Sistemi feudal
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sistemi feudal

Gjatë Mesjetës së Hershme, mes shekujve V dhe IX vendoset një sistem i ri historik, që ndërthur një mënyrë prodhimi, një tip shoqërie dhe një sistem vlerash: sistemi feudal. Në këtë strukturë spikasin në përgjithësi dy faza, dy epoka feudale, ku boshti që i përshkon do të ndodhej rrotull Vitit Njëmijë. Epoka e parë mund të përcaktohet mbi bazën e sistemit të pronësisë së paluajtshme ose të curfts, themel i së cilës është vila romake e trashëguar nga Antikiteti i vonë. Ky model domenial është në tërësi një njësi prodhimi (në thelb rurale), raportesh shoqërore (në kornizën e së cilës, pavarësisht nga krishtërimi që në teori njeh vetëm njerëz të lirë, skllevërit luajnë ende një rol të rëndësishëm), dhe pushtetesh juridike e politike nëpërmjet të cilave një pjesë gjithnjë në rritje e funksioneve publike e administrative kalojnë në duart e pronarëve, që i përkasin qoftë fisnikërisë laike, qoftë hierarkisë kishtare (kisha, katedrale, manastire).

Epoka e dytë quhet gjithnjë e më tepër epoka senjoriale dhe karakterizohet nga fakti se sistemi i bazuar mbi curtis-in i la vendin senjorisë. Kjo e fundit grupon në kështjella e fshatra një popullsi të kryesuar nga senjori i cili bashkon në personin e tij funksionet e drejtimit ekonomik të fshatarëve, statusi juridik i të cilëve evolon nga bujkrobëria drejt lirisë ose gjysëmlirisë, dhe pushtetet e komandimit (veçanërishtnë fushën ushtarake e juridike) si dhe të banno-sit, prej nga ku senjoria quhet shpesh banale.

Ndonëse ky përparim është i pamohueshëm, duhet pranuar gjithsesi se ka qenë i ngadaltë dhe i pabarabartë nga zona në zonë. Feudalizmi është triumfi i krahinizimit, i shpërndarjes lokale të pushteteve.

Dy dukuri e plotësojnë dhe e përmirësojnë këtë proçes feudalizimi. E para është lulëzimi urban që ndodh mes shekujve X dhe XIV. Qyteti, nga njëra anë, është i lidhur me sistemin feudal, përderisa një pjesë e madhe e furnizimeve ushqimore dhe e lëndëve të para të nevojshme për veprimtaritë artizanale (hekur, lëkurë, fill endjeje e lëndë ngjyrosëse) vijnë nga bota rurale, por në anën tjetër, i përfshirë siç është në qerthullin e tregtisë së largët dhe i populluar prej njerëzish të rinj, jashtë marrëdhënieve feudale të vasalitetit - borgjezë, që zhvillojnë vlera të reja: liria, autonomia, kërkesa e për fitim dhe e një dijeje të re në shkolla - sjell një element që e gërryen së brendshmi sistemin feudal.

Dukuria e dytë është rilindja e peshës publike, ngritja e monarkive dhe lindja dalëngadalë e Shteteve moderne sipas dy modelesh: modeli monarkik (në Angli, në Francë, në gadishullin iberik, në monarkinë papnore) dhe modeli i qytet-shteteve (në Itali dhe në  masë më të vogël në Gjermani). Pushteti monarkik ose urban i kundërve shpërndarjes lokale të pushteteve, centralizimin e tij, krijon instituzione burokratike, merr mbi vete, pak nga pak, një pjesë të privilegjeve mbretërore në çështje të ushtrisë, financave, drejtësisë e monedhave dhe vendos - përmes rolit të oborrit (icuria) dhe personazheve të tij, miratimit princëror dhe pjesmarrjes në qeverisje të qyteteve - një hierarki shoqërore të re që i shmanget pjesërisht strukturave feudale. Megjithatë, monarkia dhe qytet-shtetet luajnë në të dy rrafshet: atë publik dhe atë feudal. Monarkitë, mbasi i rezistuan feudalizimit duke ngulur këmbë në karakterin unik, epror, thuajse të shenjtë të monarkisë dhe mbasi e shndërruan Kurinë mbretërore në një qendër pushteti dhe ngritjeje shoqërore gjithnjë e më të rëndësishme, shfrytëzuan gjer në fimd përparësitë që sistemi feudal mund t'i jepte mbretit si senjor suprem e i pavarur. Prej shekullit XIII, është realisht e mundshme të flitet për monarki feudale në Angli, në Francë, në Aragona-Katalonjë, e jo më pak për paparin dhe për Mbretërinë Latine të Jeruzalemit.

Sistemi feudal ngrihet mbi dy shtylla: toka dhe raportet personale.

Toka është bazë e tërthortë por thelbësore e pushtetit të senjorit feudal. Ai nuk e shfrytëzon drejtpërsëdrejti, por përmes fshatarëve të senjorisë së tij, duke iu dhënë tenures për të cilat ata i paguajnë taksa në natyrë dhe në para (me përhapjen e ekonomisë monetare, gjithnjë e më pak nëpërmjet punës [corvëes]. Pozicioni i senjorit bazohet jo mbi të drejtën e pronësisë por mbi një hierarki të drejtash përfituesi më i lartë i të cilave është ai vetë. Këtu përjashtojmë mbretin, i cili nuk del në skenë për një kohë të gjatë.

Teoricienët e feudalizmit, të cilët gjatë 1500 shpikën këtë koncept disi abstrakt, e kanë parë sistemin të lidhur me feudin ose me tokën që një senjor i rangut më të lartë ia jepte një senjori më të ulët, i cili i nënshtrohej pushtetit senjorial, në kuadër të marrëdhënieve vasalo-feudale. Por koncepti i feudit nuk i shtjellon saktë realitetet konkrete dhe sistemin ekonomik, juridik e social që vazhdon të quhet tradicionalisht feudalizëm. Senjori i ushtron të drejtat e tij me ndërmjetësinë e agjentëve të vet.

Në teori, marrëdhëniet feudale personale u takonin shtresave të larta të shoqërisë, flsnikëve. Nëpërmjet një rituali ku shprehej me gjeste tradicionale karakteri gjestual i kësaj shoqërie, senjori i një rangu më të ulët, vasali, i bënte nderimet e veta dhe i shpallte besnikëri një senjori më të lartë ose pikërisht senjorit të tij, i cili në këmbim - në këtë qytetërim të dhënies e të kundradhënies - i premtonte mbrojtje dhe i kalonte një pjesë toke, feudin. Mes shekujve X dhe XI, kur familja senjorile u bë dinastike dhe feudi i trashëgueshëm, këto zakone i dhanë trajtë shoqërisë të quajtur pikërisht vasalo-feudale.

Që prej shekullit XI, niveli karakteristik shoqëror i kësaj shtrese feudale qe ai i milites, kalorësve. U vendos një hierarki kalorësish ku më të rëndësishmit ishin mbajtësit e një kështjelle kështjellaria. Kështjella e fortiflkuar qe në fakt në shoqërinë feudale, vendi i pushtetit dhe i autoritetit.

Ajo qe gjithashtu për këtë shoqëri qendra kulturore ose jo thjesht vendi prej nga niseshin dërgatat ushtarake dhe veprimet e luftës, por edhe qendraku përpunohej sistemi i vlerave dhe i mendësive feudale. Nëse u shtohet bëmave në luftime lufta për gratë dhe për t'u shërbyer atyre, si edhe kodi i jetës së oborrit në kështjellën e senjorit, mund të përftohet thelbi i idealit feudal: korteziaq.

Familjet më të fuqishme mes flsnikërisë formuan një aristokraci që shtroi nën sundimin e saj botën kalorsiake dhe e vuri në shërbimin e vet.

Familja, në kuptimin e familjes së zgjeruar, të derës, qe një element thelbësor i sistemit. Përreth tyre u ngrit një sistem i ndërlikuar lidhjesh farefisnoree aleancash. Përkushtimi ndaj linjës fisnore, solidaritetit brenda saj qenë faktori lidhës i fisnikërisë feudale. Këtë gjë e hasim edhe në luftë, kur lidhja fisnore formonte jo rallë një njësi luftarake: la bataille.

Por nuk mund të kuptohet shoqëria feudale pa i bashkangjitur kësaj bërthame klasat e ulta, nibi të cilat sistemi mbështetej ekonomikisht dhe shoqërisht, si dhe në veçanti botën shoqërore qe përbën shumicën dërmuese: fshatarët. Kjo botë është e diferencuar së brendshmi. Nga këndvështrimi i statusit juridik, në nivelin të ngritur të kësaj mase gjenden zotëmesit e tokave ose titullarët e alodeve, një pjesë e të cilëve i përkiste në anën tjetër fisnikërisë tradicionale të Mesjetës së Hershme, që i ishte shmangur sistemit të vasalitetit, por që përbënte tashmë një kategori të pakët në numër dhe pa peshë.

Pavarësisht nga të qenit shërbëtor dhe faktit që damkosja shihet gjithnjë me përçmim, liria nuk është më kriteri i diskriminimit themelor në gjirin e masës fshatare. Në njërën anë, numri i servëve zvogëlohet, meqenëse aktet e lirimit shtohen nën ndikimin e zhvillimit ekonomik, që u jep një peshë gjithnjë në rritje kërkesave për të drejta të fshatarëve, e në anën tjetër nga përhapja e ekonomisë monetare, e cila ka më përparësi për senjorin gjatë vjeljes së taksave në para (paguar prej fshatarësh të lirë të interesuar për përmirësime bujqësore) në krahasim me kontributet në punë ose në natyrë të servëve.

Pavarësisht nga kjo, praktika e raporteve shoqërore ka prirjen ta përçmojë krejt masën e fshatarëve, të konsideruar si vilanë.

Gjithsesi, shtresa fshatare ofron mundësi për ngritje shoqërore dhe prodhon të privilegjuarit e vet. Bëhet fjalë mbi të gjitha, për artizanët ruralë, që shumëfishohen me themelimin e shoqërisë fshatare dhe përhapjen e përparimit teknologjik në fshatra. Në shoqërinë fshatare farkëtari dhe mullisi kthehen në "meserë" të respektuar.

Ndosh shpesh që agjentë senjorialë, në veçanti ministerialët e senjorive kishtare, të ngjisin shkallët e shoqërisë deri tek fisnikëria. Fshatarët e pasuruar ia dalin mbanë jo rrallë të martohen me bijat e fisnikërisë së vogël, duke fituar kështu një status shoqëror të ndërmjetëm.

Nuk duhet harruar rëndësia e Kishës në sistemin feudal. Ajo është një përbërës themelor i shoqërisë feudale. Pronat e shumta dhe të gjera të kishës në sipërfaqe toke përbëjnë gjithashtu senjori. Peshkopët, kolegjet dhe manastiret janë senjorë. Me qëllim favorizimi, kisha i ofronte sistemit justifikimin e vet fetar dhe ideologjik. Zoti është Senjori par excellence. Mëkati fillestar i ka shpënë njerëzit në kushtet e robërisë dhe fshatarët mishërojnë këtë gjendje të njeriut.

Sistemi feudal shpreh idenë e një shoqërie të qeverisur me harmoni nëpërmjet marrëveshjes solidare mes pjesëve të ndryshme të saj: pjesë juridikisht të ndryshme dhe me peshë të ndryshme politike, por që funksionojnë reciprokisht në kuadrin e mbajtjes së rendit të përgjithshëm. Për sytë e Kishës mesjetare, ky qe sistemi ideal: të fuqishmit mbrojnë të dobëtit që ushqejnë të fuqishmit. I lindur nga dhuna që ushtrojnë të fuqishmit, sistemi duhet e mund (madje ai vetëm mund) të përftojë paqen, atë paqe të Zotit që kisha predikon pa ndonjë sukses të madh që prej Vitit Njëmijë. Shprehja më e dukshme e këtij qendrimi është shpallja e Kishës se pagesa e taksave, e së dhjetës, është kërkuar me vullnetin e Zotit, (ajo vetë merr një të dhjetë kishtare për nevojat e saj). Kisha shihej si aleati i senjorëve, si guri i themelit për sistemin feudal. Ky sistem është tek e fundit një sistem vlerash.

Nocioni thelbësor është shërbimi që bazohet mbi besnikërinë mes partnerëve shoqërorë. Kjo besnikëri përfshin bindjen nga ana e të dobtëve dhe një rindarje të pasurive në trajtë lëmoshe e dhurimesh, pra bujarie nga ana e të fuqishmëve. Shërbimi e bën njeriun jo një qenie të lirë e të përgjegjshme, por të nënshtruar. "Jam njeriu juaj", i thotë vasali senjorit.

Në një skemë ideale, trashëguar prej mendimit trifunksional indoeuropian do të spikasnin në gjirin e shoqërisë krishtere tri kategori: ata që luten (oratores) ose klerikët, që përfaqësonin funksionin e shenjtë; ata që luftonin (bellatores) ose luftëtarët, shprehje e fiinksionit të forcës fizike; dhe ata që punojnë (laboratores) ose fshatarët, dhe më vonë artizanët, që mishërojnë funksionin ekonomik. Ata që punojnë janë të nënshtruar ndaj klerikëve dhe luftëtarëve, por prania e tyre në këtë skemë shpreh ngritjen e punës në nivelin e vlerave, të arritur nga ana tjetër prej shembullit të manastirëve.

Pavarësisht nga kufizimet e veta, ky vlerësim i punës është karakteristikë e identitetit europian. Letërsia oborrtare përhap një ideal ndryshe. Privilegjohet çifti kler-kalorësi: kleriku dhe ideali i përkushtimit e i dijes; kalorësi dhe ideali i aventurës e i sjelljes së mirë. Është trajta e parë e një ideali europian të stërhollimit dhe të mirësjelljes.

Shpirti feudal mbetet mbi të gjitha një shpirt luftarak. Ai zbërdhyl deri dhe të konceptuarin e Kishës, bashkim tokësor besimtarësh, që tashmë fillon e quhet Kisha militante. Në shoqërinë feudale, dëfrimi par excellence është tumeu, lojë luftarake që është gjithashtu  siç është sot sporti, një aktivitet ekonomik. Pas lojrave atletike të Antikitetit, Mesjeta i jep Europës shijen e garës fizike.

Për sa i takon fisnikërisë që zotëron shoqërinë feudale, ajo i jep sistemit të vlerave europiane nocionin e ndërit, por privilegjon edhe përparësinë e gjakut, që përmes evoluimit të konceptit në gjak ipastër, shfaqur në Spanjën e shekullit XV, do të shpjerë tek teoritë raciale, një prej demonëve të mëdhenj të Europës.

info@balkancultureheritage.com