Shqipnia e Mesme
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Myzeqeja

Fusha bregdetare që fillon në Vlonë, përbahet në fillim prej nji rrypi të ngushtë, i cili përbri ka nji varg kodrash. Mbas nja dy orësh naltësitë zhduken, por toka nëpër të cilën kalon rruga e Apolonisë nuk asht nji fushë e mirëfilltë, se ky qytet gjendej mbi një kodër që asht nja 200 kambë e naltë.

Në veri të fshatit të Pojanit vjen fusha e madhe, e krijueme prej ledhit të lumenjve, e cila hyn thellë në tokë. Vetëm nji pjesë e vogël asht e punueme dhe banorët e Epirit të Veriut dhe ata të Gramozit e përdorin si kullotë dimni. Prandaj në verë duket si e shkretë dhe fshatrat vllehe të braktisuna ku nuk mbetet asnji njeri, bajnë përshtypje jo fort të mirë. Në këto kasolle me kashtë nuk gjindet gja për me vjedhë dhe ndonji dam që bahet, ndreqet në vjeshtë me lehtësi.

Shtëpitë e fshatrave bujqësore, përmes të cilëve kalon rruga, kanë nji pamje, si të thuash, tropike. Grumbulli i banimit rrethohet prej nji.gardhi kallamash të mbjellun dhe përbahet prej tri a katër shtëpish të vogla, prej të cilave njena shërben për banim dhe të tjerat si stalla ose hambare drithi. Skeleti i kësaj asht prej druni, pullazi prej kashte, muret prej kallamash që janë lye me baltë ose me bagla lope. Vetëm ajo anë e ngushtë ku gjendet votra asht mur balte, por zjarri ndizet 3-4 kambë larg tij, si në shtëpitë fshatare greke dhe muri asht mbushë me almise shtëpiake si tenxhere, sahana, kusi etj. Gjatë ketij muri shkon nji bankë balte nja 2 kambë e naltë dhe po aq e gjanë; edhe dyshemeja asht po prej balte; oxhak nuk ka, as tavolinë, karrige ose stola.

Mbulesat e fjetjes mblidhen në mëngjes dhe vihen pas murit. Ajri dhe drita hyjnë nëpër dy dyert që gjinden në faqen e përparme të shtëpisë, e cila asht ma e gjatë. Edhe natën njena prej tyne rri hapët. Shtëpitë për banim janë 20-25 kambë të gjata dhe 12-15 kambë të gjana, por vetëm gjysma e shtëpisë asht e banueme; d.m.th. shtëpia e zjarrit, gjysma tjetër përdoret si magazinë. Edhe mobiljet e shtëpisë janë si ato të grekëve; edhe këtu gjejmë shporta të mëdha, të rrumbullakta, të lyeme me baltë, ku ruhet drithi. Interesant janë qerret me dy rrota që përdoren shumë ndër të gjitha fushat bregdetare, të cilat udhëtari i merr shpejt mëni jo vetëm nga shkaku i muzikës shurdhuese që bajnë boshtet, të cilët pothuejse kurrë nuk lyhen me ndonjë çikë dhjamë, por edhe se i kujtojnë vuajtjet e etjes. Por në qoftë se ai i ka marrë ethet dhe duhet mos të pijë ujë, që ta vonojë sa ma shumë sulmin e tyne, atëherë sigurisht e nget me vrap kalin kur sheh të tilla qerre, për me shpëtue sa ma shpejt prej zhurmës vajtuese të tyne. Korja e thatë, ngjyrëhini, e baltës, e cila mbulon lëkurën e buajve që tërheqin qerret, nuk asht e përshtatshme me përmirësue përshtypjen që ban nji e tillë qerre iliriane, por kjo baltë i ruen bagëtitë nga mizat dhe mushkonjat që janë me miliona, të cilat nuk largohen as nga pluhuri që ngrejnë përpjetë këto kafshë. Takimet që pat autori në të tilla qerre, i kanë lanë përshtypjen ma të keqe, bile hganjiherë, kur nuk mund të kalonte shpejt, asht ba zemërgur dhe i ka ndalue në mes të rrugës.

Rruga shpeshherë kalon pranë gjerdheve dhe vidhave; këto të fundit janë mbushë me hardhi, të cilat shkojnë prej nji peme në tjetrën dhe na japin nji pamje.tërheqëse. Lexuesi nuk mundet me e parafytyrue fushën e Ilirisë Jugore, në qoftë se nuk e krahason me nji Lombardi të egër.

Në Myzeqe ka shumë arixhinj. Këta janë skllevën të Sulltanit dhe shërbimet e tyne jepen në sipërmarrje si të gjitha të ardhunat e shtetit (nja 5 qese në vit). Arixhinjtë i përdorin si lajmëtarë, si argatë në stinën e korrjeve, për të shitur drithin, për të rrafun misrin etj. Shumë prej tyne lirohen nga këto shërbime tue i pague sipërmarrësit disa të holla. Veç kësaj, ata paguajnë 60 pjastra për çdo çadër dhe çdo mashkull në moshë ligjore paguan edhe gjashtë pjastra taksë (haraç). Fare pak prej tyne janë kovaçë, shumica ban tregti me kuaj, por ata nuk qëndrojnë në nji vend dhe nganjiherë bien në kontakt edhe me hajdutë kuajsh.

Në kohna të para në Myzeqe lulëzonte rritja e kuajve dhe mazat e saj gëzonin një nam të mirë në të gjithë gadishullin; por nji racë kuajsh të veçantë nuk ka pasë. Sot rritja e kuajve ka ra fare poshtë dhe gjatë qëndrimit tim në Shqipni nuk më ra në sy ndonji kalë i bukur që meritonte me e vështrue ma me kujdes.

Fusha e Ilirisë Jugore, po t’ishte ma e shëndetshme, atëherë do të numërohej te krahinat ma të begatshme të Evropës. Mirëpo banorët e saj nuk vuejnë vetëm nga sëmundjet që shkakton ajri i keq, por edhe nga të tjera që i mora vesh nga nji burim i, sigurtë. Regjistri i kryeepiskopatës ortodokse të Beratit (që përfshin Beratin, Kaninën dhe Shpatin) kishte 4000 shtëpi kristiane kur filloi detyrën dhespoti i tanishëm; prej këtyne brenda nji kohe prej 30-40 vjet nuk kanë teprue ma tepër se 2000. Ky shkretim i madh ka prekë sidomos Myzeqenë. Krahina në fjalë nuk ka vuejtë shumë nga kryengritjet ose nga mizoritë e nji lufte, por trysnia që randonte këtu ma përpara mbi rajanë kristiane, thuhet se ka qenë e padurueshme. Por këto kohna tashti kanë kalue dhe shpesojmë se nën mbrojtjen e Tanzimatit edhe popullsia do të shtohet. Si duket, pakësimi i popullsisë kristiane vjen ma fort nga emigrimi i msheftë, sesa nga ndërrimi i fesë. Kështu thonë këtu. Por ai që vështron me kujdes fytyrat e verdha dhe barqet e ajtuna nga ethet të foshnjave dhe shef nanat e ligta, të cilat nuk janë në gjendje me lindë fëmijë të shëndoshë, atëherë fajin duhet t’ia ngarkojë klimës se keqe që nuk lejon shtimin e popullsisë.

Durrësi

Bishti i Pallës asht skaji verior i nji vargmali, që shtrihet nja 8 milje prej veriut në jug dhe në perëndim formon bregun e detit. Në skajin jugor të këtij vargu gjindet Durrësi. Ky varg del nja 4 mila para vijës së bregut dhe, si duket, në kohna shumë të lashta ka qenë një ishull dhe dalngadalë nga ledhi që sillnin ujnat asht ba nji gadishull. Sepse ajo fushë ranore që e lidh me tokën asht fare pak ma e naltë sesa sipërfaqja e detit dhe pranë kodrave aq e ulët, saqë ujët e shiut dhe ujët e detit hyjnë këtu kur ban tallaz dhe nuk mund të rrjedhë ma mbrapsht.

Ujët qe fle në dimën formon nji varg kënetash, të cilat në verë thahen dalngadalë dhe e mbushiri me ajër të keq qytetin dhe rrethin e tij. Pra, tue qenë puna kështu, nuk duhet të çuditemi që ethet e kanë qendrën në Durrës dhe sidomos në vjeshtë janë shumë të rrezikshme.

Këtu tregojnë se në kohna të vjetra nji kanal i thellë, nëpër të cilat kalonin galerat, i lidhte dy gjinat që kishte formue kepi.

Gjini i jugut asht ai i Durrësit; ky shtrihet si nji hark i madh deri te kepi i Lagjit, që asht 4 mila në jug; në veri të tij gjindet skela e Durrësit; ndonëse kjo nga aria e jugut asht krejt e hapme, detarët thonë se nuk ka ndonji rrezik edhe në qoftë se ngrihet tallaz nga jugu. Sepse ata janë të mendimit se valët e detit detyrohen prej trajtës së gjinit, me përshkrue nji.rreth gjatë rrugës së tyne dhe forca e valëve që kthehen prap, zbut atë të valëve që hyjnë51. Detarët ankohen ma fort mbi fundin e detit, i cili nuk asht i sigurt për hedhjen e ankorave dhe prishet vazhdimisht nga plaçkat që lëshojnë vaporët në det, aty ku qëndrojnë. Pjesërisht edhe kjo tokë e keqe për ankora e ka fajin që në vitin 1846, në muajin e shkurtit, me rastin e nji furtune të tmerrshme, prej 20 anijeve që ndodheshin ne skelë, 16 u hodhën në breg. Të gjitha këto anije, prej të cilave disa kishin hudhë tri ankora, ishin zhytë kaq thellë në ranën e bregut të cekët saqë vetëm dy, mbas mundimesh të patregueshme, mujtën me shpëtue nga rana. Skeletet e anijeve të tjera pjesërisht duken edhe sot. Megjithatë këtu nuk bahet as gjaja ma e vogël për lehtësimin e lundrimit, bile nuk ka as polici për skelën, paçka se çdo anije detyrohet me pague nji taler, taksë e cila nuk shkon në arkën e Sulltanit, por në atë të kompanisë që ka marrë përsipër doganat.

Sipërfaqja e qytetit të soçëm ka trajtën e nji trekandëshi të vogël, i cili asht i rrethuem me mure të nalta dhe i ngjitet nji kodre përpjetë. Rruga e pazarit shkon prej portës së detit te porta e tokës; rrugët e tjera janë të ngushta, të shtrembta dhe te ndyta. Asgjëkundi nuk ka ndonji vend të hapët për me marrë ajër të pastër, kur mbyllen portat në mbramje. Qyteti së bashku me lagjen qe shtrihet para portave ka vetëm 200 shtëpi me 1000 frymë.

Këtu pashë për herë të parë nji kumri, (në Berat dudi), e cila rron ndër qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë së Mesme. Kjo e ban çerdhen nëpër pemët, por gjithmonë afër banesave njerëzore53. Ate e duen shumë dhe e kanë si shenjë oguri.Po të këndojë nalt në pullaz, atëherë lejon ardhjen nga kurbeti të nji farefisi. Por kanga e saj nuk asht e kandshme sa ajo e motrave të saj në Gjermani, por e ashpër dhe e randë, saqë në fillim kujtova se po bërtet nji zog i zemëruem. Mbanë tjetër, kanga e pëllumbit të egër asht shumë e kandshme dhe tërhekëse.

Kumritë i ka sjellë në Durrës konsulli plak i Austrisë z. G. Tedeskini (Tedeschini) i cili, mbas disa provash te pafrytshme, mujti me i vendosë këtu. Nuk do të harroj kurrë pritjen patriarkale që gjeta në shtëpinë e këtij plaku të ndershëm.

Po ua la pasardhësve tanë me e nda çashtjen e janë identike emnat e vjetër Epidamnos dhe Dyrachium apo shënojnë dy gjysma qyteti - Asti dhe Emporion - në zotërim të së njejtës komunë; gjithashtu edhe sqarimin mbi teatrin e luftës dhe mbi marshimet dhe kundërmarshimet e tyne. Bile kam ba hetime mbi rranjën e harës, të cilën përmend Jul Qezari, por u lodha kot. Por më duket se asht rranja e salepit, e cila shtypet dhe bahet miell; tashti importohet prej Selaniku në Shqipëri.

Tregu i Durrësit mund të themi se asht nji degë e Trieshtes dhe e sistemit tregtar austriak, sepse lidhjet e tij kanë të bajnë pothuaj vetëm me Trieshten dhe me skelat e tjera të Austrisë dhe marrëdhaniet me skelat që janë ma nga jugu ose me skelat italiane në lindje, bile edhe me skelat e Shqipnisë në Veri, janë krejt pa randësi. - Tregtia e përgjithshme e Austrisë në këtë treg asht 900.000 - 1.000.000 florina (1 fl.= 2 franga ari). Prej kësaj shume pjesa ma e madhe i përket eksportimit të Durrësit për në Trieshtë. Mbasi edhe shtete të tjerë, përveç Austrisë, bajnë pak tregti me këtë vend, atëherë shuma e tij e përgjithshme mund të jetë 2 milion fr.ari. (nji milion gulden).

Vaporët austriakë ose të huej, qe ndalen në Durrës, udhëtojnë pothuaj vetëm prej skelave austriake e kthim, dhe ka disa anije, të cilat të gjithë vjetin bajnë po këtë udhëtim. Ndër anijet që qëndrojnë këtu dominon flamuri austriak. Po ta llogarisim vlerën e qerasë së një viti për çdo ton, atëhere do të gjejmë se rezultati asht nja 400 fr.ari për ton; këtu duhet të marrim parasysh se 3/4 e kapacitetit të anijes nuk futet në punë dhe se anija kur kthehet ngarkon sidomos grunë.

Ndër të tilla rrethana tregtare të përgjithshme na shkon mendja se e gjithë tregtia e Durrësit duhet të jetë në duart e tregtarëve të Trieshtes. Por puna nuk qëndron kështu; përkundrazi, Trieshta asht pazari i Durrësit, sepse tregtia e këtushme me prodhime, d.mth. eksporti, asht krejt në duer të tregtarëve të Durrësit dhe të Beratit. Këta blejnë këtu, ngarkojnë dhe shesin për hesap të tyne me anë të agjetëve që kanë në Trieshtç dhe furnizohen prej këndej me manifaktura dhe mallra koloniale. Tregtarët e Beratit dhe disa të Durrësit e kanë rregullue punën në këtë mënyrë: magazina asht në Durrës, në Trieshtë rri nji agjent që blen dhe shet me shumicë dhe në Berat gjendet nji degë, e cila shet me pakicë dhe blen prodhimet e vendit.

Persa u përket marrëdhanieve tregtare të Durrësit me krahinat e brendshme të vendit, duhet të themi se kjo skelë asht e vetmja për prodhimet e Shqipnisë së Mesme dhe për .krahinat e Kavajës, të Peqinit, të Elbasanit, të Tiranës dhe të Dibrës. Këtu e kishte kryet miga e vjetër “Via Egnatia”, e cila tue vazhdue nga lindja, kalonte nëpër Elbasan, Ohër dhe Manastir.

Durrësi shërben edhe si skelë e Beratit për importimet e tij nga Trieshta dhe për eksportimet po për në atë vend; nji pjesë e vogël kalon nëpër Vlonë. Nga kjo skelë Berati sjell manifakturat angleze që dalin në Korfuz. Por sasia e mallit asht ma e vogël nga ajo që vjen me anë të Durrësit.

Qarkun tregtar të Durrësit prej atij të Shkodrës e ndan nga veriu lumi Mat; ky lumë formon dhe kufinin e rajonit të veprimit të kosullatave austriake, të asaj të Durrësit dhe të Shkodrës (Lezha i përket Shkodrës). Në mes të këtyne dy qyteteve nuk bahet tregti, gjithashtu edhe në mes të Durrësit dhe të Vlonës, por këto qytete kanë njifarë lidhjeje ndërmjet tyne, mbasi eksportojnë dhe, nganjiherë, shkëmbejne edhe kambiale. Por Janina nuk ka asnji lidhje tregtare me viset e veriut.

Në Durrës thonë se ka disa vjet që importimi, po edhe eksportimi i disa artikujve, sidomos i mëndafshit, vazhdimisht po vjen tue u pakësue dhe si shkak tregojnë ndryshimin e rrugës së mallnave. Sepse ma përpara ishte Durrësi e vetmja skelë e Ohrit dhe tregu i tij konkuronte në Monastir me anë të Selanikut. Por tashti në kohën e fundit, Selaniku e kaloi shumë Durrësin dhe e zgjeroi nga perëndimi qarkun e tregtisë në dam të Durrësit. Sepse Selaniku asht depoja e mallnave koloniale dhe manifakturave angleze e prandaj asht në gjendje me i ba gjithnji e ma shumë konkurencë rivalit të vet. Veç kësaj, mallnat austriake që eksportohen në këto vende, sillen këtu me anë të vaporëve, të cilët janë ma të shpejtë se gjemitë. Ndonëse këto vaporë prekin gjatë udhëtimit skelën e Syrës, të Izmirit dhe Dardanelet, qeraja asht e ulët, nganjiherë 34 fr.ari për kollo (= nji gjysmë barrë, nja 50 kg). Durrësi për të qenë asht vetëm 400 mila larg Trishtes, por nuk lidhet me këtë nëpërmjet një vije lundrimi me vaporë.

Qysh kur u krijua vija e lundrimit të Danubit, u ngrit në Ohër nji depo për mallra manifakture austriake dhe gjermane, sepse shpenzimet e vogla të transportit me anë të vaporëve deri ne Belgrad, i mbulojnë shpenzimet e nalta të transportit tokësor deri ne Ohër. Edhe nji pjesë e madhe e mallit austriak që shkon në Monastir, kalon nëpër Belgrad.

Prova na tregon se lëvizjet nëpër det, megjithëqë rruga vjen shumë mbrapsht, u përshtaten vijave të lundrimit, kurse ato të tokës atyre të hekurudhave. Përsa i përket importimit të Durrësit, nuk ndryshon në asnji pikë prej atij të skelave të tjera levantine, vetëm këtu duem me theksue se hekuri anglez i traversave, i cili shkon me shumicë në Shqipninë e Jugut, nuk gjendet në këtë treg dhe zëvendësohet me hekurin rus, i cili sillet me anë të Trieshtës, së bashku me të gjitha llojet e hekurit dhe të telave prej hekuri të Styris. Eksportimi përfshin këto artikuj të parë:

  • Shushujza  për në Trieshtë 400 deri 500 kova nga 2 okë e gjysëm kovën në dimër dhe 2 okë në verë. Shitja e këtij artikulli po vjen tue u pakësue gjithnji e ma shumë. Dhjetë vjet përpara shkonin përjashta gjashtë herë ma tepër shushujza se sot.
  • Prodhime të tokës: a) misër - 40.000 deri 50.000 staja për në Trieshtë, Kotorr dhe në skelat e vogla të Dalmacisë; fare pak për në ishujt e Jonisë; b) tërshanë - 15.000 deri 20.000 staja; c) farë lini - 40000 deri 5000 staja në Trieshtë, pastaj dhe pak thekër, elb, groshë dhe thjerza..
  • Lëkura - Për në Trieshtë dhe Venedik: a) lëkura qingji 20.000 deri 25.000 copë; b) lëkura keçi 3 dengje; lëkura viçi, 20 dengje; pastaj pak tëkurë

gjendet në jug të Shkumbinit, por në veri të tij. pastaj nuk asht 2 orë larg prej detit, por 5 orë dhe jo 12 orë prej Elbasani. por vetëm 7 or[. Pra. nuk gjcndet në jug. por në juglindje të Kavajës. nga e cila asht nja 5 orë larg. Ma në fund rruga Vlonë-Durres, mbi të cilën do të flasim te shënimet arkeologjikc. nuk e kalon Shkumbinin afer grykës. te fshati i Bashtovës. Por nëpër Peqin kalon rruga Durrës-Elbasan. që asht “Via Egnatia" e vjetër. Ky fakt i fundit më ra tepër në sy dhe bana mjaft hetime për me gjetun ndonji që shkonle prej Durrësi në Elbasan, por të gjithë më thanë se tjetër rrugë nuk kishte, veç asaj që kalonte nëpër Peqin. Ndoshta Peqini asht stacioni i parë i “Via Egnatias” që quhej atëherë Clodiana; hartat tona gjeografike nuk janë të sigurta, ashtu dhe tabela e Peutingerit ka gabime shkrimi, prandaj mund të flasim vetëm ashtu si na e pret mendja dhe jo në bazë të fakteve. Rruga e Peqinit ashl me kodra, të cilat e përcjellin lumin deri në fushën e Elbasanit. Rruga shkon gjithnji gjatë anës veriore të lumit, por megjithatë kur kalova unë, ishte e mbajtun mirë dhe e përdorshme për karroca.

Nji çerek ore prej Peqinit takova me nji rremë uji, me anë të së cilës bluanin shtatë mullinj drithi dhe njomeshin shumë ara. I ati i beut që sundonte këtu, e bani këtë rremë përpara 20 vjetëve, tue marrë angari fshatarët muhamedanë të qarkut. Ky asht nji fakt që duhet shënue, sepse tregon se populli i këtushëm asht i bindun. Të shtatë mullinjtë jepen me qera për 90.000 pjastra në vit. - Qyteti ka 90 shtëpi që janë shpërndamë nëpër kodrinat e veshuna me pemë; pastaj ka edhe disa lagje të jashtme, të cilat i perkasin atij. Qendra asht pazari, të cilin e zbukurojnë nji xhami elegante dhe nji kullë që mban sahatin; pranë tyne ngrihet pallati prej druni i familjes sunduese. Kjo familje ka kohë që e sundon këtë qark dhe asht nji mbeturinë e rrallë e kohës feudale të Shqipnisë. Kjo, mbasi i mbeti besnik Sulltanit, mundi t’i ruej privilegjet e saj të vjetra, kurse shumica e sunduesve të këtij vendi u hoqën dhe u intemuen së bashku me pashën e fundit të Shkodrës, sepse kishin marrë pjesë në kryengritjen e tij kundër Sulltanit.

Ajri asht i keq: këtu thonë se fajin e ka orizi që mbillet afer qytetit. Prodhimi i orizit bahet nja 15.000 okë. Qyteti ban edhe mjaft voj.

Elbasani

Ky asht nji qytet nga ata që nuk i gjen dot me lehtësi; të tilla qytete në Evropë po zhduken sot pak nga pak prej hekurudhave. Posa të hysh në fushën e Elbasanit, qyteti duket kaq mirë në skajin verior dhe ajri i pastër i mbramjes i afron kaq shumë minaretë e holla dhe kullën e trashë të sahatit, saqë nuk u beson njeri fjalëve të qeraxhiut, që thotë se qyteti i mban plot dy orë prej këtu. Por kjo asht e vërtetë. Mbi këtë rrugë të mërzitshme mund të themi vetëm kaq, se vetëm fusha asht e punueme keq dhe ka trajtën e nji kazani nga i cili del lumi. Buzës së lumit ka shumë shelgje, të cilët nji që s’i njeh mund t’i mbajë për ullinj, por ullishta fillon pranë qytetit.

Elbasani ka 2000 shtëpi muhamedane dhe 200 kristiane. Ato shtëpi kristiane që flasin shqip janë 80 dhe grumbullohen përqark metropolisë;62 ato të tjerat që flasin vllahisht gjenden nëpër lagjet e jashtme të qytetit. Veç këtyre ka edhe shumë jevgj, të cilët mbahen muhamedanë dhe janë kovaçë.

Tregtia e qytetit asht mjaft e madhe dhe pazari mjaft i gjanë. Rrugët e pazarit janë të ngushta dhe të mbulueme me sargia, dyqanet e vegjël kanë tezga përpara. Aty ku ka pak vend, aty kanë dalë njerëz që bajnë nji tregti të vogël në kalldram. Në ditët e pazarit nëpër rrugë grumbullohen shumë njerëz të veshun me kostume shumëngjyrësh, të cilët lëvizin pothuej pa zhurmë dhe si zotni nëpër këto vende të ngushta. Rrugët ma të gjana kanë nji vijë ujit në mes; këtu kalojnë edhe kafshë me barrë. Në të dy anët e rrugës ka trotuare të naltë për kambësorët.

Me randësi janë lidhjet tregtare me Trieshtën, ku tri shtëpi kanë degët e tyne. Mallnat koloniale, hekuri austriak dhe rus dhe pak manifakturë sillen me anë të Durrësit.

Por pjesa ma e madhe e manifakturave angleze dhe gjermane vijn me anë të Manastirit. Tashti ka filluar edhe Korfuzi me pru manifakturë angleze me anë të Vlonës. Marrëdhaniet me Selanikun dhe Stambollin nuk kanë randësi dhe ato me Beratin janë fare të pakta. Këtu Tanzimati nuk ka mundë me zanë rranjë mirë; këtë e tregon zakoni i vendit që tregtarët e krishtenë nuk lejohen të hapin nji magaza në pazar; ky zakon asht akoma në fuqi. Në vitin 1832 sadrazemi, mbasi shtypi kryengritjen e fundit të pashës në Shkodër, kaloi nëpër Shqipni dhe erdhi edhe këtu. Mbasi prishi bedenat e kalasë dhe nji pjesë të mureve, u dha të krishtenëve nji deklaratë (bujurdi), e cila përveç të tjerave, u dha të drejtë të bajnë tregti në pazar. - Këto të drejta i vërtetoi. edhe Sulltani me anë të nji fermani, i cili, simbas zakonit të vendit, u këndue publikisht në sallën e gjyqit; veç kësaj u shpall edhe në pazar me anë të tellalit. Në bazë, pra, të këtij fermani guxuen 5 tregtarë të krishtenë dhe nji duhanxhi i vobegët, që quhej Thoma, me çelë dyqane në pazar. - Nji copë herë puna shkoi mirë, por kur erdhi lajmi që sadrazemi u thye prej Mehmet Ali Pashës së Misirit në Kutahia dhe Shkodra ishin çue peshë kundra Hafiz pashës, atëherë nji mbramje ^thërriti tregtarët beu që ka nji pallat të madh brenda në kala - si fqinj i lagjes kristiane që asht, ai asht edhe mbrojtësi i tyne - dhe i lajmëroi me e hekë mallin natën nga magazinat në pazar. sc do t*i plaçkitnin muhamedanët. Dhe këta qyqarë vepruen shpejt ashtu si u tha beu.

Të nesërmen u mblodhën muhamedanët për me bisedue masat që do të memin ndër këto rrethana, por mbasi të katër familjet e mëdha. mbas të cilave shkonte populli, grindeshin shoq me shoq, qyteti ishte nda në katër partina. Partitë në fjalë u përleshën në këte mbledhje se njeni prej kryelarëve, i nxehur nga bisedimet, guxoi dhe i ra me çibuk nji zotnie. Të gjithë u ngritën në kambë dhe nxorrën koburet dhe ua drejtuan shoqi-shoqit. Për pak qe tue u ba gjak i madh, po të ishte zbrazë qoftë edhe pa dashje, ndonjë kobure. Por kjo nuk ngjau për fat të mirë dhe puna u rregullue përsëri. Kësaj here mbledhja u shpërnda pa marrë ndonjë vendim.

Disa ditë ma vonë ata u morën vesh ndërmjet tyre me përzanë qeveritarin që kishte emnue Hafiz pasha. Kjo masë u zbatue me kaq rreptësi, saqë nuk mëshiruen as të shoqen e tij, të cilës i kishin ardhë dhimbjet e barrës, por e morën dhe e hypën në nji kalë; kjo lindi rrugës mbas nji ore.

Në mes të këtyne ngjarjeve Thomai i shkretë vazhdonte të shesi duhan në pazar, mbasi nuk dinte kurrgja. I gjithë zemërimi i muhamedanëve u drejtua kundër këtij të vorfni. Shefi i ri i policisë, i përcjellun prej nji turme të madhe nga populli, shkoi para dyqanit të Thomait dhe e vari aty me dorën e vet, pa kërkuar askush llogari prej tij. Por ata të 5 tregtarët gjetën kohë me u arratisë dhe, mbasi u qetësua pak puna, shpëtuen tue pague 11.000 pjastra gjobë secili. Këta shesin si përpara në shtëpi, ku kanë magazina të veçanta; gratë dhe vajzat e tyre u shërbejnë grave muhamedane që vijnë me ble plaçka. Sepse këto të fiindit nuk shkojnë në pazar. Të krishtenët bëjnë mjaft tregti, se shesin ma lirë. Kjo gja nuk u vjen mirë muhamedanëve dhe ata shtyjnë qeveritarin me i detyrue të krishtenët me çelë dyqane në pazar tue u dhanë premtime me shkresë se do të sigurohej me çdo mënyrë jeta dhe pasunia e tyne. Mirëpo këtyne nuk u mbushet mendja dhe përgjigjen me fjalën: Thoma.

Nja pesë minuta prej skajit juglindor të qytetit kalon ura mbi Shkumbin; pra, hartat tona gjeografike e largojnë shumë Elbasanin prej lumit. Urën e ka ndërtue Kurt pasha i Beratit, i cili ndërhyn në çashtjet e rinisë së Ali Tepelenës. Kjo ka 8 harqe të mëdha dhe disa të vogla. Qëllimi kryesor i urëndërtuesit turk asht (ndoshta e ka trashëgue prej bizantinëve) me i randue kambët në të dy anët. Shumë herë, pra, gurët e fundit të harkut formojnë edhe kalldramin, mbi të cilin shkon miga, e cila zbret kur mbaron harku dhe ngjitet përsëri kur fillon harku tjetër. Ai që kalon nalt me kalë mbi nji urë turke, mjafton të numërojë kodrat, për me marrë vesh numrin e harqeve. Kambët e urave kanë edhe  brima në të dy anët dhe prandaj janë të lehta. Ura e Elbasanit nuk ma bani këtë përshtypje. por në Shkodër kam pa urën prej guri të Kirit, e cila asht shembull për të tilla ndërtime. Unë nuk njof tjetër ndërtim prej guri që mund të krahasohet me hijeshinë e lehtë dhe të thjeshtë të asaj ure; ajo duket sikur e ka fry njeri me gojë. Por me të vërtetë e pashë kur po perëndonte dielli; nën dritën e bukur të mbramjes, urat turke që kalojnë mbi ujna të vegjël kanë nganjiherë vetem nji hark dhe janë tepër të guximshme, të larta dhe të lehta për me qenë me të vërtetë të bukura. Kam pa ura që janë 40 deri 50 kambë të larta dhe vetëm 5-6 kambë të gjana, pa parmakë në të dy anët. Ai që kalon mbi këto kaluer, duhet të mos ketë marramendje.

Duke shkuar tek ura, vijmë rrugës te nji vend katërkandësh që asht rrethue me mure dhe i mbjellun me selvi të vjetra. Këtu e falin muhamedanët Bajramin e Madh dhe të Vbglin, mbasi nuk i nxanë xhamiat e qytetit. Disa hoxhallarë të vjetër me mjekra të bardha po rrinin nën hijen e selvive dhe pinin duhan; në fund ishte xhamia. Kjo qe nji pamje shumë e bukur, krejt orientale, gja që në Shqipni asht e rrallë.

Prej urës së Kurt pashës, po të shikojmë nga lindja, atëherë do të shohim shumë vargje malesh që vijnë njeni mbas tjetrit dhe shkojnë në nji drejtim veri-jug. Nëpërmes këtyne ka ça rrugën e tij Shkumbini. Në shpinë të qytetit ngrihet një kodër më vete, Krasta; pastaj vjen djathtas mali i Shushicës, pas këtij mali i Polisit dhe pas këtij mali i Mbelishtës; nga ana e majtë kemi malin e Gibaleshitdhe prapa këtij atë të Çermenikës. Kjo pamje malore formon hyrjen e Kandavisë së vjetër nga perendimi, nëpër të cilën kalonte “Via Egnatia".

Muret e kalasë, e cila asht e rrethueme prej nji hendeku, i prishi, si thamë ma sipër, sadrazemi; këto nuk kanë ndonji gja që meriton të shënohet. Unë nuk munda të vëreja nëpër muret e saj gjurma të mureve ciklopike, ose mbeturina të kohës së vjetër. Edhe pozita e saj në fushë, kur rreth e përqark ka kodra të përshtatshme për këte qëllim, tregon se nuk asht shumë e vjetër. Sikundër asnji nuk dinte të më tregonte a ka germadha të vjetra ndër ato kodra, apo jo.

Sidoqoftë, qyteti i soçëm nuk duhet të jetë shumë larg prej Skampës së vjetër që shënon tabela e Peutingerit. Edhe ne jemi po të nji mendimi me Leake që Skampa duhet të jetë identike me qytetin Albanon të Kohës së Mesme, i cili ruante qafat që shkojnë prej krahinave të liqenit të Ohrit në fushat e bregut të detit. Farlati thotë se Elbasani ishte selia e episkopit të Albanonit.

Por përsa i përket Albanopolit që përmend Ptolemeu. si kryeqytet të fisit të albanëve, nuk mundemi me e idenlifikue me Skampën. mbasi gjeografi thotë se këto janë dy qytete të veçanta.

Në kaptinën e parë të kësaj vepre bamë tjalë mbi përparimet qe ka ba feja islame në Shqipni deri në ditët tona në kurriz të fesë katolike dhe ortodokse. Qarku i Elbasanit ka shumë dokumente për këtë gja.

Në lindje dhe në veri të qytetit shtrihet malësia e Çermenikës, që ka nji popullsi mjaft të dendun. Këtu ka vetëm fshatra të lirë, d.m.th. nuk ka çifliqe. Përpara ka qenë e gjithë katolike. Këtu gjindet katundi i bukur Polis me 60 shtëpi, 4 orë në Jindje të urës së Haxhi Beqarit mbi Shkumbi në rrugën kryesore për në Ohër. Këtë katund, 25 vjet përpara, e kanë vizituar misionarë katolikë dhe ka vetëm 20 vjet që u ndërtua këtu një xhami. Thuhet se shkaku i ndërrimit të fesë nuk ka qenë shtypja e jashtme, por dëshira me marrë ndonji fe.

Në Mollagjesh, 4 orë në veri të Elbasanit, thuhet se ka edhe sot plaka të vjetra që janë pagzue simbas ritit katolik (?). Ma përpara gratë e këtyne viseve i sillnin foshnjet në Elbasan me i pagzue, qoftë edhe mbas ritit ortodoks, por nuk ndigjoi mëhalla se kishte frikë nga muhamedanët.

Banorët e fshatrave ç’prej Polisit, Mollagjeshit dhe Bigulejës, dy orë larg Elbasanit, kanë qenë përpara të gjithë katolikë. Por megjithëqë feja u ndërrue, emnat e vjetër të fshatrave mbetën po ato, si Shën Mri, Shën Mhill, Shën Gjergj, Shën Koll etj

Martaneshi afër Mollagjeshit ruan edhe sot nji këmbanë kishe të madhe; kjo shërben sot për me mbledhë katundin. Në kohën kur vdiq Sulltan Mahmudi u dogj kulla e Sahatit të qytetit dhe u shkri këmbana e tij. Qytetarët kërkuen me e ble këmbanën e Martaneshit, por katundi nuk ndigjoi dhe ata u detyruen me ble nji të re në Trieshtë.

Edhe Mamli ma përpara ka qenë katolik; 150 vjet përpara u shpërngulën prej andej disa familje dhe shkuen në Elbasan; këta u banë ortodoksë. Ato dy fshatrat e fundit i përkasin qarkut të Tiranës. Edhe viset e Erzenit të Sipërm kanë qenë përpara katolike, gja që e dëshmojnë emnat e shenjtëve të shumë katundeve dhe gërmadhat e shumë kishave katolike. Sot banorët e këtyre vendeve janë të gjithë muhamedanë.

Të gjithë katundet e malësisë së Elbasanit kanë zakon me shkue në kurbet. Kurbetlinjtë të gjithë janë muhamedanë dhe shkojnë në Stamboll, ku punojnë si baçevanë dhe kazmaxhi. Atje qëndrojnë 2-5, vjet dhe fitojnë 1000 deri 1500 pjastra në vit. Udhëtimi bahet nëpër tokë dhe zgjat 20 ditë, shpenzimet janë 150 deri 200 pjastra. Vit për vit shkojnë 2-3 karvane në mes të dy qyteteve.

Qarku i Elbasanit ka shumë ullinj. Pjesa ma e madhe e vojit shkon në Manastir dhe prej këtu në Belgrad. Orizi nuk mjafton për nevojat e vendit, nji pakicë shkon në Berat, në Manastir asnji kokërr.

Dy orë e gjysëm në jugperëndim të Elbasanit janë llixhat e nxehta, ujët e të cilave mban erë si një vezë llukë. Në nji vend që quhet “Llixha e Kodërbujares” ka 14 burime, nga të cilët ma i madhi asht sa krahu i trashë. Edhe në nji vend tjetër, te llixha e Idrajt ose e Hidrit apo edhe e Hidrahut, gjenden 4 burime. Burimet e vegjël nuk nxjerrin ujë vazhdimisht, por herë pas here nëpër brimat e tyne buburin. Te nji burim këndojnë fëmijët tri herë: “Xhik Papas, as na ban nji herë me gas”. Atëherë burimi buburit patjetër dhe fëmijët qeshin.

Elbasanasit mbahen gegë dhe tallen me toskët. Unë këtu ndëgjova këtë gja karakteristike. Tre mercenarë nga Labëria, që ishin miq, takuen shoq me shoq kur u kthyen nga kurbeti. Njëri kishte nji unazë të bukur në gishtin e vogël, tjetri nji jelek të ri të kuq dhe i treti nji palë opinga të reja, të qepura me mëndafsh. N’atë vend ku u poqën ishte nji qen i ngordhët. I pari e tregoi këtë me gishtin e vogël, ku kishte uanzën e bukur dhe pyeti: “Kush e vrau qenin?” “Ky gjoks këtu”, tha ai me jelekun e kuq dhe vuri dorën mbi jelek. I treti shtriu këmbën me këpucën e re dhe foli: “merreni, pra, dhe e hidhni n’atë gropë”.

Tirana

Qyteti i Tiranës dhe fusha e saj me banë nji përshtypje shumë të mirë. Banorët e këtushëm mbahen si më të shkathëtit, por edhe më dinakët e Shqipërisë së Mesme. Arat, qipshtet dhe pemishtet janë të punueme fare mirë dhe këto të fundit janë rrethue me gjerdhe; njerëzit janë veshë pastër dhe mirë. Gjaja e gjallë asht e mbajtun mirë dhe në shumë katunde ka shtëpia me dy kate prej druni, të cilat përbrenda janë shumë të pastra. Kurkund nuk shihen gjurmë të vobegësisë dhe të mizeijes, por sidomos qyteti me bani shumë përshtypje, sepse unë prisnja nji çerdhe të errët dhe të ndytë, por gjeta nji qytet që shtrihet në mes të qipshteve, mbi nji fushë që ka ujë boll për të njomë tokat. Kur hetova ma mirë erdha në këte përfundim se në këte qytet nuk ka fukara që heqin keq ose vuajnë nga uria.

Dy vija uji që kalojnë nëpër migë spastrojnë të gjitha ndyrësirat. Xhamitë me piktura shumëngjyrëshe ndërtue në nji stil të bukur dhe rrethue me plepa e selvi, bashkë me kullën e sahatit që asht në stilin rokoko, bashkohen dhe formojnë disa piktura kaq origjinale, të cilat nuk i kam pa në asnji vend të Shqipnisë. Gratë e qarkut vijnë në pazar, blejnë dhe shesin si kudo, por nji gja më tërhoqi vërejtjen, sepse nuk e kam pa në asnji vend: gra muhamedane, të veshuna me kostume qyteti, ndër to edhe ndonji vajzë të re, rrijnë te shkallët e xhamive ose gjatë mureve të tyne dhe shesin plaçka dhe rroba të vjetra.

Këtu nuk pashë shumë persona me sy të kalter dhe me flokë të verdhë, kurse në Labëri, Vlonë, Tepelenë, bile edhe në Gjinokastër, kam gjetë shumë prej këtyne tipave; por sa më shumë të udhëtojmë nga veriu, aq ma rrallë bahen këtd tipa. Unë nuk due me u shtye ma gjatë mbi racën shqiptare, se nuk ka asnji vend në Evropë si Shqipnia ku përfaqësohen të gjitha format e racës njerëzore prej bukurisë ma të madhe, deri te gjaja ma e shëmtuar. Këto forma duken në sy se nuk janë të nji race. Por kush asht tipi shqiptar? Përgjigjen e kësaj pyetjeje po ua la pasardhësve të mi, të cilëve sigurisht do tu bjerë në sy se shumë kafka shqiptare te tamthat janë ma të ajtun. Para se me u largue prej Janine njoha disa pjesë të veprës se Mylerit mbi kafkat dhe kudo që shkova porosita me më sjellë kafka nga nji racë e pastër, mirëpo puna nuk qe ashtu si mendova unë, sepse kurkund nuk munda me marrë me vete ndonji kafkë për mostër, edhe pse ndër lokalitetet kristiane ka edhe vende te veçanta ku ruhen eshtnat e të vdekurve, por marrja e nji kafke nga vendi i saj i bekuem asht ma tepër sesa me grabitë nji kishë.

Sa e madhe asht Tirana? - Shënimet e mia thonë se ka 2000 shtëpi; prej tyne 100 janë ortodokse (pothuej të gjitha vllehe ), 6 katolike dhe teprica muhamedane. Por Ami Bouë në veprën e tij “Turquie d’Europe” IV, f. 545, shkruen mbi Tiranën: “Tirana asht nji qytet me nja 300 shtëpi dhe ka 2000-3000 banorë, të cilët në pjesën ma të madhe janë gegë muhamedanë”. Tashti zgjidh e merr. Por kur autori në fjalë thotë për Durrsin se ka 8000 banorë, kurse unë ma sipër fola vetëm për 1000, atëherë jam i sigurtë se shifrat e mia janë të drejta, mbasi qëndrova nji kohë të gjatë në Durrës dhe mblodha në vend informata të sakta, por edhe ato që pashë me sytë e mi e vërtetojnë thanien time.

Tirana, sado i vjetër të jetë emri i saj, si qytet asht i ri, sepse nuk asht ma e vjetër se 350 vjet. Gojëdhana mbi themelimin e qytetit thotë kështu:

Njiherë ka qenë nji bej i varfer që quhej Sulejman dhe kishte vetëm nji shërbëtor. Shërbëtori nji natë pa nji andërr sikur hana zbriti prej qielli dhe u ul mbi supin e tij dhe përhapi nji dritë të madhe. Kur zotnia e dëgjoi andrrën, i tha shërbëtorit: “Ti do të bahesh njiherë nji njeri i naltë, shko në kurbet në emën të allahut dhe provoje fatin tand, sepse tek unë nuk do të fitosh gja”. Shërbëtori iku dhe humbi fare, mbasi asnjiherë nuk dërgoi ndonji lajm se ku gjendej. Por nji ditë erdhi te beu nji kalorës tartar dhe e lajmëroi që të shkonte në Stamboll te veziri i madh dhe ky natyrisht iu bind urdhnit. Kur shkoi te sadrazemi, ai i tregoi se kishte qenë dikur shërbëtori i tij, e priti mirë e bukur dhe i tha që të kërkonte nji favor prej tij. Beu kërkoi me e vue në krye te sanxhakut të Ohrit dhe kryeministri ia plotësoi dëshirën. Nji ditë, kur po gjuante në Tiranë, e cila atëherë ishte nji katund me nja 15 shtëpi, vendi i pëlqeu beut kaq fort, saqë ndërtoi aty nji xhami në pazar. Kur shkoi ma vone në luftë kundër persëve dhe e kuptoi se po i afrohej vdekja, dha urdhën me e ballsamosë trupin e tij dhe me e varrosë në atë xhami; dhe kjo punë u krye. Sulejman pasha ka 240 vjet që ka vdekë; dega mashkullore e familjes së tij u shue tashti vonë, por dega femnore lulëzoi ma gjatë; nga kjo rrjedhin bejlerët e sotëm të Tiranës.

Djalin e fundit të kësaj familjeje, Haxhi Et'hem beun, e mundoi shumë fati. Se beu i Krujës, me të cilin ishte në gjak, e përzu nga Tirana dhe ai jetoi shumë vjet në Anadoll, si'dervish. Me ndihmën e Mustafait, pashës së fundit të Shkodrës, mundi me zanë përsëri vendin e t’et. Mbas rrëzimit të tij, u hoq prapë prej sadrazemit dhe Tiranën e muer përsëri armiku i tij, beu i Krujës, i cili e zotnon edhe sot. Et'hem Beu u arratis në Elbasan, por ma vonë u pajtue me anmiqtë dhe martoi vajzën tek ata. Nga ato kohna kur Tirana ishte në gjak me Krujën, kemi këtë gojëdhanë: - Megjithëqë anmiqësia në mes Tiranës dhe Krujës ishte shumë e madhe, nganjiherë vinin disa krutanë msheftazi në pazarin e Tiranës. Për me ndalue këtë, tiranasit vunë roje te portat e qytetit, të cilët i ndalnin të gjithë njerëzit dhe ipyetnin se si i thonin nji copë druje. në qoftë se ai që pyetej, përgjigjej me fjalën “trani”, atëherë ishte nji krutan dhe vritej në vend, sepse tiranasit i thonë “trau”.

Edhe në qarkun e Tiranës asht ba zakon me shkue në kurbet; banorët e fshatrave shkojnë në Stamboll si kazmaxhinj dhe në qytet nuk asht shue edhe sot zakoni me shkue mercenar në Egjipt. Banorët e qytetit jetojnë ma fort mc qeraxhillëk; pjesën ma të madhe të ushqimit qyteti i sjell me kafshë barre; qeraxhinjtë e Tiranës njihen në gjithë Rumelinë.

Petrela

Kështu quhet kjo fortesë mali në gjuhën shqipe, e cila përmendet edhe në historinë e Skënderbeut (Petrella). Udhëtari që zbret nga Qafa c Krrabës dhe shkon në Tiranë, e shef atë për disa orë në krahun e majtë, sepse ajo gjendet nja 2 orë në jugperëndim të Tiranës, mbi një kodër të veçueme të atij vargu, i cili vazhdon deri te Kepi i Rodonit. Kjo kodër asht nja 1000 kambë e naltë, nga veriu dhe jugperëndimi asht shumë e pjerrët, prandaj vetëm nga ana lindore ka nevojë për forcime artificiale. Në veri të saj Erzeni përçan vargun e saj në fjalë dhe ecën në nji drejtim lindje-perëndim. Prandaj kjo kodër asht çelësi i fushës së sipërme të tij.

Fortesa në fjalë ka fillue me u rrënue. Ajo ban përshtypjen e nji kalaje nga Koha e Mesme. Muret nuk duken të jenë nga Koha e Vjetër dhe janë prej gëlqereje, por që vendi ka qenë banue edhe në kohna të vjetra e dëshmojnë mbeturinat e mureve ciklopike që gjinden afer lokalitetit të sotëm, mbi të cilat do të flasim ma vonë. Lokaliteti vetë përbahet prej disa grupe shtëpish të shpërndame nëpër ullishta, sepse fshati ka shumë vneshta ullini edhe pse ka nji naltësi të madhe. Lagja kryesore gjindet në qafe të Bargit, pak ma poshtë majës së kodrës. Atje asht edhe nji park i vogël me nji kafehane dhe pranë tij varri i Ballabanit. Ky nuk ka qenë vetëm trim, por bante edhe mrekullina, se kur e rrethuen turqit Durrësin, anmiqtë sulmuen nga fortesa dhe ia prenë kryet.Por ai e muer kryet e vet në dorë, i hypi kalit dhe erdhi deri në Petrelë; atje e la kryet aty ku sot gjindet vorri i tij. Kështu ma treguan çashtjen në Petrelë, por Barleti dhe Hameri thonë ndryshe. Simbas tyne, ky hero i ushtrisë turke, që ishte nga origjina shqiptare dhe po nga fshatrat e këtij qarku, po luftonte kundër Skanderbeut dhe u vra kur po rrethonte Krujën. Në këtë rast lexuesit do t’i kujtohet legjenda e Shën Gjon Vladimirit, e cila, si duket, ka kalue malet dhe asht përhapë këtu ndër muhamedanët.

Përsa i përket radhës ushtarake të bajraqeve të lokaliteteve të ndryshme të kësaj province, asht kjo: vendin e parë e zen Petrela, të dytin Durrsi, të tretin Dërrënja, mbi të cilën do të flasim ma vonë; në fund fare vijnë Kruja, Tirana etj.

Kruja

Në mes t’atij vargu që përshkruem në pjesën e parë, i cili e mbyll fushën e Tiranës nga lindja, ngrihet nji kurriz mali i veçuem nja 3/4 orë i gjatë, mbi të cilin shtrihet nji fushë e vogël.

Ana perëndimore e këtij kurrizi që shef nga fusha, asht shumë e pjerrët. Gjatë kësaj shtrihen disa male të veshuna me pyje dushku dhe ahu dhe formojnë nji fushë të ngushtë. Në mes të kësaj fushe, por nga ana e malit, ngrihet nji kodër, e cila nga jugu, lindja dhe veriu asht shumë e pjerrët dhe vetëm nga perëndimi zbret me ngadalë. Në saj të kësaj asht ndërtue fortesa e Krujës, e cila nga tri anët asht e sigurueme prej natyre dhe vetëm ana e perëndimit ka nevojë për ndihmë artificiale që të bahej e papushtueshme në kohnat mesjetare: ky qëllim u krye, se muret e fortë dhe disa pirgje të rrumbullakët e siguruen shumë mirë kalanë.

Sadrazemi, që luen nji rol kaq të madh në historinë e Shqipnisë, kur po kalonte andej në vitin 1832, i prishi bedenat e kalasë dhe prandaj kjo asht sot nji gërmadhë. Në kala gjinden 80 shtëpi, të cilat janë të shkatërrueme, gja që tregon se banorët janë të vobekët; pastaj edhe dy xhami, nga të cilat vetëm njana ka nji minare, sarajet e mudirit dhe kulla e sahatit të qytetit, që ngrihet nga ana e perëndimit në majën ma të naltë të shkambit. Pranë këtij të fundit thohet këtu se ka qenë pallati i Skënderbeut, por prej tij nuk pashë asnji gjurmë. Në rrethet e afërme të kalasë gjinden nja 700 shtëpi të shpërndame andej-këndej në mes pemëve. Nji pamje të vajtueshme bajnë ullinjtë që gjinden me shumicë në këtë qark, të cilët, me pak përjashtime, u thanë në vitin e kaluem (1848-1850), mbasi bani dimën i fortë. Në kala shkon nji rrugë e gjatë dhe e ngushtë, e cila në pjesën ma të madhe asht e mbulueme dhe në të dy anët ka dyqane; ky asht pazari i Krujës. Ai na bani përshtypje se asht shumë i vjetër, bile qysh nga koha e Skënderbeut, sepse këtu janë ba pak ndryshime ose aspak.

Kruja asht tregu i qarkut jo vetëm për viset këndej, por edhe për ato përtej maleve. Rruga e Matit kalon nëpër këtë qytet dhe matjanët e vizitojnë shumë pazarin e tij që bahët për ditë të diel. Pazari asht mbushun me plaçka dhe na tregon fare mirë gjendjen ekonomike dhe industriale të nji qyteti të vogël të Shqipnisë. Krua në shqipet do me thanë burim; ky asht edhe emni i qytetit. Këtë emën e meriton sepse ka shumë burime të mëdha.

Mjerisht, qëndrimi im qe i shkurtën prandaj nuk mujta me mbledhë diçka riga gojëdhanat lokale mbi Skënderbeun. Por, si duket, kujtimi i tij në këto vise pothuejse asht zhdukë fare. Për të qenë, emni i tij akoma asht popullor, por nuk ndigjova ngjarje ose rrëfenja nga jeta e tij,e këto janë në rrezik të harrohen fare, sepse kur bana hetime, më thanë se nuk këndoheshin ma në vend, por në Mat rronin ende disa pleq që i dijshin ato. Mbasi mbi Skënderbeun nuk mujta me marrë vesht diçka të re, po i rekomandoj lexuesit që dëshiron me njoftë historinë dhe veprat përrallore të Skënderbeut, të këndojë Barletin dhe Hamerin. Unë do të kufizohem vetëm me hudhë nji vështrim mbi qëndrimin e tij kundrejt popullit, që shumë herë nuk asht çmue mirë, ashtu edhe mbi gjendjen politike të vendit kur ai duel në skenë. Biografi i tij, Barleti, njef vetëm të atin e trimit, për të cilin thotë se, veç qyteteve të tjera, ka pasë edhe Krujën nën sundimin e tijM. Pastaj tregon se kjo kala u ndërtue prej nji anëtari (Karlit) të familjes së madhe të Topiajve. Ky fakt na tregon se Skënderbeu ishte prej nji familjeje feudale të vogël dhe të panjoftun dhe se emnimi i tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Shqipnisë i detyrohet vetëm personalitetit të tij dhe jo pozitës së trashëgueme nga stërgjyshnit. Krenët e familjeve sunduese të Shqipnisë muerën pjesë në mbledhjen e Lezhës, që atëherë ishte në dorë të Venedikut dhe e zgjodhën Skënderbeun Komandant të Përgjithshëm.

Ndër këto familje sunduese ma e forta ishte ajo e Topiajve, e cila, siç duket, ndahej në dy degë. Degën në jug e përfaqësonte Arianit Golemi, vjehrri i pastajmë i Skënderbeut, influenca e të cilit shtrihej prej Vjose deri te Gjini i Artës. Ajo e veriut prej Andrea Topisë e djemve të tij, qendra e së cilës ishte krahina e Skurjes, në mes të Tiranës dhe Durrësit, por kishte prona edhe në Krrabë e Myzeqe. Barleti thotë, bile, se ajo ka sundue edhe mbi Himarën. Pastaj kemi zotninë e Dukagjinit, dy vllazën, Nikolla dhe Pali, smira e të cilëve Skënderbeut i ka shkaktue shumë kokëçamje. Nji tjetër asht Lekë Zaharia, sunduesi i Danjës, miku i ngushtë i Skënderbeut, të cilin ma vonë e vranë ata të Dukagjinit. Gjergj Strazimiri, djali i Balshës dhe nipi i Skënderbeut (djali i së motrës) i cili kishte pronat në mes të Krujës dhe Lezhës. Në Myzeqe Skënderbeu i kishte shumë miq Petër Spanin dhe katër djemtë e tij, Lekën, Dushmanin dhe të tjerë princa e zotni. Ma në fund kemi edhe Stefan Cemovikun me të dy djemtë e tij, pa dyshim nga raca sllave, i cili sundonte në fushë të Moraçës dhe atje kishte edhe kalanë e Zhabjakut në grykë të këtij liqeni. Por qytetet bregdetare, me gjithë Shkodrën, ishin atëherë në dorë të Venedikut dhe lufta që bani Skënderbeu me Republikën për zotnimin e Danjës, mbas vdekjes së Zaharisë, dëshmon se vetëm rreziku i përbashkët nga turqit i lidhi këta ndërmjet tyne.

Rruga prej Tirane në Krujë mban 6 orë; kjo e fundit shifet rrugës deri në Lezhë, mbasi ka nji pozitë të naltë.

Udhëtari shef rrugës në krahuri e majtë dy lokalitete që meritojnë me u përmendë, të cilat gjinden përtej Ishmit, në majë t’atyne kodrave që ndajnë nga perëndimi fushën e Tiranës prej'fushave bregdetare.

Këto janë Preshja (Preza) 87 nja 300 shtëpi të shpërndame; në mes të tyne shtrihet pazari me kullën e sahatit që shifet shumë larg; pastaj Ishmi, edhe ky me nja 300 shtëpi, që janë larg e larg njana prej tjetrës. Këtu dallon shqiptari prej grekut të ri dhe prej vllahut, sepse ai banesat nuk i grumbullon rreth nji pike, kurse ata dy të tjerët zakonisht i ndërtojnë shtëpitë afer shoqi-shoqit. Këto fshatra shqiptare, që janë shumë të përhapme, nuk i lejojrië me caktue me siguri largësinë ndërmjet tyne. Ishmi ka nji kala të vogël dhe gjindet 3/4 orë në jug të grykës së lumit, që quhet po kështu; gryka në fjalë asht e lundrueshme për barka të vogla. Asnji nuk dinte me tregue a ka këtu mure të vjetra, por shëtitësit e ardhshëm mos të tremben nga kjo dhe t’i vizitojnë këto vende, sepse në këto anë kemi për të caktue edhe shumë lokalitete që përmendin romakët dhe besojmë se pozita e lokaliteteve të reja asht identike me pozitën e lokaliteteve të vjetra.

Kepi i Rodonit

Shqiptarët e quejnë Mushlli mbasi nji katundi asht aty afër - gjindet nji kuvend katolik i Shën Andonit të Padovës, por sot asht i braktisun, sepse nji tërmet e ka ba të pabanueshëm.

Fshati katolik ma jugor i fushës asht Derveni; ky gjindet pak në lindje të rrugës; aty fjeta kur ërdha prej Kruje. Prifti që kryen shërbimin fetar për të 6 familjet katolike që jetojnë aty, vjen nga Tirana; ai nuk ndodhej atje, por kur muer vesh se do vij unë, ishte kthye ma përpara në fshat. Shtëpia e tij asht e rrethueme me nji gardh dhe në kopsht ka disa pemë; në këtë asht edhe kisha e vogël, që i ngjan ma fort nji barakeje sesa nji faltoreje. Megjithatë kjo, si dhe shtëpia e priftit, njifen si ma të mirat e të gjithë rrethit. Kumona ishte varë mbi disa trënë prej druni. Por çdo gja ishte e pastër dhe bante nji përshtypje të mirë. Të nesërmen ishte e diel dhe prifti më tha: “Ti do të jesh vetëm në kishë, se fshatarët pandehin se unë jam në Tiranë”. “Por përse nuk i thërret, ti e ke nji kumonë?” “Qeveritari na ka ndalue me i ra kumonës, por në qoftë se ti dëshiron, do t’i biem”. Kur tha këto fjalë, fytyra e tij tregonte hem shenja frike, hem shenja shprese; ai sigurisht dëshironte me e ndigjue edhe njiherë kumonën e tij, por mendonte edhe pasojat e këtij qejfi. Kuptohet vetvetiu që unë nuk lejova me i ra kumonës dhe kështu mbeta vetëm në kishë. Kishin kalue vjete që nuk kisha ndigjue meshë, por mendimet e mia nuk ishin te ceremonia fetare. Përshtypja që më banë vuajtjet e kishës, më tronditën shumë. Për shumë vjete me radhë unë pata jetue ndër vende ku kisha persekutohej, por kjo gja nuk më prekte fort - njeriu shpeshherë asht ma shumë egoist sesa kujton.

Prej fshatit Derven rruga kalon 4 orë nëpër nji pyll dushku të dendur, që ka emrin e katundit Shpërdhet. Ky asht ma i madhi pyll dushku i gjithë Shqipnisë, sepse nga veriu pjek me Matin dhe mbulon pjesën ma të madhe të fushës në mes Matit dhe Ishmit, bile shtrihet edhe deri te shpatullat e malësisë në lindje Unë kalova nëpër disa vende ku pylli ishte shumë i naltë dhe i dendur. Drutë dukeshin sikur ishin të së njejtës moshë dhe sikur ishin mbjellë me dorë. Mbasi kishin po nji largësi dhe natyra i kishte mbajtë aq të pastra, unë kujtova se jam në nji park.

Nganjiherë dushku përzihet me ahun. Ahu i këtushëm kurrë nuk rritet aq sa bëhet dru, por po nga kjo rranjë dalin mjaft filiza, të cilat shkojnë përpjetë. Kur i pashë këto m’u kujtuan disa pyje prej dushku n’Eubenë e veriut, ku drutë janë aq afer njani pranë tjetrit, saqë nuk munden me lëshue dega dhe duken si një grumbull shkopinjsh.

Nji qetësi e madhe mbretrionte nëpër këto pyje që kalova, asnji gjethe nuk lëvizte dhe asnji pëllumb i egër, asnji mullenjë, asnji korb, asnji qukapik, shkurt asnji zog nuk ndigjohej. Karvani ynë po ecte pa fjalë mbi tokën e butë dhe vetëm nganjiherë prishej qetësia kur haste patkoi i kalit mbi një rranjë druni. E vërteta asht se ishte muej i gushtit dhe kohë dreke, por pyllin e qetë të Shpërdhetit nuk do ta harroj kurrë derisa të kem jetën.

Ka 50 vjet që në këtë pyll priten landë ndërtimi për anije, ashtu edhe dru të tjera. Ma përpara kishte këtu dru deri 12-18 pond të trasha. Por tashti (1850) ky artikull nuk shitet fort dhe gjatë bregut gjinden sasina të mëdha që presin nji kohë ma të mirë. Thohet se nji spekulator nga Durrësi ka depozitue 20.000 trungje në grykën e Ishmit.

Në këtë pyll del nji burim i ftohtë mineral, që quhet “ujë i qelbët”. Dhe e meriton këtë emën, sepse erën e tij, që ishte si erë e nji veje të prishme, e ndjeva nji gjysëm ore larg. Burimi, po të përmblidhet i gjithë ujët, mund të jetë i trashë sa krahu. Ujët ka nji amzë si langu i mishit dhe përdoret për me vaditë arat; bigori i bardhë që len ujët rrugës kur kalon tregon se ka shumë magnez. Banorët e këtij qarku lahen në baltën që krijon ujët gjatë rrugës së tij, e cila, si thonë ata, shëron çdo sëmundje lëkure. Pranë burimit gjindet nji kishë e rrënueme e Dyzet shenjtorëve, të cilën shqiptaret e quejnë “Kisha e katërqind të shelbuemve”; këtu bahet nji panagjyr i madh kur ka kisha festën e saj.

Fusha bregdetare e Shijakut

Fusha bregdetare që shtrihet në veri të gadishullit të Durrësit deri te kepi i Rodonit, po ta masim prej Bishtit të Pallës, asht nja 5 orë e gjatë dhe nja 3-4 orë e gjanë. Nga ana e lindjes e ndan prej fushës së Tiranës ai varg kodrash që e kemi përmendë disa herë. Vargu në fjalë del prej Krrabës dhe në fillim ecën paralel me bregun e detit prej jugut në veri, pastaj dalngadalë kthehet nga perëndimi dhe mbaron në buzë të detit me kepin e Rodonit, të cilin shqiptarët e quejnë Mushlli. Fusha e bregut të detit ka nji tokë shumë të mirë, ka nji popullsi mjaft të dendun dhe asht punue mirë.

Popullsia pjesërisht asht muhamedane, pjesërisht katolike, por katolikët formojnë shumicën dhe kanë famulli, nji në Jubë dhe nji në Bizë. Në tri fshatra gjinden koloni vllehe, të cilat janë ortodokse.

I gjithë ky qark quhet simbas pazarit të Shijakut, i cili asht nja 3 orë në verilindje të Durrësit. Lokaliteti gjindet në mes shumë fshatrave dhe përbahet vetëm prej pazarit; pastaj ka këtu edhe nji xhami. Banorët e qarkut vijnë këtu vetëm per ditë pazari (të premten) dhe të gjithë javën ai asht bosh.

Ai varg, që përmendëm ma sipër, i cili ndan këtë fushë bregdetare prej asaj të Tiranës, ndërpritet prej nji fushe nja 3/4 orë larg në jug të Prezës, fundi i së cilës asht nja 1/4 orë i gjanë dhe ka shumë ara prodhimtare. Kjo fushë lidh fushën e bregut të detit me atë të Tiranës, kështu që asht e mundun me udhëtue rehat prej Tirane në Durrës pa pasë nevojë me kalue ndonji kodër.

Rruga direkte prej Durrësi në Tiranë zgjat 8 orë dhe kalon në jug të kësaj fushe nëpër fshatin Ndërënjë (për veshin e huaj emri tingëllon si Dronj) (Ndroq - sh. i përk.). Ky gjindet në gjysmë të rrugës në bregun jugor të Erzenit dhe ka nji kështjellë në majë të nji kodre. Banorët janë të gjithë muhamedanë, ndër të cilët, si thonë, hakmarrja asht përhapë tepër.

Fshati ka ullishtat ma të mëdha të qarkut dhe formon pikën veriore të kufrit të rrethit të Peqinit, i cili, pra, shtrihet si nji rryp i ngushtë në mes të qarkut të Elbasanit dhe atij të Kavajës, prej jugut nga veriu.

Nja 5 minuta në lindje të fshatit kalon lumi pranë nji shkambi që asht 60-80 kambë i naltë dhe 200 kambë i gjatë. Këtu duhet ndreqë vit për vit rruga që shkon anës jugore të lumit, mbasi prishet prej ujnave të dimnit.

Ky vend i rrezikshëm quhet Karabojë (bojë e zezë) ose edhe Bye. Si duket te ky vend perandor Aleksi rrezikoi të kapej i gjallë prej normanëve që po e ndiqnin. Perandori e kishte kampin te kisha e Shën Kollit, në buzë të detit, pranë Petras (Shkambi i Kavajës - sh. i përk.), Robert Guiskardi kishte pushtuar Durrësin. Ky i fundit fiton betejën, perandori arratiset. Normanët e ndjekin pas deri te nji vend që quhej mala costa (Shkambi i keq), pranë të cilit kalon Erzeni. Këtu e mbërrinë anmiqtë dhe për pak qenë duke e zanë, por perandori e ngau kalin dhe ai u hodh matanë, duke e kalue në këtë mënyrë shkambin. Kështu Aleski shpëton prej ndjekësave dhe, duke ecë rrugë pa migë, arrin në Ohër mbas dy ditëve, gja që nuk asht ndonji marifet i madh. - Karaboja asht 5 orë prej bregut të detit.

Aty nga gjysma e rrugës Tiranë- Ndërënjë (Ndroq) rruga e kalon lumin mbi nji urë të re prej guri, pastaj largohet prej bregut të tij dhe shkon nga lindja për në Tiranë.

Pranë urës, nja gjashtë orë në jug të rrugës, gjindet Arbona, e cila, sikundër tregon gojëdhana, ka qenë nji qytet shumë i vjetër; sot banojnë këtu disa familje muhamedane që kanë ra shumë poshtë. Erzeni përshkon pjesën jugore të fushës bregdetare dhe derdhet në det, nji orë në veri të Bishtit të Pallës.
 

info@balkancultureheritage.com