Për sa i përket Sulltan Abdylhamidit, "liria" për të cilën luftonin Turqit e Rinj ishte një "armë shkatërrimtare për Devletin." Për arsye se, sipas fjalëve të tij, "dhënia e lirisë ishte njësoj sikur t'i jepje një armë një njeriu që nuk dinte si ta përdorte atë. Ai njeri mund të vriste me atë armë babain, nënën, vëllezërit madje edhe veten. Pra, ishte e nevojshme që vendi të përgatitej për liri përpara se kjo t'iu jepej, dhe unë po përpiqem të arrij një gjë të tillë; mënyra më e mirë për të arritur këtë objektiv është përmirësimi i arsimit dhe unë po ndërtoj shkolla."Për Abdylhamidin, as "Osmanizmi" që ai kishte miratuar gjatë shpalljes së Kushtetutës, nuk kishte rëndësi. Thelbi i çështjes për të ishte Islami, hallka e vetme e fortë që shërbente si lidhëse midis muslimanëve dhe Devletit Osman." Citimi i mësipërm është marrë nga historiani turk, Enver Zija Karal, i cili, zakonisht, nuk ishte përkrahës i Abdylhamidit. Është me të vërtetë mjaft interesante të theksohet: se ngjarjet në vazhdim vërtetuan se Sulltan Abdylhamidi ishte mendjemprehtë dhe se kishte të drejtë; Devleti Osman shikohej si një "Fuqi e Madhe" (shikohej ndër dyvel-i mu'azemme/shtetet e mëdha), edhe pse kishte pika të dobëta dhe problemet e veta, por pas të ashtuquajturës "liri", vetëm 10 vite ishin të mjaftueshme për shkatërrimin e tij.
Sulltan Abdylhamidi u përpoq nëpërmjet premtimeve që t'i ndërgjegjësonte anëtarët e shoqërisë Ittihad ve Terakki, që ndodheshin në disa qytete të Evropës dhe në Kajro. Disa prej tyre u kthyen dhe u punësuan në shërbimin e nepunësit zyrtar. Por, ideja e "lirisë" u kthye në një "idhull" për inteligjencën osmane. Shtetet evropiane i mbështetën këta njerëz naivë, që besonin se vetëm nëpërmjet shpalljes së kushtetutës, evropianët do të hiqnin dorë nga projektet e tyre për ndarjen e territorit osman.
Duke punuar sipas metodave masone dhe taktikave komplotuese, shoqëria Ittihad ve Terakki arriti të siguronte përkrahjen e oficerëve të ushtrisë së re në Rumeli, ku sulltani kishte dërguar më të mirët, për shkak të rëndësisë të kësaj zone. Mareshali Shemsi Pasha u dërgua në Manastir për të shtypur veprimet e bandave rebele që kryheshin nën drejtimin e oficerëve të ushtrisë, ku ai u vra në 7 Xhumadel Ahire 1326/7 korrik 1908. Mareshal Osman Fevzi Pasha zuri vendin e tij, por ai u rrëmbye nga oficerët dhe u trajtua me shumë respekt prej tyre, pasi ai deklaroi fuqimisht se ishte në favor të shpalljes së kushtetutës. Ndërkohë telegrame të shumta i drejtoheshin sulltanit nga Rumelia, me shprehje jashtëzakonisht respektuese, por edhe të vendosura për shpalljen e kushtetutës. Ata deklaronin se jo vetëm ushtarakët, por edhe shitësit, dhe të gjithë njerëzit, ishin të vendosur ta shikonin kushtetutën e shpallur. Në atë kohë, Sulltan Abdylhamidi mbushte 66 vjeç dhe ishte në pushtet që prej 32 vitesh, një arsye kjo që tregonte se ishte tashmë i lodhur. Për këtë arsye, nën kërcënimin dhe shantazhin e Shoqërisë Ittihad ve Terakki, ai u detyrua të shpallte për të dytën herë Administrimin Kushtetutës, më 23 korrik 1908. "Kur më në fund u shpall Kushtetuta, Revolucioni i Turqve të Rinj ishte një nga ngjarjet më të çuditshme në histori. Ishte një ngjaije e paplanifikuar, të paktën për sa i përket mënyrës dhe kohës kur shpërtheu, nuk ndodhi me të vërtetë dhe nuk arriti ta rrëzonte Abdylhamidin nga froni. Por, ky revoludon e detyroi atë të thërriste Parlamentin dhe për arsye praktike të hiqte dorë nga një pjesë e madhe e kompetencave të tij.
Më 3 prill 1909 u zhvillua një revoltë e dhunshme në Stamboll, kundër Shoqërisë Ittihad ve Terakki që kërkonte shkarkimin e Ahmed Rizait, nga kryesia e Asamblesë dhe vendosjen e një muslimani të vërtetë në këtë post. Kryengritësit sulmuan Asamblenë dhe ndërkohë që anëtarët ishin duke u arratisur, dy njerëz të pafajshëm mbetën të vrarë, pasi gabimisht u menduan se ishin Ahmed Rizai dhe Hysejin Xhahidi, ky i fundit një shkrimtar dhe gazetar i famshëm. Ittihad ve Terakki nuk ishte vendosur mirë në Stamboll dhe për këtë arsye anëtarët e saj u arratisën nga qyteti. Qeveria u tërhoq dhe fuqia mbeti në duart e sulltanit. Ai emëroi Ismail Kemalin në kryesinë e Asamblesë. Oficerët e lartë të ushtrisë osmane maqedonase u mblodhën nën drejtimin e Mahmud Shevket Pashait dhe u betuan për të rivendosur ligjin, dhe rregullin. Ata u vetëquajtën "Hareket Ordusu" (Ushtria Operative) dhe u nisën drejt Stambollit me tren. Por kur parlamentarët u takuan me ta në stacionin Jeshil-koj (Yegilkdy), ndodhi një zhvillim tjetër: ata vendosën tashmë të rrëzonin vetë sulltanin. Nga ana tjetër, duket se të gjitha këto ngjarje ishin planifikuar dhe inskenuar nga disa grupe.