Shteti dhe administrimi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Shteti dhe administrimi

Gjatë gjithë historisë së vet, populli etrusk nuk arriti të kishte një shtet të vetëm dhe të centralizuar. Kështu, në periudhën e pavarësisë së saj, Etruria ishte federatë e 12 qytet-shteteve të pavarura, lista e saktë e tyre nuk është ruajtur.

Në Federatën etruske përfaqësoheshin këto qytet-shtete: Vei, Tarkuini, Cere, Volsini, Ruseli, Vetuloni, Areci, Perusia, Volateri, Vulci, Klusi, dhe Fezuli ose Kortona.

Në qoftë se ndonjë prej qytet-shteteve anëtare të federatës largohej, atëherë në përbërjen e aleancës pranohej një qytet-shtet tjetër. Kështu, pas pushtimit të Veit nga romakët në vitin 396 p.e.s. , vendin e tij në Federatën etruske e zuri Populoni, i cili ishte një qytet i madh bregdetar dhe qendër e rëndësishme metalurgjike.

Në çdo shtet të pavarur etrusk, përveç qytetit kryesor kishte dhe qytete në varësi të tij, që gëzonin të drejtën e autonomisë. Zakonisht në pranverë në tempullin e perëndisë së Vertumnit në Vulc mblidheshin përfaqësuesit e shteteve etruske, me rastin e organizimit të lojërave mbarëpopullore dhe panaireve. Në to diskutoheshin çështjet e politikës së përbashkët, kryheshin ritet e ceremonitë përkatëse për nder të perëndive dhe zgjidhej kryetari i federatës. Posti i kryetarit të federatës më tepër post nderi.

Federata e qytet-shteteve të pavarura etruske ishte kryesisht një aleancë fetare dhe jo aq një bashkim i mirëfilltë politiko-ushtarak.

Siç kanë venë në dukje autorët antikë greko-romakë, uniteti i veprimeve ushtarako-politike të qytet-shteteve etruske arrihej rrallë. Kjo do të bëhej një nga shkaqet kryesore të disfatës së shteteve etruske në luftërat me Romën.

Njësia kryesore social-ekonomike e shoqërisë më të hershme etruske ishte gjinia. Kryetarët e bashkësive gjinore përbënin këshillin e pleqve, nga gjiri i të cilit zgjidhej lukumoni. Posti i lukumonëve etruskë ishte i ngjashëm me atë të bazilejve grekë të epokës homerike. Detyrat që kryente dhe të drejtat që gëzonte lukumoni nuk janë sqaruar ende plotësisht e përfundimisht.

Zakonisht etruskologët e veshin lukumonin etrusk me të njëjtat funksione që kryente edhe bazileu grek.

Zhvillimi ekonomik, lidhjet e gjera tregtare, si dhe pushtimi i tokave të bashkësive të tjera italike e pasuruan ekonomikisht dhe forcuan ushtarakisht aristokracinë etruske, e cila, për të forcuar privilegjet e saj, me rrugë e mjete të ndryshme, mundi të përqendronte në duart e saj pushtetin politik në qytete.

Aty nga shek. VI p.e.s. në qytet-shtetet etruske, pushteti mbretëror, ose monarkia, u zëvendësua nga republika oligarkike.

Në shoqërinë etruske, krahas qytetarëve të lirë kishte, edhe njerëz të shfrytëzuar, që ndaheshin në dy kategori. Në kategorinë e parë hynin skllevërit privatë dhe publikë, si: shërbëtorët, gladiatorët etj. Në kategorinë e dytë përfshiheshin njerëzit e varur, një pjesë e të cilëve punonin si zejtarë në ekonomitë e zotërinjve të tyre, kurse një pjesë tjetër shërbenin si argatë në ekonominë bujqësore të pronarit që i përkisnin.

info@balkancultureheritage.com