Sopoti-Borshi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sopoti-Borshi

Sopoti është një lokalitet i përmendur shpesh në varësi të kështjellës së fuqishme me të njëjtin emër në hyrje të grykës së përshkuar nga rruga që lidh fshatin e sotëm Borsh me Kuçin. Kronisti venecian Antonio Longo e përshkruan Sopotin si një kështjellë "e vendosur mbi një lartësi që mbisundon territorin, e rrethuar nga male të tjera, ku ishte e vështirë t'i ngjiteshe dhe që nga ana e Gorbinit vështron mbi një fushë që shtrihet tre milje përgjatë bregut.

Në fillim të shek. XIII, Sopoti ishte një arkondi në varësi të themës së Vagenetisë. Në vitin 1258, kështjella e Sopotit iu dha në pajë mbretit të Sicilisë, Manfredit Hohenshtaufen, pas martesës së tij me vajzën e despotit të Artës, Mihal II Engjëlli. Më 1279, kështjella iu dorëzua pasardhësit të Manfredit, Karlit I Anzhu, nga  despoti Niqifori I. Gjatë kryengritjeve të mëdha antibizantine të Shqipërisë së Poshtme, në vitin 1335-1336, kështjella e Sopotit qëndroi në krah të Perandorit Androniku III Paleolog. Regjistrimi i parë osman i vitit 1432 e shënon Sopotin me 60 shtëpi si qendër të nahijes me të njëjtin emër, ku përfshihej edhe fshati Borsh. Përveç kështjellës dhe fshatit, burimet përmendin edhe një port me emrin Sopot. Më 15 prill 1454, këtu, në portin e Sopotit (in portu Sopoto), piratët vendas dëmtuan një anije veneciane dhe, në këmbim, Senati urdhëroi sekuestrimin e mallrave e të personave nga Sopoti, Himara e Igumenica, që ishin nën juridiksionin e Sanxhakut shqiptar me qendër Gjirokastrën. Porti (sigurisht, një liman i vogël) ndodhej me siguri aty ku sot ndodhet plazhi i Borshit. Sipër në kodër, ashtu si sot edhe atëherë ngrihej fshati Borsh. Emri i tij shfaqet në format Orescia, Oressa. Forma Borsh flet për një kontraktim të kompozitës "mbi Oresh-Mboresh-Borsh", që gjen tipe të ngjashme fjalëformimi në toponimet Mborje, Mbrostar, Mbuzat, Nartë (=në Arte), Nenshat (=nën fshat), etj. Më 1456, në Sopot zbarkuan trupa katalane të Mbretit të Napolit, Alfonsi V, për t'u përdorur kundër Turqve. Më 1479-1480, Borshi u bë objekt pretendimi midis Venecianëve dhe Portës. Por ekspedita e atij viti e Sanxhakbeut të Vlorës, Ahmet Gedik Pashës, e zgjidhi çështjen në favor të Turqve. Megjithatë, në vitin 1488 banorët shqiptarë të Borshit u ngritën kundër pushtetit osman, por kështjella vazhdoi të mbahej nga garnizoni turk. Borshi, me kështjellën e Sopotit, u bë bazë e pushtetit osman në trevën e Himarës e të Labërisë dhe sipas F. Babinger, aty e kishte selinë myteselimi i Himarës. Megjithëse regjistrimet osmane të viteve 1551 e 1583 e tregojnë fshatin Borsh si një fshat tërësisht të krishterë, banorët e tij qëndronin luajalë ndaj pushtetit osman dhe ishin një mbështetje për gamizonin osman të kështjellës së afërt të Sopotit, dizdari i të cilit ishte më 1551 timariot i Borshit. Në këtë drejtim, rasti i Borshit kujton atë të Margëlliçit, Nivicës së Kurveleshit, të fshatit shqiptar të krishterë Agia, mbi qytetin e Pargës dhe të fshatit Turkopaluko (Stokoroni), në Frar, të cilët në shek. XVI shfaqen si baza të pushtetit osman në krahinat përkatëse, edhe pse kishin popullsi të krishterë.

Fshati i Borshit ishte i njohur për mullinjtë e blojës, që ishin ndërtuar në pjerësinë e përroit të Borshit, përpara se ai të qetësohej në ultësirën e plazhit. Në vitin 1571, mu në këtë vend, një kompani veneciane e desantuar nga deti, u angazhua në luftime të ashpra me banorët e fshatit.

Mbi fshatin Borsh, në të majtë të rrugës që çon drejt Kuçit, ngrihej kështjella e vjetër e Sopotit. Kështjella ishte aty që nga kohët bizantine, por një rindërtim rrënjësor i saj u bë nga Turqit përpara vitit 1558. Një dokument venecian i atij viti na sqaron se kështjella e Sopotit, bashkë me atë të Margëlliçit, u ndërtuan nga Sanxhakbeu i Delvinës, Mahmud Bej Sgurolli. Por në vitin 1566, kështjella e Sopotit, pas asaj të Nivicës, u rrethua dhe u dogj nga rreth 5 mijë kryengritës shqiptarë të fshatrave përreth.

Kështjella e Sopotit jo vetëm që kontrollonte territorin përreth, por, siç ankoheshin Venecianët e Korfuzit, prej asaj "çerdheje grabitësish Turq e Shqiptarë, organizoheshin vazhdimisht edhe sulme kundër banorëve të Korfuzit". Siç shihet, Venecianët kishin arsye të fortë që në vitin 1571, me rastin e Luftës Veneto-Turke, të kërkonin ndihmën e Himarjotëve për të pushtuar kështjellën e Sopotit, e cila ishte e vetmja pengesë për  rekuperimin e lirisë së tyre të humbur. Sipas tyre, "më përpara Shqiptarët nuk mund të ndërmerrnin aksione piraterie, sepse ndëshkoheshin sakaq nga flota veneciane, por qëkurse u ndërtua kështjella e Sopotit bashkë me atë të Margëlliçit, ata iu nënshtruan Turqve, morën zemër dhe bashkë me Turqit e këtyre dy kështjellave sulmonin e plaçkisnin anijet korfiote e veneciane". "Turqit" e përmendur këtu, ishin ushtarët e gamizoneve të atyre dy kështjellave, të cilët, me përjashtim të ndonjë oficeri Turk, ishin banorë të krishterë të fshatrave fqinje, luajalë të Portës.

info@balkancultureheritage.com