Sulltan Abdylmexhidi 1839-1861
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Abdylmexhidi 1839-1861

Pas vdekjes së Sulltan Mahmudit II, në vitin 1839, vendin e tij e mori Abdylmexhidi, që ishte në moshën 18-vjeçare. Mustafa Reshid Pasha ishte në të njëjtën kohë Sadrazam, Naz'ër (Ministër) i Punëve të Jashtme dhe Ambasador në Londër. Valiu i Egjiptit Muhammed Ali Pasha kishte një pozitë të fuqishme, ndërkohë që Devleti Osman ishte në rrezik të ndahej në dy pjesë. Ishte shumë e nevojshme të fitohej mbështetje nga jashtë, për ta shmangur këtë problem. Por, riorganizimi i strukturës shtetërore të osmanëve kishte shumë elementë në favor të fuqive evropiane së bashku me ndryshimet e ndërmarra për të qenë në përputhje me kushtet botërore. "Më ardhjen në fron të sulltanit të ri, Mustafa Reshid Pasha erdhi në Stamboll dhe nëpërmjet takimeve të fshehta e bindi sulltanin për nevojën e domosdoshme për Tanzimat”.

Struktura e Devletit Osman, në atë kohë, ishte përkeqësuar në mënyrë domethënëse dhe të dukshme, dhe kishte nevojë për rregullime dhe ristrukturim të studiuar mirë. Por Nizam-ë Xhedid, apo Tanzimati, që ishin paraqitur rishtazi, nuk rezultuan të efektshme, veçse një katastrofë e vërtetë. Tanzimati ishte përpunuar vetëm nga Reshid Pasha dhe mund të ketë qenë madje një refonnë e imponuar nga fuqitë e huaja. Sulltani ishte në moshë shumë të re dhe pa përvojë për të kuptuar dhe vlerësuar mangësitë serioze. Në atë kohë - nga mesi i shekullit të 19-të - Devletit Osman i kishte ardhur praktikisht fundi, pasi ishte turpëruar dhe kishte pësuar disfata nga një mëkëmbës i mbretit, dhe një ushtri që duhet të kishin qenë nën kontrollin e tij të rreptë. Nëse nuk do të ishte ndaluar nga "miqtë e tij evropianë", me shumë mundësi, Ibrahim Pasha do të kishte hyrë në Stamboll dhe do ta kishte marrë Devletin. Kjo do të kishte sjellë rrëzimin e familjes sundimtare, por nuk do të kishte sjellë ndonjë ndryshim thelbësor për strukturën kryesore shoqëroro-politike muslimane. Devleti Musliman mund të ishte ringritur edhe më i fuqishëm, nen drejtimin e një udhëheqësi të ri energjik dhe të angazhuar. Duket se fuqitë evropiane nuk e penguan Ibrahim Pashanë nga simpatia që kishin ndaj Devletit Osman, por vetëm për të parandaluar ardhjen e një adminis-trate të aftë dhe dinamike që të merrte pushtetin në dorë, duke siguruar në këtë mënyrë interesat e tyre jetike në këtë hapësirë.

Sulltani i ri dhe pa përvojë autorizoi pa u menduar mirë Sadrazam Mustafa Reshid Pashanë të lexonte Hatt-ë Hymajun që shpallte Tanzimatin gjatë një ceremonie të madhe. Këto reforma administrative me tepër sipërfaqësore dhe naive, garantonin jetën dhe pronën e njerëzve në Devlet, pa dallim besimi fetar, apo sekti, dhe i dhanë thesarit të Devletit përgjegjësi të plotë mbi të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat. Hatt-ë Hymajuni u recitua nga Reshid Pasha në Sha'ban 1255/nëntor 1839 në Gylhane. Sulltani, vezirët dhe ulemaja u betuan në Hërka-i Se'adet Dairesi (Dhoma e caktuar për ruajtjen e pelerinës së Pejgamberit të Fundit dhe Relikteve të Shenjta) në Pallatin Topkapu që të pajtoheshin me rregullat e Tanzimatit. Faktikisht, Devleti Osman kishte nevojë për reformim. Sipas Hatt-ë Hymajun thuhej se Devleti Osman vepronte në përputhje me ahkam-ë Xhelile-i Kur'anijje dhe kavanin-i Sher'ijje nga fillimi deri në lulëzimin e tij, por këto rregulla të mira ishin neglizhuar për shkak të vështirësive dhe problemeve të vazhdueshme si dhe motivimeve të ndryshme gjatë 150 viteve të fundit. Në këtë reformë u përfshi edhe ndalimi i ryshfeteve, dhe rritja e pagave të zyrtarëve në një nivel të kënaqshëm.

U pranua barazia midis muslimanëve dhe jomuslimanëve, jo si një lëshim ndaj fuqive evropiane, por me vetë imponimin e tyre. "Të gjitha rangjet dhe postet në strukturën shtetërore u bënë të disponueshme për jomuslimanët. Më parë, jomuslimanët nuk pranoheshin si dëshmitarë për muslimanët, por tashmë ata u kthyen në gjykatës të gjykatave që jepnin vendime për muslimanët." Ndërkohë që, në të gjitha entitetet e mëdha politike ka një "kombësi dominuese": Në perandorinë austriake raca gjermane, në perandorinë moskovite raca ruse, në Britaninë e Madhe raca angleze, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës elementi anglo-sakson është në pozicionin dominues dhe ekzistenca e këtyre shteteve është në varësi të këtyre dominancave kombëtare. Përveç të tjerash, në Devletin Osman nuk ekzistonte një praktikë e tillë e "kombësisë dominuese". Nuk kishte një komb dominues, por kishte një ummet dominuese gjatë një periudhe 540-vjeçare, midis 1299/699, që teorikisht është pranuar si data e pavarësisë së Osman Gaziut, dhe 1839/1255.

"Dikur në Gallata ndodhej një rajon policie. Disa të krishterë sollën në këtë rajon disa muslimanë me ankesën se këta të fundit i kishin quajtur ata "gavur" (gjaur) (versioni në gjuhën turke për kafir). Dhe komandanti i rajonit i qortonte të akuzuarit: "sa herë ju kemi thënë se është e ndaluar të quani më një gavur me nofkën "gavur".

Jo vetëm muslimanët, por edhe disa të krishterë nuk ishin të kënaqur me disa nga rregullat e Tanzimatit. Patriarku ortodoks (rum) grek, që kishte marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Tanzimatit, në Kopshtin Gylhane, tha: "Shpresoj të mos dalë sërish nga kjo kuletë", pasi Hatt-ë Hymajun u vendos në një kuletë mëndafshi. Për arsye se ata ishin më të privilegjuar nga raja tjetër e krishterë, ata kishin qenë deri në një farë mase pjesëmarrës të administratës; ata kishin punuar si përkthyes në Divan-ë Hymajun, përkthyes të komisioneve ambasadoriale, bejlerët e Vllahisë dhe Moldavisë emëroheshin nga grekët e Fanarit, në Stamboll. Patriarku rum (grek) mbante përgjegjësi për të gjithë të krishterët, që jetonin brenda kufijve të Devletit Osman.

Raja Ortodokse iu drejtua Rusisë, Francës Katolike dhe protestantëve në Britani, dhe iu kërkoi atyre të siguronin që të drejtat e tyre të garantoheshin dhe të viheshin në jetë. Dhe shtetet evropiane i përdorën këto kërkesa për qëllimet e tyre politike.

Përpjekjet e mëparshme për përtëritje në fushën e arsimi-mit dhe trajnimit ushtarak nuk prekën thelbin apo strukturën e Devletit. Por, Tanzimati ishte një goditje e rëndë për strukturën e tij dhe arriti të thyente linjën e drejtimit për historinë e Devletit Osman. Kjo ishte padyshim pika e parë e thyerjes që u thellua edhe më tepër në vitin 1856 me Islahat Fermanë (Dekretin Reformues), dhe vazhdoi deri në fund. Në të vërtetë, nga fundi i shekullit të 18-të, Devleti Osman e kishte humbur dinamikën dhe shtysën e tij jetë dhënëse deri në nivelin e administratës dhe burokracisë. Për këtë arsye, mund të themi se çdo iniciativë e ndërmarrë që nga fillimi i shekullit të 19-të mund të shihet si "përpjekje për mbijetesë me çdo kusht.

Mustafa Reshid Pasha caktoi dy nga ulematë më të respektuar, për të shpjeguar Hatt-ë Hymajumn e Gylhanes, në Rumeli dhe Anadoll. Këta të dy e zbatuan detyrën e tyre duke shkuar nga një qetet në tjetrin. Pika më e vështirë në Tanzimat ishte barazia e popullsisë, që nuk bënte dallime të përkatësive të ndryshme fetare. Dhe, kjo ishte mjaft e natyrshme dhe e logjikshme, pasi muslimanët kishin luftuar brez pas brezi për të mbajtur Devletin, dhe kishin qenë "bërthama" dhe "elementi kryesor" për Devlet-i Alijje-i Islamijje, dhe tani popullsia dhimmi (jomuslimane) promovohej në nivelin e popullsisë muslimane. Shoqëria muslimane, që kishte jetuar në përputhje me parimin: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta.

Një riorganizim i strukturës ishte mjaft i nevojshëm, por kjo duhet të ishte arritur nga vetë osmanët, duke mbajtur larg çdo lloj ndërhyrje nga jashtë. Por, për këtë veprim, do të ishte e nevojshme fuqia ushtarake dhe politike, që Devleti Osman nuk i kishte në atë kohë. Për këtë arsye, pati ndërhyrje madje edbe imponim nga fuqitë "e jashtme". Faktikisht, qëllimi ishte të "zgjidheshin problemet me Egjiptin duke e lidhur atë me zba-timin e Tanzimatit, për të korrigjuar në këtë mënyrë opinionin publik evropian që kishte prirjen të fshihte ekzistencën e Devlet-i Alijje.

"Dikur në Gallata ndodhej një rajon policie. Disa të krishterë sollën në këtë rajon disa muslimanë me ankesën se këta të fundit i kishin quajtur ata "gavur" (gjaur) (versioni në gjuhën turke për kafir). Dhe komandanti i rajonit i qortonte të akuzuarit: "sa herë ju kemi thënë se është e ndaluar të quani më një gavur me nofkën "gavur".

Jo vetëm muslimanët, por edhe disa të krishterë nuk ishin të kënaqur me disa nga rregullat e Tanzimatit. Patriarku orto-doks (rum) grek, që kishte marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Tanzimatit, në Kopshtin Gylhane, tha: "Shpresoj të mos dalë sërish nga kjo kuletë", pasi Hatt-ë Hymajun u vendos në një kuletë mëndafshi. Për arsye se ata ishin më të privilegjuar nga raja tjetër e krishterë, ata kishin qenë deri në një farë mase pjesë-marrës të administratës; ata kishin pimuar si përkthyes në Divan-ë Hymajun, përkthyes të komisioneve ambasadoriale, bejlerët e Vllahisë dhe Moldavisë emëroheshin nga grekët e Fanarit, në Stamboll. Patriarku rum (grek) mbante përgjegjësi për të gjithë të krishterët, që jetonin brenda kufijve të Devletit Osman.

Raja Ortodokse iu drejtua Rusisë, Francës Katolike dhe protestantëve në Britani, dhe iu kërkoi atyre të siguronin që të drejtat e tyre të garantoheshin dhe të viheshin në jetë. Dhe shtetet evropiane i përdorën këto kërkesa për qëllimet e tyre politike.

Përpjekjet e mëparshme për përtëritje në fushën e arsimi-mit dhe trajnimit ushtarak nuk prekën thelbin apo strukturën e Devletit. Por, Tanzimati ishte një goditje e rëndë për strukturën e tij dhe arriti të thyente linjën e drejtimit për historinë e Devletit Osman. Kjo ishte padyshim pika e parë e thyerjes që u thellua edhe më tepër në vitin 1856 me Islahat Fermanë (Dekretin Reformues), dhe vazhdoi deri në fund. Në të vërtetë, nga fundi i shekullit të 18-të, Devleti Osman e kishte humbur dinamikën dhe shtysën e tij jetëdhënëse deri në nivelin e administratës dhe burokracisë. Për këtë arsye, mund të themi se çdo iniciativë e ndërmarrë që nga fillimi i shekullit të 19-të mund të shihet si "përpjekje për mbijetesë me çdo kusht".

Mustafa Reshid Pasha caktoi dy nga ulematë më të respektuar, për të shpjeguar Hatt-ë Hymajunm e Gylhanes, në Rumeli dhe Anadoll. Këta të dy e zbatuan detyrën e tyre duke shkuar nga një qetet në tjetrin. Pika më e vështirë në Tanzimal ishte barazia e popullsisë, që nuk bënte dallime të përkatësive të ndryshme fetare. Dhe, kjo ishte mjaft e natyrshme dhe e logjikshme, pasi muslimanët kishin luftuar brez pas brezi për të mbajtur Devletin, dhe kishin qenë "bërthama" dhe "elementi kryesor" për Devlet-i Alijje-i Islamijje, dhe tani popullsia dhimmi (jomuslimane) promovohej në nivelin e popullsisë muslimane. Shoqëria muslimane, që kishte jetuar në përputhje me parimin: "Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e keqija dhe të besoni në Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta.

Një riorganizim i strukturës ishte mjaft i nevojshëm, por kjo duhet të ishte arritur nga vetë osmanët, duke mbajtur larg çdo lloj ndërhyrje nga jashtë. Por, për këtë veprim, do të ishte e nevojshme fuqia ushtarake dhe politike, që Devleti Osman nuk i kishte në atë kohë. Për këtë arsye, pati ndërhyrje madje edhe imponim nga fuqitë "e jashtme". Faktikisht, qëllimi ishte të "zgjidheshin problemet me Egjiptin duke e lidhur atë me zbatimin e Tanzimatit, për të korrigjuar në këtë mënyrë opinionin publik evropian që kishte prirjen të fshihte ekzistencën e Devlet-i Alijje.

"Kjo ndjesi e përgjithshme në Evropë, ishte se institucionet dhe struktura e lashtë e perandorisë, ishte barbare dhe pa-ndreqmërisht e keqe, dhe se vetëm vendosja e një qeverie dhe e një mënyre jetese evropiane, sa më shpejt që të ishte e mundur, do ta pranonte Turqinë në nivelin dhe privilegjin e një shteti të dvilizuar. Ky qëndrim iu bë i ditur në mënyrë energjike tërë shtetarëve turq nga qeveritë dhe ambasadat e fuqive evro-piane, dhe për pasojë, u pranua, pa fjalë, nga pjesa gjithnjë e më e madhe e shtresës drejtuese turke, që ishte mjaft e ndërgjegj-shme për fuqinë, pasurinë dhe zhvillimin e Evropës në kraha-sim me prapambetjen, varfërinë dhe dobësinë e tyre."

Por, nga ana tjetër, një qytetar i Devletit Osman ishte për fu pasur zili. "Ndoshta, komentet më mbresëlënëse janë ato të Adolf Slejdit (Adolphus Slade), një pficer i flotës detare brita-nike, që e vizitoi Turqinë shumë herë pas vitit 1829 dhe që fitoi njohuri të detajuara për gjuhën, vendin dhe popullin. Kritikat e tij bazoheshin kryesisht në faktin që reformatorët shkatërruan një rend të vjetër, që në vetvete nuk ishte i keq, dhe që, për-kundrazi, kishte shumë elementë për fu pasur zili. Deri në atë kohë, osmanlliu kishte gëzuar sipas zakonit disa nga privilegjet më të dashura nga njerëzit e lirë, për të cilat kombet e krishtera kishin luftuar një kohë të gjatë që t'i arrinin. Ai nuk i paguante asgjë qeverisë përveç një takse të moderuar për tokën, edhe pse ishte një taksë e detyrueshme, mund të klasifikohej në nivelin e taksave të vlerësuara. Ai nuk paguante të dhjetën e taksave, duke qenë se vakëfet siguronin të ardhura të mjaftueshme për ministrat e islamizmit. Ai mund të udhëtonte sipas dëshirës pa nevojën e një pasaporte dhe asnjë oficer dogane nuk shikonte dhe nuk fuste duart e tij të pista në valixhet e tij; asnjë polic nuk mbante nën mbikëqyrje lëvizjet e tij apo nuk dëgjonte fjalët e tij. Shtëpia ishte e shenjtë. Ejemtë e tij nuk kryenin shërbim ushta-rak, përjashto këtu faktin kur thirreshin për luftë. Ambiciet e tij nuk kufizoheshin nga lindjet e fëmijëve dhe pasuria. Nga niveli më i ulët, ai mund të aspironte për titullin pasha dhe nëse mund të lexonte, mund të aspironte për rangun e vezirit të madh. Ky ndërgjegjësim që ishte prezantuar dhe mbështetur nga precedentë të panumërt, ia fisnikëronte mendjen dhe i jepte atij mundësinë të hynte pa paragjykime në shërbim si zyrtar i lartë. A nuk janë këto përparësitë që aq shumë çmohen nga kombet e lira? A nuk solli Revolucioni Francez përjashtimin e popullsisë nga postet e nderuara?

Traktati i Londrës 1257/1841

Avancimi i suksesshëm i Ibrahim Pashait, djalit të Muhammed Ali Pashait, kundër Devletit Osman, u ndalua nga aleatët e tij evropianë: Britania, Austria dhe Prusia. Megjithëse, ata i dhanë guvematurën e Egjiptit Muhammed Ali Pashait dhe pasardhësve të tij dhe kështjellën e Akkës, ky mëkëmbës ambicioz i kundërshtoi kushtet e tyre dhe rifilloi luftën e tij me Devletin Osman. Britania, Austria dhe Prusia pas një takimi ndërmjet tyre vendosën disa kushte për ngushticat, dhe Rusia ndjeu se duhet të bashkohej me ta. Për pasojë, Britania, Austria, Prusia dhe Rusia nënshkruan një traktat në Londër më 15 Korrik 1840.

Forcat egjiptiane pësuan disfatë dhe Muhammed Ali Pasha u detyrua të nënshkruante Traktatin e Londrës në 1841, sipas të cilit ai mori vetëm drejtimin trashëgimtar të Egjiptit, që ishte pjesë e Devletit Osman. Kalimi në Ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve u mbyll për të gjitha luftanijet, duke e privuar në ketë mënyrë Rusinë nga privilegji i mëparshëm i lundrimit të lirë në këto zona.

Enxhyumen-i Danish

Falë përpjekjeve të një personi të diplomuar në medrese, Ahmed Xhevdet Pashait dhe të atyre që e njihnin rëndësinë e shkencës dhe arsimimit, u themelua, në vitin 1266/1850, Enxhymen-i Danish (Akademia). Detyra e saj ishte zhvillimi i gjuhës turke, ndjekja e prirjeve dhe rrymave intelektuale, për-kthimi i librave shkencorë dhe botimi i librave të rinj. Në të përfshiheshin 40 anëtarë kryesorë dhe 40 korrespondentë, të cilët takoheshin një herë në muaj.

Ngushticat

Devleti Osman kishte mbajtur nën kontroll për shekuj me radhë dy ngushticat më të rëndësishme: Ngushticën e Darda-neleve dhe Ngushticën e Bosforit. Gjatë shekullit të 19-të, duke qenë se fuqitë e krishtera kishin bërë një revolucion industrial dhe ishin më të fuqishme, filluan të tregonin interes për këto ngushtica që kontrolloheshin prej Devletit Osman, që dukej i paaftë për t'i mbrojtur ato.

Rusia kishte ndjekur një politikë pushtimi, ku territori osman përbënte pjesën më të madhe. Qëllimi i saj ishte të merrte kontrollin e Detit të Zi dhe të arrinte deri në Detin Mesdhe nëpërmjet ngushticave, dhe të ndryshonte një herë e përgjithmonë pozicionin e saj, si një perandori e mbyllur kontinentale. Traktati i Kajnarxhas (1774) hapi rrugën për avancimin e Rusisë në këtë drejtim: Rusia pushtoi Krimenë në vitin 1783 dhe u kthye në një vend zotërues në Detin e Zi. Sulmi i Napoleon Bonapartit ndaj Egjiptit, i dha një mundësi tjetër Rusisë; Devleti Osman dhe Rusia nënshkruan një traktat kim-dër Francës në vitin 1799, sipas të cilit Rusia fitoi të drejtën të lundronte në këto ngushtica si një vend "mik" për 8 vjet. Tashmë, administrata e Rusisë kishte filluar të mendonte se ishte më e favorshme për ta, të mermin nën mbrojtjen e tyre Sulltanin osman, në vend që ta ndanin dhe të mermin vetëm një pjesë në mesin e fuqive të tjera evropiane, apo të themelonin një qeveri greke në vendin e tij. Traktati u rinovua në vitin 1805, dhe në këtë rast u vendos që Deti i Zi të mbyllej për fuqitë e tjera; Rusia dhe Devleti Osman siguruan të drejtën ekskluzive të kishin anijet e tyre në Detin e Zi. Por ky traktat u anulua për shkak të luftës midis Rusisë dhe Devletit Osman, që filloi në vitin 1807, edhe pse në vitin 1829 rusët fituan sërish të drejtën e kalimit të anijeve të tyre tregtare nëpërmjet ngushticave me Traktatin e Edrenesë. Në vitin 1833, nëpërmjet Traktatit të Hynkar Iskelesi, Rusia arriti ndalimin e kalimit të anijeve të fuqive të tjera evropiane, por me Traktatin e Londrës të vitit 1841, rusët e humbën këtë pozitë të leverdishme.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Franca humbi kolonitë e saj në Kontinentin Amerikan që u kthyen në koloni të Britanisë dhe ndoqi politikën e kthimit të Mesdheut në një liqen francez, si dëmshpërblim ndaj humbjeve së saj. Austria dhe Franca ndanë mes tyre tokat e Republikës së Venedikut pas Traktatit të Kampoformios (1797), dhe në vitin 1798, Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin. Këta ishin hapa që u ndërmorën për të realizuar ambigjen e Francës për Mesdheun. Por, kjo politikë ishte kundër ambicieve të Carit Aleksandër të Rusisë për ta kthyer Detin e Zi në një liqen rus, dhe për të marrë në kontroll ngushticat, e për të zotëruar Mesdheun Lindor. Atëherë, çdo përpjekje e Rusisë për të marrë dy ngushticat ndeshej me kundërvënien e Francës, dhe çdo përpjekje e Francës për zgjerim drejt Mesdheut Lindor kundërshtohej nga Rusia.

Edhe Britania filloi të interesohej mjaft në çështjet e Mesdheut Lindor; kolonia e saj, India, kishte nevojë të mbrohej nga fuqitë e tjera. Për këtë arsye, Britania ndihmoi Devletin Osman në zmbrapsjen e trupave franceze nga Egjipti. Rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Indisë ishte nëpërmjet Detit Mes-dhe; dhe Britania bëri të pamundurën për të marrë kontrollin e Mesdheut Lindor, duke dalë kundër Rusisë dhe Francës që dëshironin të zgjeroheshin drejt këtij rajoni, dhe gjatë shekullit të 19-të, doli në mbështetje të integritetit të territoreve osmane, që ofronin dhe një rrugë tjetër drejt Indisë, nëpërmjet luginave të Tigrit dhe Eufratit, drejt Gjirit të Basras.

Lufta e Krimesë 1853-1856

Cari rus Nikolla I mendoi se Britania dhe Franca nuk do të hynin në luftën kimdër Rusisë, në rast se kjo e fundit do të pushtonte disa pjesë të territorit osman. Ai mendonte se mund të binte në ujdi me Britaninë, që t'i ndanin mes tyre territoret e Devletit Osman. Ai i tha ambasadorit britanik, Hamilton Sejmur (Saymour), më 9 Janar 1853 në Shën Petërburg, që ishte në atë kohë kryeqyteti i Rusisë, se "Osmanlliu ishte një njeri i sëmurë dhe se së shpejti do të vdiste, dhe se ishte e nevojshme që Rusia dhe Britania të bënin një marrëveshje për ndarjen e territoreve." Më pas, ai shtoi se nuk do të lejonte kurrë që Britania të vendosej në Stamboll dhe se Rusia do ta pushtonte Stambollin përkohësisht. Duke bërë të ditur qëllimin e tij, Cari Nikolla I gaboi në llogaritjet që kishte bërë. Britania dhe Franca kishin krijuar një bllok së bashku me Devletin Osman.

Shkaku i jashtëm i luftës ishte problemi i Vendeve të Shenjta në Jeruzalem. Vendet e Shenjta në Jeruzalem, ishin një burim i vazhdueshëm mosmarrëveshjesh mes katolikëve dhe ortodoksëve. Mbajtja e çelësave të këtyre vendeve dhe shërbimeve në lidhje me këto vende, iu ishin dhënë katolikëve që nga periudha e Sylejmanit të Madhërishëm. Por, disa mosmarrëveshje të mëvonshme midis Devletit Osman dhe Francës, u shfrytëzuan nga Patriarku Ortodoks, dhe Kisha Ortodokse arriti t'i merrte këto privilegje në vitin 1634. Që nga ajo kohë, çështja e shërbimit në këto vende ishte kthyer në një temë mos-marrëveshjeje midis dy kishave.

Në vitin 1853, Rusia dërgoi Princ Meçnikovin në Stamboll. Ai u soll në mënyrë provokative; se ai u takua me Sadrazamin Osman, jo me uniformën e tij zyrtare, por me një veshje të përditshme. Ai nuk e vizitoi Nazirin e Punëve të Jashtme, Keçexhizade Fuad, i cili e priti atë për vizitë në zyrën e tij dhe dha dorëheqjen nga detyra e tij, pas kësaj sjelljeje të papranueshme. Pas shumë diskutimesh, një kompromis i pranueshëm për të gjitha palët do të ishte arritur, nëse princi nuk do të kishte këmbëngulur, që Cari i Rusisë të merrte në patronazh rajën Ortodokse prej 12 milionësh të Devletit Osman. Mustafa Reshid Pasha krijoi një komitet të përbërë nga 46 anëtarë për të diskutuar këtë pretendim të Rusisë, por i njëjti u kundërshtua nga një shumicë prej 43 anëtarësh ndaj 3 anëtarëve, dhe Princi Meçnikov u kthye në Rusi.

Trupat ruse sulmuan Moldavinë dhe Vllahinë më Ramazan 1269/qershor 1853. Një kongres ndërkombëtar u mblodh në Vjenë, por nuk arriti ta zgjidhte krizën dhe flota ruse shkatërroi dhe dogji flotën osmane, që lundronte drejt Batumit dhe po transportorite ushqime dhe municione drejt bregdetit të Sinopit në Anadoll. Ndërkohë, Omer (Omer) Pasha mundi trupat ruse në Olltaniçe, ndërsa Britania dhe Franca hynë në luftë në vitin 1854 në anën e Devletit Osman. Forcat aleate mundën for-cat ruse në Alma dhe hynë në Akjar (Sevastopol) në shtator të vitit 1855, ndërsa Omer Pasha iu shkaktoi një disfatë tjetër trupave ruse në (Gdzleve) Evapatoria. Rezultati përfundimtar i gjithë këtyre ngjarjeve ishte nënshkrimi i Traktatit të Parisit, në vitin 1856, sipas të cilit Krimea iu la Rusisë, por e detyroi atë ti dorëzonte Karsin, Devletit Osman. Deti i Zi u mbyll si për flo-tën ruse ashtu edhe për flotën osmane, ndërsa Vllahia dhe Moldavia fituan autonomi për çështjet e tyre të brendshme dhe u përsërit pavarësia e Serbisë.

Krimea ishte mjaft e rëndësishme për Devletin Osman; humbja e saj nuk ishte e njëjtë me humbjet e provincave të tjera për ta. Territoret që osmanët kishin humbur më parë, kishin më pak popullsi muslimane sesa jomuslimane. Por, popullsia prej 2 milionë banorësh e Krimesë ishte muslimane dhe për pasojë, shpëtimi i Krimesë ishte një përparësi për Devletin Osman. Nga ana tjetër, sikur aleatët t'i kishin vendosur forcat e tyre kryesore në Kaukaz (në vend të Krimesë), ku Shejh Shamili udhëhiqte një kryengritje të fortë kundër Rusisë, Kaukazi mund të kishte shpëtuar nga pushtimi rus. Arsyeja kryesore e vendosjes së trupave kryesisht në Krime, ishte para-ndalimi i qëllimit të Rusisë, që ishte marrja e Stambollit. Faktikisht, për sa i përket Britanisë, problemi i saj ishte të përdorte Devletin Osman, që ishte quajtur nga Nikolla I "i sëmurë", si një pengesë ndaj zgjerimit rus. Problemi kryesor i Britanisë nuk ishte të shpëtonte Krimerië apo Kaukazin nga pushtimi rus, por ta detyronte atë të ndalonte. Në njërin nga fjalimet e tij, Lordi Xh. Rasell (Lord J. Russel) thotë: "Nëse nuk e ndalojmë Rusinë në Danub, do të na duhet ta ndalojmë më vonë, në brigjet e lumit Ind.

Pas Revolucionit të vitit 1848, në Francë u krijua klasa punëtore që u përpoq të përfitonte disa të drejta politike dhe Lui Filipi (Luis Philippe) u rrëzua nga froni dhe u shpall Republika. Qeveria e përkohshme republikane deklaroi se ishte në mbështetje të lëvizjeve kombëtare dhe disa organizata në vende të ndryshme evropiane, u rebeluan kundër sovranëve të tyre, në mënyrë që të fitonin të drejta politike dhe shoqërore. Për një kohë të shkurtër, kryengritjet dhe rebelimet e popullsisë u përhapën në Spanjë, Itali, Irlandë, Belgjikë, Holandë, Austri dhe Hungari. Hungarezët u rebeluan në vitin 1848 kundër Austrisë dhe fillimisht patën sukses, por përfundimisht ata u shtypën me mbështetjen e Rusisë, që dërgoi në Austri 200.000 ushtarë. Shumë nga hungarezët u strehuan në Devletin Osman. Qeveria austriake i kërkoi Devletit Osman t'i kthente mbrapsht ata, por osmanët nuk pranuan. Në këtë mënyrë u krijua problemi i refugjatëve hungarezë. Edhe polakët, që bashkëpunuan me hungarezët, gjetën strehim në Devletin Osman. Rusia kërkoi gjithashtu, kthimin e "vagabondëve" që ishin pjesë e popullsisë së saj, por osmanët refuzuan sërish. Ata nuk i quanin refugjatët "vagabondë" në kundërshtim nga Rusia dhe Austria. Devleti Osman publikoi në Evropë një raport, sipas të cilit deklaronte se mbronte refugjatët nga mëshira dhe nga ndjenjat njerëzore ndaj tyre. Nëse do të ishte e nevojshme, osmanët do të hiqnin dorë nga lufta për hir të refugjatëve; ishte e pandershme që një Devlet te nënshtronte njerëzit që kishte strehuar. Publikimi i këtij raporti nga Devleti Osman, pati një ndikim të madh për opinionin publik në mbarë Evropën. Shumë demonstrata në përkrahje të Devletit Osman u organizuan në Britani dhe Prancë dhe situata arriti në një fazë, sa kur të rinjtë e Britanisë u takuan në rrugë me ambasadorin osman, Mosurus Pashanë, ata ia zgjidhën kuajt nga karroca dhe e tërhoqën vetë karrocën e tij, deri te ndërtesa e Ambasadës Osmane. Pra, mund të mendojmë se ky opinion publik në Britani dhe Francë pati gjithashtu ndikimet e tij për kalimin e këtyre shteteve në mbështetjen e osmanëve në Luftën e Krimesë.

Fermani i Islahatit 1272/1856

Ky fertnan (dekret) u përgatit nga fundi i Luftës së Krimesë dhe u shpall 6 muaj para nënshkrimit të Traktatit të Parisit. Pika më e rëndësishme e këtij dekreti ishte përmirësimi i statusit të popullsisë jomuslimane në Devletin Osman, duke iu dhënë atyre barazi në pagesën e taksave dhe në çdo aspekt tjetër të jetës. Tani, jomuslimanët nuk duhej të paguanin xhizjen. Të gjithë njerëzit që jetonin në Develtin Osman, pa dallim të besimit të tyre fetar apo sektar, kishin të drejtën të bëheshin nëpunës zyrtarë. Jomuslimanët mund të zgjidheshin gjithashtu edhe anëtarë të bordeve të Vilajeteve dhe Sanxhaqeve.

Popullsisë jomuslimane iu dha e drejta e regjistrimit në radhët e ushtrisë dhe në shkollat publike. Kjo do të thoshte që një jomusliman, duke hyrë në shkollat ushtarake, mund të arrinte postin e një gjenerali të ushtrisë osmane; dhe, nëse do të ishte i talentuar, mund të drejtonte edhe ushtritë osmane. Një jomusliman mund të hynte në Mylkije (qeveri) dhe mund të bëhej vali (guvemator), inspektor, Ministër i Brendshëm dhe Kryeministër. Të gjitha këto mund të ndodhnin në një shtet që quhej Devlet-i 'Alijje-i Osmanijje, ose Devlet-i 'Alijje-i Islamijje.

Nga ana tjetër, ishin disa pika në këtë ferman që nuk u pëlqyen nga jomuslimanët: shërbimi ushtarak nuk ishte i favorshëm për ta pasi më parë, ata ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe kishin qënë të detyruar që në vend të tij të paguanin xhizjen. Muslimanët, veçanërisht turqit, kishin luftuar për Devletin që në fillim, në një kohë kur jomuslimanët punonin dhe bënin tregti. Ndërsa, priftërinjtë e humbën pozitën e tyre të favorshme, që u kishte dhënë Sulltan Fatih Mehem-medi. Ata mblidhnin të ardhura sipas dëshirës së tyre nga komuniteti, ndërkohë që, tashmë ata do të mermin pagë nga Devleti dhe do të betoheshin për besnikëri ndaj tij. Për këtë arsye, kur fermani u lexua dhe u vendos në kuletën e mëndafshtë, peshkopi i Izmitit tha: "Le ti lutemi Zotit që ky ferman të mos dalë nga kuleta e tij sërish,.

Situata financiare

Për shkak të shpenzimeve të mëdha në Luftën e Krimesë, për herë të parë, osmanët u detyruan të mermin hua nga shtetet e tjera. Me nënshkrimin e marrëveshjes, më 12 Shevval 1271/28 qershor 1855, osmanët morën hua nga Britania dhe Franca 5 milion sterlina, me një përqindje vjetore prej 4%, plus 1% për amortizim. Këstet e huas do të paguheshin dy herë në vit, çdo muaj qershor dhe dhjetor.151

Sipas Traktatit të Parisit të vitit 1856, paprekshmëria e territorit osman u vendos nën garancinë e Britanisë, Francës, Prusise, Rusisë, Austrisë dhe Sardenjës. Por Britania, Franca dhe Austria, duke mos pasur besim në qëndrimin e Rusisë, ndaj Devletit Osman, nënshkruan një traktat tjetër në Paris më 15 prill 1856/9 Sha'ban 1272, sipas të cilit paprekshmëria e territorit osman u garantua nga të tre palët një nga një, dhe më pas nga te trija bashkërisht; çdo sulm ndaj territoreve osmane do të konsiderohej si shkak për luftë, dhe këto tre shtete do të për-domin ushtritë dhe flotën e tyre në marrëveshje me Devletin Osman, kundër çdo shkelësi.

Kur ushtritë e fuqive armike u larguan pas nënshkrimit të Traktatit të Parisit, "shthurja përfshiu strukturën e Devletit dhe vazhdimësia e saj shkaktoi dëme më të rënda se lufta". Duket se elita osmane, me thellimin e lidhjeve dhe komunikimit me evropianët gjatë tre viteve të fundit, pa se ata që arritën një revolucion industrial, dhe që shfrytëzuan pasuritë në mbarë botën, ishin bërë shumë të pasur, dhe edhe ajo filloi të kishte dëshirën e zjarrtë të jetonte si ata, duke vuajtur nga ky "shok kulturor" ... Personi që praktikoi mënyrën e civilizimit evropian në territorin osman dhe që bëri zgjimin e opinionit publik, ishte Mustafa Reshid Pasha. Duke qenë se nga natyra ishte një person bujar, ai i ndihmoi ata që ishin në nevojë dhe bëri të mundur që Thesari i Devletit të paguante huat e tij, veprim ky që u ndoq edhe nga të tjerë duke pasur ndikime të mëdha në përkeqësimin e nivelit të të ardhurave dhe shpenzimeve." "Në fillimet e epokës së Abylmexhidit, ishte e zakonshme që të tre-gohej niveli ekonomik, por shpenzimet e një dasme apo të një feste syneti, si dhe shpenzimet që ishin vënë nga Harem-i Hymajun e ngarkonin Thesarin e Devletit, dhe shthurjet e ndryshme, dhe dhuratat për Ministrat, i shkaktuan strukturës së Devletit tronditje rrënjësore ... huat nuk harxhoheshin për të plotësuar nevojat e Devletit, por për kënaqësi".

Nga ana tjetër, Sulltan Abdylmexhidi ishte i ndërgjegjshëm për faktin që Egjipti ishte bërë më i fuqishëm se Devleti, falë reformave të kryera atje nga Mehmed Ali Pasha. Për këtë arsye, sulltani e priti disa herë Mehmed Ali Pashanë, kur ky i fundit kishte shkuar në Stamboll në vitin 1848, dhe ishte konsultuar me të për çështjet e administratës. Mehmed Ali Pasha kishte dhënë mendimin e tij si më poshtë:

"Së pari, edhe pse Ministrat kanë shfaqur nevojën për të marrë para hua nga jashtë, borxhi rritet dhe nuk pakësohet. Pasurimi i Thesarit, përmirësimi i ekonomisë së vendit, vjen nga tregtia dhe pasuria e njerëzve. Marrja e shtuar e huave është mjaft e dëmshme. Së dyti, shumë vende në shtet janë lënë të zbrazëta dhe shumë lumenj të rrjedhshëm nuk shfrytëzohen. Nëse tokat që i përkasin Devletit, i jepen popullit, dhe nëse lumenjtë vihen në përdorim shkencërisht, bujqësia do të përmirë-sohet. Dhe, nëse nomadët, që enden pa asnjë qëllim, vendosen në këto toka, luftërat mes fiseve për shkak të të ardhurave bien, dhe të ardhurat e shtetit rriten. Kërkesa ime e tretë është se evropianët kanë përparuar shumë në fushën e shkencës, arsimit dhe industrisë. Nuk është e mundur që ato të arrihen menjë-herë, por ju duhet ta drejtoni popullin të ndërtojë shkolla, duke filluar nga fshatrat dhe qytezat. Ministrat tuaj duhet të pyeten çdo vit se çfarë kanë arritur në lidhje me këto tre çështje dhe puna e tyre duhet të ndiqet në mënyrë që të arrihet zhvillimi i dëshiruar.

Gjykata e Kulelisë

Muslimanët nuk ishin të kenaqur me efektshmërinë e Sulltan Abdylmexhidit dhe qeverisë së tij. Të gjitha përpjekjet e tyre për të pënnirësuar situatën, ishin të padobishme. Zyrtarët e lartë jetonin në luks dhe korrupsion, ndërsa qeveria merrte hua shuma të mëdha parash nga fuqitë evropiane dhe inflacioni arriti në nivele të pashembullt, veçanërisht pas Luftës së Krimesë. Në këto rrethana, Shejh Ahmedi i Medresesë Bajezid, Ferik Hysejin Pasha, dhe disa intelektualë themeluan një shoqatë të fshehtë, që planifikonte të rrëzonte qeverinë dhe të rivendoste Sheriatin. Duhet të theksojmë se kjo përpjekje për të krijuar një shoqatë të fshehtë dhe për të ardhur në fuqi, për të rivendosur Devletin në orbitën e tij origjinale të themeli-mit, ishte e para dhe e vetme. Iniciativa e tyre mund të inter-pretohej si një "organizatë joqeveritare" e rrethanave. Ata ishin të vetëdijshëm për faktin që Tanzimati dhe Islahati ishin ngjarje që binin ndesh me parimet themelore të Devletit.

Kur i kërkuan Hasan Pashait të anëtarësohej në këtë sho-qatë, ai nxori sekretin e tyre dhe për këtë arsye 41 anëtarët e shoqatës u arrestuan në vitin 1859. Ata u gjykuan në barakat e Kulelisë dhe themeluesit e saj u dënuan me vdekje, ndërsa të tjerët u dënuan me burgim; por sulltani i ndryshoi dënimet me vdekje të themeluesve, në dënime me burgim. Kushtet depre-sive të Devletit dhe ngjarjet në Kuleli ndikuan në përkeqësimin ë shëndetit të Sulltan Abdylmexhidit, që vdiq në vitin 1861, dhe vëllai i tij u betua për besnikëri bej'at (nga arabishtja).

Abdylmexhidi kishte një natyrë shumë të ndjeshme dhe dukej se ai nuk ishte i lumtur me ngjarjet, që po ndodhnin në Devlet. Serkurena (Shambellani, administratori i pallatit të sulltanit), Haxhi Ali Pasha, e kishte parë një ditë Abdylmexhi-din në Dhomën e Hërka-i Sherifit, duke u lutur: "Ja Rabbil Më shpëto nga ky njeri", duke iu referuar Mustafa Reshid Pashait.

info@balkancultureheritage.com