Sparta
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sparta

Është pak e besueshme që Sparta të ketë kaluar dhjetë shekuj pa u ndeshur me revolucione. Përkundrazi, Tuqididi na thotë, "se ajo është sfilitur më shumë se çdo qytezë tjetër greke prej përçarjeve." Në të vërtetë, historia e grindjeve të brendshme të Spartës për ne është pak e njohur, dhe kjo i detyrohet faktit se qeverisja e Spartës e kishte rregull dhe zakon të rrethohej nga misteri më i thellë. Pjesa më e madhe e luftërave që tronditën Spartën janë fshehur dhe kanë rënë në harresë; por gjithsesi jemi në gjendje të pohojmë se, edhe pse historia e Spartës ndryshon ndjeshëm prej asaj të qytezave të tjera, ajo nuk ka kaluar më pak revolucione se ato.

Kur Dorët pushtuan Peloponezin, tashmë ata ishin formatuar si popull. Cili është shkaku që i shtyu ata të largoheshin nga vendi i tyre? Mos vallë është pushtimi nga ana e një populli tjetër apo ndonjë revolucion i brendshëm? Nuk dihet. Ajo që duket e sigurt është se në këtë çast të ekzistencës së popullit Dor, regjimi i lashtë i gens-it ishte zhdukur. Tek ai nuk dallohet më organizimi i lashtë i familjes; po ashtu, në gjirin e tij nuk gjenden as gjurmë të regjimit patriarkal, as mbeturina të fisnikërisë së besimit, as klientelë e trashëgueshme; në gjirin e tij ka vetëm luftëtarë të barabartë nën drejtimin e një mbreti. Pra është e mundur që në gjirin e tij të jetë kryer tashmë një revolucion i parë shoqëror, qoftë në Doridë, qoftë rrugës që e shpuri këtë popull në Spartë. Nëse shoqëria Dore e shekullit të nëntë do të krahasohej me shoqërinë Joniane të së njëjtës epokë, do të vihej re se e para ishte shumë më e përparuar se e dyta në serinë e gjatë të ndryshimeve. Raca Joniane hyri shumë më vonë në rrugën e revolucioneve: por ajo e përshkoi atë më shpejt.

Nëse Dorët, në momentin e mbërritjes së tyre në Spartë, nuk e kishin më regjimin e gens-it, gjithsesi, ata nuk kishin mundur të shkëputeshin prej tij aq plotësisht sa të mos ruanin ende disa institucione, si për shembull, pandashmërinë dhe patjetërsueshmërinë e pasurisë. Këto institucione nuk do të vononin të rivendosnin në shoqërinë spartane aristokracinë.

Të gjitha traditat na thonë se në epokën e shfaqjes së Likurgut, në gjirin e spartanëve kishte dy klasa dhe se ato ishin në luftë me njëra-tjetrën. Mbretëria kishte prirjen e natyrshme të bashkohej me klasën e ulët. Likurgu, i cili nuk ishte mbret, "u vendos në krye të më të mirëve", e detyroi mbretin të bënte një betim që zvogëlonte pushtetin e tij, ngriti një senat oligarkik dhe së fundmi bëri të mundur, sipas shprehjes së Aristotelit, që tirania të shndërrohej në aristokraci.

Pretendimete disa autorëve të lashtësisë dhe të shumë syresh të modernitetit të sotëm lidhur me maturinë e institucioneve të Spartës, rreth lumturisë së pandryshueshme që ajo gëzonte në pikëpamje të barazisë dhe jetës së përbashkët, nuk duhet të na krijojnë iluzione. Nga të gjitha qytezat që kanë ekzistuar mbi dhë, Sparta është, ndoshta, ai vend ku aristokracia ka mbretëruar më me ashpërsi dhe ku barazia është njohur më pak. Në rastin e saj nuk duhet folur për ndarjen e barabartë të ngastrave të tokës; në rast se atje kjo barazi ka qenë vendosur ndonjëherë, të paktën është e sigurt se ajo nuk është ruajtur. Sepse, në kohën e Aristotelit, "disa zotëronin prona të pafundme, të tjerët kishin shumë pak ose asgjë; në të gjithë Lakoninë numëroheshin me vështirësi jo më shumë se një mijë pronarë.

Le të lëmë mënjanë Hilotët dhe Lakonët dhe le të analizojmë vetëm shoqërinë spartane: në të do të gjejmë një hierarki klasash që i mbivendosen njëra-tjetrës. Pikësëpari vijnë Neodamodët, të cilët me sa duket, kanë qenë ish-skllevër të çliruar; pastaj Epeunaktët, të cilët ishin pranuar për të mbushur boshllëqet e shkaktuara nga luftërat mes vetë spartanëve6; në një rang pak më të lartë qëndronin Motakët, të cilët, mjaft të ngjashëm me klientët shtëpiakë, jetonin me të zotin e tyre, përkujdeseshin për të, ndanin me të punët e bujqësisë, veprimtaritë, festat dhe luftonin krah për krah me të7. Më pas vinte klasa e fëmijëve të jashtëligjshëm, voOot, të cilët ishin pinjollë të spartanëve të vërtetë, por që feja dhe ligji i ndante prej tyre8; më tej kishte një klasë tjetër që njiheshin si të ulëtët, UTropsioveç9, e që ndoshta ishin vëllezërit e vegjël të familjeve që nuk kishin të drejtën të trashëgonin. Së fundmi, mbi të gjithë këta njerëz, ngrihej klasa aristokratike, e përbërë prej njerëzish që quheshin të barabartët,. Faktikisht, këta njerëz ishin të barabartë mes tyre, por të vendosur shumë më lart se të gjithë të tjerët. Numri i njerëzve që bënin pjesë në këtë klasë njihet shumë pak; dimë vetëm se ky numër ishte shumë i kufizuar. Një ditë, një prej armiqve të tyre i numëroi ata në sheshin publik dhe nuk gjeti më shumë se gjashtëdhjetë vetë në mes të një turme prej 4 000 individësh. Në qeverisjen e qytetit kishin të drejta vetëm të barabartët. "Të jesh jashtë kësaj klase, thotë Ksenofoni, do të thotë të jesh jashtë ndërtimit politik." Demosteni thotë se njeriu që hyn në klasën e të Barabartëve bëhet si rrjedhojë e kësaj "një prej zotëve të qeverisjes." "Ata quhen të Barabartë, vazhdon më tej ai, sepse midis pjesëtarëve të një oligarkie duhet të ekzistojë barazia.

Vetëm të Barabartët gëzonin të drejtat e plota të qytetarit; ata ishin të vetmit që formonin atë që në Spartë quhej popull, domethënë trupi politik. Nga kjo klasë dilnin përmes zgjedhjeve 28 senatorë. Të hyje në Senat, në gjuhën zyrtare të Spartës do të thoshte të merije ç mimin e virtytit. Nuk dimë se cilat ishin kërkesat e meritës, të origjinës, të pasurisë, që bënin të mundur arritjen e virtytit. Shihet qartë se për këtë nuk mjaftonte vetëm origjina, pasi zgjedhjet ishin një farsë; në këtë drejtim mund të besohet se pasuria kishte mjaft vlerë, në një qytezë ku "ekzistonte shkalla më e lartë e dashurisë për paranë dhe ku të pasurve u lejohej gjithçka."

Sido që të ketë qenë, këta senatorë, të cilët ishin të përjetshëm, gëzonin një autoritet të madh, pasi Demosteni thotë se ditën që një njeri bënte pjesë në Senat, ai bëhet despot për turmën13. Ky senat, mbretërit e të cilit ishin pjesëtarë të thjeshtë të tij, qeveriste shtetin sipas procedurës së zakonshme të ndërtimeve aristokratike; magjistratë të përvitshëm, zgjedhja e të cilëve i përkiste vetëm tërthorazi mbretit, ushtronin në emër të tij një autoritet absolut. Sparta kishte, kësisoj, një regjim republikan; madje ajo kishte edhe krejt pamjen e një demokracie, me mbretër-priftërinj, magjistratë të përvitshëm, një senat, që mblidhej për të marrë vendime, një kuvend të popullit. Por ky popull nuk ishte veçse mbledhja e dy ose treqind njerëzve.

E tillë qe qysh nga Likurgu e sidomos pas vendosjes së Eforëve, qeverisja e Spartës. Një aristokraci e përbërë nga disa pak të pasur, ushtronte një zgjedhë të hekurt mbi Hilotët, Lakonët, e madje edhe mbi shumicën e spartanëve. Përmes energjisë, aftësisë, mungesës së skrupujve dhe moskokëçarjes për ligjet e moralit, aristokracia spartane diti të ruajë pushtetin e saj përgjatë pesë shekujsh. Por me veprimet e saj mizore, ajo ngjalli urrejtje të paparë dhe për rrjedhojë iu desh të shtypte një numër të madh kryengritjesh.

Këtu nuk është e nevojshme të flasim rreth komplotit të Hilotëve. Komplotet e spartanëve nuk i njohim të gjitha; qeverisja ishte tejet e aftë dhe ajo ishte përpjekur gjithnjë të mbyste qoftë edhe kujtimin e tyre. Por disa prej tyre historia nuk i ka harruar. Dihet se kolonët që themeluan Taranton ishin spartanë, të cilët ishin orvatur të përmbysnin qeverinë e vendit të tyre. Mospërmbajtja e poetit Tirte do t'i bënte të njohur Greqisë se gjatë luftërave të Mikenës, njëra prej partive kishte komplotuar për të zotëruar ndarjen e tokave.

Ajo që e shpëtonte Spartën, ishte përçarja e skajshme që ajo kishte futur mes klasave të ulëta; Hilotët nuk merreshin vesh me Lakonët; Motakët përbuznin Neodamodët. Mes tyre nuk ishte i mundur kurrfarë koalicioni dhe aristokracia, falë edukimit ushtarak dhe kohezionit të fortë mes pjesëtarëve të saj, ishte gjithnjë e fortë dhe në gjendje për t'i bërë ballë secilës prej klasave armike.

Mbretërit provuan të bënin atë që nuk kishte mundur të realizonte asnjë klasë. Të gjithë ata njerëz që, mes tyre, kishin aspiruar ta nxirmin atë nga gjendja e inferioritetit ku aristokracia i kishte mbajtur, kërkonin mbështetje te njerëzit e klasave të ulëta. Gjatë luftës Medike, Pauzaniasi ndërmori projektin e ngritjes njëherazi edhe të mbretërisë, edhe të klasave të ulëta dhe të përmbysjes së oligarkisë. Spartanët do ta eliminon atë, nën akuzën se kishte bashkëpunuar dhe kishte vendosur lidhje me mbretin e Persisë; ndoshta krimi i tij i vërtetë ishte mendimi për të çliruar Hilotët14. Në histori mund të numërojmë se sa të shumtë kanë qenë mbretërit e syrgjynosur prej eforëve; arsyet për këto dënime gjenden lehtë dhe Aristoteli thotë: "Mbretërit e Spartës, për fu bërë ballë eforëve dhe Senatit, ktheheshin në demagogë.

Në vitin 397, një komplot për përmbysjen e kësaj oligarkie dështoi. Njëfarë Cinadoni, i cili nuk bënte pjesë në klasën e të Barabartëve, doli në ballë të komplotuesve. Kur ai përpiqej t'i mbushte mendjen dikujt për të marrë pjesë në komplot, ai e tërhiqte atë në sheshin publik dhe i thoshte të numëronte qytetarët; me gjithë mbretërit, eforët, senatorët, numri arrinte me vështirësi deri në shtatëdhjetë vetë. Atëherë Cinadoni i thoshte: "Këta njerëz janë armiqtë tanë; përkundrazi, të gjithë të tjerët, ata që mbushin sheshin, më shumë se katër mijë vetë, janë aleatët tanë." Dhe shtonte: "Kur ti ndesh në fshatra një spartan, shih tek ai një armik dhe një padron; të gjithë të tjerët janë miq." Hilotë, Lakonë, Neodamodë, Ipomiones, këtë herë të gjithë ishin bashkuar dhe ishin bërë aleatë të Cinadonit: "sepse të gjithë, thotë historiani, ushqenin një urrejtje aq të madhe për zotërinjtë e tyre, saqë mes tyre nuk kishte as edhe një syresh që nuk pohonte se ishte gati t'i hante të gjallë ata." Por veshët e qeverisjes së Spartës ishin kudo: për të nuk kishte sekrete. Eforët pretenduan se e kishin zbuluar komplotin nga zorrët e viktimave. Komplotistëve nuk iu la kohë të vepronin: ata u kapën dhe u vranë të gjithë në fshehtësi. Oligarkia kishte shpëtuar edhe kësaj here.

Me këtë qeverisje, pabarazia nuk reshti së zmadhuari. Lufta e Peloponezit dhe fushatat në Azi kishin bërë që paraja të vërshonte në Spartë; por ajo ishte shpëmdarë në mënyrë fort të pabarabartë dhe kishte shërbyer për të pasuruar vetëm ata që tashmë ishin të pasur. Njëkohësisht, prona e vogël u zhduk. Numri i pronarëve të tokës, i cili në kohën e Aristotelit ishte ende një mijë, tanimë, një shekull pas tij, ishte reduktuar në njëqind; toka gjendej e gjitha vetëm në pak duar, ndërkohë që mungonte zejtaria dhe tregtia për tu dhënë të varfërve njëfarë punësimi, pasi të pasurit i kultivonin tokat e tyre të pafund vetëm përmes skllevërve. Nga njëra anë kishte një grusht njerëzish që kishin gjithçka, nga ana tjetër një numër i madh që nuk kishte absolutisht asgjë. Plutarku na jep, përmes jetës së Agisit dhe Kleomenit, një tablo të shoqërisë spartane; në të shihet një pasion i shfrenuar për pasuri, e ngritur e gjitha mbi kurrizin e klasës së varfër; te disa luksi, rehatia, dëshira për të shtuar pa fund pasurinë e tyre; jashtë tyre, një turmë amorfe, e mjeruar, e skamur, pa të drejta politike, pa asnjë vlerë në qytezë, ziliqare, plot mllef, e cila, e dënuar të jetonte në këtë gjendje, uronte me gjithë shpirt përmbysjen e madhe.

Kur oligarkia i kishte shpënë kësisoj punët deri në cakun e skajshëm të së mundurës, revolucioni ishte i pashmangshëm dhe demokracia, e frenuar dhe e penguar për shumë kohë, arriti të thyente më në fund digat e vendosura para saj. Kuptohet qartë se pas një shtypjeje dhe ndrydhjeje kaq të gjatë, demokracia nuk do të ndalej vetëm në kryerjen e reformave politike, por ajo do të kërkonte, që me goditjet e para, kryerjen e reformave shoqërore.

Numri i vogël i spartanëve të origjinës (ata nuk ishin më shumë se shtatëqind, përfshi të gjitha klasat) dhe shprishja e karaktereve njerëzore, si rrjedhojë e një shtypjeje të gjatë, do të shërbenin si shkak që sinjali i ndryshimeve të mos vinte nga klasat e ulëta. Ai erdhi nga një mbret. Agisi u përpoq të kryente këtë revolucion të pashmangshëm përmes mjetesh legale: gjë që shtoi për të vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje. Ai paraqiti në Senat, domethënë përpara vetë të pasurve, dy projektligje: një për fshirjen e borxheve dhe tjetri për ndarjen e tokës. Për t'u habitur, Senati i pranoi këto propozime; ndoshta Agisi kish marrë masat nevojshme për pranimin e tyre. Por ligjet, pasi u miratuan, mbeteshin për t'u zbatuar; reformat e kësaj natyre janë gjithnjë të vështira për t'u vënë në jetë dhe në to mund të dështojnë edhe njerëzit më të guximshëm. Agisi, i stepur nga qëndresa e eforëve, u detyrua të hiqte dorë nga veprimi i mbështetur në ligj: ai rrëzoi magjistratët dhe emëroi të tjerë, me autoritetin e tij; më pas ai armatosi ithtarët e vet dhe vendosi për një vit të tërë regjimin e terrorit. Gjatë kësaj kohe, ai mundi të zbatonte ligjin për fshirjen e borxheve, duke djegur në sheshin publik të gjithë titujt e kredive. Por ai nuk pati kohë të shpërndante tokën. Nuk dimë nëse në këtë pikë, Agisi u tremb nga vetë vepra e tij apo nëse oligarkia përhapi kundër tij akuza të stërholluara; e vërteta është se populli e la vetëm dhe ai ra. Eforët i prenë kokën dhe qeverisja aristokratike u rivendos sërish.

Kleomeni rimori projektet e Agisit, me më shumë aftësi dhe me më pak skrupuj. Ai filloi me masakrimin e eforëve, eliminimin e tërësishëm të magjistraturës në detyrë, e urryer për mbretërit dhe partinë popullore dhe nxori jashtë ligjit të pasurit. Pas këtij grushti shteti, ai kreu revolucionin, dekretoi ndarjen e tokës dhe u dha të drejtën e qytetarisë katër mijë Lakonasve. Këtu vlen të përmendim se as Agisi e as Kleomeni nuk pohonin kurrë se ata po kryenin një revolucion dhe që të dy, nën vazhdën e emrit të ligjvënësit të lashtë Likurg, pretendonin se po e kthenin Spartën në zakonet e lashta. Sigurisht, ndërtimi shtetëror i Kleomenit ishte fort i largët prej tyre. Mbreti ishte me të vërtetë një zot i padiskutueshëm; asnjë autoritet nuk i bënte kundërpeshë; ai mbretëronte sipas modelit të tiranëve të shumicës së qytezave greke të asaj kohe dhe populli i Spartës, i kënaqur që kishte marrë tokë, dukej se shqetësohej fare pak për liritë politike. Kjo gjendje nuk do të zgjaste shumë. Kleomeni u përpoq të vendoste regjimin demokratik në të gjithë Peloponezin, ku Aratusi, pikërisht në këtë epokë, përpiqej të vendoste një regjim lirie dhe aristokracie të urtë. Në të gjitha qytezat, partia popullore ngriti krye në emër të Kleomenit, me shpresën se do të mund të realizonte si në Spartë, fshirjen e borxheve dhe ndarjen e tokës. Kjo kryengritje e paparashikuar e klasave të ulëta, e detyroi Aratusin të ndryshonte të gjitha planet e tij; ai mendoi se mund të mbështetej te Maqedonia, mbreti i së cilës, Antigon Dosoni ndiqte kudo politikën e luftës kundër tiranëve dhe partisë popullore, ndaj e futi atë në Peloponez. Antigoni dhe Akenjtë e mundën Kleomenin në Selasi. Demokracia spartane u mbyt sërish dhe maqedonasit rivendosën qeverisjen e mëparshme (222 vjet para Jezu Krishtit).

Por oligarkia nuk mund të qëndronte më në këmbë. Trazirat do të ishin të gjata; në një prej këtyre viteve, tre eforë që simpatizonin partinë popullore, masakruan dy prej kolegëve të tyre: një vit më pas, të pesë eforët i përkisnin partisë oligarkike; populli rroku armët dhe i vrau të gjithë. Oligarkia nuk donte mbretër; populli i donte; u caktua një mbret dhe ai u zgjodh jashtë familjes mbretërore, gjë që nuk ishte parë kurrë në Spartë. Ky mbret, i quajtur Likurg, u rrëzua dy herë nga froni, herën e parë nga populli, pasi ai nuk pranonte të ndante tokat, herën e dytë nga aristokracia, sepse ajo dyshonte se ai donte të bënte një gjë të tillë. Fundi i tij nuk dihet; por pas tij në Spartë shfaqet një tiran, Makanidasi: provë e sigurt se partia popullore kishte ngadhënjyer.

Filopemeni, i cili në krye të Lidhjes Akease u kishte shpallur kudo luftë tiranëve demokratë, doli fjtimtar dhe vrau Makanidasin. Demokracia spartane do të zgjidhte menjëherë një tjetër tiran, Nabisin. Ky u dha të drejtën e qytetarisë të gjithë njerëzve të lirë, duke i ngritur edhe vetë Lakonët në rangun e spartanëve; ai arriti deri aty sa të çlironte edhe Hilotët. Sipas zakonit të tiranëve të qytezave greke, ai u shpall prijës i të varfërve kundër të pasurve; "ai nxori jashtë ligjit ose vrau të gjithë ata që pasuria i lartësonte mbi të tjerët".

Kësaj Sparte të re nuk i mungoi madhështia; Nabisi vendosi në Lakoni një rend, i cili nuk ishte parë qysh prej një kohe të gjatë; ai vendosi nën sundimin e Spartës, Mikenën, një pjesë të Arkadisë, Elidinë. Ai pushtoi Argosin. Ngriti flotën detare, gjë që deri atëherë ishte e pamendueshme për traditën e aristokracisë spartane; përmes kësaj flote, ai do të vendoste sundimin e tij mbi të gjithë ishujt që rrethojnë Peloponezin, duke e shtrirë ndikimin deri në Kretë. Kudo, ai ngrinte në këmbë demokracinë; zot i Argosit, kujdesi i parë i tij qe të konfiskonte mallin e të pasurve, të fshinte borxhet dhe të ndante tokën. Te Polibi shohim se sa i urryer ishte bërë ky tiran demokrat për Lidhjen Akease. Ajo mundi të bindte Flaminiusin t'i shpallte luftë atij në emër të Romës. Dhjetë mijë lakonas, pa numëruar këtu mercenarët, rrokën armët për të mbrojtur Nabisin. Ky i fundit dështoi dhe u përpoq të bënte paqe me Romën; populli e kundërshtoi, aq shumë kauza e këtij tirani ishte kauzë e demokracisë! Flaminiusi ngadhënjimtar i hoqi atij një pjesë të forcave, por e la të mbretëronte në Lakoni, ose i shtyrë nga fakti i pamundësisë për të rivendosur qeverisjen e vjetër, ose sepse ai rezultoi i përshtatshëm për interesat e Romës, e cila mund të synonte që disa tiranë të kishin mundësinë t'i kundërviheshin Lidhjes Akease. Më pas, Nabisi do të vritej nga një etolas, por vdekja e tij nuk solli rivendosjen e oligarkisë; ndryshimet që ai kishte kryer në gjendjen shoqërore do të ruheshin edhe pas tij dhe vetë Roma nuk do të pranonte të rikthente Spartën në gjendjen e saj të mëparshme.

info@balkancultureheritage.com