Simbolika Htonike
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Simbolika Htonike

Bota e errët e nëntokës, ku hijet e të vdekurve bredhin pa shpresë se dikur do të kthehen nëjetë dhe do të dalin nga nëntoka, është gjithashtu edhe vendbanim i zotërave nëntokësorë, që sundojnë atë mbretëri të tmerrshme mortore. Mitologjia greke që nga Homeri dhe Hesiodi, e tutje, e ka vendosur Hadin e pamëshirshëm dhe bashkëshorten e tij Perzofonen, dhe e ka përshkruar mënyrën e tyre të jetës si kontrast të vërtetë të jetës së gëzueshme, mburracake të zotrave në Olimp.

Ilirët kanë besuar në ekzistencën e botës nëntokësore, ku shkonin shpirtërat e të vdekurve. Përputhshmëria e dokeve të shumta të varrimit të të vdekurve te ilirët dhe te grekët e hershëm, përputhshmëria e simbolikës funerale, siç mund të përcaktohet në bazë të dokumentacionit arkeologjik, përndryshe mjaft e pasur në trevën ilire, e tërë kjo flet për bazën shpirtërore që ka qenë e përbashkët për të dy grupet etnike, edhe pse është plotësisht e qartë, që kanë ekzistuar ndryshimet në superstrukturën mitologjike, e cila në Greqi ka pasur zhvillim të madh, mo siguri, nuk ka pasur të njëjtin zhvillim edhe te ilirët.

Në besimet greke mbi Hadin, dhe në përgjithësi mbi hyjnitë nëntokësore, duhet dalluar një veçori e rëndësishme. Zotërit e botës nëntokësore, ç’është e vërteta, në mitologjinë greke shumë shpesh paraqiten jo vetëm si zotërues të vdekjes, por edhe si qenie të cilat ndaj njerëzve të gjallë kanë qëndrim miqësor. Ata ua lënë njerëzve në disponim gjithë begatitë e nëntokës, veçanërisht mineralet; po ashtu e ndihmojnë zhvillimin e vegjetacionit dhe kështu njerëzve ua bëjnë të mundur ta sigurojnë ushqimin e domosdoshëm për jetë.

Këtë simbiozë të së mirës e të së keqes e ndeshim edhe te ilirët, për çka tërthorazi na flasin pikërisht simbolet që do t’i trajtojmë në këtë kapitull. Edhe zotërit nëntokësorë ilirë, njësoj si ata grekë, kanë qenë mohim i jetës, i dritës dhe i së mirës, por në të njëjtën kohë edhe bamirës të njerëzve. Këtë dualitet, këtë përzierje të parimit të së keqes dhe të së mirës e kemi të paraqitur në hyjnitë antropomorfe në religjionin ilir, ashtu edhe simbolet që janë të lidhura me botën nëntokësore paraqiten si elemente të së keqes dhe të errësirës. E tillë është kafsha më interesante htonike te ilirët - gjarpëri; prandaj me të do të fillojmë shqyrtimin mbi simbolet htonike të ilirëve.

info@balkancultureheritage.com