Simbolet solare e lunare dhe simbolet e zjarrit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Simbolet solare e lunare dhe simbolet e zjarrit

Qëmoti arkeologët, etnologët dhe historianët e religjioneve kanë konstatur rolin jashtëzakonisht të madh që ka pasur Dielli - ky burim i ngrohtësisë, dritës dhe nxitës i çdo gjëje të gjallë në tokë - në besimet e njeriut primitiv. Që atëherë janë analizuar dukuritë e shumta dhe të shumëllojshme të kultit të këtij trupi qiellor në kohë dhe në hapësirë. Arkeologjia parahistorike ka dhënë kontribut të dukshëm në njohjen e këtij kulti në kohërat kur nuk ka qenë e njohur fjala e shkruar dhe religjioni i të cilit mund të njihet vetëm në bazë të relikteve të varfera të kulturës materiale. Këtë shkencë e falënderojmë për njohuritë tona të heliolatrisë dhe të ilirëve parahistorikë.

Edhe ata, si edhe shumë të tjerë, kanë pasur mitologjinë e vet, religjionin e vet, magjinë e vet dhe bestytnitë e veta në të cilat i kanë endur elementët e kultit solar. Disa prej këtyre elementëve do t’i identifikojmë lehtë dhe do t’ua përcaktojmë vendin në sistemin simbolik të ilirëve në përgjithësi ose të secilit fis ilir, kurse të tjerëve vetëm me hamendje do t’u përcaktojmë çfarë domethënie mund të kenë pasur në faza të ndryshme të zhvillimit të kulturës ilire ose në treva të tjera të kësaj kulture. Në shumicën e rasteve do të jemi të detyruar t’i përgjithësojmë përfundimet në të gjithë ilirët, edhe pse pak është e besueshme, që edhe simbolet e qarta dhe të përcaktuara, siç është dreri dhe rrathët koncentrikë, i kanë pasur të gjithë ilirët dhe në të gjitha epokat kanë pasur të njëjtën domethënie. Prandaj analizat dhe përfundimet që do t’i paraqesim këtu, domosdo do të jenë aproksimative e ndoshta edhe jokrejtësisht të drejta.

info@balkancultureheritage.com