Suli
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Suli

Malet e Sulit janë caku fundor i vargmalit, që dikur quhej i Kasiopesë, i cili prej Sulit vazhdon drejt veriut me Zavrokon dhe përfundon afër Paramithisë me malin Kurilla. Toponimia e Sulit është krejtësisht shqiptare: Bira, Bregu Vetëtimës, Kungjë, Vila, Qafa. Edhe ndonjë emër grek, si Agia Paraskeve, Astrape e Trypa, nuk është gjë tjetër veç përkthim i thjeshtë i origjinalit shqip: Shën Premte, Vetëtimë, Bira. Banorët e Sulit ishin padyshim shqiptarë. Suli përmendet më së pari si fshati i tretë i madh, pas Kurillës e Mazhanit, në nahijen e Ajdonatit në regjistrimet osmane të viteve 1551 dhe 1583, përkatësisht me 210 dhe 180 shtëpi. Më 1583, Suli kishte edhe tre shtëpi myslimane.

Përmendjen e parë të Sulit si krahinë e gjejmë në disa raporte të vitit 1772 të Proveditorit të Përgjithshëm të Detit nga Korfuzi, ku flet për grumbullimin e forcave myslimane nga Margëlliçi, Parakallami e Paramithia për të sulmuar Sulin, e më tej Prevezën veneciane. Më 10 shkurt 1772, guvernatori i Pargës, Rodostami, njoftonte se ishte informuar nga Shqiptarët e krishterë të rrethinave, se myslimanët po grumbulloheshin në Margëlliç, deri atë çast ishin bërë 12 mijë vetë nën urdhrat e krerëve, si Mehmet Pasha, i quajturi Kallo Pasha, Ali Beu, muselim i Janinës, Maksut Bylykbashi i Paramithisë, Sulejman e Hasan Aga nga Margëlliçi. Ata do sulmonin Sulin, për ta kthyer atë në besën e tyre, nga ku u shkëput para disa vjetësh, kur zgjodhi edhe si kreun e vet të krishterin, Boçari. Mes krerëve të Çamërisë, gjithsesi, Suliotët kishin një lloj aleance me familjen Pronja nga Paramithia: Sulejman Aga shkoi vetë ta takonte të parin e tyre për ta tërhequr në inkursionin që po përgatisnin kundër Sulit, dhe më në fund e bindi atë të ndërpriste aleancën trevjeçare të mossulmimit, që kishte përmbyllur më parë me Suliotët. Venecianët frigoheshin, se siç kishte ndodhur herët e tjera, Sulejman Aga do kalonte edhe kufijtë venecianë. Një përshkrim të asaj fushate e jep kështjellari i Butrintit në një raport të 24 marsit 1772 për Proveditorin e Korfuzit. Sipas tij, shqiptarët myslimanë ishin mbledhur në fshatin Glyki, gjithsej 5-6 mijë vetë nën komandën e Sulejman Agës së Margëlliçit, dhe prej andej nisën luftën kundër Suliotëve, që nuk ishin më shumë se 600 luftëtarë. Megjithatë, Suliotët i rrethuan dhe i shpartalluan sulmuesit, të cilët u strehuan në një kishë, ku u zunë rob prej tyre,mes tyre dhe Sulejman Aga. Suliotët, pasi u morën armët dhe paratë, i lëshuan kundrejt një shume 1500 xekinë dhe premtimit se nuk do u binin më në qafë Suliotëve "trima e fatlumë" (valorosi e fortunati). Ndërkohë, Suliotët kishin shpartalluar edhe trupat e Muhtar Bylykbashit të Janinës, që me 500 vetë po vinte në ndihmë të Sulejmanit, duke vrarë 40 burra të tij. Suliotët, që ishin atë kohë shtetas otomanë, i propozuan Proveditorit të Përgjithshëm të Detit në Korfuz, të përfshiheshin në forcat e republikës, në rast se kjo pranonte të strehonte familjet e tyre në zotërimet e veta. Nga ai moment, fillon lidhja e Suliotëve me sundimtarët e ishujve të Jonit, që u shërbeu atyre si kundërpeshë ndaj presionit që ushtronin mbi ta bejlerët e Çamërisë. Krahina e Sulit përmendet edhe në një raport nga Preveza të 22 shkurtit 1779 të agjentit venecian Andrea Mamuna, i cili ndiqte lëvizjet e murgut Kozma Etoli, që atë kohë kishte vizituar veç Sulit, edhe Paramithinë, Janinën e aktualisht ndodhej në Zagor.

info@balkancultureheritage.com