Stadiumi dhe stera
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Stadiumi dhe stera

Stadiumi i Bylisit paraqet një zgjidhje të veçantë në krahasim me stadiumet në formë patkoi të qyteteve antike. Për shkak të përshtatjes ndaj terrenit ai ka vetëm një krah, që mbështetet në pjerrësinë e terrenit. Gjithashtu, për shkak të mungesës së vendit kjo shkallare ka gjatësinë 134 m dhe gjatësia standarde e stadiumit prej rreth 190 m plotësohej me zgjatjen e pistës përpara teatrit.

Veçoria më tipike e stadiumit të Bylisit, që përbën një nga krijimet origjinale të arkitektëve vendës, është ndërtimi i një stere gjigande uji nën pistën e krahut verior të tij. Kjo është edhe pjesa ku ruhet më mirë shkallarja e stadiumit e ndërtuar me blloqe katërkëndëshe gëlqerore.

Ruhen 19 shkallë me lartësi 0,30 m dhe gjerësi 0,40 m. Në përmasa të tilla ato nuk ofronin vend për uljen e spektatorëve, të cilët ishin të detyruar të ndiqnin garat sportive duke qëndruar më këmbë.

Stadiumi dhe Stera​​

Stera, e cila shërbente për të mbledhur ujrat e shirave nga shkallarja e stadiumit dhe, me sa duket, nga çatia e stoas së madhe, ka formë katërkëndëshe 50,90 m x 4,20 m. Ajo nuk është gërmuar ende deri në fund, por provat tregojnë një thellësi mbi 6 m. Në këtë mënyrë ajo përbënte një rezervuar të madh uji, që mbushej gjatë dimrit dhe shërbente për të furnizuar me ujë qytetarët e shumtë, që mblidheshin në agora gjatë veprimtarive politike, festave, shfaqjeve teatrale, apo garave sportive.

Stera mbulohej me një sistem harqesh prej blloqesh gëlqerore, mbi të cilat shtroheshin pllaka guri në nivelin e pistës së stadiumit. Ajo ka qenë pjesërisht e gdhendur në shkëmb, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga mure me blloqe katërkëndëshe. Për izolimin e ujit, por edhe për ruajtjen nga infiltrimet e papastërta, stera ka qenë e suvatuar me llaç të përzier me thërmija qeramike.

Pjesa jugore e stadiumit ruhet vetëm në pak rradhë, por dallohen shkallinat më të ngushta që shërbenin për lëvizjen e spektatorëve. Në një bllok të radhës së parë të shkallares ka qenë skalitur një mbishkrim në gjuhën greke, që përkthehet: "Kur ishte prytan Aleksomas, Botihu, biri i Lykiskut, ngriti mbishkrimet (për lirimin e tij nga skllavëria), sipas ligjit". Në këtë pjesë të stadiumit, gjatë gërmimeve, janë gjetur disa tesera të rrumbullakëta prej bronzi, me mbishkrimin Byllis, dhe me një vrimë në mes, për t'u mbajtur të lidhura (fig.32). Këto s'janë gjë tjetër veçse biletat për t'u futur në stadium apo teatër, të cilat spektatorët bylinë i mbanin të lidhura në brez, ngaqë veshjet e asaj kohe nuk kishin xhepa.

Në bazë të teknikës së ndërtimit dhe gjetjeve arkeologjike, ndërtimi i stadiumit dhe sterës së tij i takon periudhës së madhe të ndërtimit të agorasë, rreth mesit të shek.III p.Kr.

info@balkancultureheritage.com