Sulltani i ri shkoi në tyrben e Ejub Sulltanit për ceremoninë e Këllëç Allajë; atje mori Shpatën e Islamit në prezencën shpirtërore të Sahabit të madh, dhe më pas, ai vizitoi dhe tyrbet e paraardhësve të tij. Mid'hat Pasha mori postin e Sadrazamit, por ai ishte shumë ambicioz dhe në disa raste mjaft i papërgjegjshëm. Për shembull, ai propozoi që të rinjtë jomuslimanë të pranoheshin në Kolegjin e Luftës, por sulltani e refuzoi rreptësishtë këtë propozim.
"Problemi i Orientit" hyri në një fazë kritike për shkak të trazirave në Bullgari, simpatisë që opinioni publik evropian krijoi për ta dhe grumbullimit të ushtrive të Rusisë në Besarabi dhe në kufi me Anadollin, për shkak të faktit që nuk mund ta pranonte nënshtrimin e kryengritjeve serbe. Nuk ishte në interesin e Britanisë së Madhe që Rusia të kthehej në aktorin kryesor të kësaj situate, dhe për këtë arsye Britania mblodhi në një konferencë nënshkruesit e Traktatit të Parisit të vitit 1856 në Stamboll.
"Ndërkohë, administratorët osmanë vendosën të pranonin parimin e këshillimit, dhe u formua një komitet nën kryesimin e Mid'hat Pashait për të përgatitur një projekt të Kushtetutës... Por, ata nuk kishin gjykuar faktin se qëllimi i Evropës nuk ishte të arrinte reformat që garantonin sigurinë dhe mirëqenien e Devletit Osman, në të kundërt, në përputhje me marrëveshjen e triumviratit, qëllimi i tyre ishte të ndanin Devletin Osman në njësi të vogla, dhe ti kthenin ato në vasalë të jashtëm të Devletit, që ti kthenin në njësi që zgjidhnin në mënyrë të pavarura çështjet e tyre... "Konferenca u mblodh në Ministrinë e Forcave Detare në Haliç (Bririn e Artë) dhe në 23 dhjetor 1876 Mid'hat Pasha proklamoi me nxitim Kanun-ë Esasi (Kushtetutën) për tiu bërë përshtypje pjesëmarrësve në këtë konferencë. Në këtë mënyrë, Sulltan Abdylhamidi përmbushi premtimin e tij për Kushtetutën, që e kishte dhënë përpara ardhjes së tij në fron. Ky ishte një ligj i ngutshëm, i pastudiuar mirë; në shkrimet e tij për Mid'hat Pashanë dhe për këtë kushtetutë, Sulltan Abdylhamidi thotë: "Në fakt, ai (Mid'hat Pasha) ishte në favor të Kushtetutës, por kjo ishte një mënyrë partizane vetëm për të arritur përmendjen e emrit të tij në libra. Kur Mid'hat Pasha dëshironte shpalljen e Kushtetutës me çdo kusht, ai nuk kishte studiuar asnjë kushtetutë të asnjë shteti dhe ai nuk kishte asnjë ide se çfarë ishte kjo. Udhëheqësi i tij, që ishte Odjan Efendiu, nuk ishte juristi më i dalluar. Për më tepër që ai nuk e njihte situatën në vend.
Hatt-ë Hymajun (Dekreti Qiellor) i Kanun-ë Esasi (Kushtetutës) u soll në Bab-ë Ali (zyrat qendrore të qeverisë) nga Said Pasha dhe u prit nga Mid'hat Pasha. Më pas u lexua dhe u proklamua nga Mahmud Xhelaleddin Pasha dhe u shoqërua me 101 shkrepje armësh në shenjë të shpalljes së Kushtetutës. Ministri i Jashtëm, Safvet Pasha, u tha delegatëve të konferencës që ishin pjesëmarrës në këtë takim se armët u shkrepën për shpalljen e kushtetutës, dhe se të drejtat e gjithë nënshtetasve në territorin osman ishin të garantuara; për këtë arsye nuk ishte e nevojshme që kjo konferencë të vazhdonte. Por, përgjigjja që ai mori ishte se konferenca ishte mbledhur për paqen në Ballkan, për këtë arsye ata vazhduan punimet.
"Shpallja e Kushtetutës në këtë mënyrë ishte një gabim psikologjik. Qeveria osmane u përpoq t'i befasonte fuqitë evropiane dhe të largohej nga konferenca, por kjo lëvizje e rëndësishme, duhet të ishte marrë pasi të ishte përgatitur edhe opinioni publik, dhe madje pasi të ishin ftuar dhe ambasadorët e shteteve evropiane dhe delegatët e tyre, në këtë ceremoni."
"Shtetet evropiane morën vendime mbi disa çështje në lidhje me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Bullgarinë, por qeveria osmane nuk i pranoi këto vendime."
"Sulltan Abdylhamidi ishte i mendimit që shtetet evropiane, që i kishin tërhequr ambasadorët e tyre nga Stambolli, pas refuzimit nga qeveria osmane të vendimeve të tyre në lidhje me Ballkanin, duhet të kënaqeshin me disa lëshime. Por, ai ishte i vetëdijshëm për faktin që Sadrazami Mid'hat Pasha nuk dëshironte pajtimin. Nga ana tjetër, shtetet evropiane kishin bërë të ditur se ata e shikonin Mid'hat Pashanë si përgjegjësin kryesor për dështimin e konferencës."
Mid'hat Pasha ishte tepër ambicioz dhe sillej në mënyrë të papërgjegjshme herë pas here. Ai e kishte për zakon të fliste në mënyrë jo të matur për Republikën, gjatë pritjeve në të cilat konsumohej shumë alkool. Ai ëndërronte të ndryshonte Familjen Osmane, sipas modelit të Napoleonit III. Ai thoshte "deri tani u quajt Al-i Osman (Familja e Osmanit), dhe tani e tutje quhet "Al-i Mid'hat (Familja e Mid'hatit)!"
Mid'hat Pasha kishte zakon të mblidhte Kemal beun, Zija Beun dhe të rinj të tjerë që ishin quajtur "Osmanët e Rinj" çdo natë dhe tiu tregonte atyre sekretet e çështjeve të shtetit. Zija dhe Kemal Beu themeluan një komitet në shtëpinë ushtarake të pritjes në Sheshin Bajezid, ku në krye ishte Mid'hat Pasha. Ata filluan të regjistronin djemtë e fisnikëve nën emrin millet askeri (ushtarët e kombit). Ata që u regjistruan në të, shkonin në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait dhe paraqiteshin atje. Seraskerit (Kryekomandantit) Redif Pashait iu dha urdhri ta ndalonte këtë komitet dhe të bënte të ditur se ata që dëshironin të hynin në radhët e ushtrisë si vullnetarë, mund të regjistroheshin në zyrën e Seraskerit. Por, të rinjtë nuk pranuan duke thënë: "ne nuk pranojmë të jemi ushtarë të Seraskerit, ne do të jemi ushtarë të kombit", dhe duke shkuar në shtëpinë e madhe të Mid'hat Pashait u ankuan për qëndrimin e Seraskerit.
Mid'hat Pashait iu dha urdhri t'i largonte Zija dhe Kemal Beun, duke i emëruar ata në disa poste jashtë Stambollit. Mid'hat Pasha emëroi Zija Beun në postin e valiut të Sirisë në rangun e vezirit. Kemal Beu nuk dëshironte të largohej. Mid'hat Pasha u thirr në pallat ku iu mor dhe myhr-i hymajiini (vula), dhe u shkarkua nga detyra. Ai u largua me vaporin Izzeddin drejt Brindisit, ku dëshironte vetë të qëndronte. Është ironike që neni 113 ishte vendosur nga ai vetë dhe disa njerëz ishin larguar në zbatim të këtij neni, por tani, ky nen u përdor për të larguar vetë Mid'hat Pashanë. Shumë poezi u krijuan për largimin e tij. Njëra prej tyre është poezia e Kazim Pashait, një shkrimtari konservator:
Emirul Mu'mini e dërgoi larg Mid'hatin nga territori i tij,
Në të njëjtën mënyrë që Krijuesi e largoi Satanin nga Parajsa,
Sepse ai bëri ç'ishte e mundur për të mashtruar Ademin,
Dhe ky punoi pa pushim për ta bërë njerëzimin të humbiste rrugën e drejtë.
Por, Mid'hat Pasha ishte i bindur se në rast se ai do të shkarkohej nga detyra si Sadrazam, populli do të protestonte kundër këtij veprimi, dhe do ta kthenin atë. Madje, ai pyeti ndërsa vapori po kalonte në Ngushticën e Çanakkalesë (Dardaneleve) nëse kryengritjet në Stamboll kishin filluar. Por, në të vertetë, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pasi njerëzit ishin shumë të lumtur për largimin e tij. Kemal Beu u dërgua në ishullin Midilli. Namëk Kemal Beu ndërroi jetë dhe u varros pas pak kohe, më 28 Rebi'ul Evvel 1306/2 dhjetor 1888, në ishullin Sakëz, ku ai shërbente si mutasarrif, por kur Sulltan Abdylhamidi mësoi se kishte dashur të varrosej në Bollajër, e transportoi trupin e tij pranë tyrbes së Sylejman Pashait, duke i paguar shpenzimet nga Hazine-i Hassa (Thesari).
Më 4 Rebi'ul Evvel 1294/19 mars 1877, me një ceremoni, u inaugurua Parlamentit Osman dhe Ahmed Vefik Pashai u zgjodh Kryetar i Parlamentit. Osmanët e Rinj bënë një gabim të rëndë në lidhje me përfaqësimin e tyre në Parlament. Në bazë të Kushtetutës, numri i pjesëmarrësve nga secili vilajet, duhet të ishte në përpjesëtim me numrin e popullsisë së tij, por Osmanët e Rinj nuk u pajtuan me këtë raport për pjesën evropiane të territorit osman. Ky fakt është përshkruar edhe nga Stenford Sho dhe Ezel Kural Sho në tekstin që vijon: "Ndërkohë që, Kushtetuta kërkonte një përpjesëtim të barabartë të përfaqësimit për të gjitha provincat e perandorisë, në mënyrë që të ngazëllenin fuqitë e tjera me privilegjet që iu kishin dhënë të krishterëve, provincat evropiane u mbipërfaqësuan në mënyrë të konsiderueshme, duke caktuar një deputet për çdo 82.882 meshkuj, ndërsa hë provincat e Anadollit, një deputet për çdo 162.148 meshkuj, dhe në Afrikë një për 505.000." Megjithatë, Parlamenti i parë Osman u mblodh më 19 mars 1877, dhe elita osmane ishte optimiste se ky sistem parlamentar do të zgjidhte të gjitha problemet e Devletit.
Pavarësisht faktit se vendimet e konferencës ishin kundërshtuar për shkak të ndikimit të Mid'hat Pashait, shpresa për paqe nuk kishte humbur ende, edhe pse Cari rus, Aleksandri II, ishte i shqetësuar nga Britania. Për këtë arsye, Ignatievi, ambasadori rus në Stamboll, zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetet evropiane, ku edhe diskutoi mbi situatën, dhe 6 fuqi të mëdha: Britania, Franca, Gjermania, Austria, Italia dhe Rusia nënshkruan Protokollin e Londrës më 31 mars 1877/16 Rebi'ul Evvel 1294. Ata ia dërguan me telegraf këtë Protokoll të shkurtër qeverisë osmane, duke i kërkuar asaj një pjesë toke për Malin e Zi, fillimin e reformave nga qeveria osmane në Bosnjë e Hercegovinë dhe Bullgari, dhe uljen e numrit të ushtrisë osmane. Rusia i dërgoi edhe një notë tjetër, ku i kërkonte qeverisë osmane të dërgonte një ambasador në Shën Petërburg, për të diskutuar reduktimin e numrit të ushtrisë ruse, pasi osmanët të kishin reduktuar numrin e tyre të ushtrisë. Qeveria osmane e kundërshtoi koncesionin e tokës për Karadagun (Malin e Zi) dhe kërkoi një reduktim të njëkohshëm të të dy ushtrive, osmane dhe ruse. Ata gjithashtu kërkuan që ndërkohë që ambasadori osman do të dërgohej në Rusi, duhet të dërgohej dhe ambasadori rus në Stamboll, më 10 prill 1877/26 Rebi'ul Evvel 1294.
Duke hamendësuar se Devleti Osman do ta kundërshtonte Protokollin e Londrës, rusët nënshkruan një traktat të fshehtë me Rumaninë, sipas të cilit kjo e fundit do t'i lejonte ushtritë ruse të kalonin Danubin, dhe do t'i ndihmonin ata në sulmin kundër territorit osman.
Duke qenë se në këtë mënyrë kishte përgatitur sfondin e nevojshëm politik dhe kishte përfunduar përgatitjet ushtarake, Rusia i shpalli luftë Devletit Osman më 24 prill 1877. Sulltan Abdylhamidi II iu kërkoi të gjitha palëve nënshkruese të Trak-tatit të Parisit, të zbatonin detyrimet e tyre dhe të vinin në ndih-më të tij. Por, shtetet evropiane nuk u përfshinë në këtë problem, për të cilin ata ishin zotuar nëpërmjet nënshkrimit të trak-tatit. Pasi kishte marrë në kontroll Detin e Zi, Cari i Rusisë planifikoi të pushtonte një pjesë të Anadollit, dhe të arrinte deri në Gjirin Iskenderun në Mesdhe. Ushtria ruse pushtoi Dobruxhën, Zishtovën dhe Tërnovën duke masakruar shumicën e popullsisë muslimane në këto vende, ndërsa Nikopoli ra pas një qëndrese mbresëlënëse. I zemëruar nga këto prapaskena, Sull-tan Abdylhamidi II ndryshoi komandantët e ushtrisë osmane dhe Sylejman Pasha arriti ta pengonte për një kohë të gjatë në Shipka, ushtrinë ruse, që ajo të mos kalonte në Bullgari. Njëra nga njësitë ushtarake ruse pushtoi Vidinin, por u ndalua në Plevne nga Osman Pasha dhe mbrojtja në Shipka dhe Plevne ndaloi sulmin e vrullshëm rus drejt Stambollit. Nga ana tjetër, Ahmed Muhtar Pashai kishte mbrojtur Karsin për një kohë të gjatë, në frontin lindor kundër sulmit rus. Në shenjë vlerësimi të përpjekjeve të tyre, Sulltan Abdylhamidi nderoi me titullin gazi Osman Pashanë dhe Ahmed Muhtar Pashanë. Por, në mbledhjen e Parlamentit të 7 Dhilhixhxhes 1294/13 dhjetorit 1877, qeveria u kritikua dhe, në fakt, u gjend në një situatë jo të këndshme dhe të turpshme, për shkak të përparimeve të trupave ruse në Evropë dhe në Lindje. Megjithatë, Sulltan Abdylhamidi argumentoi se ai kishte respektuar fjalën e tij, se do të mblidhte Parlamentin, por ky i fundit ishte sjellë në një mënyrë të papërgjegjshme, dhe për këtë arsye kishte merituar vendimin e tij për ta shpërndarë në mënyrë të menjëhershme.
Me lejen e sulltanit, flota britanike hyri në Ngushticën e Dardaneleve dhe qëndroi në Stamboll. Ushtria ruse zbarkoi në Çatallxha, pranë Stambollit, por ato trupa ishin tepër të lodhura për të luftuar dhe për pasojë u nënshkrua Traktati i Shën Stefanit më 3 Rebiul Evvel 1295/3 mars 1878, që ishte një përsëritje e Traktatit të Edrenesë të nënshkruar një muaj më parë. Mali i Zi dhe Serbia shpallën pavarësinë, ndërsa Devleti Osman njohu pavarësinë e Rumanisë dhe pranoi t'i paguante dëmshpërblim. Rusia aneksoi Besarabinë jugore dhe Bullgarisë iu dha e drejta autonome për të drejtuar çështjet e saj të brendshme.
Emigrantët e ardhur nga Bullgaria dyfishuan popullsinë e Stambollit. Një nga ish-Osmanët e Rinj, Pan-Turku Ali Suavi, punoi së bashku me një grup emigrantësh për rrëzimin e sullta-nit duke protestuar pranimin nga ana e tij të Traktatit të Paqes. Ai sulmoi Pallatin Çiragan më 20 maj 1878, por ky sulm u shtyp dhe ai mbeti i vrarë. Kjo ngjarje e nxiti sulltanin të ndiqte politi-kën e tij të ushtrimit të pushtetit, në mënyrën që ai mendonte se ishte e përshtatshme. Dukej se Ali Suavi ishte një personalitet interesant. Ishte i njohur si një idealist, por ai si duket nuk kishte dijeni të parimit që lejonte vrasjen e të dytit në rastin e betimit të dy Halifëve. Për më tepër, Muradi, për të cilin ai dëshironte fronin e sundimtarit, nuk ishte mendërisht i shëndetshëm, dhe kjo kishte qenë dhe arsyeja e rrëzimit të tij nga froni. Një nga bashkëkohësit e tij, Mahmud Xhelaleddin Pasha (1853-1903) thotë: "Kur Sulltan Abdylhamidi erdhi në pushtet, emëroi ata që kishin qenë partizanë të sulltanit të mëparshëm Murad, dhe elementë të rëndësishëm dhe të padpë të quajtur Osmanët e Rinj, u emëruan në poste që nuk i meritonin aspak, dhe kjo ishte një mënyrë për ti mbajtur ata nën kontroll, dhe për ti parandaluar që të kalonin në anën tjetër.
Por, ishte e pamundur të kontrolloheshin ata në atë mënyrë, pasi disa prej tyre si (Namëk) Kemal Beu, që kishte arritur të krijonte miqësi me vekilët (anëtarët e qeverisë osmane), ishin emëruar në disa poste qeveritare. Një njeri i shthurur i quajtur Ali Suavi, që kishte jetuar për një kohë të gjatë në Britani, ku ishte martuar dhe ku kishte gjetur një vend midis dinjitarëve të këtij vendi, falë bukurisë së bashkëshortes së tij, ishte i papunë." Një historian mason, Enver Zija Karal shkruan: "Ali Suavi lindi në Stamboll në vitin 1839 dhe u arsimua në Shkollën Ryshdijje, më pas, punoi si mësues dhe si nëpunës i shtetit. Pas shkarkimit të tij nga detyra, shkoi në Hixhaz, dhe u arratis nga ky vend në vitin 1867 drejt Evropës, me ndihmën e Fazil Mustafa Pashait së Egjiptit. Në Evropë ai punoi në Shoqatën Osmanët e Rinj me Namëk Kemalin dhe Zija Pashanë. Pas prishjes së marrëdhënieve me ta, ai shkoi në Lion të Francës, ku botoi një gazetë dhe një revistë, dhe shkroi libra. Kur Abdylhamidi erdhi në fron, ai u lejua të kthehej në vendlindjen e tij dhe iu prezantua sulltanit. Ai fitoi besimin e tij dhe punoi për një kohë të shkurtër si këshilltar i tij privat, dhe u emërua drejtor i të shquarës Shkollës së Mesme Gallatasaraj. Por, për shkak të disa arsyeve që mbeten të paqarta edhe në ditët e sotme, ai e humbi pozitën dhe postin e tij, dhe rifilloi sërish punën e tij si gazetar.
Ali Suavi ishte njeri i zgjuar, dinamik dhe tepër ambicioz. Ai mësoi arabisht, persisht, frëngjisht dhe anglisht. Në Evropë ai propagandoi pro lirisë dhe kushtetutës, si dhe kritikoi për ca kohë qeverinë osmane dhe Hilafetin, dhe shikohej si një nga liderët e turqizmit, për shkak të artikujve që shkruante mbi gjuhën dhe historinë turke. Por, pas ardhjes në fron të Abdylhamidit, ai filloi të shkruante në favor të Dinastisë Osmane dhe kundër kushtetutës, dhe pasi u kthye në Stamboll, ndërmori një luftë të ashpër kundër Mid'hat Pashait.
Masonët kishin si synim rivendosjen në fron të Muradit, për vetë faktin se edhe ai ishte mason. Mjeshtri i Llozhës masone Prodos në Stamboll, Kelanti, themeloi një komitet për Muradin V. Ky komitet vendoste mbi muret e qytetit manifeste që lavdëronin Muradin. Ata kishin planifikuar vrasjen e Sulltan Abdylhamidit, një plan ky që nuk arriti të zbatohej. Sipas një plani të ri të hartuar në shkurtin e vitit 1878, ata do të hynin fshehurazi në Pallatin Çiragan, përmes sistemit të ujësjellësit dhe do të lironin Muradin. Por, gjatë mbledhjes, komiteti u sulmua, Kelanti dhe Ali Shefkati arritën të shpëtonin duke u arratisur, ndërsa të tjerët u kapën dhe u dënuan. "Ali Suavi dhe Kelanti janë masonë. Sipas Sulltan Abdylhamidit, masonët janë persona me arsimim sipërfaqësor evropian.
Britania, Austria dhe Prusia kishin lakmi ndaj përfitimeve të mëdha territoriale të Rusisë dhe për këtë arsye, kërkuan mbledhjen e menjëhershme të një kongresi që do të mbahej në Berlin. Rusia pranoi pa dëshirë, pasi e dinte se nëse do të refuzonte pjesëmarrjen në këtë kongres, do të shkonte drejt një krize më të rëndë dhe ndoshta edhe drejt luftës.
Britania i kërkoi Sulltanit osman ta lejonte atë të qeveriste Qipron, duke pretenduar se kjo ishte e nevojshme për të mbrojtur Anadollin Lindor kundër çdo sulmi rus, dhe e paralajmëroi se do të tërhiqej nga kongresi, nëse sulltani nuk do ta pranonte këtë kërkesë të saj. Në këtë mënyrë, sulltani u detyrua të jepte këtë koncesion në Traktatin e Qipros, që u nënshkrua më 4 qershor 1878. Megjithatë, Britania pranoi t'i paguante një shumë vjetore Thesarit Osman, nga çka mbetej nga të ardhurat që merrte ajo nga Qipro, dhe Devleti Osman vazhdoi të administronte institucionet juridike, fetare dhe arsimore të Qipros. Nga ana e saj, Britania premtoi se do t'i jepte Devletit të gjithë ndihmën e nevojshme për mbrojtjen e Anadollit lindor, në rast sulmi nga Rusia.
Kongresi i Berlinit u mblodh në 12 Xhumadel' Ahire 1295/13 qershor 1878. Kryeministri gjerman, Princ Bismarku, u zgjodh president. Kryetari i delegacionit osman ishte Aleksandër Kara Todori; këtij të krishteri iu dha ky post për të impresionuar shtetet evropiane. Bismarku u tha delegatëve osmanë në takimin e tyre të parë: "Mos e gënjeni veten duke menduar se kongresi u mblodh për Devlet-i Alijje. Nëse Traktati i Shën Stefanit nuk do t'i kishte prekur fitimet e shteteve evropiane, do të kishte mbetur ashtu siç ishte."
Faktikisht, sfera e ndikimit bullgar, në fakt e atij rus, që kishte arritur deri në brigjet e Egjeut, sipas Traktatit të Aja Stefanos (Shën Stefanit), u zvogëlua në mënyrë të konsiderueshme në Kongresin e Berlinit. Devleti Osman rifitoi Dogu (Dogu) Bejazitin (Bejazitin Lindor) dhe Eleshkirtin, që i ishin dhënë Rusisë pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Por, popullsia e Bosnjë e Hercegovinës nuk i pranoi nenet që u vendosën për ta në këtë Kongres. Për këtë arsye, Austria vendosi atje një regjim ushtarak. Pavarësisht nga fakti që Abdylhamidi ishte i ndjeshëm ndaj çështjeve të Islamit, më 21 prill 1879, ai u detyrua të pranonte për një periudhë të pacaktuar njohjen e hegjemonisë austriake, sovranitetin austriak në atë territor. Megjithatë, muslimanët do të ishin të lirë të praktikonin besimin e tyre fetar dhe hutbeja do të mbahej në emër të Halifit. Popullsia e vendit do të kishte të drejtën të përmisohej në administratë dhe ata muslimanë që do të dëshironin, do të lejoheshin të largoheshin. Sulltan Abdylhamidi këmbënguli shumë për vendosjen e këtyre çështjeve dhe bëri të pamimdurën për të mbrojtur popullsinë muslimane deri në skajin e kufizimit të tij.
Tunizia kishte qenë pjesë ligjore dhe zyrtare e Devletit Osman që nga viti 1574, por ishte drejtuar në emër të Devletit në fillim nga bejlerbejtë, dhe pas vitit 1591, nga dajët dhe bejët. Dajët, pas vitit 1591, dhe më pas bejët, u kthyen në sundimtarët defakto të kësaj province, dhe i drejtonin çështjet e tyre të brendshme në mënyrë të pavarur, edhe pse shenjat e sovranitetit (hutbeja dhe sikke: monedha) ishin në emër të Halifit-Sulltan Osman. Që nga periudha e Ahmed Beut (sundoi 1837-1855), e ëma e të cilit ishte një robinjë nga Gjenova, Tunizia kishte filluar ti kthente shpinën autoritetit osman. Por veziri Hajreddin Pasha, një shtetar i spikatur dhe i aftë që kishte qenë një skllav nga Kaukazi, luftoi gjatë periudhës së Sadik Beut për ta mbajtur provincën nën sundimin osman. Besnikëria e tij ndaj Devletiti Osman e bëri atë armikun e hidhur të gjithë konsujve të huaj në Tunizi, dhe si përfundim rivalët e tij politikë e detyruan të largohej nga provinca. Sulltan Abdylhamidi e emëroi atë në administratën qendrore osmane, por largimi i tij i dobësoi lidhjet e Devletit me Tunizinë. Ndërkohë, Tunizia ishte përfshirë në hua të mëdha parash dhe për administrimin e tyre u krijua një komitet në vitin 1869. Britania i hapi Francës dritën jeshile për pushtimin e Tunizisë në këmbim të njohjes prej saj të Traktatit të Qipros dhe Bismarku deklaroi qëndrimin e tij se "Gjermania nuk do të kishte asnjë kundërshtim kundër Francës, nëse ajo do të pushtonte Tunizinë." Me këtë gjest, Bismarku mund të ketë pasur dëshirën që të ulte krenarinë e Francës për humbjen e Alsak-Lorenës, që ta mbante atë jashtë Evropës, dhe ta shtynte atë që të hynte në një konflikt me Italinë në Afrikë?
Duke pasur këtë nxitje dhe gatishmëri ndërkombëtare, Franca e sulmoi Tunizinë më 4 prill 1881, me pretekstin se do të vendoste ligjin dhe rregullin përgjatë kufijve të Algjerisë dhe Tunizisë, që kinse kishte qenë nën kërcënimin e sulmeve të fisit Kurumir në Algjeri. Franca detyroi Sadik Beun të nënshkruante traktatin e Bardosë në 12 maj 1881, që përcaktonte "mbrojtjen" franceze të Tunizisë, por që në mënyrë dashakeqe, nuk shprehte asgjë për shtetin "agresor" të supozuar.
Qeveria osmane protestoi kundër kësaj shkelje flagrante të Traktatit të Berlinit, por ishte e pafuqishme për t'u përballur me fuqitë arrogante imperialiste evropiane.
Mahmud Xhelaleddin Pasha, që më pas mori postin e Nazirit të Financave dhe të Punëve Publike, i paraqiti Sulltan Abdylhamidit një peticion mbi shkaqet e vdekjes së Sulltan Abdylazizit. Sipas deklarimit të Pervin Felek Hanëmes, që kishte dalë nga Pallati pas ngjarjes së Abdylazizit, dhe që ishte martuar me djalin e tij, Mynir Beun (më pas Pasha), Mahmud Xhelaleddin Pasha pohoi se Sulltan Abdylazizi nuk kishte kryer vetëvrasje, por e kishin vrarë.
Një gjykatë e jashtëzakonshme e drejtësisë u krijua nën kryesimin e Sururi Efendisë, kryetari i gjykatës së apelit, dhe anëtarët e saj ishin: Hristoforidhi Efendi, zv/Kryetari i kësaj gjykate, Emin Beu, një myhtedi (i konvertuar) gjerman, që ishte i njohur për ndershmërinë e tij, Tevfik Beu, Hysejin Beu dhe Tekavur Efendiu. Ish-Sulltani Murad dhe e ëma nuk u thirrën në gjyq në mesin e 15 të akuzuarve, ndërsa Nijaz Kallfa u fal për arsye se ishte grua. Myterxhim Ryshdi Pasha, që ndodhej në Manisa ku vuante dënimin e tij, u mor në pyetje në Izmir për shkak se ishte i sëmurë. Më i famshmi ndër të pandehurit, Mid'hat Pasha, pasi u dërgua në mërgim, zhvilloi takime zyrtare me zyrtarë në Britani dhe në pjesën kontinentale të Evropës, edhe pse ai nuk kishte asnjë fuqi zyrtare. Duke qenë se ai arriti të falej me ndërhyrjen e Britanisë, u emërua vali i Izmirit në vitin 1880. Pasi mësoi arsyen e mbledhjes së gjykatës, ai u largua fshehurazi nga shtëpia.e tij gjatë natës së 16/17 majit dhe u strehua në përfaqësinë e huaj më të afërt, në Konsullatën Franceze. Por, me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, ambasadori francez, Ch. Tissot, në Stamboll, i dërgoi një telegram Konsullit francez në Izmir dhe Mid'hat Pasha u largua nga Konsullata.
Pas tre ditë gjykimi, gjykata mori vendimin e dënimit të 10 të pandehurve, nga 15 persona që ishin nën akuzë, ku Mid'hat Pasha dhe Myterxhim Ryshdi Pasha morën dënimin me vdekje, dhe dy të tjerë u dënuan me burgim. Ky dënim u miratua nga Gjykata Supreme e Apelit dhe nga Zyra e Krye-Muftiut.
Por, Sulltan Abdylhamidi nuk ishte në favor të ekzekutimeve dhe i ndryshoi të gjitha dënimet me vdekje, në dënim me burgim. U vendos që këto dënime të zbatoheshin në Taif, vend drejt të cilit të dënuarit u transportuan në bordin e vaporit Izzedin.
Ndërkohë, më 20 nëntor 1881, u themelua një institucion i ri i quajtur dyjun-ë umumijje, për menaxhimin dhe administrimin e huave publike që Devleti Osman kishte marrë nga shtetet evropiane. Ky institucion ishte si një shtet i pavarur brenda Devletit Osman. Funksionarët e tij kishin paga më të larta se kolegët e tjerë të Devletit. Kjo organizatë u ngarkua me detyren për të mbledhur një pjesë të të ardhurave të Devletit Osman, në mënyrë që të shlyenin borxhet ndaj shteteve evropiane.
Politika e papërgjegjshme financiare e Hedivit Ismail e çoi Egjptin drejt një situate tepër të vështirë. Ndërkohë që të gjitha të ardhurat e tij në vitin 1872 arritën në vlerën 9.5 milionë lira, borxhi i jashtëm i Egjiptit arrinte në vlerën 100 milionë lira, dhe interesi i tij vjetor ishte 7.5 milionë lira. Një komision përfaqësues i kreditorëve u krijua që të kontrollonte financat e vendit, dhe në vitin 1878, dy ministra britanikë dhe francezë u emëruan në kabinetin egjiptian. I ballafaquar me protestën publike, Hedivi u përpoq të krijonte një qeveri tërësisht egjiptiane, por kjo alarmoi Britaninë dhe Francën dhe Hedivi u detyrua të abdikonte nga froni më 26 korrik 1879, në favor të djalit të tij, Tevfik. Megjithatë, para se ai të abdikonte, Ismaili i kishte telegrafuar Sulltan Abdylhamidit për të kërkuar mbrojtjen e tij, por Sadrazami Osman i asaj kohe, Hajreddin Pasha i Tunizisë, kishte ngulur këmbë për abdikimin e tij dhe qëndrimi i Ismailit në post, do të kishte nxitur një kryengritje popullore, ose do të kishte nxitur ndërhyrjen nga jashtë në çështjet e Devletit.
E revoltuar nga ndërhyrjet e huaja në çështjet e vendit të tyre, popullsia e Egjiptit, në vitin 1881, u hodh në kryengritje nën drejtimin e Ahmed Urabi Pashait. Ata morën qeverinë, duke i dhënë fund përkohësisht udhëheqjes evropiane. Sulltan Abdylhamidi mblodhi në Stamboll Konferencën e Ambasadoreve për të diskutuar situatën e krijuar në Egjipt. Sadrazami Said Pasha dhe anëtarë të tjerë të qeverisë osmane, ishin të mendimit që të mermin pjesë në të, por sulltani nuk e pranoi pjesëmarrjen për arsye se një veprim i tillë do të ligjëronte ndërhyrjen e huaj në çështjet e Egjiptit. Ambasadorët vendosën që Devleti Osman duhet të përpiqej t'i zgjidhte vetë problemet e Egjiptit dhe mori vendimin që të mos kishte asnjë ndërhyrje të faktorit të huaj "me përjashtim të rrethanave të paparashikuara". Në këtë mënyrë, aftësitë politike të Sulltan Abdyl-hamidit kishin shpëtuar momentalisht Egjiptin nga ndërhyrja e shteteve të huaja. Ai thirri në Stamboll Urabi Pashanë dhe kolegët e tij për këshillim, dhe dërgoi Dervish Pashanë në Egjipt për të bërë një marrëveshje me Hedivin Ismail. Por, ndërkohë që këto bisedime po zhvilloheshin, anijet evropiane u shfaqën në brigjet e Aleksandrisë. Kjo solli shqetësim të madh dhe kryengritjen e popullsisë, ndërsa disa qytetarë të huaj, që u ndodhën në rrugët e qytetit, mbetën të vrarë gjatë revoltave. Për këtë arsye Admirali Britanik Sejmur bombardoi Aleksandrinë në 13 korrik 1882, edhe pse luftanijet franceze ishin larguar nga Gjiri i Aleksandrisë sipas një porosie të dhënë nga Dhoma e tyre e Deputetëve. E përballur më këtë përçarje në mesin e përpjekjeve të saj për paqe, qeveria osmane vendosi të dërgonte trupat e saj në Egjipt, por sulltani nuk pranoi. Ai mendonte se vendimi më i mirë që mund të mermin osmanët për Egjiptin, ishte të zgjidhte problemet financiare dhe të emëronte nacionalistë egjiptianë në postet e larta, dhe ata do të ndërmermin veprimet e nevojshme.
Ndërkohë që përfaqësuesit e sulltanit ishin nisur për në Kajro, ndërhyrësit në Britani, të drejtuar nga Ministri i Tregtisë, Xhozef Çemberlejn (Joseph Çamberlain), synonin të rrëzonin nacionalistët dhe të pushtonin Egjiptin, që të siguronin interesat e kreditorëve britanikë dhe në të njëjtën kohë të siguronin pambuk me çmim të ulët për industrinë tekstile të vendit të tyre, me qendër në Mançester. Nga ana tjetër, Franca e kundërshtonte një veprim të tillë ushtarak, pasi kjo do të bënte të mundur që Britania të vendosej në Mesdheun Lindor dhe do të rrezikonte seriozisht zotërimin ekonomik dhe kulturor francez në këtë zonë. Në atë kohë, Kryeministri liberal, Gledston (Gladstone), ishte gati të jepte dorëheqjen nga detyra, dhe për këtë arsye ndërhyrësit morën iniciativën në Londër. Trupat britanike zbarkuan në Aleksandri, shkatërruan egjiptianët në Tell el-Kebir, më 13 shtator 1882, dhe pushtuan Kajron 4 ditë më vonë. Devleti Osman protestoi kundër pushtimit britanik të Egjiptit, por pa dobi. Megjithatë, Britania deklaroi se pushtimi i Egjiptit ishte i përkohshëm dhe se do të tërhiqej pasi të zgjidhte problemet në këtë vend, që do të thoshte se do të ndiqte politikën e "shpëtimit dhe tërheqjes". Sulltani nuk kishte asnjë alternativë tjetër, përveçse të pranonte këtë "premtim". Më 24 tetor 1885, u nënshkrua një marrëveshje sipas të cilës sovraniteti Osman i Egjiptit u konfirmua në teori, dhe Egjipti pranoi ti paguante një taksë vjetore Devletit Osman. Gjithashtu, si osmanët, ashtu dhe britanikët, do të dërgonin në Egjipt komisionarët e tyre të lartë, për të asistuar Hedivin në çështjet e brendshme. Ushtria egjiptiane u shpërbë dhe oficerët e saj u burgosën ose dolën në pension. Oficerët britanikë në Egjipt mbanin kapelën fez (ose tarbush) dhe morën titullin turk Bej. "Nëse ata do të kishin pasur mundësinë të ndryshonin edhe ngjyrën e fytyrës së tyre nga biond në zeshkan, ata do ta kishin bërë."
Sulltan Abdylhamidi mbante kontakte të ngushta me inteligjencën dhe prijësit e politikës egjiptiane nëpërmjet komisionarit të tij të lartë, Ahmed Muhtar Pashait, dhe familjes së Hedivit. Dinjitarët fisnikë të Egjiptit, nga ana e tyre, kishin dëshirë të madhe të mbanin lidhjet me qendrën, Stambollin. Ata i dërgonin fëmijët e tyre atje për t'u arsimuar, blenin shtëpi verimi në brigjet e Bosforit dhe bënin lidhje martesore me familjet e fisnikëve osmanë, në atë nivel që osmanët "kishin më shumë ndikim në Egjipt nga ç'u dukej britanikëve, që mbetën kryesisht në sipërfaqe të jetës egjiptiane, përgjatë shumë viteve të kontrollit të tyre politik dhe ushtarak.
Nuk ka asnjë dyshim që e gjithë kjo u bë e mimdur për shkak të unitetit kulturor islam midis dy popujve; baza dhe prejardhja, përbënin sfondin e përshtatshëm për vazhdimësinë e kësaj lidhjeje. Zotërimi dhe pushtimi i huaj nuk arritën ti ashpërsonin këto marrëdhënie, dhe vetëm në një kohë më të vonë imperialistët evropianë do arrinin ti dobësonin këto lidhje vëllazërore, nëpërmjet programeve të njëanshme të edukimit dhe historisë së falsifikuar në librat e shkruara nga historianët e tyre, pa u bazuar në burimet lokale apo në burimet osmane, por duke "përdorur" librat e "tyre" me modelin e “nuqila 'an Nicola".
Traktati i vitit 1830 përcaktoi kufijtë osmano-greke, por një shoqatë e fshehtë, Ethniki Etaria, organizoi një sulm të armatosur, në vitin 1897, kundër postblloqeve osmane në Thesali dhe në Maqedoni. Edhe pse ishte më e fuqishme se flota osmane, flota greke nuk arriti të pushtonte ishujt e Detit Egje. Trupat greke nën komandën e Kostandinit, vëllait të mbretit, luftuan kundër forcave osmane nën drejtimin e Myshir (Mareshal) Ed'hem Pasha, por ata pësuan disa herë humbje, dhe me fitoren e Domekes (Ddmeke) më 17 maj 1897, rruga drejt Athinës mbeti e hapur për ushtrinë osmahe. Në fakt, ajo do të hynte në Athinë, nëse Cari i Rusisë nuk do fi kishte bërë një kërkesë personale Sulltan Abdylhamidit, për të ndaluar operacionet ushtarake. Edhe fuqitë e tjera evropiane kishin të njëjtën kërkesë për qeverinë osmane. Armëpushimi u shpall më 20 maj 1897 dhe u ndoq nga një traktat paqeje më 13 nëntor 1897. Devleti Osman aneksoi disa pika strategjike në kufirin me Thesalinë dhe grekët u detyruan të paguanin një shumë prej 100.000.000 frangash si dëmshpërblim lufte.
Edhe pse të mundur në fushën e betejës, grekët vazhduan të pretendonin se Kreta i përkiste Greqisë, (faktikisht, Devleti Osman e kishte marrë Kretën nga venedikasit, jo nga grekët) dhe ata u përkrahën në këtë pretendim edhe nga fuqitë evropiane. Për shkak të disa problemeve në Kretë, administrata e saj e brendshme u la në dorën e disa drejtuesve lokalë, në vitin 1897. Princi Jorgji mbërriti në ishull në 21 dhjetor 1898 dhe mori pushtetin mbi të. Në teori, Kreta ishte nën sovranitetin osman, edhe pse nuk kishte asnjë dokument që e konfirmonte këtë sovranitet. Një parlament themelues u mblodh në vitin 1899 dhe një komitet i përbërë nga 5 anëtarë u caktua të ndihmonte princin. Pjesa më e madhe e popullsisë muslimane emigroi nga ishulli drejt Anadollit. Në këtë mënyrë, nëpërmjet një sërë kurthesh dhe intrigash, Kreta filloi gradualisht të krishterizohej.
Sulltan Abdylhamidi ishte i kujdesshëm ndaj Britanisë, nënvlerësonte Francën dhe nuk i besonte asnjëherë Rusisë, pasi kjo e fundit, kishte treguar armiqësi ndaj turqve dhe kishte pushtuar territore të gjera muslimano-turke. "Qëndrimi i Sulltan Abdylhamidit në lidhje me politikën e jashtme ishte: sjellja me takt ndaj Rusisë, kujdesi që të mos krijohej asnjë problem me Britaninë, mbështetja tek Gjermania, të mos harronte që Austria e kishte një sy tek Maqedonia, të krijonte marrëdhënie sa më të mira me shtetet e tjera, të shkaktonte probleme në Ballkan në mënyrë që të krijohej armiqësi midis Bullgarisë, Ser-bisë dhe Greqisë." Në këtë mënyrë, ai vëndosi që të punonte për të fituar mbështetjen dhe vullnetin e mirë të Gjermanisë. Pas një vizite në Greqi, Kajzer Vilhelmi II (Kaiser Wilhehn II) gjerman, vizitoi edhe Stambollin në vitin 1899, dhe më pas vizitoi edhe Damaskun, dhe Jerusalemin (Kudsin).
Edhe pse Britania shprehu dëshirën për ndërtimin e linjës hekurudhore Stamboll-Bagdad-Basra, në vitin 1903, sulltani ia dha këtë koncesion të rëndësishëm Gjermanisë. Përveç kësaj, u mblodhën para nga populli, për ndërtimin e hekurudhës së Hixhazit. Kjo linjë hekurudhore lidhte qendrën e Hilafetit, Stambollin me Medine el-Munevveren, me qytetin e Profetit Muhammed (a.s.), si dhe shërbente për pelegrinët muslimanë. Qëllimi ishte që kjo linjë të vazhdonte deri në qytetin e shenjtë Meke el-Mukerreme dhe më pas deri në Jemen. Osmanët ishin tepër të kujdesshëm për të ruajtur qetësinë e këtij qyteti të shenjtë dhe në këtë mënyrë linja e hekurudhës, dhe stacioni u vendosën në një pozicion të atillë që të mos binin ndesh me urdhrat e Profetit (a.s.). Britanikët nuk e pëlqenin krijimin e marrëdhënieve miqësore të sulltanit me Gjermaninë, pasi kjo kishte një ndikim negativ ndaj influencës së Britanisë në rajon. Linja hekurudhore do të kishte edhe një degë tjetër, atë të Bagdad-Basra-Kuvajt. Në këtë mënyrë, sulltani arriti të ngrinte nivelin e garës dhe të rivalitetit midis Gjermanisë dhe Britanisë.
"Ndërkohë që shpërthimi arsimor, gjatë periudhës së sundimit të Abdylhamidit kishte prodhuar me qindra burokra-të, doktorë, oficerë dhe shkrimtarë të arsimuar, që dëshironin të punonin brenda sistemit, ky zhvillim prezantoi dhe disa otomanë me mendimin liberal politik të Evropës perëndimore. ...kur sulltani bëri përpjekje për të balancuar buxhetin, duke reduktuar numrin e nëpunësve në stafin e ministrave, dhe numrin e oficerëve në radhët e ushtrisë, duke përjashtuar kështu një numër të madh kuadrosh, që pasi ishin arsimuar, ata ndjenë se kishin të drejtën e tyre të punësimit në qeveri me paga të mira."
Studentët e Shkollës Ushtarake të Mjekësisë: Ibrahim Temo, Abdullah Xhevdet, Mehmed Reshid, Hysejinzade Ali dhe Is'hak Sukuti themeluan një shoqëri të fshehtë më 21 maj 1889 të quajtur Ittihad ve Terakki (Bashkim dhe Përparim), në të cilën u anëtarësuan studentë dhe oficerë të ushtrisë. Programi i tyre bazohej në parimet e kushtetutës, otomanizmit dhe lirisë. "Shoqëria Osmane Ittihad ve Terakki u themelua si një organizatë e fshehtë dhe u zgjerua me kalimin e kohës. Kjo shoqëri zbatonte shumë nga metodat dhe rregullat e praktikuara nga masonët."
Numri i pjesëtarëve të kësaj shoqërie u rrit me shpejtësi. Ahmed Rizai (1859-1930), njëri nga anëtarët e saj më të spikatur, shkoi në Paris ku u ndikua ndjeshëm nga Pjer Lafit (Pierre Lafitte), dishepulli i Ogyst Kontit (August Comte), dhe mësoi prej tij pozitivizmin, që formoi dhe pikëpamjet e tij mendore. Me kalimin e kohës, Ahmed Rizai u bë dhe prijësi i kësaj shoqërie.
Hedivi i Egjiptit e përkrahu këtë shoqëri, duke i dërguar herë pas here edhe para, por ai i ndaloi të gjitha këto pasi u njoftua se prijësi i saj, Ahmed Rizai, gjoja ishtë një jobesimtar. Inteligjenca osmane e kohës supozonte me naivitet se vetëm një meshrutijjet (qeveri kushtetuese) e menjëhershme do të mund të zgjidhte të gjitha problemet e Devletit Osman.
Për sa i përket Sulltan Abdylhamidit, "liria" për të cilën luftonin Turqit e Rinj ishte një "armë shkatërrimtare për Devletin." Për arsye se, sipas fjalëve të tij, "dhënia e lirisë ishte njësoj sikur t'i jepje një armë një njeriu që nuk dinte si ta përdorte atë. Ai njeri mund të vriste me atë armë babain, nënën, vëllezërit madje edhe veten. Pra, ishte e nevojshme që vendi të përgatitej për liri përpara se kjo t'iu jepej, dhe unë po përpiqem të arrij një gjë të tillë; mënyra më e mirë për të arritur këtë objektiv është përmirësimi i arsimit dhe unë po ndërtoj shkolla."Për Abdylhamidin, as "Osmanizmi" që ai kishte miratuar gjatë shpalljes së Kushtetutës, nuk kishte rëndësi. Thelbi i çështjes për të ishte Islami, hallka e vetme e fortë që shërbente si lidhëse midis muslimanëve dhe Devletit Osman." Citimi i mësipërm është marrë nga historiani turk, Enver Zija Karal, i cili, zakonisht, nuk ishte përkrahës i Abdylhamidit. Është me të vërtetë mjaft interesante të theksohet: se ngjarjet në vazhdim vërtetuan se Sulltan Abdylhamidi ishte mendjemprehtë dhe se kishte të drejtë; Devleti Osman shikohej si një "Fuqi e Madhe" (shikohej ndër dyvel-i mu'azemme/shtetet e mëdha), edhe pse kishte pika të dobëta dhe problemet e veta, por pas të ashtuquajturës "liri", vetëm 10 vite ishin të mjaftueshme për shkatërrimin e tij.
Sulltan Abdylhamidi u përpoq nëpërmjet premtimeve që t'i ndërgjegjësonte anëtarët e shoqërisë Ittihad ve Terakki, që ndodheshin në disa qytete të Evropës dhe në Kajro. Disa prej tyre u kthyen dhe u punësuan në shërbimin e nepunësit zyrtar. Por, ideja e "lirisë" u kthye në një "idhull" për inteligjencën osmane. Shtetet evropiane i mbështetën këta njerëz naivë, që besonin se vetëm nëpërmjet shpalljes së kushtetutës, evropianët do të hiqnin dorë nga projektet e tyre për ndarjen e territorit osman.
Duke punuar sipas metodave masone dhe taktikave komplotuese, shoqëria Ittihad ve Terakki arriti të siguronte përkrahjen e oficerëve të ushtrisë së re në Rumeli, ku sulltani kishte dërguar më të mirët, për shkak të rëndësisë të kësaj zone. Mareshali Shemsi Pasha u dërgua në Manastir për të shtypur veprimet e bandave rebele që kryheshin nën drejtimin e oficerëve të ushtrisë, ku ai u vra në 7 Xhumadel Ahire 1326/7 korrik 1908. Mareshal Osman Fevzi Pasha zuri vendin e tij, por ai u rrëmbye nga oficerët dhe u trajtua me shumë respekt prej tyre, pasi ai deklaroi fuqimisht se ishte në favor të shpalljes së kushtetutës. Ndërkohë telegrame të shumta i drejtoheshin sulltanit nga Rumelia, me shprehje jashtëzakonisht respektuese, por edhe të vendosura për shpalljen e kushtetutës. Ata deklaronin se jo vetëm ushtarakët, por edhe shitësit, dhe të gjithë njerëzit, ishin të vendosur ta shikonin kushtetutën e shpallur. Në atë kohë, Sulltan Abdylhamidi mbushte 66 vjeç dhe ishte në pushtet që prej 32 vitesh, një arsye kjo që tregonte se ishte tashmë i lodhur. Për këtë arsye, nën kërcënimin dhe shantazhin e Shoqërisë Ittihad ve Terakki, ai u detyrua të shpallte për të dytën herë Administrimin Kushtetutës, më 23 korrik 1908. "Kur më në fund u shpall Kushtetuta, Revolucioni i Turqve të Rinj ishte një nga ngjarjet më të çuditshme në histori. Ishte një ngjaije e paplanifikuar, të paktën për sa i përket mënyrës dhe kohës kur shpërtheu, nuk ndodhi me të vërtetë dhe nuk arriti ta rrëzonte Abdylhamidin nga froni. Por, ky revoludon e detyroi atë të thërriste Parlamentin dhe për arsye praktike të hiqte dorë nga një pjesë e madhe e kompetencave të tij.
Më 3 prill 1909 u zhvillua një revoltë e dhunshme në Stamboll, kundër Shoqërisë Ittihad ve Terakki që kërkonte shkarkimin e Ahmed Rizait, nga kryesia e Asamblesë dhe vendosjen e një muslimani të vërtetë në këtë post. Kryengritësit sulmuan Asamblenë dhe ndërkohë që anëtarët ishin duke u arratisur, dy njerëz të pafajshëm mbetën të vrarë, pasi gabimisht u menduan se ishin Ahmed Rizai dhe Hysejin Xhahidi, ky i fundit një shkrimtar dhe gazetar i famshëm. Ittihad ve Terakki nuk ishte vendosur mirë në Stamboll dhe për këtë arsye anëtarët e saj u arratisën nga qyteti. Qeveria u tërhoq dhe fuqia mbeti në duart e sulltanit. Ai emëroi Ismail Kemalin në kryesinë e Asamblesë. Oficerët e lartë të ushtrisë osmane maqedonase u mblodhën nën drejtimin e Mahmud Shevket Pashait dhe u betuan për të rivendosur ligjin, dhe rregullin. Ata u vetëquajtën "Hareket Ordusu" (Ushtria Operative) dhe u nisën drejt Stambollit me tren. Por kur parlamentarët u takuan me ta në stacionin Jeshil-koj (Yegilkdy), ndodhi një zhvillim tjetër: ata vendosën tashmë të rrëzonin vetë sulltanin. Nga ana tjetër, duket se të gjitha këto ngjarje ishin planifikuar dhe inskenuar nga disa grupe.
Kuvendi u mblodh më 27 prill 1909 dhe mori vendimin të shfronësonte sulltanin. Abdylhamidi u dërgua menjëherë në Selanik me tren. Midis katër përfaqësuesve që i sollën lajmin e keq Halifit-Sulltan, dy prej tyre ishin jomuslimanë: Emanuel Karaso (Emmanuel Carasso) (një hebre) dhe Arami (një armen). "Veprimi më i keq që kreu Komiteti Ittihad ve Terakki ishte ky mënjanim i Abdylhamidit, që ishte mjeshtër i diplomacisë evropiane, me një përvojë 32-vjeçare. Ambasadori britanik, Nikolas o'Konor (Nicolas o'Connor), është cituar të ketë thënë se gjithë vendet evropiane ishin të gatshëm për t'u lutur për Abdylhamidin, në mënyrë që të shmangnin mundësinë e shpalljes së një lufte botërore. Ambasadori francez, Moris Bompar (Maurice Bompard), deklaroi se nuk kishte asnjë diplomat tjetër të kalibrit të tij në asnjë shtet të Evropës.
Abdylhamidi u dënua me arrest shtëpie në vilën e madhe Alatini në Selanik, por u soll sërish në Stamboll në vitin 1912, gjatë Luftës Ballkanike, dhe qëndroi në Pallatin Bejlerbej, deri sa ndërroi jetë më 10 shkurt të vitit 1918. Ndërkohë që qëndroi në këtë vend, Enver Pasha, njëri prej tre udhëheqësve të Ittihad ve Terakki e vizitonte shpesh atë; ish-sulltani me përvojë kishte vërejtur se ai "do të bëhej një kolonel i mirë".
Ndërkohë që prijësit e Ittihad ve Terakki ishin të anga-zhuar në fushatën zgjedhore, evropianët i shkaktuan goditje të rënda Devletit Osman tashmë të rrënuar dhe të pafuqishëm. Austria aneksoi Bosnjë e Hercegovinën më 5 tetor 1908. Bullgaria u shpall vend i pavarur dhe Greqia pushtoi Kretën, e cila u zbraz nga fuqitë evropiane më 27 korrik. Devleti Osman iu drejtua për ndihmë garantuesve dhe nënshkruesve të Traktatit të Berlinit, por pa dobi. Më pas, Devleti u përpoq t'i zgjidhte vetë problemet, duke nënshkruar një traktat me Austrinë, nëpërmjet të cilit pranoi aneksimin austriak të Bosnjë e Hercegovinës, në këmbim të qytezës së Novi Pazarit. Austria, nga ana e saj, do t'i paguante Devletit dëmshpërblimet e luftës. Më 19 prill 1909, u nënshkrua edhe një traktat me Bullgarinë, sipas të cilit sulltani mori kontrollin e institucioneve muslimane në Bullgari dhe në Bosnjë e Hercegovinë, dhe në to emëroi drejtues fetarë (kadinj dhe muftinj). Austria dhe Bullgaria garantuan se do t' i përkrahnin financiarisht shkollat muslimane dhe xhamitë në vendet e tyre.