tregojnë vrimat për këtë qëllim të bëra në pikat e ngjitjes së këtyre gjymtyrëve, me qëllim që të mund të ishin të zgjidhshme.

Në një vitrinë të vogël gjenden një sërë objektesh që vijnë nga Komani dhe që përbëjnë pajisjet mortore të dy varreve të gjetura këtu. Por, për këtë material mendoj se është me vend të flas në një kapitull veçan, domethënë kur do të ndalem mbi varret e Komanit.

Koleksioni i At shtjefnit

Ky dishepull i devotshëm i Shën Françeskut është një prej atyre njerëzve që, duke ndjekur një prirje fisnike, të lindur natyrshëm në shpirtin e tij, në pak çaste kohe të lirë i kushtohet me hov të zjarrtë dhe mendjendritur gjithë asaj që përbën argument apo ndihmë për studimin e historisë së vendit të tij. Ngaqë gjetjet arkeologjike e tërheqin më tepër, ai jo vetëm i mbledh dhe i ruan me kujdes e dashuri, por përpiqet edhe t’i marrë në shqyrtim me mençuri.

Koleksioni i At Shtjefnit, edhe pse nuk është shumë i madh në numër, është mjaft i rëndësishëm për cilësinë e objekteve që ruan, të cilat në shumë raste janë ekzemplarë të vetëm të llojit që unë kam parë, dhe se kanë dalë nga trualli shqiptar.

Po përshkruaj këtu vetëm ekzemplarët më të rëndësishëm, duke paraqitur ato të dhëna që do të kem mundësi dhe që në mënyrë fisnike më janë dhënë nga vetë At Shtjefni. Nuk do të përmend objektet që vijnë nga nekropoli i Komanit, për të cilin kam ruajtur një kapitull të veçantë më tej. Kështu, edhe unaza e artë interesante do të hyjë në paragrafin për Laçin Sebaste, ngaqë nuk përbën një objekt të veçuar dhe të gjetur rastësisht, por qe zbuluar në tumën e këtij lokaliteti, për të cilin mund të jap ndonjë të dhënë.

Dhe tashmë po kaloj në përshkrimin e objekteve:

  1. 1Pesë latore hekuri dytehëshe. Janë dy lloje: lloji i parë ka dy anët e latores të ngushta, ta gjata dhe me buzë paralele; lloji i dytë ka anët më të gjera, më të shkurtra, që zgjerohen drejt tehut.
  2. Sëpatë hekuri, e ruajtur mjaft mirë, e gjatë 25 cm. Eshtë gjetur në Kalivaç të Mirditës, nën një pirg gurësh që u mendua se ishte një tumë e rrënuar. Presa ka një ecuri vijëpërkulur; sëpata në anën e pasme është përgatitur me një kokë çekiçi me prerje katërkëndëshe.
  3. Majë shigjete, prej hekuri, e dëmtuar mjaft prej gërryerjes nga oksidimi, e ardhur nga Bulgjeri (Barti).
  4. Shumë shtiza, të gjitha prej hekuri, pothuaj me pamje hejesh, në shufër me prerje të rrumbullakët. Kanë ardhur nga tuma të ndryshme që gjenden në rrethinat e Shkodrës.
  5. Sëpata me vrimë (shenja që vërehet në presën dhe tërthorazi me këtë, i detyrohet fillit lidhës që mban kartelën e inventarit) është zbuluar në Shalë, lokalitet i Dukagjinit. Ajo është ruajtur mirë, ka gjatësi 18 cm dhe përbëhet prej bakri të pastër. Ka një majë pothuaj të drejtë në anën e sipërme, ndërsa në anën e poshtme është lehtësisht vijëlakuar dhe e hapur, aq sa rezulton një vijë prerje mjaft e gjatë. Mbi trashimin ajo është e pajisur me një brinjë të lehtë mesore, e cila pak nga pak zvogëlohet, derisa përftindon rrafsh, duke nisur nga vrima që shërben për mbajtjen e dorezës. Kjo vrimë (e cila është në të njëjtin kah me presën e sëpatës dhe fillimisht ka qenë e rrumbullakët, ndërsa tashmë është pak e shtypur nga ana e shpinës së sëpatës prej goditjeve të forta të bëra mbi të) vazhdon në formë pak a shumë tubi, nën sëpatën e vërtetë, prej nga jep një xhuntë më të gjatë për dorezën e drunjtë dhe pastaj një zgjatim pak të fortë. Veç kësaj ne shohim katër brinjë që nisen nga dy faqet e jashtme të tubit të xhuntës. Dy të parat, lart, përkojnë me vetë skajet e majës, ndërsa dy të tjerat, të vëna rreth tubit të xhuntës së dorezës, janë të ngritura me kordonë të vërtetë. Nuk mund të përcaktohet nëse këto brinjë janë vetëm për qëllim zbukurimi apo praktik. Unë besoj se në to janë shkrirë të dy qëllimet: përforcimet dhe zbukurimi. Elementi i tretë i sëpatës është zgjatimi i saj, që në figurë e shohim djathtas dhe që duhet të mendohet si kokë çekiçi. Kjo përdorej për të dhënë goditje të forta, siç kam treguar tashmë për motivin e pjesës së ftitur përbrenda që vrima e xhuntës së sëpatës paraqet nga kjo anë, ku spikasin shtypjet që janë në sipërfaqet e vetë kokës. Prerja e saj është katërkëndëshe, me krahë të gjatë anash.
  6. Sëpatë tjetër, afërsisht e llojit të mëparshëm, por prej bronzi dhe me përmasa më të mëdha, 23 cm gjatësi. Eshtë e ruajtur mirë dhe është gjetur nga disa malësorë në Pesbash. Maja zgjerohet më shumë se në sëpatën e mëparshme, nga e cila dallon nga një trashim më i dukshëm, pasi është e pajisur me një kokë çekiçi më të zgjatur dhe me prerje katërkëndëshe me anë pothuaj të barabarta. Veç kësaj tubi i zgjatimit të vrimës së xhuntës është më i shkurtër dhe në të vërtetë ka vetëm një brinjë përforcimi që është shumë e ngritur, duke i dhënë objektit një model elegant. Prej majës, edhe në fotografi, vërehen brinjët e vëna përgjatë trashimit të saj sa lart aq dhe poshtë: brinjë, besoj unë, që janë vënë pjesërisht edhe për arsye teknike. Në të vërtetë forma e shkrirjes përbëhet prej dy pjesësh të cilat puthiten përgjatë gjysmës së trashimit të sëpatës ku pikërisht është brinja. Në ndonjë pikë të kësaj vërehen edhe gjurmë të vijës së shkrirjes.
    Këto dy sëpata me vrimë janë me një interes të veçantë për studimin e qytetërimit të hershëm shqiptar dhe prandaj do të jetë mirë të shtohet këtu ndonjë vërejtje. Vlerësime të tjera të karakterit më të përgjithshëm do të shtjellohen në kapitullin e përfundimeve. Rëndësia e tyre qëndron në atë që: ato janë në gjendje të përsosur ruajtjeje; vijnë nga dy rajone (Dukagjin dhe Mirditë) që përbëjnë zemrën e Shqipërisë; janë, si më shpjeguan, ekzemplarët e vetëm të dalë nga dheu shqiptar; lloji është më se i veçantë; kanë formë pothuaj të njëllojtë (tipi, sigurisht, është i njëjti), por janë prodhuar prej metalesh të ndryshme: njëra prej bakri dhe tjetra prej bronzi; bëjnë pjesë në atë numër të paktë të objekteve vërtet “parahistorike” që unë kam parë dhe që mund të siguroj se kanë prejardhjen nga toka shqiptare. Prandaj duke parë vlerën arkeologjike që kanë këto dy sëpata me vrimë, do të dëshiroja të dija ndonjë gjë më tepër rreth vendndodhjes së tyre në tcrren, shoqërimit me objekte të tjera dhe origjinën e gjetjes nga ndonjë varr, banesë apo ndonjë skutë. Por edhe nëse për këto nuk ka dije, duhet t’i jemi mirënjohës atij që i mblodhi dhe i ka ruajtur ato.
  7. Fibul e bukur bronzi, e plotë, e ruajtur mirë, e ardhur nga Kopliku pranë Shkodrës. Masat: 9.5 cm gjatësia më e madhe, 5.5 cm gjatësia e përbashkët e krahëve të tërthortë. Ajo është në formë kryqi, me trupin të harkuar, me zgjatim të ndjeshëm për unazën e thepit të mbërtheckës. Ky zgjidhet me menteshë dhe është i vendosur nën pikën e takimit të krahut të shkurtër të tërthortë me atë më të gjatë që përbën trupin e fibulës. Skajet e krahut të shkurtër janë pajisur me nga një mollëz fundore, dekorative: një tjetër është vënë në pikën e takimit të dy krahëve të kryqit. Zbukurime të tjera mbulojnë sipërfaqen e sipërme të fibulës dhe qëndrojnë në vargje simetrike, të renditura mirë me pikëla dhe vijëza të gdhendura; një vijë gjithashtu e gdhendur e përbërë prej pikëla të imta si kurriz peshku, përshkon gjithë kurrizin e fibulës. Shufra me të cilën është nxjerrë fibula është me prerje të ndryshme: në mbajtësen është drejtkëndore me anët më të gjata të drejtkëndëshit lart dhe poshtë; gjithashtu trupi i saj është me të njëjtën prerje, por me anët më të ngushta në pozicion të anasjellë në krahasim me prerjen e mëparshme; më në fund katërkëndshe është shufra e shtojcave anësore. Kjo lloj fibule është e epokës romake më të vonë dhe vazhdon edhe në epokën bizantine. Ajo ndeshet, veçanërisht, në rajonet drejt periferisë së Perandorisë Romake. Kam parë shumë të tilla në muzetë gjermanë dhe në Muzeun Britanik (në këtë muze vlerësohen si të shek.IV m.Kr.). Sër A. Evans ka gjetur një të tillë në Zubri (Hercegovinë).
  8. Vazo terrakote, dyrrëfanshe, por tashmë e mbetur pa njërën rrëfanë. Eshtë gjendur në Bulgjer, lokalitet pranë Bartit. Eshtë e lartë 12 cm, duke përfshirë dhe rrëfanat, ka një brumë mjaft të përpunuar dhe i ka faqet të lëmuara. Përbëhet prej një pjese të poshtme në formë kësule, prej së cilës ngrihet pjesa e sipërme më e lartë dhe e formuar pothuaj prej dy degësh konike që bashkohen prej bazave më të vogla. Të dy rrëfanat në pjesën e poshtme janë vendosur mbi pjesën e zgjerimit më të madh të vazos dhe lart ngjiten mbi buzën e vazos, prej së cilës ngrihen për ndonjë centimetër. Listela, disi e trashë, përshkohet nga një brazdë mesore që është më e theksuar në pjesën e sipërme të rrëfanës.
    Më kanë siguruar se kjo vazo, ashtu si dhe tjetra, që është paraqitur në fig. 20, vijnë nga i njëjti vend i bregut të lumit Fand në afërsi të Bulgjerit. Duke qenë se janë gjetur “së bashku” duhet të mendojmë se ato janë të së njëjtës kohë dhe meqenëse vazoja është një aryballos helenistike, edhe vazoja që kemi në shqyrtim duhet të jetë e kësaj epoke dhe e këtij qytetërimi. Por them menjëherë se kjo nuk më duket e saktë, pasi vazon e fundit e gjykoj prej cilësisë së brumit, prej modelit dhe prej karakteristikave të tjera, mjaft më të hershme se ajo greke, për sa i përket epokës, dhe e ndryshme për sa i takon qytetërimit. Në të vërtetë e vlerësoj si parahistorike dhe të fundit të qytetërimit të bronzit apo fillimit të atij të hekurit. Prandaj ndoshta më tepër se “së bashku” dy vazot ishin gjetur përkatësisht afër njëra-tjetrës. Nuk mendoj se duhet të tentohet të shpjegohet fakti i shoqërimit të pretenduar të dy objekteve, duke iu drejtuar për shembull shpjegimit më të mirë që do të mund të ishte ky. Ndërsa qytetërimi grek klasik shkonte drejt fundit, në vendin e Bulgjerit sapo kishte filluar qytetërimi i hekurit. Vazoja që kemi tashmë në shqyrtim do të ishte përfaqësuese e këtij qytetërimi të vonuar në Bulgjeri, ndërsa vazoja e vogël greke do të përfaqësonte një objekt importimi të botës greke të vonë (shek.II p.Kr.).
  9. Aryballos ose lekythos, në gjendje ruajtjeje të keqe pasi ka rrëfanën të thyer, i mungon gryka dhe nga sipërfaqja e saj është hequr e gjithë lustra e zezë me të cilën ishte veshur tërësisht (mbesin vetëm gjurmët e lehta të saj). Eshtë e lartë 7 cm përfshirë rrëfanën dhe ka diametrin më të gjerë 6.5 cm. Trupi, në formë qepe, është punuar me bakelatura vertikale dhe vendoset mbi një fund të gjerë dhe të ulët. Qafa është mjafi: e ngushtë. Është e tipit të vazove italiote. Edhe ky ekzemplar vjen nga fshati Bulgjeri, në trevën e Bartit. Uji i lumit Fand, duke gërryer brigjet, siç më ka bërë të ditur At Shtjefni, nxjerr në dritë varret prej të cilave kanë ardhur dy vazot e përmendura tashmë, maja e shigjetës që kemi folur më lart dhe objekte të tjera të pajisjeve mortore, të gjitha të karakterit luftarak (shigjeta, heshta, shpata, etj.).
  10. Vazo e vogël me brumë të qelqtë e ruajtur mjaft mirë, ngaqë i mungon vetëm një copë e vogël e grykës dhe e një rrëfane, vjen nga Laçi Sebaste. Është e lartë 8 cm. Ka formën e një amfore me trup shumë të zgjeruar në afërsi të shpatullës; ka fiind mjaft të vogël dhe jo tërësisht të rrafshët, gjë për të cilën kishte nevojë për një mbështetëse që të qëndronte më këmbë; qafa është e ngushtë dhe zgjerohet së jashtmi duke përftuar grykën; më në fund, të mbërthyera në qafë dhe mbi shpatull, gjenden dy rrëfana të vogla me listelë të ngushtë (njëra mungon në pjesën më të madhe). Në këtë vazo të vogël meriton të përmendet veçanërisht polikromia që ajo paraqet: mbi një sfond të kaltër të thellë dhe të mbyllët që përbën sipërfaqen e përgjithshme të vazos, në zonën e zgjerimit më të madh është vënë një brez që përbëhet prej shiritash të hollë të vendosur zigzag, paralelë, të përmbyllur nga dy vija të drejta dhe të ngjyrosura këmbyerazi me ngjyrë qielli, të zezë dhe të verdhë. Me të verdhë janë ngjyrosur edhe rrëfanat, buza e grykës dhe dy vijat paralele që përmbyllin brezin me zigzag.
    Është kjo një prej atyre vazove të vogla mbajtëse-parfumi, që duket se janë futur në tregtinë mesdhetare nga fenikasit, ose, sipas të tjerëve, nga egjiptianëtSigurisht që i shohim të shfaqen nëpër varrct c Çertozës së Bolonjës dhc në nckropolin punik të Duimcs në Kartagjenë dhe i gjejmë tc vijojnë për një kohë të gjatë në tregtinë e parfumeve. Për sa i përket epokës së vazos së vogël që kemi në shqyrtim, do të them se ajo vërtitet mes shek.IV dhe II p.Kr.
  11. Numër i madh rruazash për gjerdan, një grup prej të cilave shihet në fig. 20. Mjerisht nuk janë mbajtur të veçuara mirë prej vendit të prejardhjes, kështu që tashmë nuk mund të dallohen ato që janë gjetur në një vend nga ato që janë gjetur në një vend tjetër. Por në përgjithësi ishin zbuluar në Shurdha, në varret e Komanit dhe në Laç Sebaste. Janë me brumë të qelqtë. Vërehen në to cilësi të ndryshme, të cilave shpesh u përgjigjet edhe një epokë e ndryshme. Do të kujtoj llojet kryesore: njëngjyrëshe, përgjithësisht me ngjyrë të kaltër të thellë; ose shumëngjyrëshe, qoftë me vijëzime që shkojnë zigzag dhe me ngjyra të ndryshme, qoftë me rrathë koncentrikë ose “sy”, gjithashtu, me ngjyra të ndryshme. Për sa i përket formës, janë të gjitha modele sferoidale (pak a shumë gjatoshe ose të shtypura) dhe cilindrike. Rruazat e këtij lloji të ftmdit, ashtu si edhe ato vezake, shpesh zbukurohen me bakelatura mjaft të holla.
  12. Po në këtë grup rruazash shohim objekte të tjera, të cilat janë shkuar bashkë me to, qoftë për të mos humbur, qoftë sepse bënin pjesë në gjerdan. Duket që kanë prejardhje nga vende të ndryshme të rrethinave të Shkodrës. Po flas tashmë për to.
  13. Varëse e vogël gjerdani, e nxjerrë nga një kristal i bardhë shkëmbi, në formë amfore, që ka në majë një vrimë për t’u varur. Eshtë e lartë 8 mm. Më duket e epokës romake.
  14. Grup rruazash të qelqta, të zbrazëta dhe që kanë të gjitha pamjen e imitimeve moderne të pcrlave të vërteta orientale (fig. 20). (Në fotografi janë mbledhur në gjerdan dhe gjenden në qendër dhe lart). I gjykoj të kohëve të vona. Nuk dihet asgjë rreth vendit dhe shoqërimit të objekteve, përveçse dihet se kanë ardhur nga rrethinat e Shkodrës.
  15. Trupth boshtor, prej mermeri (fig. 20), në formën e dy trupave konikë të bashkuar në bazat e tyre më të mëdha. (Shihet në grupin e rruazave, në mes, dhe një pak më poshtë).
  16. Disa latore-varëse të vogla, me gurë rë ndryshëm (përgjithësisht jeshilë), rreth 2 cm gjatësi. Prejardhja e ryre nga latorja prej guri e epokës neolitike është e dukshme, por, nga ana tjetër, janë mjaft të largëta nga prototipi, ngaqë prej këtij nuk kanë më as formën e saktë, as përmasat dhe as funksionin. Janë ato amulete të thjeshta që mbahen të radhitura nëpër gjerdanë, duke besuar se ato do të kishin ftiqinë të largonin magjitë dhe të gjitha marifetet e tjera të liga. (Disa prej këtyre latore-varëseve të vogla mund të vërehen në mes të rruazave.
  17. Çekiç i gurtë, prej guri serpentin i fortë, ngjyrë hiri në të verdhë, përzier me kokrriza zijoshe, i ardhur nga lokaliteti Arra (Dushman-Postribë, pranë Shkodrës). Ka formë sferoidale, por me shrypje të forta në të dy anët diametralisht të kundërta dhe atje ku duhet të gjendej vrima, e cila nuk kalon tejpërtej çekiçin, por vetëm është nisur nga njëra anë. Vrima, paraqet në qendër atë cilindër karakteristik, që ndeshet në të gjitha objektet e këtij lloji në të cilat nuk qe çuar deri në fund vrima për pajisjen me dorezë. Masat janë 8 cm në diametrin më të madh dhe 5.5 cm e matur nga njëra shtypje në tjetrën. Komentin për objektin në fjalë, do ta kaloj aty ku flas në lidhje me çekiçin tjetër, të cilin po e përshkruaj tani.
  18. Çekiç i gurtë, i ardhur nga Dushmani, i ruajtur mirë, i gjatë 9 cm. Eshtë prej guri jeshil të thellë dhe të fortë (ngjan prej nefritit). Koka është lehtas e mysët, në formë katërkëndëshe, me skaje të mprehta dhe paraqet nga njëra anë një vrajë të lehtë. Gjithashtu, të mysëta dhe të lakuara janë brinjët apo faqet anësore, ndërsa faqja e sipërme dhe ajo e poshtme janë të sheshta dhe mes tyre paralele. Nga ky paralelizëm rrjedh që prerja e majës ka të njëjtën lartësi me çekiçin. Prerja më tej nuk është shumë e mprehtë dhe veç kësaj ka një profil të lakuar nga jashtë. Vrima është e hapur më afër kokës së prerjes së majës dhe me formë krejtësisht rrethore. Vrima paraqet qysh në fillim të njëjtin diametër që ka në të gjithë përshkimin e saj; prandaj është cilindrike dhe pa atë fillim më të gjerë prej hinke që shpesh ndeshet në objekte të ngjashme. Ekzemplari që po shqyrtojmë përfshihet në kategorinë e çekiçëve më të mirë të gurtë që na kanë ardhur deri këtu. Simetrike është në të vërtetë vendosja e planeve dhe e vrimës: një vijë imagjinare që në njërën prej dy sipërfaqeve të rrafshëta nis nga prerja e majës dhe kalon për në qendër të vrimës, arrin gjysmën e anës së kokës. Edhe teknikisht punimi është i shkëlqyer: të lëmuara dhe të rrafshëta sipërfaqet e sheshta; të bukura ato të lakuara; vrima e punuar me shumë mjeshtëri dhe përpikmëri.
    Pasi kam përshkruar çekiçin, ose çekanin, para se të kaloj në përkatësinë e epokës së tij dhe në raportin me të cilin ai gjendet në lidhje me ekzemplarë të tjerë të ngjashëm, duhet të shpreh mendimin tim mbi përdorimin e tij. Më parë se të mendoj për një mjet pune, besoj bashkë me Kolinin se kjo është një armë sulmi dhe mbrojtjeje, apo ndoshta edhe stolisje, e ngjashme edhe në ditët e sotme në popullsitë që kanë ruajtur një formë primitive qytetërimi.
    Nuk është e lehtë të përcaktohet me saktësi epoka së cilës i përket ky objekt, ngaqë të tillë çekiçë, në vija të përgjithshme, i shohim të shfaqen në përmbyllje të epokës neolitike, të vazhdojnë gjatë asaj të bronzit, e ndonjë herë të zgjasin në kohë edhe në periudhën e parë të epokës së hekurit. Deri në këtë epokë të fundit i ndeshim veçanërisht në Hungari dhe në ndonjë rajon të Ballkanit. Prandaj, duke mos pasur as të dhëna stratigrafike, as shoqërim objektesh ngushtësisht të datueshëm, por duke na u dashur t’i përmbahemi vetëm tipologjisë, jemi të shtrënguar të luhatemi në epokën e këtij objekti nga fundi i neolitikut deri në fillimin e periudhës së hekurit. Megjithatë, besoj se mund të ngushtohet kjo kronologji, vërtet shumë e gjerë në kohë, duke gjykuar se një përsosmëri e tillë teknike dhe morfologjike zakonisht ndeshet më tepër në epokën e bronzit sesa në epoka të mëparshme ose të mëpasme të saj.
  19. E mbyll përshkrimin përmbledhës të objekteve kryesore që gjenden në këtë koleksion, duke kujtuar se gjenden këtu edhe shumë monedha të të gjitha epokave dhe të emërtimeve të ndryshme që kanë pasuar njëra-tjetrën në Shqipëri.
    Nuk mund të paraqes për to një informacion të hollësishëm pasi nuk pata kohë t i shqyrtoj dhe t’i përshkruaj copë për copë. Ato janë pothuaj të gjitha prej bronzi dhe më të rëndësishmet janë monedhat greke, ato romake (përgjithësisht të epokës së vonë) dhe veneciane.

info@balkancultureheritage.com