Struktura administrative osmane
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Struktura administrative osmane

Ishte në traditën e turqve t'iu jepnin djemve të tyre të parë titullin pasha. Në këtë mënyrë, Sylejmani, djali më:i madh i Orhan Gaziut, u quajt Sylejman Pasha. Sulltan Muradi e emëroi Xhendereli Kara Halilin si yezir me titullin "Hajreddin Pasha", i cili u zëvendësua pas vdekjes, në vitin 787/1385, nga djali i tij Ali Pasha (809/1407). Zyrtarët e lartë konsideroheshin si djemtë e mëdhenj të sulltanit dhe për pasojë iu jepej gjithashtu titulli Pasha. Pas hapjes së territoreve të reja në Evropë, Llalla Shahin Pasha u caktua Bejlerbeg (emirul umera) i Rumelisë dhe u pasua në këtë post nga Timurtash Pasha. Kur ky i fundit dhe disa bejlerë të tjerë u ngritën në gradën e vezirit, Ali Pasha u veçua nga ata duke u quajtur vezir-i a'zam. Ndërsa në Anadoll u caktua një Bejlerbej tjetër me seli në Ankara.

Osmanët caktuan një sanxhakbej për çdo sanxhak (rajon), dhe një kadi (gjykatës i sheriatit) i dli kishte fuqi ligjore, dhe ekzekutive në çdo kaza (qytezë). Gjatë fushatave të xhihadit, kadiu i kryeqytetit osman shoqëronte ushtrinë. Xhendereli Kara Halili u caktua gjatë viteve të para të periudhës së Sulltan Muradit, në postin e ri të kadiaskerit (gjykatësit ushtarak), ndërsa shehzadet (bijtë e sulltanit) u caktuan sanxhakbej në Anadoll për tu trajnuar në administratë. Një post tjetër ishte ai i defterdarit, që ishte përgjegjës për çështjet fiskale të Devletit. "Kaza" do të thotë "qarku" për të cilin përgjigjet kadiu. Me fjalë të tjera, kadiu osman kryente detyrën e kryetarit të bashkisë dhe të guvernatorit të qytetit, prokurorit publik, gjykatësit, drejtorit të arsimit, drejtorit të vakëfit (fondacioneve fetare) të gjitha së bashku.

Sulltan Jëlldërëm Bajezid Hani 1389-1402

Pas fitores në betejën e Kosovës, osmanët përvetësuan një pjesë të madhe të Serbisë. Ndërkohë, trupi i Sulltan Muradit u dërgua në Bursa ku do të varrosej. Në këtë qytet u ndërtua tyrbe dhe një xhami në kujtim të tij.

Jëlldërëm (Vetëtima) Bajezidi u martua me Olivera Despinën, vajzën e Llazarit, duke fituar kështu miqësinë dhe besimin e serbëve. Ata pranuan t'ia jepnin luftëtarët e tyre ushtrisë së Jëlldërëm Bajezidit, por, në të njëjtën kohë, nëpërmjet kësaj gruaje, në oborrin Osman hyri pija dhe argëtimi.

Hoxha Firuz Beu depërtoi në pjesën veriore të Bullgarisë dhe e hapi qytetin Vidin ndaj Islamit, kaloi Danubin dhe sulmoi disa rrethe të Vllahisë.

 Jëlldërëm Bajezidi priti përfaqësues nga Venediku dhe Gjenova, që erdhën në Edrene (Edime) për ta uruar atë. Ai rinovoi marrëveshjet e tregtisë me ta, por nuk harroi të përmëndte dhe qëllimin e tij për të avancuar drejt Romës. Në këtë mënyrë, ai deklaroi pozicionin e tij ndaj botës së krishterë dhe u përpoq të arrinte një pakt me memlukët kundër valëve të Kryqëzatave në Evropë.158

Nga ana tjetër, bejliket: e Ajdënit, Saruhanit, Menteshes, Germijanit, Hamidit, Tekes dhe Kadi Burhaneddinit krijuan një aleancë nën udhëheqjen e Bejlikut të Karamanit. Ata hynë në territorin osman, ndërkohë që Jëlldërëm Bajezidi ishte i angazhuar në Rumeli. Sapo mori njoftimin për sulm, ai u kthye në Anadoll me një ushtri të fuqishme. Bajezid Hani drejtoi vëmendjen e tij nga Bejliku i Ajdënogllut (Aydinoglu). Beu i Ajdënit organizoi ceremoni të veçanta për nder të Devletit Osman. Ai urdhëroi mbajtjen e hutbes për Namazin e së Xhu-masë 'në emër të sovranit osman, si dhe përdorimin e sikkes (monedhës) osmane, duke qenë se të dyja këto ishin shenja të sovranitetit. Megjithatë, osmanët ua lanë adininistrimin e vakëfeve ish-drejtuesve të tyre, djemve të Beut të Ajdënit, të cilët, nën stmdimin osman, vazhduan të përparonin dhe të ishin të respektuar. Administrimi i vakëfit nënkuptonte garantimin mjaft të mirë të jetesës; muteveliu (administratori) i vakëfit mblidhte gjithë të ardhurat, harxhonte sasinë e nevojshme për detyrat e caktuara dhe jetonte me pagën e marrë nga të ardhurat e vakëfit. Me pak fjalë, posti i mutavelliut, i siguronte atij dhe pasardhësve të tij një jetesë të mirë.

Bajezid Hani mori në vitin 792/1390 bejlikun (emiratin) e Saruhanit dhe provincën e Menteshesë, pa ndonjë luftë serioze.161 Bejliket e tjera të Anadollit shpejt kuptuan se osmanët ishin të vendosur për të krijuar bashkimin e forcave muslimane në këtë rajon. Ndaj dhe ata iu bashkuan gradualisht Devletit Osman në një mënyrë apo tjetrën.

Bajezid Hani e hapi qytetin Allashehir (Filadelfia) ndaj Islamit, duke ia marrë atë Perandorisë Romake. Ky vend kishte mbetur si një ishull mes Bejlikeve muslimane. Duhet theksuar se për të marrë kështjellën e Allashehirit, Bajezid Hani e shfrytëzoi Joanisin V, pasi ai e kishte marrë fronin romak me ndihmën e Bajezidit së bashku me djalin e këtij të fundit, Manuelin II, dhe forcat romake për marrjen e kështjellës së Allashehirit.

Ndërkohë, Bajezid Hani marshoi drejt Evropës, nëpërmjet Gelibollusë, për të përhapur Islamin, si kreu i një strukture shoqëroro-politike, qëllimi i ekzistencës së të cilit ishte të zbatonte detyrën e xhihadit, si dhe të aneksonte Hungarinë. Gjatë rrugës u zbulua një spiun, me gjasë i dërguar nga Perandoria Romake, për të paralajmëruar Hungarinë nga çdo sulm i pritur osman. Me sugjerimin e Kara Timurtash Pashait, Bajezid Hani, si fillim, vendosi ta merrte vetë Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë Romake, dhe, në të vërtetë, e rrethoi këtë qytet. Jëlldërëm Bajezid Hani i kërkoi Joamsit V Paleologos të ngrinte rrethimin e Stambollit dhe perandori pranoi. Pas vdekjes së perandorit, Bajezid Ham i kërkoi djalit të Perandorit, Manuel II Paleologos, perandorit të ri, që të lejonte krijimin e një lagjeje turke në Stamboll, ndërtimin e një xhamie, vendosjen e një gjykate nën drejtimin e një kadiu osman, si dhe ta rriste tagrën që i paguhej prej tyre Thesarit Osman. Duke u mbështetur në muret rrethuese të qytetit, si dhe mbështetjen nga Evropa, perandori nuk i pranoi këto kërkesa. Për këtë arsye, Jëlldërëm Bajezidi e rrethoi qytetin, duke marrë të gjitha tokat përreth qytetit deri në kufirin e murit rrethues. Rrethimi zgjati 7 muaj dhe gjatë kësaj periudhe uria mbizotëroi në qytet. Perandori Manuel kërkoi ndihmën e Evropës. Duke qenë se u njoftua se Mbreti Hungarez Zigismundi (Szigismund) po përgatitej për të marshuar me ushtrinë e tij drejt Bullgarisë, Jëlldërëm Bajezidi pranoi të ngrinte rrethimin e qytetit me kusht që:

1.            Perandoria Romake fiu jepte 700 shtëpi muslimanëve, të cilët do të krijonin lagjen e tyre turke në Stamboll.

2.            Të vendosej një gjykatë muslimane në Sirkexhi, në Stamboll.

3.            Devleti Osman të emëronte një kadi në këtë gjykatë.

4.            Të ndërtohej një xhami në Stamboll.

5.            Osmanëve fiu jepej toka midis Gallatas dhe Kagët'hanes (Kagithane) (jashtë mureve rrethuese të qytetit), vend në të cilin ata do të vendosnin një gamizon.

6.            Të rritej shuma e parave që Perandoria Romake i paguante si tagër Thesarit Osman.

7.            Thesarit Osman fi jepej 1/10 e fitimit nga taksat e mbledhura nga pemishtet dhë të mbjellat jashtë mureve rrethuese të qytetit.

Perandori Manuel II i pranoi këto kushte, dhe një gamizon osman prej 6000 ushtarësh u vendos në zonën midis Gallatës dhe Kagëf hanes, që ishte nën sundimin e Gjenovës.

Pasi e ktheu me anë të këtij traktati Perandorinë Romake në një Perandori jo efektive, Jëlldërëm Bajezidi drejtoi vëmendjen e tij në frontin e Rumelisë, u përball me një ushtri të madhe hungareze në Nagy-Oloz, dhe e mundi atë në vitin 793/1391.

Në vitin 793/1391, Sulltani memluk i Egjiptit, që ishte dhe mik i Halifit Abasid në mërgim, e quajti Jëlldërëm Bajezidin -"Hija e Allahut mbi Tokë" dhe "Sulltanin e Muslimanëve" fakt ky që tregon fuqinë politike dhe ushtarake që kishte fituar Devleti Osman.

Bajezid Hani ndërtoi, në bregun e Bosforit të Anadollit, Gyzelxhe Hisarin. Pas rrethimeve të shumta me intervale, Perandoria Romake pranoi të paguante 10.000 monedha floriri si tagër vjetore.

Me Perandorinë Romake, Bullgarinë dhe Serbinë nën vasalitetin Osman, Hungaria mbeti fuqia e vetme në Evropë, që i rezistonte mësymjes osmane. Territoret që zotëronte kjo fuqi shtriheshin nga Dalmacia në veri, deri në Beograd në jug, dhe njihej nga prijësit vllahë dhe nga moldavët si kryezot i tyre. Mbreti Hungarez Zigismund (1387-1437) bëri përpjekje për të nxitur botën e krishterë kundër turqve, por drejtuesit perëndi-morë evropianë ishin të angazhuar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ndër të tjera, situata në Himgari nuk ishte në gjendje të mirë, për shkak të përçarjeve të brendshme ndënnjet baronëve dhe administratës qendrore, si dhe ndërmjet fshatarëve orto-doksë dhe fisnikëve katolikë.

Mbreti Zigismund, si pasardhës i dinastisë së Luksenburgut, u zgjodh mbret i fronit të Hungarisë, kur mbreti i fundit hungarez, Luisi, vdiq pa lëne pas një trashëgimtar. Ai u zgjodh Mbret i Hungarisë, për shkak të statusit të tij si dhëndër i mbretit të ndjerë. Duke qenë se merrte tagër nga Republika e Venedikut, qëllimi i parë i Mbretit Zigismund, ishte të merrte Perandorinë Gjermane dhe Mbretërinë e Polonisë dhe të Bohemisë. Megjithatë, ai nuk ishte krejtësisht indiferent ndaj avancimit osman drejt Evropës, dhe përhapjes së Islamit në këtë vend. Në këtë mënyrë, Zigismundi sulmoi qytetin Nigbollu, të cilin osmanët e kishin marrë në vitin 794/1392, por Jëlldërëm (Vetëtima) Bajezidi erdhi menjëherë nga Anadolli në skenën e luftës dhe Zigismimdi u largua nga Nigbollu, duke arritur të arratisej nga fushëbeteja pa u kapur rob,169 Jëlldërëm Bajezidi shkatërroi mbretërinë vasale bullgare, duke marrë dhe krye-qytetin e tyre, Tëmovo, në vitin 795/1393, si dhe pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të Dobruxhës dhe Vidinit, që mbetën nën sundimin e princërve të vegjël bullgarë.

Në vazhdim të përmbushjes së detyrimit të xhihadit, Jëlldë-rëm Bajezidi i hapi ndaj Islamit qytetet e Selanikut dhe Jenishehirit (Larisa), në Xhumadel Ahire 796/prill 1394. Më pas, osmanët avancuan drejt veriut të Shqipërisë përgjatë lumenjve Buna dhe Drini, duke përvetësuar territoret në jug dhe jug-perëndim të Shkodrës. Në atë kohë, në Shqipëri, kishte feudalë të vendit dhe me prejardhje të tjera. Këta feudalë ishin në varësi qoftë të venedikasve, që vinin nga perëndimi, ose të osmanëve nga lindja, të dlët ishin në procesin e përhapjes së fesë islame në rajon.

Ndërkohë, Beu i Karamanit, që më parë kishte qenë një nga bejliket më të fuqishëm të Anadollit, planifikonte të zgjeronte territoret e tij në Anadoll, në dëm të osmanëve, të cilët atëherë ishin të angazhuar me fushatat e tyre të xhihadit në Evropë. Pas suhnit të tij kimdër territoreve osmane të pjesës së Anadollit, Bajezid Hani vazhdoi në këtë rajon dhe arriti në Konja, kryeqytetin e Bejlikut të Karamanit. Por, Beu i Karamanit u arratis, ndërsa populli i Konjas vullnetarisht e dorëzoi qytetin nën sundimin dhe sovranitetin osman, veprim ky që u ndoq edhe nga qytete të tjera si: Aksaraji, Nigde (Nigde) dhe Kajseri, duke demonstruar kështu qëllimin e mirë dhe drejtësinë e administratës osmane. Bajezid Hani marshoi për ta marrë qytetin Kastamonu nga Bejliku Xhandarogllu (Jandaroglu), në vitin 794/1392.

Ai mori qytetin e Samsunit nga Bejliku Xhanik në 800/1398, si dhe Sivasin, Tokatin dhe Kajserin nga Devleti i Kadi Burhaneddinit rië 801/1399, ndërkohë që qyteti i Sivasit iu bashkua më dëshirë Devletit Osman, dhe beu i Erzinxhanit u betua për besnikëri, duke u emëruar edhe guvemator nën sun-dimin osman. Jëlldërëm Bajezid Hani hapi ndaj Islamit qytetin e Mallatjas në vitin 798/1396 dhe qytezat Darende, dhe Divrigi (Diivrigi). Qyteti i Amasjas iu bashkua gjithashtu me dëshirë Devletit Osman. Në atë kohë, Devleti Osman u bë i njohur për angazhimin e tij ndaj çështjes së Islamit, si dhe për dëshirën e zjarrtë për të bashkuar muslimanët e Anadollit nën drejtimin e tij. Kështu, muslimanët në grupe iu bashkuan atij.

Duke ndjekur këshillën e djalit të Xhendereli Halil Pashait, Ali Pashait, rrogat e kadive u rritën; u vendos që një kadi do të merrte 20 akçe në 1000 akçe për gjykimin e akteve të trashëgi-misë, si dhe 2 akçe për hartimin e një dokumenti ligjor.

info@balkancultureheritage.com