Për shkak të shpenzimeve të mëdha në Luftën e Krimesë, për herë të parë, osmanët u detyruan të mermin hua nga shtetet e tjera. Me nënshkrimin e marrëveshjes, më 12 Shevval 1271/28 qershor 1855, osmanët morën hua nga Britania dhe Franca 5 milion sterlina, me një përqindje vjetore prej 4%, plus 1% për amortizim. Këstet e huas do të paguheshin dy herë në vit, çdo muaj qershor dhe dhjetor.151
Sipas Traktatit të Parisit të vitit 1856, paprekshmëria e territorit osman u vendos nën garancinë e Britanisë, Francës, Prusise, Rusisë, Austrisë dhe Sardenjës. Por Britania, Franca dhe Austria, duke mos pasur besim në qëndrimin e Rusisë, ndaj Devletit Osman, nënshkruan një traktat tjetër në Paris më 15 prill 1856/9 Sha'ban 1272, sipas të cilit paprekshmëria e territorit osman u garantua nga të tre palët një nga një, dhe më pas nga te trija bashkërisht; çdo sulm ndaj territoreve osmane do të konsiderohej si shkak për luftë, dhe këto tre shtete do të për-domin ushtritë dhe flotën e tyre në marrëveshje me Devletin Osman, kundër çdo shkelësi.
Kur ushtritë e fuqive armike u larguan pas nënshkrimit të Traktatit të Parisit, "shthurja përfshiu strukturën e Devletit dhe vazhdimësia e saj shkaktoi dëme më të rënda se lufta". Duket se elita osmane, me thellimin e lidhjeve dhe komunikimit me evropianët gjatë tre viteve të fundit, pa se ata që arritën një revolucion industrial, dhe që shfrytëzuan pasuritë në mbarë botën, ishin bërë shumë të pasur, dhe edhe ajo filloi të kishte dëshirën e zjarrtë të jetonte si ata, duke vuajtur nga ky "shok kulturor" ... Personi që praktikoi mënyrën e civilizimit evropian në territorin osman dhe që bëri zgjimin e opinionit publik, ishte Mustafa Reshid Pasha. Duke qenë se nga natyra ishte një person bujar, ai i ndihmoi ata që ishin në nevojë dhe bëri të mundur që Thesari i Devletit të paguante huat e tij, veprim ky që u ndoq edhe nga të tjerë duke pasur ndikime të mëdha në përkeqësimin e nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve." "Në fillimet e epokës së Abylmexhidit, ishte e zakonshme që të tre-gohej niveli ekonomik, por shpenzimet e një dasme apo të një feste syneti, si dhe shpenzimet që ishin vënë nga Harem-i Hymajun e ngarkonin Thesarin e Devletit, dhe shthurjet e ndryshme, dhe dhuratat për Ministrat, i shkaktuan strukturës së Devletit tronditje rrënjësore ... huat nuk harxhoheshin për të plotësuar nevojat e Devletit, por për kënaqësi".
Nga ana tjetër, Sulltan Abdylmexhidi ishte i ndërgjegjshëm për faktin që Egjipti ishte bërë më i fuqishëm se Devleti, falë reformave të kryera atje nga Mehmed Ali Pasha. Për këtë arsye, sulltani e priti disa herë Mehmed Ali Pashanë, kur ky i fundit kishte shkuar në Stamboll në vitin 1848, dhe ishte konsultuar me të për çështjet e administratës. Mehmed Ali Pasha kishte dhënë mendimin e tij si më poshtë:
"Së pari, edhe pse Ministrat kanë shfaqur nevojën për të marrë para hua nga jashtë, borxhi rritet dhe nuk pakësohet. Pasurimi i Thesarit, përmirësimi i ekonomisë së vendit, vjen nga tregtia dhe pasuria e njerëzve. Marrja e shtuar e huave është mjaft e dëmshme. Së dyti, shumë vende në shtet janë lënë të zbrazëta dhe shumë lumenj të rrjedhshëm nuk shfrytëzohen. Nëse tokat që i përkasin Devletit, i jepen popullit, dhe nëse lumenjtë vihen në përdorim shkencërisht, bujqësia do të përmirë-sohet. Dhe, nëse nomadët, që enden pa asnjë qëllim, vendosen në këto toka, luftërat mes fiseve për shkak të të ardhurave bien, dhe të ardhurat e shtetit rriten. Kërkesa ime e tretë është se evropianët kanë përparuar shumë në fushën e shkencës, arsimit dhe industrisë. Nuk është e mundur që ato të arrihen menjë-herë, por ju duhet ta drejtoni popullin të ndërtojë shkolla, duke filluar nga fshatrat dhe qytezat. Ministrat tuaj duhet të pyeten çdo vit se çfarë kanë arritur në lidhje me këto tre çështje dhe puna e tyre duhet të ndiqet në mënyrë që të arrihet zhvillimi i dëshiruar.
Themelimi i Devletit Osman i bazoi themelet e tij në Islam, dhe ndër shekuj përfaqësonte Islamin, por me reformat e viteve 1839 dhe 1856, jomuslimanët u barazuan me muslimanët, pra me themeluesit dhe mbështetësit e kësaj strukture shoqëroro-politike. Me fjalë të tjera, vitet 1839 dhe 1856, tregojnë këputjet e mëdha që ndodhën në linjën historike të sjelljes dhe ekzistencës së Develtit Osman. Kjo shkaktoi shqetësim dhe pikëllim të madh në mbarë botën Sunnite muslimane. "Nenet e pranuara në Traktatin e Parisit, në favor të popullsisë së krishterë, që jetonte në territorin e Devletit Osman, shkaktuan një zemërim të përgjithshëm kundër jomuslimanëve. Për disa, shkaku krye-sor për shpërthimin e kryengritjeve në Indi në atë kohe, ishin nenet në Traktatin e Parisit. Dhe, elementët e krishterë që mbështeteshin te fuqitë evropiane dhe që ishin nxitur fshehurazi prej tyre, ishin të pafytyrë.
Në këtë situatë të tensionuar, gjatë kohës së Haxhit, njerëzit sulmuan të krishterët, dhe konsujt e Britanisë e të Francës, u vranë gjatë ndërhyrjes për të mbrojtur subjektet e tyre. Për pasojë, një flotë e bashkuar britaniko-franceze iu drejtua Xhiddes dhe bombardoi qytetin për të marrë hak. Për më tepër, me dëshirën e komandantëve britanikë dhe francezë, 10 dinjitarë të qytetit të Xhiddes u ekzekutuan në gushtin e vitit 1856, me akuzën e nxitjes së atyre sulmeve. Duhet të përmendim në këtë rast se ndërsa u kryen këto vrasje, Britania dhe Franca ishin në marrëdhënie paqeje me Devletin Osman, madje ishin dhe aleate të tij.
Nga ana tjetër, për Libanin, ku të huajt me intrigat e tyre kishin një ndikim të madh në vend, ngjarjet që u zhvilluan në Xhidde shkaktuan rrëmujë. Britanikët u angazhuan të nxisnin fisin Druz, ndërsa francezët fisin Maruni. Këta të fundit sulmuan të parët, dhe kjo u shoqërua me shumë viktima edhe në radhët e popullsisë së krishterë.
Gjithashtu, trazira pati edhe në Damask, ku ndër viktimat ishte dhe konsulli amerikan dhe ai holandez. Ministri i Punëve të Jashtme, Fuad Pasha, themeloi një gjykatë ushtarake dhe dha dënimin me varje për rreth 100 persona, ndër të cilët kishte dhe zyrtarë, në mënyrë që të parandalonte ndërhyrjen e shteteve evropiane.