Skylaksi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Skylaksi

Skylaksi është një udhëtar, gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë që ka jetuar midis shek. VI-V para e. sonë. Nga fundi i shek. VI me urdhër të Darit I të Persisë ndërmori një udhëtim eksplorimi në Indi dhe në brigjet e oqeanit Indian. Me emrin e këtij gjeografi është lidhur vepra e titulluar "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës, Azisë dhe Afrikës). Në të vërtetë kjo vepër nuk është e tij por e një autori tjetër të mëvonshëm të cilin është bërë zakon ta quajnë PseudoSkylaksi për ta dalluar nga Skylaksi i Kariandes. Periplusi është një përpilim i mesit të shek. IV para e.s. i mbështetur në njoftime të marra nga logografët e shek. VI. Hekateu dhe autorë të tjerë të shek. V para e. sonë.

Në këtë vepër jepet edhe një përshkrim gjeografik me shumë interes i krahinave bregdetare të Ilirisë.

Lundrim

Istroi

Pas enetëve vjen popuilsia e istërve dhe lumi Ister. Ky lum derdhet në Pont me drejtim gati nga Egjipti. Lundrimi në viset e istërve zgjat një ditë e një natë.

Libyrnoi

Pas istërve vjen popullsia e libumëve. Qytetet bregdetare të këtij fisi janë Idasa, /qyteti i/ atienitëve, Dyyrta, Halupsi, /qytetet e/ olsëve, pedetëve, hemionëve. Ata i nënshtrohen pushtetit të grave. Gratë e burrave të lirë shkojnë edhe me skllevërit e tyre dhe me burrat e krahinave fqinjë. Pranë tokave të tyre ka ishuj, emrat e të gjithëve nuk mund t'i them mbasi ka shumë prej tyre që janë pa emra. Ishulli i Istrit është treqind e dhjet stade i gjatë dhe njëqindenjëzet i gjerë; Kleitrei, Litria, Mentoride, këto janë ishujt më të mëdhenj. Lundrimi gjatë tokave të Libymidës zgjat dy ditë.

Illyrioi

Pas libumëve vjen popullsia e ilirëvet; dhe banojnë ilirët gjatë anëdetjes gjer në Kaoni; kjo ndodhet kundrejt Kerkyrës, ishullit të Alkinout. Është aty një qytet Helen, i quajtur Heraklea, bashkë me limanin e vet. Banojnë aty edhe popuj barbarë që quhen me një emër lotofagë; këta janë: hierastamnët, bulinët, hyllët (hyllët janë fqinjë me bulinët), këta të fundit thonë se aty kish banuar Hylli, i biri i Herakliut. Këta janë barbarë dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peloponezi. Prej këtij gadishulli, gjatë bregut të detit ngjitur me këta, banojnë bulinët, që janë ilirë. Lundrimi prej vendit të bulinëve gjer te lumi Nestos kërkon një ditë të gjatë.

Manloi

Pas nestëve vjen lumi Naron; gjerësia e këtij lumi është aq e madhe sa nëpër të mund të lundrojnë edhe anije me tri sërë lopatash. Edhe maniejtë janë fis ilir. Pranë vendit që quhet emporion është një liqen i madh, i cili i përket tokës së autariatëve që janë edhe këta ilirë. Brenda në liqen është edhe një ishull i vogël, gjithësejt njëqindenjëzet stade, një tokë shumë e përshtatshme për bujqësinë. Prej këtij liqeni rrjedh lumi Naron që zumë në gojë më sipër.

Egheleis

Enhelejt janë fis ilir, ngjitur me Rizonin. Duhet të lundrosh një ditë e një natë që të arrish nga Buthoe gjer në Epidamn, qytet Helen; rruga më këmbë është tri ditë.

Illyrioi

Përbri është fisi i ilirëve, ku është qyteti Epidamn dhe pranë tij rrjedh lumi i quajtur Palamni. Nga Epidamni gjer në Apolloni, qytet Helen, udha më këmbë mban dy ditë. Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia. Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. (Lumi Aia del nga mali i Pindit dhe rrjedh anës së Apollonisë). Ky lum zbret në det, duke qenë larg tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg gjashtëdhjetë stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë. Në krahinën e Kastidas thuhet se ndodhet një fushë që quhet Erytheia. Këtu thuhet se kishte ardhur Geryoni dhe kish kullotur qetë. Në këto vise janë malet Keraune (në Epir) dhe aty afër është një ishull i vogël që quhet Sason. Prej këtej në Orik lundrimi mban një të tretën e ditës.

Orikoi

Orikët banojnë në krahinën e Amantisë; /amantët/ që shtrihen gjer këtu janë ilirë nga bulinët. Gryka e gjirit Jon shkon që nga malet Keraune, gjer te kepi i Japygisë. Prej maleve Keraune, gjer në qytetin Hydrunt të Japygisë, lundrimi është pesëqind stade; kjo është gryka e gjirit; është brenda detit Jon. Adriatiku ka shumë limane; Adriatiku dhe Joni janë e njëjta gjëj

Haones

Pas ilirëve vinë kaonët. Kaonia ka limane të mira; kaonët banojnë nëpër katunde. Lundrimi anës së Kaonisë mban gjysmë dite.

Thesprotoi

Pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve; edhe këta janë të shpëmdarë nëpër katunde; dhe ky vend ka limane të mira, këtu është limani i quajtur Elaia. Në këtë liman derdhet lumi Aheron dhe është edhe liqeni Aherusia, nga i cili del lumi Aheronit. Lundrimi anës Thesprotisë zgjat gjysëm dite.

Molottoi

Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve, edhe këta banojnë nëpër katunde; një pjesë e vogël e tokës së tyre zbret këtu gjer në det, ndërsa pjesa më e madhe shtrihet në viset e brendshme. Lundrimi anës detit të Molpsisë mban dyzet stade.

Ambrakia

Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet Helen, tetëdhjetë stade larg detit. Anës detit ka një mur dhe një liman shumë të bukur. Prej këtej fillon Hellada, pa ndërpretje, gjer në lumin Pene dhe gjer në Homoli, qytet i Magnetisë që ndodhet anës lumit. Lundrimi i Ambrakisë mban njëqind e njëzet stade.

info@balkancultureheritage.com