Sozomeni, historian kishtar, lindi aty nga fundi i shek. IV në një fshat të qytetit Gaza të Palestinës. Ai u vendos pastaj në Konstantinopol, ku ushtroi profesionin e avokatit. Këtu shkroi historinë e kishës (Historia Ecclesiastica), pjesa e parë e së cilës ka humbur. Vazhdimi i saj përfshin periudhën nga viti 324 deri në 439. Por vepra e tij nuk na është ruajtur e plotë; fillimi, që trajtonte periudhën para vitit 324, dhe fundi, që bënte fjalë për ngjarjet 415-439, kanë humbur.
Si burim për historinë e tij, Sozomenit i shërbeu historiani bashkëkohës Sokrati, i cili në kohën e Theodosit II shkroi historinë e kishës nga viti 306-339.
Historisë së Sozomenit i mungon përpunimi kritik i lëndës së paraqitur. Veç kësaj ajo është spërkatur me anekdota e legjenda, kështu që vlera e saj si burim është shumë e pakët.
Për gjendjen fetare dhe politike të Ilirikut, Sozomeni flet shumë pak dhe vetëm shkarazi në kuadrin e historisë së përgjithshme romake.
Në atë kohë, pra, ata të krishterë që jetonin në Lindje e deri tek libiasit, të cilët kufizoheshin me Egyptin, nuk guxonin të bënin hapur mbledhjet e tyre kishtare, meqenëse Licini ndryshoi qëndrimin mirëdashës kundrejt tyre, kurse ata që jetonin në Perëndim - helenët, maqedonët dhe ilirët predikonin pa frikë besimin e tyre në sajë të Konstantinit, i cili sundonte romakët e atjeshëm.
Pas betejës pranë Kibalës, dardanët, maqedonët dhe ata që jetonin rreth Istrit dhe rreth të ashtuquajturës Helladë si dhe i gjithë fisi i ilirëve kaluan nën pushtetin e Konstantinit.
A-B Thrakët, ilirët dhe ata të cilët banonin të ashtuquajturën Evropë, megjithëse nuk ishin njohur me monastiret e priftërinjve, atyre nuk u mungonin njerëzit e ditur. Në mes tyre, në atë kohë, u dallua Martini, i cili prejardhjen e kishte nga një familje e përmendur nga Savoria e Panonisë. Ai u dallua në fushatat luftarake dhe u bë kryetar i një njësie ushtarake, por ai pranoi më parë t'i shërbejë zotit dhe filloi të jetojë si njeri i ditur. Në fillim ai jetoi në Iliri, por meqenëse luftoi me fanatizëm për fenë dhe demaskoi disa nga peshkopët e atjeshëm, të cilët ishin të një mendimi me Arein, ra viktimë e intrigave të tyre dhe pasi qe rrahur shpesh herë publikisht u dërgua në mërgim.
A Kjo ngjau në këtë mënyrë: në të katërtin vit mbas sinodit të Serdikës , Konstansi u vra në Galinë perëndimore. Magnenti, i cili organizoi vrasjen nënshtroi të gjithë tokën e sunduar nga Konstansi. Në Sirm u shpall si perandor nga ushtritë ilire një farë Vretani.
1149 C Jo shumë kohë pas kësaj, perandori /Valenti/ u kthye në Sirm nga Roma dhe për shkak të ndërhyrjes së peshkopëve të Lindjes e ktheu Liberin nga Beroja.
1417 B-1420 A. /Gratiani/ mendoi se duhej të largonte barbarët nga Istri, meqenëse shqetësonin ilirët dhe thrakët. /Ai e quajti/ gjithashtu të nevojshme t'u ndihmonte nënshtetasve të Perëndimit, kryesisht, sepse alamanët u bënin dëme galatëve të atjeshëm. Për këtë arsye ai mori si bashkësundimtar në Sirm, Theodosin.
1421 C-1424 A. Pikërisht në kohën kur galatët e perëndimit qenë shqetësuar nga alamanët, Gratiani u kthye në pjesën e tij të perandorisë, të cilën babai i tij ia la për ta sunduar së bashku me vëllanë e tij. Kurse Ilirikun dhe tokat lindore të perandorisë ia la Theodosit. Dhe kështu lufta e tij kundër tyre përfundoi sipas dëshirës së tij. Gjithashtu edhe Theodosi arriti t'i lajë hesapet me barbarët rreth lumit Ister. Disa nga ata ai i mundi në luftë, kurse të tjerët, të cilët iu lutën që të bëheshin miq të romakëve, i mori peng, nënshkroi një marrëveshje me ta dhe arriti në Thesalonik... Ai u gëzua edhe sepse asnjë nga ilirët nuk përqafoi herezinë e Areit. Dhe kur pyeti për fiset e tjera mësoi se kishat deri tek maqedonët ishin të bashkuara.
1580 C-1581 A Rreth kësaj kohe edhe shteti kaloi një shqetësim dhe tronditje, siç Col. ngjan në përgjithësi në kohën e grindjeve fetare. Dhe hunët, pasi kaluan Istrin, filluan të shkretonin Thrakinë... /Stilihoni/ kërkoi t'i fusë në grindje të dy perandoritë dhe pasi siguroi nga Honori detyrën e strategut romak për udhëheqësin e gotëve Alarihun, e dërgoi atë kundër ilirëve.