Sulltan Bajezid Veliu 1481-1512
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Bajezid Veliu 1481-1512

Bajezidi, djali i parë i Fatihut dhe Sanxhakbeu i Amasjas, trashëgoi nga i ati fronin osman në 1481. Por vëllai i tij më i vogël, Xhemi (1459-1495), Sanxhakbeu i Karamanit (Konjas), e sfidoi postin dhe autoritetin e tij, vendosi nën kontroll qytetin e Bursës dhe shpalli në hutben e së Xhumasë, pretendimin e tij për pavarësi. Dy vëllezërit zhvilluan një betejë të ashpër në fushën e Jenishehirit, në të cilën ushtria e Xhemit pësoi humbje dhe ai u detyrua të tërhiqej në qytetin e Konjas. Më pas, ai iu drejtua Sulltanit memluk Kajëtbaj në Egjipt, nga ku u nis dhe për Haxh së bashku me familjen e tij në vitin 1481.

Kur Xhemi u kthye në Kajro, Sulltan Bajezidi i dërgoi atij letra me anë të lajmëtarëve të tij, në të cilat i thoshte dhe i ofronte atij një azil paqësor në qytetin e shenjtë të Jerusalemit, si dhe i jepte të gjitha të ardhurat e mbledhura nga provinca e Konjas (Karamanit). Por ky i fundit këmbëngulte të merrte të gjithë pjesën e Anadollit të Devletit Osman, që do të thoshte ndarja e Devletit në dy pjesë. Për pasojë, sulltanit nuk i mbetej asnjë alternativë tjetër, veçse të dërgonte Gedik Ahmed Pashanë për të shtypur kryengritjen e tij. Megjithatë, Xhemi planifikonte të shkonte në territorin evropian osman për fu përballur me të vëllain, me ndihmën e Kalorësve të Rodosit, të cilët i kishin premtuar se do ta mirëprisnin dhe se do t i gjenin atij një rrugëkalim drejt Evropës. Këto zhvillime u përshkruan kështu nga Lejn-Pul: "Megjithatë, Mjeshtri i Madh i Rodosit, D'Obyson (D'Aubusson), ishte një diplomat tepër dinak, për të sakrifikuar përfitimet që ai mendonte se do të arrinte nëpërmjet Urdhrit të Kalorësve të tij, dhe pasi mori garanci nga Prind Xhem e bindi atë të nënshkruante një traktat, sipas të cilit në rast se ai do të merrte fronin, Urdhri i Kalorësve do të përfitonte shumë. Më pas, ai me mprehtësinë e tij hyri në bisedime me Sulltan Bajezidin, me qëllim që të sigurohej se sa florinj ishte në gjendje të paguante ai sovran për ruajtjen e sigurt të vëllait të tij të pabindur. Do të ishte më se e drejtë të përmendim këtu se Bajezidi, që nuk e njihte në natyrën e tij mizorinë, bëri gjithçka që ishte e mundur për të rënë dakord me Xhemin. Në të vërtetë, ai ishte i ashpër dhe nuk bënte lëshime, ndërkohë që vëllai i tij kishte shfaqur armiqësi të hapur. Përgjërimit të hallës së tij, për të qenë i mëshirshëm me të vëllain, ai iu përgjigj: "nuk ka asnjë lidhje familjare midis prijësve". Megjithatë, ai i propozoi vëllait të tij t i rikthente autoritetin mbi provincën e Karamanit, që Xhemi kishte qeverisur më parë, por jo fronin e tij, me kusht që ai të tërhiqej dhe të jetonte në paqe në Jerusalem. Nga ana e tij, Xhemi nuk synonte asgjë tjetër përveç autoritetit të pavarur dhe kjo nuk mund të ishte e pranueshme nga sulltani. "Perandoria," tha ai, "është një nuse, mirësitë e të cilës nuk mund të ndahen". Duke qenë se të gjitha bisedimet dhe përpjekjet për marrëveshje nuk patën sukses, ai dëgjoi propozimet e Mjeshtrit të Madh dinak, dhe si përfundim pranoi ti paguante atij një shumë vjetore prej 45.000 dukatesh, për aq sa ky do ta mbante nën mbikëqyrjen e tij Xhemin. I njëjti autor i krishterë e ka përshkruar me komentet e mëposhtme mashtrimin e Kalorësve të Shën Xhonit: "Kalorësit e Shën Xhonit kishin shumë vende nën komandë dhe ata zgjodhën për mikpritjen e Xhemit atë që kishin në Nicë, në jug të Francës. Ai shkoi atje në vitin 1482, krejtësisht i pavetëdijshëm për kurthet që po ngriheshin kundër tij.

Ai dëshironte të nisej menjëherë drejt Hungarisë, prej nga propozoi të ngrinte në revoltë pasuesit e tij në Turqi, por kalorësit e refuzuan me mirësjellje këtë qëllim të tij. Me pretekstet e tyre, kalorësit planifikonin ta mbanin këtë të burgosur në Nicë për muaj me radhë ... Ndërkohë Mjeshtri i Madh D'Obyson, po drejtonte "një tregti" të mirë në rolin e gardianit të burgut. Të gjithë sunduesit evropianë, qëndronin në ankth për të marrë në duart e tyre këtë pretendent të fronit osman, madje ishin të gatshëm të paguanin shuma të mëdha me para të thata, që të arrinin të gëzonin edhe ata privilegjin e "përdorimit" të këtij instrumenti, veçanërisht të rrezikshëm kundër paqes së sulltanit. D'Obysoni nuk ishte kundër përfitimit të parave nga këto shtete, por në të njëjtën kohë, ai nuk dëshironte të hiqte dorë nga i burgosuri i tij, dhe ndërkohë që e mbante atë fort, nuk mendonte se nderi i urdhrit të tij kalorësiak do të njollosej, kur mori nga gruaja e mjerë e Xhemit, 20.000 dukate si shpagim për çlirimin e bashkëshortit të saj. Të këtij lloj karakteri kalorësiak ishin kalorësit e Rodosit ndërsa njerëz të tillë si D'Obysoni, kisha i bënte kardinalë.

Qëllimi i Mbretit të Francës ishte të përdorte Xhemin kundër Devletit Osman, megjithatë, ai e mori Xhemin nga kalorësit dhe e vendosi atë nën mbikëqyrjen e Papës. Autori perëndimor i lartpërmendur përshkruan qartazi moralin e Evropës në atë kohë: "... Nga gjithë kjo përrallë melankolike, përfundimi i çuditshëm që nxjerrim është se me sa duket në botën e krishterë nuk kishte asnjë njeri të ndershëm që të ndjente keqardhje për të burgosurin; asnjë që të dilte kundër intrigave të pandershme dhe të korruptuara të Mjeshtrit të Madh, Papës dhe Sharlit Vlll. Secili prej tyre garonte kundër tjetrit për çmimin e mizorisë dhe turpit. Bajezidi mund të quhet i falur për arsye se dëshironte të shikonte vëllain e tij në siguri të plotë, po ç'mund të themi për Kishën e Krishterë dhe për prijësin e një Urdhri religjioz kalorësish, të cilët tradhtuan me zell të madh një refugjat të braktisur, për të përfituar florinjtë e jobesimtarit? Kur lexojmë historitë mbi heroizmat e kalorësve të Rodosit dhe Maltës, do të ishte më mirë të kujtonim edhe historinë e Princit Xhem, si dhe të peshojmë mirë vlerën që kalorësia do të merrte me anë të kësaj tradhtie.

Një shkrimtar tjetër evropian thekson të njëjtën pikëpamje duke thënë: "Është e panevojshme të themi se një sulltan më se i aftë otoman, nuk do të ishte përpjekur për të ndërmarrë një fushatë në shkallë të gjerë kundër fuqive evropiane, ndërkohë që vëllai i tij dhe njëkohësisht pretendent i fronit otoman, mbahej si i burgosur prej tyre. Nëse Xhemi do të ishte i lirë, i gjithë territori otoman do të ishte ndarë automatikisht në dy pjesë dhe me dhjetëra mijëra luftëtarë muslimanë do të ishin vrarë në luftë civile. ... Mbajtja e një të burgosuri kaq të rëndësishëm u përdor në shumë raste si kërcënim ndaj sigurisë së Bajezidit dhe shërbeu si një fre për veprimtarinë e tij..."

Ky incident shpreh qartazi këmbënguljen e sulltanëve osmanë, për të mbajtur të pacenuar bashkimin e Devletit me çdo kusht. Ata nuk hezituan asnjëherë të zgjidhnin çështjet, në rast se njëri nga pjesëtarët e fisit të tyre do të krijonte mosmarrëveshje. Kuadri kushtetues i sulltanatit ia kishte dhënë pushtetin dhe e kishte kufizuar atë brenda Familjes së Osmanit Mirëpo, turqit nuk kishin qenë iniciatorë të sistemit të trashëgimisë në Islam. Pionierë të saj kishin qenë emevitët. Megjithatë, turqit që iu bashkuan me dëshirë fesë islame, e konsideruan këtë sistem si një dukuri që ishte në përputhje me praktikat e tyre para-islame. Për më tepër, duhet të kujtojmë se sistemi i monarkisë ishte mbizotërues në Evropën e asaj kohe. Për sa i përket praktikës osmane të vëlla vrasjes, ne duhet të kujtojmë gjithmonë faktin që kjo ishte një praktikë Bizantine, që më pas u ndoq nga osmanët.

Deri në atë kohë, sovranët evropianë nuk kishin treguar asnjë kundërshtim ndaj autoritetit të Papës. Por mbreti i Francës, Sharl VIII, që dëshironte ta merrte Xhemin prej Papës, hyri në Romë duke sfiduar autoritetin e tij. Xhemi shkoi në Napoli së bashku me mbretin francez, plani i të cilit ishte të shkonte në Durrës dhe Vlorë, dhe më pas të marshonte drejt Stambollit, duke përdorur Xhemin për të sfiduar edhe autoritetin e Sulltan Bajezidit. Por, Papa e kishte helmuar Xhemin me një helm që kishte efekte të ngadalta dhe ai vdiq në dëshpërim në vitin 900/1495. Në testamentin e tij, ai shkroi se dëshironte të varrosej në Daru'l-Islam, në mënyrë që asnjë evropian të mos merrte në të ardhmen identitetin e tij, për të përfituar territore dhe të shkaktonte gjakderdhje midis muslimanëve. Trupi i tij u dërgua dhe u varros në Bursa.

Pas vdekjes së Xhemit edhe trupi i tij u kthye në një çështje të rëndomtë parash për evropianët: Sulltan Bajezidi II dërgoi një lajmëtar në Napoli në Sha'ban 900/maj 1495 për tiu kërkuar francezëve, që ishin sovranë atje në atë kohë, trupin e vëllait të tij, por ata nuk pranuan. Në shkurt të vitit 1496, sulltani dërgoi një lajmëtar tjetër dhe francezët iu përgjigjën se do t ia shisnin trupin për 50.000 monedha floriri. Kur Mbreti i Napolit, Frederiku, shpëtoi Italinë nga francezët, sulltani i kërkoi atij trupin e vëllait, por mbreti i kërkoi atij 5.000 monedha floriri. Ndërkohë edhe Papa i kërkonte Mbretit të Napolit trupin për tua shitur osmanëve! Më pas në vitin 904/1498, Sulltan Bajezidi II i dërgoi Mbretit të Napolit lajmëtarin e tij, në krye të një luftanije dhe i kërkoi tia dorëzonte trupin brenda 8 ditësh, në të kundërt forcat osmane do të pushtonin brigjet e Italisë. Dhe mbreti u detyrua t i jepte trupin e vëllait.

Ekspedita drejt Bogdanit

Ndërkohë që Bajezidi ishte i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së Xhemit, Mbreti i Bogdanit sulmoi pjesën osmane të Vllahisë. Për këtë arsye, në vitin 889/1484, Bajezidi II u nis drejt tij në krye të Ordu-ju Hytnajun (Ushtrisë Qiellore). Në atë kohë, Devleti Osman kishte lidhur traktate paqeje me Republikën e Venedikut dhe Hungarinë, prandaj kufijtë në Ballkan ishin të sigurt. Situata për Devletin Osman ishte e favorshme për ta aneksuar pjesën tjetër, pasi zotëronte tre të katërtat e brigjeve perëndimore të Detit të Zi. Sulltan Bajezidi filloi ndërtimin e imaretit, medresesë dhe bimarhanes së tij në brigjet e Lumit Danub, në Edrene.

Vojvoda i Vllahisë dhe Hani i Krimesë, Mengli Gëraj, ishin të ftuar të mermin pjesë në këtë fushatë. Fillimisht, u mor kështjella Kili, që ndodhej në bregun e majtë të lumit Danub dhe që ishte porta e Bogdanit, për në Detin e Zi. Më pas, ushtria osmane rrethoi kështjellën e Akkermanit, që ishte vendosur në hyrje të grykës së lumit Dnjestër në veri. Hani i Krimesë Mengli Gëraj iu bashkua në krye të një ushtrie prej 50.000 kalorësish. Kështjella ishte e fortifikuar mjaft mirë dhe ishte e rrethuar nga një hendek uji në pjesën tokësore, megjithatë, ajo u dorëzua pas 12 ditë luftimesh. Në këtë mënyrë, territori osman u shtri deri në veri dhe arriti të bashkonte me turqit e veriut, popullin e Krimesë. Kili dhe Akkermani në brigjet e Detit të Zi, duke qenë se ishin portet kryesore të zhvillimit të tregtisë, ishin edhe dy pika strategjike për Bogdanin. Kjo bëri që më pas, osmanët ta dominonin më lehtë këtë vend. Vojvoda i Bogdanit, Stefan Cel Mare, u përpoq ti merrte këto dy porte, por nuk arriti. Si përfundim, ai e kuptoi se ishte e pamundur të përballej me Devletin Osman dhe pranoi vartësinë prej tij, duke i paguar Thesarit të Devletit 4.000 monedha floriri. Mengli Gëraj, duke qenë se ishte pjesë e kësaj fushate, i hapi ndaj Islamit të gjitha territoret që shtriheshin në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, duke i kthyer në një entitet shumë të rëndësishëm në rajon. Një sasi e madhe plaçke lufte (ganimef) iu dha Hanit të Krimesë dhe vojvodës së Vllahisë nga Devleti Osman. Sulltan Bajezidi II caktoi që pjesa nga ganimeti i Devletit Osman të shkonte për institudonet publike dhe ato të arsimit të tilla si: xhami, medrese, imarete, bimarhane, të cilat ishin ndërtuar në Edrene.

Ndihma ndaj muslimanëve të Andaluzisë

Në atë kohë, muslimanët e Andaluzisë kishin pësuar disfatë nga të krishterët dhe Andaluzia ishte duke u humbur në favor të botës së krishterë. Mirëpo, flota osmane nuk ishte aq e fortë sa të sundonte Mesdheun, kështu që iu desh të priste dhe një gjysmë shekulli për të arritur një pozitë më të fuqishme. Megjithatë, Bajezidi II dërgoi Kemal Reisin në ndihmë të bashkëfetarëve të Andaluzisë. Kjo ngjarje është përshkruar si më poshtë: "Duhet të përmendim një nga veprimet më mbresë-lënëse të flotës turke, që në përgjigje të kërkesës për ndihmë nga Grenada, në betejën e fundit me Kastijën, Bajezidi dërgoi Kemal Reisin për të bastisur bregun spanjoll. Flota ishte përdo-rur si mjet lufte edhe në vitin 1487, dhe pas rënies së Grenadës në vitin 1492, u përdor për të shpëtuar një numër të madh refugjatësh dhe për fi transportuar ata drejt Afrikës së Veriut. Kjo ishte ndërmarrja e parë e osmanëve në Mesdheun Perën-dimor, por ishte edhe një shenjë paralajmëruese e sukseseve të marinarëve turq, një shekull më pas, ku arritjet e para të kësaj periudhe ishin sulmet e Kemal Reisit në ishujt Baleare, Sardenjë dhe Pianoza (pranë ishullit të Elbës), në vitin 1501 " Musli-manët e Andaluzisë i kërkuan ndihmë Hëzër Hajreddin Beut (që më pas mori titullin Pasha), i cili dërgoi për ta 36 anije nga Algjeria. Gazinjtë vullnetarë osmanë arritën të dërgonin 70.000 muslimanë nga Andaluzia në Algjeri. Pas vdekjes së Xhemit, osmanët ishin të lirë të sulmonin territoret evropiane dhe arritën të aneksonin Inebahtën (Lepanton) e venedikasve në vitin 904/1499 dhe kështjellat e Motonit dhe Koronës, në More në vitin 905/1500.

Xhihadi drejt Lehistanit

Në vitin 895/1484 u nënshkrua një traktat paqeje midis Bajezidit II dhe mbretit të Lehistanit (Polonisë), Kasimir Jagellon IV. Devleti Osman kishte interesim për Bogdanin dhe nga ana tjetër, edhe Hungaria në perëndim dhe Polonia në veriperëndim të Bogdanit ishin të interesuara për të. Vojvodët e Bogdanit i paguanin tagër mbretërve të Hungarisë. Pra, kishte tre rivalë për Bogdanin. I angazhuar me çështje të tjera në vende të ndryshme, Sulltani osman Bajezidi II kishte lidhur një traktat paqeje tre vjeçar me mbretin polak, traktat ky që rino-vohej çdo tre vjet.

Djali i Kasimirit, Jan Alberti, që në vitin 897/1492 mori fronin e mbretërisë së Polonisë në vitin 902/1497, iu drejtua me ushtrinë e tij Bogdanit, që në atë kohë ishte nën mbrojtjen e osmanëve. Vojvoda i Bogdanit, Stefani, iu drejtua Devletit Osman duke i kërkuar ndihmë për të përballuar këtë sulm të Polonisë. Mbreti i Hungarisë, Vladislavi, u përpoq të lidhte Poloninë me traktatin e nënshkruar midis Hungarisë dhe Devletit Osman, në mënyrë që të shmangte marshimin e osmanëve kundër Polonisë, por Devleti Osman nuk pranoi.

Në verën e vitit 903/1498, drejt Lehistanit (Polonisë) u nis Sanxhakbeu i Silistrës dhe një komandant akënxhë, Malkoçogllu Bali Bej (Malkoçoglu Bali Beg), në krye të një ushtrie prej 40.000 luftëtarësh. Këta luftëtarë akënxhinj u drejtuan në fushatën e tyre edhe nga Vojvoda i Bogdanit. Ata kaluan Lumin Turla (Dnjestër) nëpërmjet urës së ndërtuar mbi lumë dhe arritën të hynin në Lehistan. Ata morën kështjellën e Krakovit, që ishte vendosur në bregun e lumit Turla, kështjellën e Drecnit, Glagorit, Kancugës, Gelenbanjas në brendi, e madje dhe kështjellën e Braklavit, që shërbente si rezidencë verore për mbretin, dhe i shkatërruan të gjitha. Më pas luftëtarët akënxhinj u kthyen në Akkerman, brenda territorit osman.

Marrëdhëniet osmane-memluke

Gjatë sundimit të Sulltan Muradit I, filluan marrëdhëniet e para midis osmanëve dhe memlukëve dhe u zhvilluan më tej  me Jëlldërëm Bajezidin, dhe veçanërisht pas aneksimit osman të Bejlikut të Karamanit, dhe bejlikeve të tjera në rajonin e Anadollit, kur këto dy fuqi u kthyen në vende fqinje. Në atë kohë, memlukët dominonin Egjiptin, Hixhazin, Sirinë, Jemenin dhe disa pjesë të tjera të Anadollit. Osmanëve nuk iu pëlqente qëndrimi i memlukëve ndaj bejlikeve të Ramazanogllut (Ramazanoglu) dhe Dulkadirogllut (Dulkadiroglu). Nga ana tjetër edhe memlukëve nuk iu pëlqente aneksimi osman i Bejlikut të Karamanit në Anadoll. Ata e pritën Xhemin në Kajro, sikur ai të ishte një sulltan dhe kjo ishte një ngjarje që shkaktoi rritjen e tensionit, që u shoqërua me përballjet e para midis tyre në Çukurova, në vitin 890/1485. Por, Sulltani hafsit i Tunizisë, Ebu Zekerijja Jahja, e frenoi këtë krizë dhe luajti një rol tepër të rëndësishëm për arritjen e paqes midis këtyre dy fuqive muslimane në vitin 896/1491.

Përfundimi i hapjes së Moresë ndaj Islamit

Pas vdekjes së shehzades Xhem, osmanët kishin më tepër mundësi për të rifilluar veprimet e tyre në Evropë; të krishterët nuk kishin më një shehzade që mtmd të nxiste një luftë civile brenda territorit osman. Venedikasit, të cilët zotëronin pjesën perëndimore të Moresë, kërkuan krijimin e një aleance kryqtare kundër osmanëve. Për ta arritur këtë, ata kërkuan ndihmën e Perandorit të Gjermanisë, Papës dhe Mbretit të Anglisë, Fran-cës, Spanjës, Napolit, Polonisë dhe Hungarisë.

Papa u përpoq të nxiste një kryqëzatë të re kundër osma-nëve dhe midis Venedikut, Papës dhe Hungarisë u lidh një traktat, në pranverën e vitit 1500, që u bë publik vetëm një vit më pas, në vitin 1501, gjatë festimeve të një dite të shënuaf të krishterë. Ata planifikonin të sulmonin njëkohësisht nga toka dhe nga deti. Admirali venedikas, Pizaro, pushtoi ishullin osman, Egine. Flotat detare të Venedikut dhe Spanjës pushtuan ishullin Kefalonia dhe një flotë tjetër detare, që mbartte 15.000 luftëtarë francezë, ankoroi në ishullin Zanta. Flota e Mbretit të Aragonës dhe Sidlisë mbërriti në ishullin e Korfuzit. Por flota më e rëndësishme franceze, që ishte e përbërë nga 200 anije nën komandën e Admiralit Ravenshtajn (Ravensteyn), bllokoi ishullin Midil-li (Mitilene) që është shumë pranë bregut të Detit Egje, në pjesën e Anadollit. Nipi i Mbretit të Francës ishte së bashku me ta. Sanxhakbeu i Manisës, shehzade Korkuti, dërgoi ushtarë në ndihmë të gamizonit osman të ishullit dhe kur flota osmane mbërriti, flota franceze u tërhoq. Nipi i mbretit të Francës u vra dhe koka e tij u shfaq në publik. Nga ana tjetër, gazinjtë osmanë arritën ta hapnin përfundimisht Morenë ndaj Islamit, duke ua marrë atë venedikasve në vitin 907/1502. Më pas, Devleti Osman dhe Republika e Venedikut lidhën një trak-tat në Rexheb 908/dhjetor 1502, sipas të dlit Inebahtë (Lepanto), Motoni, Korona dhe kështjellat e tjera më të vogla, do të qëndronin nën simdimin e osmanëve. Ndërkohë që Kefalonia ishte nën zotërimin e Venedikut dhe ishulli Santamavra u rimor nga osmanët.

Përhapja e Shiizmit në Anadoll

Edhe pse paraardhësit e tij ishin Sufi Sunnitë, Shah Ismail Safevi (sundoi 1502-1524) qëllimisht dhe për shkaqe të tjera politike e konvertoi Iranin nga Devlet Sunnit në Devlet Shiit, dhe ekzekutoi në mënyrë të pamëshirshme prijësit fetarë, të cilët e kundërshtuan këtë ndryshim. Pas themelimit të Devletit të tyre Safevit, ata "falsifikuan qëllimisht faktet për origjinën e tyre". Qëllimi i tyre i vërtetë i deklarimit të origjinës së tyre Shiite, bëhej për arsye se ata dëshironin të diferencoheshin nga otomanët dhe për arsye se synonin të siguronin simpatinë e të gjitha elementeve heterodokse. Për të arritur këtë qëllim, ata shkatërruan në mënyrë sistematike çdo fakt apo evidencë që tregonte se Shejhu Safi ed-Din Is'hak, themeluesi i tarikatit Safevid, nuk ishte Shiit (ai me shumë mundësi ishte një Sunnit i medhhebit Shafi'it) dhe ata falsifikuan dëshmi për të provuar se Safevidët ishin sejjidë, që do të thotë pasardhës të drejtpërdrejtë të Profetit. Ata krijuan një gjenealogji të dyshimtë, duke e gjurmuar origjinën e familjes Safevide nga Imami i shtatë Musa el-Kazim i Dymbëdhjetë Imamëve, një gjenealogji që është ndjekur nga burimet e mëvonshme Safevide dhe është përfshirë në tekstet e një vepre hagiologjike mbi jetën e Shejh Safi ed-Dinit, një sërë anekdotash të krijuara për të vërtetuar pretendi-min e Safevidëve se ishin sejjidë. Nëse i shikojmë nga një pikë-pamje e paanësishme, pjesa më e madhe e këtyre anekdotave duken të thjeshta, për të mos thënë naive.

Të gjitha këto veprime u ndërmorën për shkak të faktit se Shahu Ismail kishte vetëm dy opsione: të mundte memlukët dhe osmanët, të cilët ishin "përfaqësuesit" e Islamit ose t'i bindej njërit prej tyre, nga që duhet të ekzistojë vetëm "një" drejtues në Islam. Në fakt, ai nuk dëshironte t'i bindej asnjërës prej këtyre fuqive, por në të njëjtën kohë ishte tepër e vështirë, gati e pamundur t'i mundje ata. Për këtë arsye, kalimi nga Sunizmi në Shiizëm dukej si rruga e vetme e zgjidhjes. Në të vërtetë nuk kishte asnjë arsye që Irani, i cili ishte i dominuar nga turqit, të kalonte nga Sunnit në Shiit. Mosmarrëveshja mes Hazreti Aliut dhe Mu'avijes kishte mbetur prapa me kalimin e shekujve. Kur Mu'avije b. Ebi Sufjan erdhi në pushtet në vitin 40/661, mbështetësit e Hazret Aliut (Shiitët) vazhduan luftën e tyre dhe familja e Emevitëve u rrëzua në 132/750, dhe u zëvendësua me familjen e Abbasit, xhaxhait të Profetit (s.a.v.s.). Emevitët dominuan botën muslimane për 90 vjet (661-750) dhe pas tyre muslimanët jetuan nën administrimin Abbasid (751-1258). Turqit jetuan në Turkestan në vitin 40/661 dhe nuk kishin hyrë ende në Islam. Kur ndodhi Tragjedia e Kerbelasë në 10 Muharrem 61/10 tetor 680, turqit ishin akoma në Turkestan; ata nuk kishin të bënin me këto çështje. Nëse çështja është nderimi i Ehli Bejtit (familjes së Hazreti Muhammedit) dhe dashuria për ta, është e pamundur të gjesh një Sunnit (ndjekës të sunnetit, traditës së Profetit), i cili nuk e do dhe nderon Ehli Bejtin; nuk ka asnjë në radhët e Sunnitëve me emrin Jezid. Për këtë arsye dhe vetëm për motive të përbotshme, Irani u konvertua në Shiit përmes shtypjes.

Shahu Ismail drejtoi një fushatë të fuqishme për të përhapur Shiizmin në Anadoll dhe dërgoi një numër të madh agjentësh për këtë çështje. Ndërkohë Bajezidi II tashmë në një moshë të thyer, mendonte seriozisht për të abdikuar në favor të djalit të tij më të madh, shehzade Ahmedit, Sanxhakbeut të Amasjas, i cili kishte një reputacion si dashamirës, bujar dhe ishte shumë popullor midis vezirëve. Por, shehzadi i dytë, Korkuti (1470-1513), që ishte përkrahës i njerëzve të arsimuar dhe marinarëve, punoi fshehurazi kundër tij dhe u përpoq të fitonte mbështetjen e ushtrisë. Megjithatë, përpjekjet e tij dështuan dhe kaloi nga Manisa në drejtimin e sanxhakut të Antaljas. Ahmedi u caktua në Manisa dhe në vitin 1511 u nis për të shtypur, por pa sukses, një kryengritje të organizuar në Anadollin Perëndimor nga njëri prej agjentëve të Shah Ismailit, të quajtur Shahkullu (robi i Shahut). Në fakt, Shahkullu u vra gjatë betejës, por Ali Pasha, që luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e këtij suksesi, vazhdoi të përparonte në mënyrë të panevojshme dhe ra martir. Forcat e osmanëve nuk i ndoqën pas kryengritësit. Kjo situatë e paqëndrueshme në Anadoll nxiti shumë pjesëtarë të ushtrisë dhe të qeverisë ti drejtoheshin për ndihmë, ndaj këtij rreziku në rritje, Selimit, shehzades së tretë, që ishte shumë i aftë.

info@balkancultureheritage.com