Strobili
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Strobili

Për një kështjellë me emrin Strovil (Astronil, Struvil, Strival, Castrovillari) të ngritur nga Gjon Zenebishi në Vageneti, në terri- torin e Butrintit, flet Stefano Magno në " Analet" e tij. Në fakt, për Strovilin (Cruvilia), në territorin e Butrintit (quendam locum vocatum Cruvilia situm in territorio Bontrintoi) flitet edhe më herët, në vitin 1444. Më 20 gusht 1455, djali i Gjonit, Simon Zenebishi kërkoi t'i vendoste zotërimet e veta nën mbrojtjen e Mbretit të Napolit. Ky pranoi dhe i dërgoi Zenebishit flamurin napolitan, që sundimtari shqiptar e ngriti mbi kështjellën e tij. Më 26 gusht 1455, vetë Mbreti Alfons V i Napolit i shkruante tashmë vasalit të tij, Simon Zenebishit, zot i kështjellës së Strobilit në Shqipëri (magnifico viro Simoni Gimbixi, domino castri Villari in Albania, fideli nostro dilecto) 4m. Ndërkohë, një djalë i Simonit, ishte arratisur nga oborri i Sulltanit dhe kishte gjetur strehë tek Mbreti i Napolit, prej të cilit u pagëzua me emrin Alfons. Ngritja e kësaj baze napolitane fare afër Butrintit venecian, e shqetësoi Republikën, aq më shumë që ajo ishte informuar se në kështjellën e Strobilit ishte vendosur edhe një kontingjent me ushtarë napolitanë. Në nëntor 1456 në Venedik druheshin se Simon Zenebishi dhe djali i tij, tashmë vasalë të mbretit rival të Napolit, do sulmonin zotërimin venecian të Butrintit. Në fakt, jo vetëm kjo nuk ndodhi, por në vitet në vijim Simon Zenebishi mori një distancë nga Napolitanët, duke dëbuar prej Strobilit ushtarët aragonezë, dhe rindërtoi një marrëdhënie të ekuilibruar me Venecianët e me Turqit, duke arritur ta mbajë kështjellën deri aty nga viti 1463. Dhe kur midis Venecianëve dhe Turqve filluan të duken shenjat e një konfontimi të ri dhe Republika u lidh, më në fund, në një aleancë të fortë me Gjergj Kastriotin, fati i Strobilit u vendos në favor të Venecianëve. Në fakt, përpara shtatorit 1463, një Korfiot me emrin Gjon Vllasi, pas çdo gjase shqiptar, e mori Strobilin në emër të Republikës së Venedikut dhe u caktua bashkë me të vëllain, Mikelin, për mbrojtjen e kështjellës nga sulmet turke.

Më 1472, siç thotë Marin Sanudo, Senati vendosi që fituesit të Strovilit, Giovanni Vlassi (Zuane Valassi) t'i akordoheshin 800 dukatë nga të ardhurat e atyshme, dhe 200 dukatë të tjera nga arka qendrore e të mbante 20 stratiotë.

Përpara gushtit 1473, Strobili u pushtua nga Napolitanët (castello de Strovili havuto noviter). Në planet e Mbretit të Napolit kështjella e Strobilit kishte fituar edhe njëherë funksionin e një baze fillestare nga ku Turqit mund të shtyheshin dora-dorës jashtë Shqipërisë dhe Napolitanët të zgjeronin zotërimet e tyre në këtë vend.

Por, pas një intervali të shkurtër në duart e Aragonezëve të Napolit, Strobili duhet të ketë kaluar përsëri në duart e Venecianëve. Në fakt, në vitin 1510 dëgjojmë të flitet për një Lekë Borshi, komandant stratiot nga Korfuzi, por siç shihet shqiptar, i cili kishte pushtuar me zgjuarsi kështjellën e Strobilit për llogari të Venecianëve (Lecha Borsi is fuit qui ingenio et arte sua castrum Strevilli e regione Corcyrae in potestatem nostram tradidit). Sigurisht bëhet fjalë për një pushtim të dytë, pas atij të vitit 1463 të Gjon Vllasit. Megjithatë, pas paqes veneto- turke të vitit 1479, Strovili i kaloi Turqve dhe Ahmet Gedik Pasha urdhëroi që edhe kjo kështjellë të bëhej rrafsh me tokën, njëlloj si Bastia, Arilla dhe Fanari.

info@balkancultureheritage.com