Sulltan Sylejmani II vdiq në Edrene, në vitin 1102/1691, dhe vendin e tij e zuri vëllai i tij, Ahmedi. Pak para ardhjes së tij në fron, Serdar-i Ekrem, Fazëll Mustafa Pasha, ishte në krye të betejës kundër ushtrisë austriake në Salankamen. Ushtria osmane do të kishte fituar nëse udhëheqësi i tyre nuk do të kishte marrë plagë të rënda, ndërkohë që iu jepte kurajë ushtarëve të tij për të luftuar. Me martirizimin e tij, rrjedha e betejës ndryshoi krejtësisht dhe ushtria osmane u tërhoq duke marrë me vete Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit), por duke lënë në fushën e betejës armë dhe municione. Megjithatë, austriakët nuk guxuan t'i ndiqnin osmanët, edhe pasi Mustafa Kaptani kishte marrë në lumin Danub, 800 anije të tyre plot me grurë dhe municione.
Pra, Fazëll Mustafa Pasha kishte arritur një sukses të rëndësishëm, dhe mund të kishte rivendosur edhe fuqinë dhe dinamikën e mëparshme të Devletit Osman, nëse do të kishte arritur të jetonte disa vite më shumë. Ndërkohë, Sulltan Ahmedi II u nis me Ordu-ju Hymajun drejt Austrisë, por nuk arriti ti gjente austriakët dhe u detyrua të kthehej në vitin 1104/1692 për të riparuar kështjellën e Beogradit. Në vitin 1693, Sadrazami Bozokllu Mustafa Pasha drejtoi ushtrinë osmane drejt Rusçkut, dhe më pas drejt Beogradit, ku ai i detyroi austriakët ta ngrinin rrethimin e tyre nga vendi dhe të tërhi-qeshin në bregun tjetër të lumit Danub. Ai u pasua në këtë post nga Syrmeli Ali Pasha, i cili rrethoi në vitin 1105/1694 ushtrinë austriake, që për të shpëtuar, u strehua në kështjellën Varadin për 22 ditë. Por me pas ai u detyrua të ngrinte rrethimin dhe të kthehej për shkak të një rrebeshi shiu të vazhdueshëm. Ndërkohë, në 1105/1694, flota venedikase kishte sulmuar dhe pushtuar ishullin Sakëz që ndodhej përballë Izmirit. Osmanët kishin filluar përgatitjet për rimarrjen e këtij ishulli, kur sulltani vdiq në vitin 1106/1695.318 Ai u pasua nga Mustafa n, djali i Mehmedit IV.