Shpallja e Kushtetutës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Roma Mbretërore
~Shaban Dervishi
Republika e hershme
~Shaban Dervishi
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Shpallja e Kushtetutës

"Problemi i Orientit" hyri në një fazë kritike për shkak të trazirave në Bullgari, simpatisë që opinioni publik evropian krijoi për ta dhe grumbullimit të ushtrive të Rusisë në Besarabi dhe në kufi me Anadollin, për shkak të faktit që nuk mund ta pranonte nënshtrimin e kryengritjeve serbe. Nuk ishte në interesin e Britanisë së Madhe që Rusia të kthehej në aktorin kryesor të kësaj situate, dhe për këtë arsye Britania mblodhi në një konferencë nënshkruesit e Traktatit të Parisit të vitit 1856 në Stamboll.

"Ndërkohë, administratorët osmanë vendosën të pranonin parimin e këshillimit, dhe u formua një komitet nën kryesimin e Mid'hat Pashait për të përgatitur një projekt të Kushtetutës... Por, ata nuk kishin gjykuar faktin se qëllimi i Evropës nuk ishte të arrinte reformat që garantonin sigurinë dhe mirëqenien e Devletit Osman, në të kundërt, në përputhje me marrëveshjen e triumviratit, qëllimi i tyre ishte të ndanin Devletin Osman në njësi të vogla, dhe ti kthenin ato në vasalë të jashtëm të Devletit, që ti kthenin në njësi që zgjidhnin në mënyrë të pavarura çështjet e tyre... "Konferenca u mblodh në Ministrinë e Forcave Detare në Haliç (Bririn e Artë) dhe në 23 dhjetor 1876 Mid'hat Pasha proklamoi me nxitim Kanun-ë Esasi (Kushtetutën) për tiu bërë përshtypje pjesëmarrësve në këtë konferencë. Në këtë mënyrë, Sulltan Abdylhamidi përmbushi premtimin e tij për Kushtetutën, që e kishte dhënë përpara ardhjes së tij në fron. Ky ishte një ligj i ngutshëm, i pastudiuar mirë; në shkrimet e tij për Mid'hat Pashanë dhe për këtë kushtetutë, Sulltan Abdylhamidi thotë: "Në fakt, ai (Mid'hat Pasha) ishte në favor të Kushtetutës, por kjo ishte një mënyrë partizane vetëm për të arritur përmendjen e emrit të tij në libra. Kur Mid'hat Pasha dëshironte shpalljen e Kushtetutës me çdo kusht, ai nuk kishte studiuar asnjë kushtetutë të asnjë shteti dhe ai nuk kishte asnjë ide se çfarë ishte kjo. Udhëheqësi i tij, që ishte Odjan Efendiu, nuk ishte juristi më i dalluar. Për më tepër që ai nuk e njihte situatën në vend.

Hatt-ë Hymajun (Dekreti Qiellor) i Kanun-ë Esasi (Kushtetutës) u soll në Bab-ë Ali (zyrat qendrore të qeverisë) nga Said Pasha dhe u prit nga Mid'hat Pasha. Më pas u lexua dhe u proklamua nga Mahmud Xhelaleddin Pasha dhe u shoqërua me 101 shkrepje armësh në shenjë të shpalljes së Kushtetutës. Ministri i Jashtëm, Safvet Pasha, u tha delegatëve të konferencës që ishin pjesëmarrës në këtë takim se armët u shkrepën për shpalljen e kushtetutës, dhe se të drejtat e gjithë nënshtetasve në territorin osman ishin të garantuara; për këtë arsye nuk ishte e nevojshme që kjo konferencë të vazhdonte. Por, përgjigjja që ai mori ishte se konferenca ishte mbledhur për paqen në Ballkan, për këtë arsye ata vazhduan punimet.

"Shpallja e Kushtetutës në këtë mënyrë ishte një gabim psikologjik. Qeveria osmane u përpoq t'i befasonte fuqitë evropiane dhe të largohej nga konferenca, por kjo lëvizje e rëndësishme, duhet të ishte marrë pasi të ishte përgatitur edhe opinioni publik, dhe madje pasi të ishin ftuar dhe ambasadorët e shteteve evropiane dhe delegatët e tyre, në këtë ceremoni."

"Shtetet evropiane morën vendime mbi disa çështje në lidhje me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Bullgarinë, por qeveria osmane nuk i pranoi këto vendime."

"Sulltan Abdylhamidi ishte i mendimit që shtetet evropiane, që i kishin tërhequr ambasadorët e tyre nga Stambolli, pas refuzimit nga qeveria osmane të vendimeve të tyre në lidhje me Ballkanin, duhet të kënaqeshin me disa lëshime. Por, ai ishte i vetëdijshëm për faktin që Sadrazami Mid'hat Pasha nuk dëshironte pajtimin. Nga ana tjetër, shtetet evropiane kishin bërë të ditur se ata e shikonin Mid'hat Pashanë si përgjegjësin kryesor për dështimin e konferencës."

Mid'hat Pasha ishte tepër ambicioz dhe sillej në mënyrë të papërgjegjshme herë pas here. Ai e kishte për zakon të fliste në mënyrë jo të matur për Republikën, gjatë pritjeve në të cilat konsumohej shumë alkool. Ai ëndërronte të ndryshonte Familjen Osmane, sipas modelit të Napoleonit III. Ai thoshte "deri tani u quajt Al-i Osman (Familja e Osmanit), dhe tani e tutje quhet "Al-i Mid'hat (Familja e Mid'hatit)!"

Mid'hat Pasha kishte zakon të mblidhte Kemal beun, Zija Beun dhe të rinj të tjerë që ishin quajtur "Osmanët e Rinj" çdo natë dhe tiu tregonte atyre sekretet e çështjeve të shtetit. Zija dhe Kemal Beu themeluan një komitet në shtëpinë ushtarake të pritjes në Sheshin Bajezid, ku në krye ishte Mid'hat Pasha. Ata filluan të regjistronin djemtë e fisnikëve nën emrin millet askeri (ushtarët e kombit). Ata që u regjistruan në të, shkonin në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait dhe paraqiteshin atje. Seraskerit (Kryekomandantit) Redif Pashait iu dha urdhri ta ndalonte këtë komitet dhe të bënte të ditur se ata që dëshironin të hynin në radhët e ushtrisë si vullnetarë, mund të regjistroheshin në zyrën e Seraskerit. Por, të rinjtë nuk pranuan duke thënë: "ne nuk pranojmë të jemi ushtarë të Seraskerit, ne do të jemi ushtarë të kombit", dhe duke shkuar në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait u ankuan për qëndrimin e Seraskerit.

Mid'hat Pashait iu dha urdhri t'i largonte Zija dhe Kemal Beun, duke i emëruar ata në disa poste jashtë Stambollit. Mid'hat Pasha emëroi Zija Beun në postin e valiut të Sirisë në rangun e vezirit. Kemal Beu nuk dëshironte të largohej. Mid'hat Pasha u thirr në pallat ku iu mor dhe myhr-i hymajiini (vula), dhe u shkarkua nga detyra. Ai u largua me vaporin Izzeddin drejt Brindisit, ku dëshironte vetë të qëndronte. Është ironike që neni 113 ishte vendosur nga ai vetë dhe disa njerëz ishin larguar në zbatim të këtij neni, por tani, ky nen u përdor për të larguar vetë Mid'hat Pashanë. Shumë poezi u krijuan për largimin e tij. Njëra prej tyre është poezia e Kazim Pashait, një shkrimtari konservator:

Emirul Mu'mini e dërgoi larg Mid'hatin nga territori i tij,

Në të njëjtën mënyrë që Krijuesi e largoi Satanin nga Parajsa,

Sepse ai bëri ç'ishte e mundur për të mashtruar Ademin,

Dhe ky punoi pa pushim për ta bërë njerëzimin të humbiste rrugën e drejtë.

Por, Mid'hat Pasha ishte i bindur se në rast se ai do të shkarkohej nga detyra si Sadrazam, populli do të protestonte kundër këtij veprimi, dhe do ta kthenin atë. Madje, ai pyeti ndërsa vapori po kalonte në Ngushticën e Çanakkalesë (Dardaneleve) nëse kryengritjet në Stamboll kishin filluar. Por, në të vertetë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pasi njerëzit ishin shumë të lumtur për largimin e tij. Kemal Beu u dërgua në ishullin Midilli. Namëk Kemal Beu ndërroi jetë dhe u varros pas pak kohe, më 28 Rebi'ul Evvel 1306/2 dhjetor 1888, në ishullin Sakëz, ku ai shërbente si mutasarrif, por kur Sulltan Abdylhamidi mësoi se kishte dashur të varrosej në Bollajër, e transportoi trupin e tij pranë tyrbes së Sylejman Pashait, duke i paguar shpenzimet nga Hazine-i Hassa (Thesari).

info@balkancultureheritage.com