Spiralja
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Spiralja

66. Unazë bronzi me fushë spiralike në formë syzesh. Barç, Korçë
67. Varëse bronzi në trajtë "omege", e cila mbaron me në skaje spiralike. Çinamak, Kukës.
68. Varëse bronzi në trajtë syzesh. Patos, Fier.
69. Fibul bronzi gjyzlzkore me tetë midis disqeve dhe me nga një sumbull konike në mes tyre. Shtoj, Shkodër.
70. Fibul bronzi gjyzlykore me tetë midis diqeve dhe me nga një sumbull konike në mes tyre. Shtoj, Shkodër.

Si simbol religjiozspiraljaparaqitet pavarësisht në qytetërimetë ndryshme që nga paleoliti i ri e deri në ditët tona. Me të zbukurohen enët e qeramikës në Egjiptin parafaronik, në përmendoret mbivarre dhe qeramikë në kulturën kreto-mikenase, qeramika në një varg të kulturës neolitike, veçanërisht në trevën e Evropës Qendrore. Motivi i spirales dominon në epokën e bronzit të Skandinavisë, dhe vend të rëndësishëm zë në motivet ornamentale në tempujt megalitë të epokës së neolitit në ishullin Malta, si edhe në varrezat megalite në Evropën Perëndimore.

Në trevën ku më vonë do të jetojnë ilirët spiralja do të shfaqet po ashtu shumë herët. E ndeshim si në epokën e re të gurit (mjafton të përmendet ornamentika spirale në kulturën e Butmirit!) ashtu edhe në epokën e bronzit dhe pothuaj në të gjitha viset, ku më vonë do të zhvillohet kultura ilire.

Gjatë epokës së hekurit, spiralja është motiv më i shpeshtë ornamental i të gjitha fiseve ilire. Paraqitet në forma të ndryshme - si spirale e rrjedhshme, spirale e dyfishtë, spirale në trajtën e rrathëve koncentrikë të lidhur etj. Numër i madh i varëseve gjyzlykore, të fibulave gjyzlykore, të stolive spiraloide në qeramikë, gurë në formë të rrotullës dhe përmendore prej guri janë dëshmi të preferimit të këtij motivi te ilirët. Kjo paraqitje e madhe tregon njëherazi se spiralja, sipas gjasave, ka shërbyer edhe si stoli e thjeshtë pa domethënie të thellë simbolike. Mirëpo, shfaqja e motivit të tillë në disa përmendore të karakterit sepulkral ose ritual dëshmon se spiralja, e cila, gjatë tërë epokës parahistorike, pra, as në epokën romake, nuk e ka humbur domethënien e vet simbolike. Këtu kemi parasysh, në rend të parë, atë që ajo ndeshet në pjesët arkitektonike prej gurit në Nesactium (T.I, 1, 4) për të cilat me të drejtë mund të supozohet se i kanë takuar një shenjtorje parahistorike.6 Natyrisht, spiralja, e cila është e skalitur në këto biloqe prej guri e cila dominon në tërë sipërfaqen e tyre, nuk eshtë e mundur të ketë pasur vetëm funksionin dekorativ. Domethënien simbolike është dashur ta ketë po ashtu edhe spiralja që paraqitetnë urnat e hirit japodike prej guri nga rrethi i Bihaçit ose spiralja në urnat e hirit të gjetura në Sveta Lucija (Santa Lucia) në Tolmin dhe në urnat e ngjashme të gjetura në shumë vende të tjera. Veçanërisht po e theksojmë shfaqjen e spiraleve në ato objekte, pra, në ato që kanë të bëjnë me botën mortore, se edhe domethënia simbolike e këtij motivi është këtu më i qartë. Spiralja në këto objekte simbolizon nëntokën, rrugën e ndërlikuar që shpirti i të vdekurit është i detyruar ta kalojë në këtë botë të errët. Në 

këtë përmendore spiralja katë njëjtën domethënie të cilën e ka edhe labirinti në kohën parahistorike dhe antike. Në realitet, spiralja nuk është gjë tjetër veçse mënyra e thjeshtësuar e paraqitjes së labirinthit.8

Lidhja e spirales me jetën nëntokësore është e qartë edhe për nga fakti që me të është paraqitur gjarpëri, që do të thotë, kafshë tipike htonike.

Mirëpo, nuk është kjo e vetmja domethënie simbolike e spirales. Si edhe shumë simbole të tjera që shpesh edhe në variante të ndryshme paraqiten në një territor të gjerë gjeografik edhe spiralja ka prejardhje të ndryshme dhe domethënie të shumta simbolike. Në disa kultura ajo ka domethënien e simbolit lunar,10 dhe meqë në vete shpesh e ka edhe motivin e rrathëve koncentrikë, ka pasur po ashtu edhe domethënien solare.

Vëmendje të posaçme duhet t’i kushtojmë një varianti të këtij motivi, të ashtuquajturës spirale e dyfishtë.

info@balkancultureheritage.com