Nga qyteti mesjetar i Voskopojës, që në sajë të një sërë fqktorësh me karakter ekonomik dhe politiko-shoqëror arrrti kulmin e zhvillimit të tij ekonomik e kulturor në gjysmën e parë të shek. XVIII, trashëgojmë mjaft monumente që i përkasin periudhës së lulëzimit të gjithanshëm të tij. I vetmi monument, që ka arritur deri në ditët tona nga shek. XVII, domethënë nga periudha kur fshati i Voskopojës ishte në kapërcyell të rritjes së tij për të marrë fizionominë e një qendre ja të papërfillshme zejtaro-tregtare, është kisha e manastirit të shën Prodhromit.
Ky manastir gjendet nga ana veriore e Voskopojës, në një largësi rreth dy km tej kodrave të kishës së Shënepremtes, më e hershmja e kësaj qendre mesjetare. Pozita natyrore e këndshme që është zgjedhur për ndërtimin e këtij manastiri, në një lartësi 1279 m në mes të borigave e blerimeve dhe ujërave të rrjedhshme, mbrojtur nga erërat dëmtuese, lejon soditjen e një panorame të rrallë. Horizonti i gjerë, që shtrihet nga ana jugore dhe që
përvijon larg drejt kodraye e yargm.aleve të mbu-shura me bimësi, qrrin deri në Lenie, Ostroyicë dhe majat e Tomorit.
TË DHËNA HISTORIKE PËR MANASTIRIN
Mbi rrethanat, në të cilat u hodhën themelet e para dhe kohën e ndërtimit të këtij manastiri si dhe pikturimit të kishës së tij, ka të dhëna dokumentare, që përkojnë, midis tyre. Së pari, flet mbishkrimi i gdhendur mbi mermer në faqen e brendshme të derës së kishës, sipas të cilit punimet e ndërtimit të kishës kanë filluar në vitin 1632, kurse pikturimi i saj ka përfunduar në vitin 1659, domethënë 27 vjet pas hedhjes së themeleve. Punimet e ndërtimit të kishës duhet të kenë vazhduar dy vjet. Kjo del nga burimi i dytë, siç është kronika e nxjerrë prej një kodiku të vjetër të këtij manastiri, sipas të cilit ndërtimi i kishës ka marrë fund në vitin 16344. Meqenëse shënimi nga kodiku jep datë themelimi vitin 1634, kurse mbishkrimi, edhe pse sqarues, por jo dhe pa të meta, jep vitin 1632, E. Kurilla6 jep këtë shënim: «Sigurisht ndodhi gabim ose në kopjim ose tipografik, sepse nuk pajtohet me sa thotë botuesi më poshtë, i cili nuk pa fare kontradiktën». Sipas mendimit tonë mundësitë janë që njëri të flasë për hedhjen e themeleve dhe tjetri për përfundimin e punimeve. Në një gojëdhënë korçare bëhet fjalë se manastiri i shën Prodhromit ka qenë një ndërtim i vogël më i vjetër i ngritur nga murgj voskopojarë, boboshtarë e mborjarë.
Rrënojat e ndërtimeve të dikurshme rreth kishës fënë të kuptohet se ç'qendër e madhe ka qenë ky manastir, i cili lidhej me qytetin me rrugë kalldrëmi, që aty-këtu ruhet pjesërisht. Manastiri ka qenë një godinë e madhe dykatëshe, me dhjetëra konakë, në trajtën e shkronjës L. Pranë manastirit dikur ka qenë edhe një kishëzë (parakiis) me emrin e Trearkondëve, por që e lë me kohë pas dore është kthyer në gërmadhë.
Siç del nga të dhënat e kodikut dhe burime të fjera (Vaigandi, Martiniani, Kurilla, Qafëzezi) ky ansambël monumental u rrit nga një faltorë e vogël private, që ka qenë fillimisht. Ndërmejt të tjerëve, në qytet si ktitorë fillestarë të dëgjuar për ndërtimin e këtij manastiri përmenden Andon Shipckjoti dhe Gjergj Guco e Mihal Milingjeri.
Nga kodiku mësojmë gjithashtu se Partheni (1765-1783), krahas rikopjimit dhe plotësimit të kodikut, bëri njëkohësisht meremetime dhe shtesa në ndërtesat e manastirit. Shtesa u janë bërë konakëve të manastirit edhe në vitin 1910. Nga përshkrimet që kemi, para Luftës së Dytë Botërore numri i dhomave të manastirit arrinte në dyzet.
ARKITEKTURA E KISHËS
Ndryshe nga kishat e tjera të Voskopojës, të tipit bazilikal, kisha e manastirit të shën Prodhromit dallohet në arkitekturë si tip tjetër në konceptimin e hapësirës së brendshme, duke qenë kishë e stilit bizantin në formë kryqi, e përbërë nga narteksi i thjeshtë, katolikoni në trajtë qemerësh me ndriçim të pamjaftueshëm me kube në gjysmë rrethi, nga absida në formë kamare shumë harmonike. Ajo ka një organizim planimetrik e vëllimor më të zhvilluar se kishat e tjera të kësaj kategorie. Në të kemi një hapësirë përpara absidës, që krijohet nga vendosja e dy pilastrave suplementare.
Kisha është trekonkëshe me kupolë mbi tambur dhe me qemere e kalota sferike mbështetur mbi dy pilastra të lirë dhe katër shtylla, tip trenefshe, me përmasa që përkapin 10.65 m x 6,45 m, ndërsa lartësia e nefit qendror arrin 9,30 m.
Nga një kalkografi e shek. XVIII ku figuron manastiri me gjithë kishën, vrojtojmë se kisha ka qenë e pajisur me dy kupola me tambur poligonal (6-faqëshe) me nga tri dritare të ngushta në çdo faqe. Me kalimin e kohës, siç duket, dy kupolat janë degraduar e rrëzuar dhe në vendin e tyre sot ka vetëm një, që është rindërtim i vonshëm me tambur po gjashtëfaqësh, por vetëm me 4 dritare gjithsej.
Muret e anëve veriore, perëndimore e jugore të narteksit përmasat e të cilit arrijnë 6,45 m x x 5,60 m janë rindërtuar sërish, kështu që prej narteksit të njëkohshëm me ndërtesën fillestare të kishës sot qëndron vetëm muri lindor.
Në ndryshim me kishat e tjera, që në shumicën e rasteve kanë hyrje si nga ana jugore e naosit qshtu edhe nga ana perëndimore e narteksit, në kishën që ne kemi në shqyrtim hyrje e vetme është ajo e narteksit, nga dera e brendshme e të cilit kalohet në naosin e kishës. Në të dy krahët e portës kryesore ka nga një dritare me hark. Të njëjtat përmasa e trajtë ka edhe një dritare tjetër nga ana jugore e narteksit.
Absida është pesëfaqëshe dhe ndriçohet nga një dritare e vogël, kurse dy të tjera anash në faqen lindore të murit të kishës plotësojnë deri diku ndriçimin e protezisit dhe diakonikonit. Me nga një dritare janë pajisur edhe dy konkat anësore.
Nga ana jugore e kishës, për mbrojtjen e së cilës janë vendosur dy kundërforca në të dy krahët e konkës, janë çelur vonë dy dritare të reja për të përmirësuar ndriçimin e pamjaftueshme të saj. Në pandativat e kishës janë vendosur 12 enë boshe nga 3 në secilën, që me brimat e tyre ato dalin në interierin e kishës. Këto enë vendoseshin në kupolat e kishave për akustikë dhe për të lehtësuar peshën.
I tërë ansambli i manastirit nga ana jugore dominohet nga një kumbanore e madhe katrore në hyrje, e cila ka pësuar cungime e deformime. Përmes portës së hyrjes, ndën kumbanore, me një kalim të harkuar, dilet në oborrin e manastirit, përballë të cilit (brenda mureve rrethuese) ndodhet kisha.
Në vitin 1955 në këtë monument me vlerë janë kryer disa punime konservimi e konsolidimi, në sajë të të cilave kisha u shpëtua nga rreziku i shembjes. Të kësaj kohe janë dhe dy kundërforcat që përmendëm më sipër.
PIKTURA DHE PUNIME TË TJERA ARTISTIKE
Krejt monumenti është i mbuluar me afreska, nga të cilat ruhon në gjendjen fillestare të padëmtuara vetëm ata të faqes lindore të narteksit të vjetër.
Eksplozionet e forta nga zjarri i vitit 1943 shkaktuan plasje të mëdha në kube të kishës dhe në murin jugor të saj, duke dëmtuar rëndë pikturat e naosit dhe të zonës së absidës, të cilat sot paraqiten të çngjyrosura. Këto piktura kanë pësuar një proces transformimi për shkak të djegies, që ka sjellë zhdukjen e pelikulit të ngjyrave, duke lënë të dukshëm krejt vizatimin si dhe intonacionin e ngjyrave bazë gati në monokrom në kafe dhe në disa vende në intonacione blu.
Piktura e faqes lindore të narteksit, i cili nuk mori zjarr, ruan pak a shumë konfiguracionin e mbulesës së vjetër të narteksit dhe përbëhet nga dy skena gati të plota në të dy anët sipër derës së hyrjes që të çon në naos, si dhe nga disa portrete më këmbë dhe në medalione. Dy nike në të dy krahët e derës janë gjithashtu të pikturuara. Këto piktura i përkasin shekullit XVII dhe janë të një niveli artistik të mirë, që dëshmojnë se kisha ka qenë e pikturuar nga mjeshtër të sprovuar.
Mjeshtri freskograf zotëron mirë tematikën si edhe mjeshtërinë e pikturimit, figurat janë të vizatuara ngurtësisht simbas traditës, duke vënë re dhe një farë karakteri skematik në trajtimin e tyre. Ngjyrat në pjesët e pikturës së padëmtuar janë të fuqishme, e kuqja dhe e zeza janë kryesisht ngjyra që mbizotërojnë. Piktura është e mbuluar nga një shtresë verniku dhe është bërë vetëm një tentativë e vogël pastrimi në figurën e një engjëlli në nikën e krahut të majtë të narteksit. Brezi i poshtëm i narteksit, pikërisht ndën pikturat murale, përshkohet nga një dekoracion me një sërë motivesh, që përmbajnë kryesisht figura bimore e shtazore si shpendë, grifone e të tjera figura mitologjike të trajtuara në formën e një motivi dekorativ të përsëritur, që të kujton gërshetime stilesh të ndryshme dhe karakterin e motiveve të përdorura për zbukurimin e ikonostaseve të gdhendura në dru dhe nëpër drapëri. Përdorimi i një motivi të tillë, me sa dimë, është një rast shumë i rrallë që ndesnet në pikturën murale të kishave tona.
Për të përcaktuar autorin e pikturimit të kësaj kishe, duhet të shërbehemi nga shqyrtimi kritik i dy dokumenteve historike: dokumenti mbishkrimor mbi pllakën e murosur në arkitrarin e derës së kishës dhe te kodiku i botuar nga Martiniani. Prej këtij të fundit (Symbolai.... f. 124) nxjerrim vetëm se “Ktitori i parë ka qenë murgu Andon dhe ndihmoi Guco dhe Milingjeri”. Duke e krahasuar këtë me përmbajtjen e mbishkrimit, të bie në sy menjëherë kontradikta. Sipas mbishkrimit ktitor del Gjergj Guco dhe jo murgu Andon. Kjo duhet të jetë më e besueshme dhe mund të nxirret si përfundim edhe nga vetë zbërthimi i shkrimit të kodikut, sipas të cilit Guco vihst në rolin e atij që ka ndihmuar (sigurisht nga ana materiale). Për sa i përket pikturimit të kishës, mbishkrimi na duket se është më i qartë: «U pikturua ky tempullme ndihmën dhe mundimin (nënvizimi ynë) e z. Andon Murg. . .». Më tutje mbishkrimi sqaron për njerëzit që kanë përballuar shpenzimet e pikturimit, kështu që përfundimi që nxjerrim ne është se pikturat e kësaj kishe janë vepër e murgut Andon Shipckjoti nga fshati më i afërt i Voskopojës, Shipcka. Origjinën e tij e marrirn vesh nga hyrja e kodikut të shën Prodhromit, ku murgu Andon Shipckjoti përmendet ndër tre ktitorët më të dëgjuar për ndërtimin e këtij manastiri. Edhe në ndonjë shkrim të mëvonshëm lexojmë se stolisja me kujdes e kishës me piktura ka qenë vepër e murgjve të atëhershëm të këtij manastiri.
Në përshkrimet që na jepen nga vizitorë para djegies së vilit 1943 flitet për pajisje të brendshme të kishës mjaft të pasura në ikona e piktura murale, punime të skalitura në dru, kandelabra (shandanë) gjigande e llampa të varura, gjë që pasqyron edhe dashurinë e voskopojarëve për arlin, gjendjen e tyre të pasur ekonomike dhe qytetërimin që ata kishin arritur. Ikonostasi dhe froni i dhespotit, në të cilët janë ekzekutuar me mjeshtëri punime të gdhendura në dru me teknikën e tejshpimit, me motive bimore dhe shtazore, janë sjellë këtu pas çlirimit nga kisha e Shënepremtes. Megjithatë ruhet këtu edhe një pjesë e anës së sipërme të ikonostasit të vjetër të vetë kësaj kishe, ngelur nga djegia e vitit 1943, nga e cila mund të vërehet niveli artistik i punimit të tij, objekt i gdhendur mjeshtërisht në dru, me figura bimore e shtazore të trajtuara bukur.
Kisha e manastirit të shën Prodhromit është një monument i rëndësishëm jo vetëm për vlerën historike që ka si ndërtim i vetëm i shek. XVII që ruajmë nga ky qytet mesjetar. Ajo dallohet edhe për sa u përket elementeve dhe trajtimit arkitektonik si kishë trekonkëshe e stilit bizantin në formë kryqi dhe si e tillë zë një vend të posaçëm në monumentet e kësaj kategorie në mbarë vendin. Jo më pak të rëndësishme janë edhe vlerat artistike, që me gjithë rrebeshet e kohës, kanë mundur të ruhen në këtë monument, veçanërisht pikturat murale që janë vepra të bukura të një artisti vendës.