ADRIATIKU së bashku me tokat përgjatë brigjeve të tij përbën një tërësi gjeografike fizike që nuk është zor të shquhet. F. Braudel-i shkruan se “gjeografia, politika, ekonomia, qytetërimi, feja, të gjitha bashkërendin për të ndërtuar një botë adriatike homogjene”.
Ky mendim ka qenë mbase më i lehtë për t’u mbrojtur në kohën e Filipit II. Sot, deti Adriatik është një kufi politik. Zaten njësitë natyrore gjejnë ngjashmëri në konstruksionet historike vetëm për aq sa e lejojnë rrethanat politike.
Për më tepër, edhe pse deti Adriatik përvijohet qartas dhe ngushtica e Otrantos shënon pa pikë dyshimi caqet e tij jugore, edhe pse lundrimi nuk ka hasur atje kurrëfarë vështirësish teknike të veçanta, kundërvënia është e fuqishme ndërmjet bregut italik dhe bregut dinarik.
Adriatiku përbën një gji të pellgut mesdhetar. Mesdheu ka dete të tjera dytësore rë janë ca si shtojca të hapësirës detare kryesore. Por ama, Adriatiku është gati i mbyllur nga ana e jugut. Në pikën më të ngushtë, kanali i Otrantos është 72 kilometra i gjerë, me fjalë të tjera vetëm sa dyfishi i gjerësisë së ngushticës së Gjibraltarit. Nuk ka dyshim që Adriatiku nuk është një det i mbyllur si Deti i Zi. Ama ai nuk është as i hapur si Egjeu apo deti Tirren.
Në fund të fundit, kanali i Otrantos është një grykëderdhje shtratgjerë. Komunikimi me detin Jon nuk paraqet ndonjë vështirësi të veçantë. Vetë fati i detit Jon është i lidhur ngushtë me atë të Adriatikut. Kanali i Otrantos paraqet interes strategjik: fuqitë kryesore bregdetare janë përpjekur sa e sa herë që t’i mbajnë nën sundim të dyja brigjet e tij. Këtej vjen edhe vlera e ishujve që qëndrojnë si roje në dalje të kanalit. I ndodhur pranë brigjeve shqiptare, ku e kyç Gjirin e Vlorës, ishulli i Sazanit, një shkrep i ngushtë e pa ndonjë liman për të qenë, mori rëndësi vetëm në shekullin XX, kur, pas vitit 1920, Italia e ktheu në vegël të synimeve të saj ballkanike, si dhe më vonë, nga viti 1945 deri më 1960, kur marina ruse dislokoi atje disa nëndetëse. Vështrimi duhet hedhur më tej nga jugu, drejt Korfuzit, për të gjetur një ishull që, për shekuj me radhë, ka luajtur rolin e portierit të Adriatikut. Korfuzi ndodhet disi më i mënjanuar nga kanali i Otrantos, por largësia ndërmjet tij dhe brigjeve të Puljes nuk i kalon kurrë të 100 kilometrat dhe vetë ishulli është ku e ku më i madh, më pjellor e më i rehatshëm sesa Sazani. Sidoqoftë, ishujt Jonianë, ashtu si edhe brigjet kontinentale pas tyre, arrijnë të luajnë ndonjë rol të veçantë vetëm atëherë kur, në sajë të rrethanave politike, bëhen vegël në duart e fuqive rajonale.
Në jug të kanalit të Otrantos, vijat bregdetare shmangen gjithnjë e më larg njëra- tjetrës, aq sa deti Jon nuk është veçse një thjeshtim gjuhësor për të emërtuar hapësirat detare që kufizohen në njërën anë nga brigjet greke dhe në anën tjetër nga ato të Kalabrisë e Siqelisë. Krejt ndryshe nga Adriatiku, deti Jon hapet gjerazi në drejtim të jugut, deri në brigjet e Afrikës.
Fundi i detit Adriatik përbëhet nga disa shkallare të njëpasnjëshme. Në pjesën veriore, një shkallë e parë, në det të hapur përballë lymërishteve të sjella nga delta e lumit Po, lejon zbritjen në thellësira që shkojnë nga 10 deri në 200 metra. Deri tek njëfarë vije që fillon nga mali Gargano në Pulje e zgjatet deri në Dubrovnik, përveçse me ndonjë pëijashtim të rrallë, fundi nuk i kapërcen 200 metra thellësi: në tërë pellgun mesdhetar, rrallëherë qëllon që pllaja kontinentale të jetë aq e shtrirë. Tërë ajo gjerësi e pllajës kontinentale si dhe pruijet e mëdha me ujë të ëmbël, kryesisht falë sjelljes së madhe të lumit Po në këtë det gati të mbyllur, mjaftojnë për ta shpjeguar atë bollëk relativtë jetës detare e, për pasojë, edhe ato burime të peshkimit në det e nëpër laguna. Për më tepër, këto ujëra kanë një njelmësi më të paktë sesa mesatarja e ujrave mesdhetare. Pasuria relative të këtij deti, përsa i përket peshkimit, shpjegohet me shtriijen e pllajës kontinentale si edhe me prurjet e mëdha të lumenjve.
Në juglindje të vijës Gargano-Dubrovnik, fundi zhytet vrazhdë drejt thellësirash mbi 1000 metra, në një hendek të kufizuar nga përthyerje nëndetare marramendëse, si nga ana italiane ashtu edhe nga ajo shqiptare, hendek që pasohet përtej kanalit të Otrantos nga thellësira të cilat radhiten ndër më të theksuarat e pellgut mesdhetar.
Në shkallëzimin e epokave gjeologjike, Adriatiku është një hendek që vazhdon të thellohet. Bregdeti italian i Markeve dhe i Abrucos vazhdon të zhytet, siç e dëshmon edhe relievi ku shenjat e pruijeve lymore janë shumë të kufizuara: aty nuk hasen fusha bregdetare. Në krahun përballë, masa dinarike, në shpatin ballkanik, përkundrazi sa vjen e ngrihet.
Sidoqoftë, kjo skemë e përgjithshme zhvillimi nuk jep shumë dorë për të kuptuar përvijimin e sotëm të bregdetit. Ky i fundit është fryt i një sërë dukurish me pasoja që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Vija e bregdetit adriatik ka evoluar me shpejtësi gjatë kuarternarit. Rreth 50 000 vjet më parë, në periudhën e akullimeve të mëdha e në kohën kur masivet më të larta të Apeninit ishin të mbuluara me akullnaja, Adriatiku ishte tkurrur në një gji, bregu perëndimor i të cilit përkon sot me një vijë që shkon nga Ankona në Split. E gjithë pjesa veriore e Adriatikut ishte mbi ujë. Ngrohja e klimës dhe shkrirja e akullnajave shpunë në disa tejshtrirje detare, më e fundit nga të cilat njihet me emrin e tejshtrirjes flandriane. Atëherë e mori Adriatiku trajtën e tij të sotme. Kjo tejshtriije pati pasoja që bashkëvepruan me gërryerjen e hendekut (në kuptimin gjeologjik të fjalës) ku rrjedh sot lumi Po. Ngritja e nivelit të detit e bëri bregun të zmbrapset, në Veneti dhe në Emilje. Në bregdetin kroat, ajo ka dhënë ndihmesë për krijimin e ishujve paralelë me bregun, ndërkohë që, më parë, këta ishuj kanë qenë të bashkuar
me kontinentin. Historia e Venecies është pikërisht ajo e luftës së qytetit për të qëndruar, duke u mbrojtur në njërën anë nga përmbytjet e lumenjve që zbresin nga Alpet (sidomos Adixhe) e, në anën tjetër, nga “ujërat e larta” stinore (acqua alta) të ndihmuara nga lëvizja e vazhdueshme e uljes së rajonit.
Tejshtrirja pengohet nga lyshtërimi, shkaku kryesor i të cilit është pikërisht lumi Po. Ultësira e Posë është formuar në fakt nga grumbullimi i disa mijëra metra fundërresash të sjella nga rrjedha kryesore, degët e saj dhe lumenjtë bregdetarë që e qarkojnë.
Sondimet e shumta që janë kryer në luginën e gjerë të lumit Po tregojnë trashësinë e pazakontë të fundërresave me prejardhje lumore. Sot llumrat vazhdojnë të grumbullohen e të shkaktojnë përparimin e vijës bregdetare në det, në ballë të deltës. Kjo vijë bregdeti ka qenë më e tërhequr në mesjetë e ca më shumë në kohët e lashta.
Bregu venet dhe emiljan përbën zonën më të njohur të shfaqjes së këtyre dukurive, të cilat janë me pasoja historike të konsiderueshme. Por ai nuk është i vetmi. Të njëjtat shfaqje ndeshen edhe në bregun shqiptar. Ndërmjet deltës së Drinit dhe Vlorës ndodhet një bregdet fushor ku kepe e stome ranore pasojnë njëri-tjetrin duke qarkuar disa laguna, midis deltave të lumenjve të cilët ushqehen me bollëk nga reshjet që bien mbi malet shqiptare. Edhe atje vija e bregdetit ka bërë mjaft përpara, duke i shtyrë drejt brendësisë së vendit ca qytete të lashta e mesjetare si Apolonia, tashmë nja dhjetë kilometra larg nga Adriatiku, porti i së cilës, i ndodhur dikur sipas të gjitha gjasave në një lagunë apo në një degë të lumit Seman, gjendet sot i zhytur nën lymërishte.
Nëse ka një tipar mesdhetar që haset edhe në Adriatik, ky është pikërisht ai i larmisë së peizazheve. Kjo shumëllojshmëri yjen në radhë të parë nga përzgjatja e gjiut Adriatik në gjerësi gjeografike.
Në pellgun mesdhetar, Adriatiku është një gji që futet thellë drejt veriut. Triestja ndodhet pothuajse në të njëjtën gjerësi me Lionin apo me deltën e Danubit, në pellgun e Detit të Zi. Triestja gjendet më në veri sesa Beogradi dhe Bukureshti.
Në pjesën veriore të Adriatikut, vendet bregdetare afrohen pra, përsa i përket peizazhit natyror, me ato të Europës Qendrore: mjegulla dimërore e Venecias është po aq e dendur sa ajo e Milanos a e Lionit. Në pjesën e poshtme të ultësirës së lumit Po, bimësisë nuk i mbetet më asnjë tipar mesdhetar: aty as që bëhet fjalë për ullirin. Në bregdetin e Kroacisë, si në Istrie ashtu edhe në Dalmaci, brenda njëzet kilometrash njeriu kalon nga një peizazh mesdhetar klasik në pyje halore si ato që gjen në Europën Qendrore. Ky kontrast i menjëhershëm krijohet për shkak të pendës malore dinarike që shkon përgjatë bregut, rrafsh me buzën e detit.
Veriu i Adriatikut, një zbritje në det e ultësirës së lumit Po, i kundërvihet jugut të tij që ndodhet nën qiej më të mëshirshëm: gadishulli i Puljes vuan nga thatësira dhe nga zhegu i verës ku temperatura i afrohet nganjëherë asaj të Siqelisë.
Për më tepër, shpati italik dallon nga pjerrësia e kurrizit dinarik, si nga trajtat e relievit ashtu edhe nga vetitë klimatike apo tiparet e mbulesës bimore.
Përvijimi i tyre është gati krejt drejtvizor, nëse përjashtohet e dala e malit Gargano, njëfarë mamuzi i çizmes italiane.
Po të lihen mënjanë ato pak kilometra ndërmjet Triestes dhe Monfalkones, që janë një copëz e Karstit (për italianët, Carso), brigjet italiane mund të ndahen në tri pjesë.
Në veri, nga Monfalkone në Rimini, bregdeti fushor është i kufizuar me një varg lagunash për 270 kilometra: kjo është dalja në det e ultësirës së lumit Po. Kënetat, sot të drenazhuara, kanë qenë dikur shumë të shtrira. Prapa tyre shfaqet, në të dyja anët e Posë, një brez fushash të ulëta që përshkohen nga lumenj të vegjël bregdetarë. Në mes rrjedh lumi Po: e gjithë ultësira është vepër e këtij lumi, delta e të cilit shtyhet tej në det me ujërat që i ndahen në sa e sa jaze. Punimet tharëse, kulluese e ato për sistemimin e lumenjve janë një vepër shekullore që u zbatua kryesisht pas vitit 1850. Por, përpara se të mund t’u bënin pritë lumenjve dhe t’i thanin tokat buzë tyre, njerëzve u është dashur të përballeshin aty për shumë kohë me ethet e malaries.
Në të dyja anët e lumenjve bregdetarë (Izonco, Taliamento, Piave, Brenta, Reno) dhe në të dyja anët e dy organizmave lumorë më të mëdhenj, Posë dhe Adixhes, shtrihen laguna të ndara nga deti prej rripave bregdetarë ranorë që i quajnë lidi. Ravijëzimi i lagunave dhe i gjuhëzave të rërës ndryshon pareshtur, njëkohësisht edhe nën veprimin e rrymave bregdetare, edhe nën atë të formimit të lymërishtave. Lagunat komunikojnë me detin nëpërmjet të quajturve poi'ti: të ngjashëm me ato gryka të cilave u thonë praus në Langëdokun jugor të Francës. Në mëshirën e stinëve dhe të përmbytjeve, grykat zhvendosen. Fushëgropat lymore kthehen atëherë në këneta malarike.
Venecia ka mbetur një port i rëndësishëm falë një përpjekjeje të pandërprerë për hapje kanalesh e për devijimin e lumenjve që mbushnin lagunën. Sidoqoftë, rasti i Venecias përbën një pëijashtim, sepse bregdeti është një varrezë e vërtetë portesh të mbushura me lym e të shtyra në brendësi të tokave nga mbathjet me dhe, si Akuilea në bregdetin e Friulit dhe Ravena në jug të lumit Po, e cila vazhdonte të ishte e braktisur si port, deri kur u gërmua kohët e fundit një kanal detar.
Në qendër, nga Rimini deri në rrëzën perëndimore të Garganos, bregu është po ashtu drejtvizor, por me reliev shumë më të thyer. Aty ka lugina të shkurtëra e paralele që zgavrojnë një botë kodrinash deltinore, shumë të ndjeshme ndaj erozionit. Më tej, në thellësi të vendit, kodrinat deltinore ua lënë vendin ca maleve të thepisura, piramidat gëlqerore të të cilave lartësohen në gati 3000 metra.
Në bregdet, vendet e mbrojtura janë të rralla, me përjashtim të Ankonës, ku ndodhet një liman natyror i strehuar pas një kepi, kepit Konero. Askund gjetiu nuk shihet ndonjë fushë bregdetare, por veç një varg luginash të thella të ndara perj karmash të prera në argjil.
Që nga mali Gargano, peizazhet ndërrojnë kryekëput. Vetë mali Gargano dhe Pulia janë pllaja gëlqerore. I pari arrin në lartësi shumë më të mëdha (1060 metra) dhe është i veshur në shpatin verior me pyje dushku e ahu. Shpatin jugor e mbulojnë kullota të varfëra.
Në jug të Garganos shtrihet fusha e Tavolieres, 100 kilometra e gjatë dhe 50 kilometra e gjerë. Për shekuj e shekuj, ajo ka qenë një vend kullote ekstensive për
bagëtitë e imta shtegtuese. Nëpërmjet sistemit tatimor, shteti e kishte ndaluar me ligj punimin e më shumë se një të pestës së tokave në këto vise, në mënyrë që të siguronte për vete vjeljen e taksave mbi kopetë shtegtuese. Ky sistem ekstensiv vazhdoi për shekuj me radhë deri më 1865, kur, nga e detyrueshme që ishte, kullota u bë e lirë.
Më pas vijnë pllajat gëlqerore të Pulies, që të kujtojnë rrafshnaltat bregdetare të Dalmacisë. Në këto pllaja të nxehta e të thata nuk ka as edhe një vijë uji: për shkak të depërtueshmërisë të gëlqerorëve, uji rijedh vetëm në nëntokë. Për fat, pllajat gëlqerore janë shpesh të mbuluara me terra rossa visharake dhe fushëgropat e tyre janë të mbathura me fundërresa të shkrifta. Prandaj edhe Pulia është kthyer me kohë në një krahinë të pasur bujqësore, plot me vreshta e ullishta.
Bregdeti i Pulies nuk është aq mosmikëpritës sa ai i Abrucos e i Markeve. Por edhe aty limanet janë jo fort të shpeshta dhe në të shumtën e rasteve fare të vogla: dy më të mirat janë ai i Barit e sidomos ai i Brindizit, ku një paraport i thellë dhe i ndarë në dy degë përbën një skelë të volitshme, në një pikë ku gjerësia e Adriatikut vjen e ngushtohet. Nuk ka dyshim që kanali i Otrantos është edhe më i ngushtë, por limani i Otrantos as që i afrohet fare atij të Brindizit. Prandaj nuk është për t’u habitur me mbarësinë jetëgjatë të këtij porti, i cili, në kohët e lashta, ka qenë pikënisja e via Appia-s dhe porti i lidhjeve me Greqinë, rol që e luan edhe sot e kësaj dite.
Brigjet lindore të Adriatikut janë të orientuara nga veriperëndimi në juglindje në bregdetin e ish-Jugosllavisë. Më pas, sapo kapërcehet kufiri shqiptar, drejtimi i përgjithshëm i bregut pëson një përkulje: ngarend prej veriu në jug, nga Shkodra deri në Vlorë. Duke filluar nga Vlora, bregu merr përsëri të njëjtin drejtim që ndjek në bregdetin kroat. Më tutje, Epiri grek e pastaj Peloponezi ruajnë të njëjtin drejtim.
Nuk ka kontrast më të fuqishëm sesa ai ndërmjet fushës së Venetisë dhe Karsos, pas Monfalkones. Nga njëra anë, një hapësirë e vutë, me bujqësi intensive, me rreshtat e saj të plepave dhe, nga ana tjetër, lartësitë prej guri të bardhë gëlqeror, me ca buqeta të rralla bimësie aty-këtu dhe me ato këneta rrëzë tyre, që u bëjnë shoqëri vironjve. Që më 1945, Karsoja italian është i kufizuar brenda një rripi të ngushtë bregdetar, nja njëzet kilometra të gjatë, ndërmjet Triestes dhe Monfalkones.
Nga Triestja deri në kufirin shqiptar, bregdeti i asaj që dikur quhej Jugosllavi paraqet veçori fizike tejet të theksuara: është një bregdet që përkon me një masiv gëlqeror të fuqishëm e të rrudhosur, pjesërisht të përmbytur nga ngritja e nivelit të ujërave detare. Përgjegjëse për vijën bregdetare është tejshtrirja flandriane dhe kjo dukuri ka zgjatur të paktën deri në shekullin III të erës sonë. Në vijë ajrore, ky bregdet është 600 kilometra i gjatë, por mënyra se si shpaloset e shpie këtë gjatësi në 2000 kilometra.
Atij i paraprijnë një mori ishujsh të të gjitha përmasave, ishuj të shtrirë për së gjati paralelisht me bregun. Këta ishuj përkojnë me majat e rrudhave që kanë pësuar fundërresat gëlqerore të karstit. Ngritja e nivelit të ujërave detare që nga epoka akullnajore i ka përmbytur luginat, duke i kthyer këto pala sinklinale në kanali. Herë-herë, disa radhë ujëdhesash të vockla dëshmojnë për ravijëzimin nëndetar të një antiklinaleje. Në shumicën e rasteve, fshatrat dhe portet gjenden në bregun jugor të ishujve, për shkak të erërave të rrëmbyera që fryjnë vazhdimisht nga veriu. Trajtat bregdetare janë krejt të freskëta: aspak lyshtëra, sepse lumenjtë janë të rrallë dhe rrëketë që rrjedhin nga prapatoka gëlqerore i kanë ujërat të kulluara. Edhe grykëderdhjet e tyre, si ajo e Kërkas në Shibenik, janë të pushtuara nga deti dhe, njëlloj si riat bretone, janë më të gjera nga sa e kërkon prurja e rrjedhës së ujit. Në gjithë këtëbregdet ka vetëm një deltë, ajo e Neretvës, sepseky lumë buron nga Bosnja Qendrore, një zonëku shkëmbinjtë janë të shumëllojshëm dhe jo më vetëm gëlqerorë: ujërat e tij, më të ngarkuara me lyme, i grumbullojnë ato në deltë; ky është edhe vendkalimi më i lehtë përmes rrafshnaltave të Karstit ndërmjet prapatokës dhe bregdetit.
Pllajat e Karstit përbëhen nga një trashësi e stërmadhe (mbi 1000 metra) shkëmbi gëlqeror krejt të pastër. Në bregdet, këta gëlqerorë zbresin shumë nën nivelin e detit. Trajtat e karstit janë aq të veçanta saqë çdo terminologji e lidhur me to është huazuar nga serbokroatishtja: fjala karst është bërë një emër i përgjithshëm; flitet për reliev karstik dhe fushëgropat e mbyllura quhen dolina uvala ose polje, sipas përmasave që kanë. Ndërsa ponore quhen honet nëpërmjet të cilave rijedhat e ujit humbasin në brendësi të nëntokës.
Në fakt, tipari kryesor i sistemit karstik është qarkullimi nëntokësor i ujërave. Lumenj të shumtë zhduken në një pjesë të rijedhës së tyre për të dalë sërish më tutje: qëllon që këta vironj të hdodhen edhe në ishuj apo brenda në det.
Termi karstik i shkon për shtat si bregdetit ashtu edhe prapatokës. Malet e brendshme paraqesin të njëjtat veçori gjeologjike me bregdetin: edhe atje sundon shkëmbi gëlqeror. Ata paraqiten në trajtën e një trekëndëshi, njërën nga brinjët e të cilit e formon bregu adriatik, një trekëndëshi ku këndi më i ngushtë, i kthyer në drejtim të veri-perëndimit, lidhet me sistemin alpin, ndërsa brinja e kundërt përkon me luginën e Moravës, dikues i bregut të djathtë të Danubit. Lartësitë nuk i kalojnë 2900 metrat. Majat më të larta ngrihen thikë mbi bregdet, aq sa vija ujëndarëse midis shpatit adriatik dhe shpatit danubian kalon fare pranë brigjeve të Adriatikut. Lumi Kupa, degë i Savës që derdhet vetë në Danub, buron vetëm 25 kilometra nga buzëdeti adriatik. Në shumë vende, si në Velebit, në jug të Rijekës, mali ngrihet mbi det si të ishte një mur.
Prandaj ndikimet klimatike të Mesdheut janë të kufizuara rreptësisht. Të gjitha këto male kanë një klimë kontinentale të tipit të Europës Qendrore, e cila sjell në dimër acare të mëdha. Ashpërsia e dimrave e prek madje edhe bregdetin. Bora, era dimërore e veriut, që fryn nga malet me borë, e mbyll hyrjen në porte, i shkreton brigjet veriore të ishujve ku vendbanimet tkurren në shpatet jugore. Ulliri, shumë i kërcënuar prej ngricës në Istrie, shihet vetëm në jug të Splitit. Agrumet mund të rriten vetëm nëpër qoshe të mbrojtura mirë, në jug të Dubrovnikut. Në një mënyrë më të përgjithshme, vargani i bimëve mesdhetare kufizohet në një shirit bregdetar shumë të ngushtë, si ai ndërmjet Rijekës dhe Zadarit, ku mali lartësohet menjëherë mbi breg. Prandaj edhe komunikacionet ndërmjet bregdetit dhe pjesës së brendshme të vendit kanë qenë gjithmonë të vështira: vetëm një luginë, ajo e Neretvës, e përshkon Karstin tejpërtej dhe jep mundësi për lidhje të lehta me faqen veriore të maleve dinarike.
Brezi i tokave me klimë mesdhetare zgjerohet në Istrie dhe midis Zadarit e Splitit, ku disa pllaja të ulta më të shtrira, shpesh të mbuluara me toka pjellore, vendosin një shkallë të ndërmjetme mes bregdetit dhe malit. Ai zgjerohet edhe më në jug, në
Hercegovinë, në sajë të pellgjeve të brendshme të afërta me bregdetin, ku depërton butësia e klimës me ndikime detare.
Pamja e peizazheve, me shpatet e zhveshura të maleve të thepisura gëlqerore, të shpie lehtë në përfundimin se klima është e thatë. Në shumicën e rasteve, në verë nuk ka reshje për nja dy muaj dhe, për shkak të depërtimit të ujërave në thellësi, në brendësi të karstit, mjaft fshatra të ishujve dhe të bregut vuajnë nga vështirësitë e furnizimit me ujë; për më tepër, në ditët tona, nevojat në verë janë rritur shumë si pasojë e vërshimit të turistëve. Për këtë arsye, mjaft fshatra të bregdetit dhe të ishujve furnizohen gjatë verës me anë të anijeve cisterna.
Stina e thatë është sidoqoftë relativisht e shkurtër dhe stinët e tjera janë, përkundrazi, tejet të lagështa: aty regjistrohen vlerat më të larta të reshjeve në Europë: mesatarisht, mbi 4000 milimetra në vit në malin Lovçen, mbi Kotorr, në Mal të Zi.
Veçoritë klimatike dimërore nuk e kanë penguar zhvillimin e turizmit: dimri, edhe pse herë pas here me ndonjë të ftohtë të theksuar, u duket i butë banorëve të Vjenës apo të Budapestit, ndërkohë që si nxehtësia ashtu edhe thatësira e verës u shkojnë fort mirë për shtat modë së sotme të plazheve. Pikat turistike të Kvarnerit, të cilët u zhvilluan që aty nga fundi i shekullit XIX, ndodheshin vërtet në pjesën më pak mesdhetare të bregdetit, por që ishte ama edhe pjesa ku mund të shkohej më lehtë nga kryeqyteti i perandorisë së Habsburgëve.
Duke nisur që nga lugina e ulët e Drinit, bregdeti këmben drejtim dhe brigjet marrin një tjetër pamje. Bregdeti zbret tanimë përafërsisht në drejtimin meridian, nga veriu në jug, deri në një pikë diku rrafsh me Vlorën. Prapa tij, pllajat dhe vargmalet gëlqerore zhduken pothuajse tërësisht. Shkëmbinjtë kryesorë këtu janë molaset, një lloj shkëmbi i përbërë që nuk përshkohet nga ujërat. Lartësitë mbeten mjaft të mëdha në brendësi të vendit dhe disnivelet janë të theksuara. Me të drejtë, këtyre maleve të thepisura u është vënë emri Alpet Shqiptare (2693 metra). Rijeti hidrografik këtu është mjaft më i pasur se në Karst, me lumenj të mëdhenj e me prurje të vazhdueshme, siç janë Drini, Shkumbini, Semani e Vjosa, të cilët mbledhin jo vetëm ujërat e tërë territorit shqiptar, por edhe ato të zonave të thella të Rrafshit të Dukagjinit (Metohisë), në Kosovë, të një pjese të republikës së Maqedonisë si dhe të Epirit grek. Këta lumenj janë shumë më të ngarkuar në lyme sesa ata të Karstit, për shkak të prurjes së shkëmbinjve thërrimorë të pellgut të tyre ujëmbledhës. Për këtë arsye, bregdeti shqiptar paraqet pamje krejt të kundërta me ato të bregdetit të Malit të Zi apo të Kroacisë. Ai përbëhet nga një varg kepesh e gjiresh. Kepet përkojnë me rrudha që vijnë prej relieveve të viseve të brendshme. Gjiret janë normalizuar nga prurjet lyshtërore të lumenjve. Shqipëria paraqet një varg fushash bregdetare, disa të kufizuara e disa të tjera shumë më të gjera, si Myzeqeja, ku derdhen tre lumenj, Shkumbini, Semani e Vjosa, dhe e cila përbën krahinën bujqësore më të begatë të Shqipërisë.
Këto fusha kanë qenë për shumë kohë pothuajse të shkreta. Kënetat shtriheshin aty në sipërfaqe shumë të mëdha ku sundonte malaria. Ajo u çrrënjos vetëm pas vitit 1960, falë përparimit të shërbimit të shëndetit publik dhe kullimit të tokave. Një rrjet i dendur kanalesh ujëmbledhës dhe një sistem kullimi me anë stacionesh pompimi (hidrovorësh) kanë mundur ta sigurojnë tharjen e tyre gjatë tri dekadave të fundit të shekullit XX.
Gjeografia bashkëkohore e ka braktisur praktikisht nocionin e mënyrës sëjetesës. Megjithatë, ky nocion është i dobishëm në një perspektivë historike, në shoqëritë me dallime jo të thella nga pikëpamja shoqërore.
Në shoqëritë paraindustriale, kundërvënia mes blegtorëve dhe bujqve është e gjithëpranishme. Këtu mund ta krahasojmë me ndaijen e italianëve dhe të sllavëve, të paktën në Venetinë Xhuliane. Italianë e sllavë janë të veçuar, nga Monfalkone në drejtim të Alpeve, sipas një vije që përputhet me kufirin natyror ndërmjet ultësirës së lumit Po dhe lartësive gëlqerore të Karstit (Karso, sipas italianëve). Për italianët fusha, për sllavët pllajat gëlqerore. Në këtë ndarje mund të përshquhet, mes Monfalkones dhe Goricias, një tragë e historisë së popullimit dhe e mënyrave të jetesës. Italianët, bujq, u vendosën të parët në fushë, dhe sllavët, të ardhur shumë më vonë, populluan pllajat gëlqerore ku mund të ushtronin veprimtaritë e tyre blegtorale. Këtu logjika e mënyrave të jetesës (fshatarë dhe barinj) përputhet me caqet e gjeografisë fizike. Por ky përkim është i kufizuar vetëm në këtë sektor.
Shpëmdaija hapësinore e italishtfolësve në fillim të shekullit XX në Istrie e në Dalmaci i bindet një logjike tjetër dhe vendosja e zonave gjuhësore këtu është shumë më e vonë. Shpëmdaija e gjuhës italiane është një dukuri kulturore. Qyteti ka qenë një faktor italianizimi, të paktën deri në fillim të shekullit XIX. Duke ardhur në qytet dhe sipas etapave të ngjitjes së shkallëve shoqërore, sllavët flisnin gjithnjë e më shumë italishten dhe i braktisën të folmet sllave. Qytetet italiane u rrethuan nga fshatra sllavë.
Brigjet e Adriatikut dhe prapatokat e tyre janë më se të përshtatshme për një përdorim blegtoral të ritmit stinor të mundësive për kullotë. Mali atje ngrihet shpesh mbi brigje të aferta dhe këto pozita gjeografike u japin dorë shtegtimeve të bagëtisë.
Fernand Braudel-i e ka theksuar se vendet mesdhetare njohin dy lloje lëvizjesh blegtorale, ato që kanë të bëjnë me shtegtimin stinor të bagëtisë dhe ato që lidhen me jetën nomade. Dallimi midis tyre nuk është thjesht teknik. Në të dyja rastet, bëhet fjalë për shfrytëzimin sipas stinëve të kullotave malore e të atyre fushore, duke ndjekur ritmet klimatike mesdhetare: mali në verë dhe fusha në dimër. Në rastin e shtegtimit stinor, me kopetë zhvendosen vetëm barinjtë, ndërsa në jetën nomade kafshët shoqërohen nga e tërë bashkësia: në këtë rast, nomad është habitati.
Mesdheu veriperëndimor nuk e njeh jetën nomade, por vetëm shtegtimin, ndërsa Mesdheu lindor ka edhe nomadë. Kufiri midis këtyre dy tipave ndjek një vijë drejtuese lindje-perëndim, e cila nis nga grykaja e Neretvës, përshkon Malin e Zi dhe Kosovën e më pas kalon paksa në veri të Sofies2. Vendet adriatike janë pra të shpërndara në të dyja anët e vijës.
Në veri dhe në perëndim të këtij caku, nuk ka as jetë nomade, as popullsi të specializuar blegtore, por vetëm lloje të ndryshme bjeshkimi. Shtegtimet blegtorale ndërmjet maleve të Abrucos dhe fushës së Tavolieres kanë përbërë për një kohë të gjatë arketipin e tyre.
Përkundrazi, në jug dhe në lindje, shtegtuesit ia lënë vendin popullsive nomade ose gjysmenomade. Mënyrat e jetesës blegtore shpesh përkojnë me një etni, si te fiset malazeze Komovi, të cilat zhvendosen ndërmjet maleve të Brdave dhe bregdetit të Ulqinit në Tivar. Vllehët rumanishtfolës, që janë gjithashtu blegtorë të specializuar, lëviznin në Shqipëri ndërmjet malit të Tomorit dhe fushave të Myzeqesë. Vllehët janë edhe më të shumtë në numër në Greqi e në Maqedoni, jashtë zonës adriatike.
Kufiri që sapo vizatuam përputhet pak a shumë me atë mes vendeve të latinizuara e të helenizuara në kohët e lashta dhe me atë të Perandorisë romake të Lindjes. Ai është në mënyrë tipike një kufi kulturor.
Vetë kufijtë politikë japin ndihmesë në thyeijen e dukshme të vazhdimësisë së peizazhit.
Shembull për këtë është kufiri greko-shqiptar. Kur konferenca e ambasadorëve e mbledhur në Firence më 1912 e caktoi kufirin në vijën e tij të tanishme, ajo e preu atë pingul me njësitë e gjeografisë fizike të vendosura paralelisht me bregdetin: rrudha të gjera në shkëmbinj gëlqerorë dhe lugina lyshtërore. Në të dyja anët, popullsitë janë po ato dhe vendbanimet janë ngritur me po ato godina të mbuluara me plloça. Sot, në anën shqiptare sheh male plotësisht të zhveshura. Pemëve anës rrugëve iu vu sëpata pas vitit 1991, për t’u përdorur si dru zjarri. Përkundrazi, me të kapërcyer pikën kufitare me Greqinë, rruga gjarpëron në një shkorret mesdhetar të dendur, disa metra të lartë. Peizazhi bimor shqiptar është fryt i një politike autarkike, ku druri i zjarrit është e vetmja lëndë djegëse, ndërsa peizazhi grek është fryt i një ripushtimi spontan nga bimësia natyrore i hapësirave të braktisura prej një sistemi agrar të karakterizuar nga emigrimi intensiv. Më pak se pesëdhjetë vjet kanë mjaftuar për të krijuar këtë kundërvënie befasuese peizazhesh, e cila, edhe pse ka të bëjë me bimësinë, është në të njëjtën masë rezultat i fateve politike të kundërta të të dy territoreve.