Çdo gjë që ka qenë në lidhje ine varrimin dhe me varrin ka patur domethënie magjike, religjioze ose simbolike. Prej vdekjes e deri te varrimi i të vdekurit, formës së varrit në të cilin ai ka qenë i vendosur, përkatësisht ku ka qenë i deponuar hiri i tij e deri te gjërat përcjellëse që viheshin në varr të tij, dhe zakoneve mortore, e tërë kjo ka qenë e gërshetuar me domethënie të thellë.
Nuk është këtu vendi që t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e kësaj problematike shumë të ndërlikuar, për arsye se kjo nuk hyn në kuadrin e temës sonë. Trajtimin tonë do ta përqendrojmë, në simbolizimin funeral, pra, vetëm në atë pjesë të fakteve dhe në atë material që zbulon simbolikën e varrit, të varrimit dhe të objekteve që gjenden në varr.
Simbolet që janë të lidhura me varrin mund t’i sistemojmë në tri grupe:
Në grupin e parë hyjnë të gjitha ato zakone të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me varrimin e të vdekurit. Arkeologjia, për fat të keq, nuk është në gjendje të na i dokumentojë të gjitha ato veprime të shumllojshme dhe shumkuptimore të kultit të varrimit të të vdekurit, përgatitjet për varrimin, bartjen e të vdekurit në vendvarrim, vendosjen e të vdekurit në varr, përkatësisht djegien e tij paraprake dhe deponimin e hirit në urna, me këngë mortore dhe vajtime etj. Nga i tërë ky kompleks i dokeve dhe i veprimeve të kulteve mund të rikonstruktojmë fare pak, por edhe me ato fakte që mund të konstatohen nga materiali arkeologjik, nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohen domethëniet që ua kanë dhënë ilirët, përkatësisht secilit fis ilir.
Nga veprimet e kultit lidhur me varrimin dëshmi të sigurta kemi për vallen mortore. Më herët e gjejmë të paraqitur në urnën e njohur prej guri nga Ribiçi (V. - IV, shek. para e.s.). Në anën e zgripit të majtë të kësaj ume gjenden pesë femra të cilat kanë lidhur duart me njëra-tjetrën, kurse prijësi i valles me dorë të majtë mban kantain. Vallja zh vi llohet nga e majta në të djathtë, prandaj i përket tipit të ashtuquajtura valle të prapëta, tip ky i cili, pëmdryshe, (te sllavët e jugut) luhet mbi varre, në përgjithësi në lidhje me vdekjen. Nga kjo veçanti, si edhe nga fakti që kjo paraqitje gjendet në një umë, me siguri mund të themi se kemi të bëjmë me paraqitjen e valles mortore,2 e cila edhe për një kohë të gjatë, deri në ditët tona, do të luhet në pjesën perëndimore të Ballkanit?
Vetë luajtja e valles rreth të vdekurit është zakon i lashtë i dëshmuar që në paleolit dhe në një sërë qytetërimesh të vonshme e deri në ditët tona, ndërsa trajta e saj rrethore e përsërit njërin ndër simbolet më universale dhe më të lashta - rrethin, përkatësisht simbolin e Diellit, por edhe rrugën e tij në kupën qiellore.4 Vallja e cila sillet në formë të mbrapshtë, pra, në anën e kundërt të Diellit, ashtu si edhe svastika me gembat e thyer në anën e kundërt të drejtimit të akrepave të orës, do të thotë vdekje.
Pasi e vendosnin të vdekurin në varr, përkatësisht pasi hirin e kanë vendosur në urnë, rreth varrit shpesh është bërë kurora prej gurësh. Ky zakon ishte i shpeshtë që në parahistori - natyrisht jo vetëm në trevën ilire - që nga periudha e bronzit e tutje. Sot kemi mundësi vetëm të supozojmë se çfarë domethënie specifike kanë pasur këto konstruksione, se s’ka pikë dyshimi që përherë kanë pasur njëfarë domethënie simbolike ose së paku kanë qenë të lidhura me ndonjë veprim kulti ose magjik. Duke studiuar zakonet e rrethimit të varreve me kurorë prej gurësh, etnologët kanë dëshmuar se kjo unazë rreth varrit nuk ka pasur kudo të njëjtën domethënie. Në disa pjesë të Serbisë, p.sh. varri i të vdekurit i cili ka vdekur nga zjarrmia e lartë rrethohej me guraleca lumi të bardhë, për arsye se është besuar se në këtë mënyrë sëmundja nga e cila ka vdekur i ndjeri do të mbetet në varr dhe se nuk do t’i infektojë të tjerët. Në Kaukaz ndërkaq, kurora të tilla bëhen me qëllim që të ndjerit t’ia bëjë të mundshme të dalë nga varri. Shikuar në përgjithësi, mund të thuhet se kjo kurorë ka patur edhe ende ka te disa popuj, funksionin e përkufizimit të vendit të shenjtë rreth varrit.
Në trevën ilire këto kurora prej gurësh rreth varrit ndeshen që nga epoka e bronzit e tutje,8 dhe që nga veriu(Sllovenia)ederi nëskajin mëjugortë tokave ilire (Shqipëria, Maqedonia). Këto kurora janë punuar shpeshherë prej guralecëve të bardhë të lumenjve, që gjithashtu kanë pasur domethënien e vet simbolike. Materiali etnografik edhe këtu na ndihmbn për ta shpjeguar praninë e guralecëve të bardhë në këto kurora. Sipas të dhënave që janë mbledhur në Ballkan e gjetiu, del qartë që këta guralecë kanë qenë personifikim i shpirtit të të ndjerit, më saktësisht në to kanë qenë vendosur shpirtërat e të ndjerëve. Mjaft e besueshme është që pikërisht këto domethënie e kanë pasur edhe guralecët e bardhë që i ndeshim në nekropolet ilire në Shqipëri," Kosovë dhe në viset e tjera të banuara me ilirë. Ineresant është që edhe banorët e sotëm të këtyre viseve mendojnë se në guralecat e lumenjve janë të vendosur shpirtrat e të ndjerëve dhe se në përgjithësi guraleci ka veti të veçanta magjike.
Në lidhje me vetë varrin, duhet të themi këtu edhe një veçanti për të cilën besoj se ka kuptim solar. Shumë autorë janë orvatur të argumentojnë se orientimi i të ndjerit në drejtim perëndim-lindje ose anasjelltas tregon se ilirët i kanë pasur parasysh anët e botës me rastin e vendosjes së të ndjerit në varr. Kështu p.sh. M. Gjuknik dhe B. Jovanoviq besojnë se pozita e varreve lindje - perëndim në tumat e Atenicës te Çaçaku ka qenë i kushtëzuar “me disa relacione të kultit ndaj Diellit”. Këta autorë sjellin edhe rastin e orientimeve të varreve në Gllasinc si dëshmi se edhe ilirët e atjeshëm po ashtu e kanë pasur parasysh ecjen ditore të Diellit me rastin e vendosjes së të vdekurve në varr. Mirëpo, të dhënat që ka mbledhur B. Çoviq, e në të cilat mbështeten këta autorë, janë mbështetje e dobët për argumentimin e kësaj teze, për arsye se në fushën e Gllasincit mbizotëron shumëllojshmëria mjaft e madhe përsa i përket orientimit të varreve se me çfarë drejtimi lindje-perëndim dhe anasjelltas është i pranishëm diçka më shumë se 50%, që, s’do mend, se nuk është e mjaftueshme që nga kjo të konkludohet, se orientimi i varreve ka qenë në njëfarë lidhje me kultin e Diellit. Llojshmëri e ngjashme, tek e fundit, ndeshet edhe në nekropolet e tjera ilire, p.sh. në Shqipëri, Maqedoni,18 etj., prandaj, tani për tani, është vështirë që të vihen në lidhje zakonete varrimitte ilirët me rrugën që kalon Dielli prej lindjes në perëndim. Mungesa e analizave të sakta për të gjitha nekropolet ilire e vështirëson edhe më shumë formulimin e përfundimeve definitive mbi këtë çështje.
Ruajtja e vetë varrit nga demonët nëntokësor u ka qenë besuar kafshëve të ndryshme. Njëra ndër to ishte pantera, kafsha e cila në Lindjen e Aferme dhe në botën helenistike ka qenë ruajtëse e varrit, dhe figura e kësaj kafshe paraqitet edhe në pllakën nga Zalozhja, në të cilën kemi edhe shumë paraqitje të tjera me domethënie simbolike, nuk ka dyshim se funksioni i saj është identik me atë që kjo kafshë ka në trevat nga edhe ka arritur në trevën 4 lire. Përveç kësaj paraqitjeje nga Zalozhja, nuk kemi dëshmi të tjera që kjo kafshë ka pasur rol më të rëndësishëm në simbolikën funerale te ilirët. Prania e figurës së kësaj kafshe në prodhimet e artit situlik në Itali dhe modelet e tyre ikonografike në Etruri, paraqesin me siguri, rrugën përmes së cilës ky simbol oriental ka arritur në Ballkanin verior.
Mbrojtja e të vdekurve dhe e varreve nga demonët nëntokësor ishte përkujdesje e madhe për bashkësinë. Është dashur të sigurohet që askush të mos e shqetësojë të ndjerin në rrugën e tij për në atë botë dhe njëkohësisht që të neutralizohen edhe intencat eventuale të këqija të të ndjerit ndaj pjesëtarëve të bashkësisë. Prandaj, në varre e veçmas në urna të hirit prej argjili, e gjithashtu edhe varret vetë, janë vendosur simbole të ndryshme mbrojtëse qëllimi i të cilave ka qenë që t’i largojnë fuqitë e saj nëntokësore, që t’i sigurojnë të ndjerit rrugë të qetë për në botën nëntokësore. Në përmendoret funerale janë vendosur shpesh edhe simbole të ndryshme që paraqisnin botën nëntokësore ku banojnë të vdekurit.
Disa nga këto simbole tashmë i kemi përmendur, e disa të tjera do t’i përmendim në tekstin e mëtejshëm. Këtu mjafton të kujtojmë se paraqitja e shpeshtë e meandrit, spirales, rrathëve koncentrikë, svastikës, dorës, gjarpërit dhe simboleve të tjera që paraqiten në urna prej argjili ose në ato prej guri në trevën japode, në të cilat kemi paraqitur një kompleks të tërë simbolesh të lidhura me botën nëntokësore.
Rol të rëndësishëm kanë edhe objektet e shumta me domethënie simbolike që ia kanë vendosur të ndjerit në varr, e të cilat në të vërtetë, kanë pasur funksionin mbrojtës çfarë e kanë pasur edhe në jetën e të ndjerit. Në të njëjtën mënyrë siç e kanë ruajtur pronarin për së gjalli nga syri i keq, fatkeqësia dhe armiqtë e ndryshëm, ashtu është dashur që po këto objekte ta mbronin edhe në jetën e amshueshme. Së këndejmi në varre gjenden aq shpesh zile të vogla, korale, varse prej guri. lingët, emajl i kuq, guaca deti, kërminjtë, dhëmbë të derrit të egër, të arushës, ujkut e të ndonjë kafshe tjetër, amulete në trajtë të dorës apo të këmbës etj.
Kësaj serie simbolesh mbrojtëse mund t’i bashkëngjisim edhe paraqitjet në reliev të dorës në urnat nga nekropolët në Jezerinë. Adama van Scheltema me të drejtë flet për këto paraqitje të ngjashme të dorës nga vendgjetjet e tjera si edhe mbi shenjat që i kanë ruajtur hirin e të ndjerit nga syri i keq.
Mirëpo, përveç atyre amuletave në varrin e të ndjerit janë vendosur edhe disa objekte të cilat nuk i ka përdorur për së gjalli, porse i janë dashur në botën nëntokësore. Në disa varre në Slloveni, p.sh. janë gjetur “hej” prej hekuri dhe bronzi, përkatësisht thupra të gjata për të cilat është besuar se kanë pasur funksionin e metelikut, përkatësisht mjet pagimi, me të cilin i ndjeri ia ka paguar, siç e mësojmë këtë nga mitologjia greke - Haronit kalimin nëpër iumin nëntokësor Aheront. Natyrisht, sot nuk është e njohur a e kanë pasur edhe ilirët në përfytyrimin e tyre të botës nëntokësore, ashtu si edhe grekët lumin nëntokësor nëpër të cilin është dashur që me lundër të shkohet në vendbanimin e amshueshëm dhe se a ka pasur nevojë që për këtë të paguajë ndokënd, por që prej kur J. Decheltte-e shpjegoi mjaft bindshëm funksionin e këtyre “hejve” në shumë varre në Etruri (shek. VIII. - VII. para e.s.), në Gjermani, Francë efj., vështirë se mund të dyshojmë në funksionin e tyre edhe në varret ilire.
Ata iiirë te të cilët ka qarkulluar monedha e huaj apo vendase, e kanë vendosur atë në varret e të vdekurve, njësoj siç kanë vepruar edhe popujt e tjerë të asaj kohe.
Rolin e mbrojtësit të varrit, me siguri - së paku në disa vise - e ka pasur edhe gjeli. Në përfundim të tillë na shpie gjetja e shumë urnave funerale prej argjili në formën e shtëpisë me figura të gjelit në majë të tyre, të cilat janë gjetur në trevën e Alpeve Juglindore. Këto urna, ç’është e vërteta, janë të kohës romake por është mëse e sigurtë se në atë kohë, si dhe në kohërat parahistorike, gjeli në këto urna ka pasur për detyrë që me këngën e vet t’i largojë demonët e këqinj nga shtëpia në të cilën i ndjeri e ka gjetur vendpushimin e vet të fundit.