Sulltan Jëlldërëm Bajezid Hani 1389-1402
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Sulltan Jëlldërëm Bajezid Hani 1389-1402

Pas fitores në betejën e Kosovës, osmanët përvetësuan një pjesë të madhe të Serbisë. Ndërkohë, trupi i Sulltan Muradit u dërgua në Bursa ku do të varrosej. Në këtë qytet u ndërtua tyrbe dhe një xhami në kujtim të tij.

Jëlldërëm (Vetëtima) Bajezidi u martua me Olivera Despinën, vajzën e Llazarit, duke fituar kështu miqësinë dhe besimin e serbëve. Ata pranuan t'ia jepnin luftëtarët e tyre ushtrisë së Jëlldërëm Bajezidit, por, në të njëjtën kohë, nëpërmjet kësaj gruaje, në oborrin Osman hyri pija dhe argëtimi.

Hoxha Firuz Beu depërtoi në pjesën veriore të Bullgarisë dhe e hapi qytetin Vidin ndaj Islamit, kaloi Danubin dhe sulmoi disa rrethe të Vllahisë.

 Jëlldërëm Bajezidi priti përfaqësues nga Venediku dhe Gjenova, që erdhën në Edrene (Edime) për ta uruar atë. Ai rinovoi marrëveshjet e tregtisë me ta, por nuk harroi të përmëndte dhe qëllimin e tij për të avancuar drejt Romës. Në këtë mënyrë, ai deklaroi pozicionin e tij ndaj botës së krishterë dhe u përpoq të arrinte një pakt me memlukët kundër valëve të Kryqëzatave në Evropë.158

Nga ana tjetër, bejliket: e Ajdënit, Saruhanit, Menteshes, Germijanit, Hamidit, Tekes dhe Kadi Burhaneddinit krijuan një aleancë nën udhëheqjen e Bejlikut të Karamanit. Ata hynë në territorin osman, ndërkohë që Jëlldërëm Bajezidi ishte i angazhuar në Rumeli. Sapo mori njoftimin për sulm, ai u kthye në Anadoll me një ushtri të fuqishme. Bajezid Hani drejtoi vëmendjen e tij nga Bejliku i Ajdënogllut (Aydinoglu). Beu i Ajdënit organizoi ceremoni të veçanta për nder të Devletit Osman. Ai urdhëroi mbajtjen e hutbes për Namazin e së Xhu-masë 'në emër të sovranit osman, si dhe përdorimin e sikkes (monedhës) osmane, duke qenë se të dyja këto ishin shenja të sovranitetit. Megjithatë, osmanët ua lanë adininistrimin e vakëfeve ish-drejtuesve të tyre, djemve të Beut të Ajdënit, të cilët, nën stmdimin osman, vazhduan të përparonin dhe të ishin të respektuar. Administrimi i vakëfit nënkuptonte garantimin mjaft të mirë të jetesës; muteveliu (administratori) i vakëfit mblidhte gjithë të ardhurat, harxhonte sasinë e nevojshme për detyrat e caktuara dhe jetonte me pagën e marrë nga të ardhurat e vakëfit. Me pak fjalë, posti i mutavelliut, i siguronte atij dhe pasardhësve të tij një jetesë të mirë.

Bajezid Hani mori në vitin 792/1390 bejlikun (emiratin) e Saruhanit dhe provincën e Menteshesë, pa ndonjë luftë serioze.161 Bejliket e tjera të Anadollit shpejt kuptuan se osmanët ishin të vendosur për të krijuar bashkimin e forcave muslimane në këtë rajon. Ndaj dhe ata iu bashkuan gradualisht Devletit Osman në një mënyrë apo tjetrën.

Bajezid Hani e hapi qytetin Allashehir (Filadelfia) ndaj Islamit, duke ia marrë atë Perandorisë Romake. Ky vend kishte mbetur si një ishull mes Bejlikeve muslimane. Duhet theksuar se për të marrë kështjellën e Allashehirit, Bajezid Hani e shfrytëzoi Joanisin V, pasi ai e kishte marrë fronin romak me ndihmën e Bajezidit së bashku me djalin e këtij të fundit, Manuelin II, dhe forcat romake për marrjen e kështjellës së Allashehirit.

Ndërkohë, Bajezid Hani marshoi drejt Evropës, nëpërmjet Gelibollusë, për të përhapur Islamin, si kreu i një strukture shoqëroro-politike, qëllimi i ekzistencës së të cilit ishte të zbatonte detyrën e xhihadit, si dhe të aneksonte Hungarinë. Gjatë rrugës u zbulua një spiun, me gjasë i dërguar nga Perandoria Romake, për të paralajmëruar Hungarinë nga çdo sulm i pritur osman. Me sugjerimin e Kara Timurtash Pashait, Bajezid Hani, si fillim, vendosi ta merrte vetë Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë Romake, dhe, në të vërtetë, e rrethoi këtë qytet. Jëlldërëm Bajezid Hani i kërkoi Joamsit V Paleologos të ngrinte rrethimin e Stambollit dhe perandori pranoi. Pas vdekjes së perandorit, Bajezid Ham i kërkoi djalit të Perandorit, Manuel II Paleologos, perandorit të ri, që të lejonte krijimin e një lagjeje turke në Stamboll, ndërtimin e një xhamie, vendosjen e një gjykate nën drejtimin e një kadiu osman, si dhe ta rriste tagrën që i paguhej prej tyre Thesarit Osman. Duke u mbështetur në muret rrethuese të qytetit, si dhe mbështetjen nga Evropa, perandori nuk i pranoi këto kërkesa. Për këtë arsye, Jëlldërëm Bajezidi e rrethoi qytetin, duke marrë të gjitha tokat përreth qytetit deri në kufirin e murit rrethues. Rrethimi zgjati 7 muaj dhe gjatë kësaj periudhe uria mbizotëroi në qytet. Perandori Manuel kërkoi ndihmën e Evropës. Duke qenë se u njoftua se Mbreti Hungarez Zigismundi (Szigismund) po përgatitej për të marshuar me ushtrinë e tij drejt Bullgarisë, Jëlldërëm Bajezidi pranoi të ngrinte rrethimin e qytetit me kusht që:

1.            Perandoria Romake fiu jepte 700 shtëpi muslimanëve, të cilët do të krijonin lagjen e tyre turke në Stamboll.

2.            Të vendosej një gjykatë muslimane në Sirkexhi, në Stamboll.

3.            Devleti Osman të emëronte një kadi në këtë gjykatë.

4.            Të ndërtohej një xhami në Stamboll.

5.            Osmanëve fiu jepej toka midis Gallatas dhe Kagët'hanes (Kagithane) (jashtë mureve rrethuese të qytetit), vend në të cilin ata do të vendosnin një gamizon.

6.            Të rritej shuma e parave që Perandoria Romake i paguante si tagër Thesarit Osman.

7.            Thesarit Osman fi jepej 1/10 e fitimit nga taksat e mbledhura nga pemishtet dhë të mbjellat jashtë mureve rrethuese të qytetit.

Perandori Manuel II i pranoi këto kushte, dhe një gamizon osman prej 6000 ushtarësh u vendos në zonën midis Gallatës dhe Kagëf hanes, që ishte nën sundimin e Gjenovës.

Pasi e ktheu me anë të këtij traktati Perandorinë Romake në një Perandori jo efektive, Jëlldërëm Bajezidi drejtoi vëmendjen e tij në frontin e Rumelisë, u përball me një ushtri të madhe hungareze në Nagy-Oloz, dhe e mundi atë në vitin 793/1391.

Në vitin 793/1391, Sulltani memluk i Egjiptit, që ishte dhe mik i Halifit Abasid në mërgim, e quajti Jëlldërëm Bajezidin -"Hija e Allahut mbi Tokë" dhe "Sulltanin e Muslimanëve" fakt ky që tregon fuqinë politike dhe ushtarake që kishte fituar Devleti Osman.

Bajezid Hani ndërtoi, në bregun e Bosforit të Anadollit, Gyzelxhe Hisarin. Pas rrethimeve të shumta me intervale, Perandoria Romake pranoi të paguante 10.000 monedha floriri si tagër vjetore.

Me Perandorinë Romake, Bullgarinë dhe Serbinë nën vasalitetin Osman, Hungaria mbeti fuqia e vetme në Evropë, që i rezistonte mësymjes osmane. Territoret që zotëronte kjo fuqi shtriheshin nga Dalmacia në veri, deri në Beograd në jug, dhe njihej nga prijësit vllahë dhe nga moldavët si kryezot i tyre. Mbreti Hungarez Zigismund (1387-1437) bëri përpjekje për të nxitur botën e krishterë kundër turqve, por drejtuesit perëndi-morë evropianë ishin të angazhuar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Ndër të tjera, situata në Himgari nuk ishte në gjendje të mirë, për shkak të përçarjeve të brendshme ndënnjet baronëve dhe administratës qendrore, si dhe ndërmjet fshatarëve orto-doksë dhe fisnikëve katolikë.

Mbreti Zigismund, si pasardhës i dinastisë së Luksenburgut, u zgjodh mbret i fronit të Hungarisë, kur mbreti i fundit hungarez, Luisi, vdiq pa lëne pas një trashëgimtar. Ai u zgjodh Mbret i Hungarisë, për shkak të statusit të tij si dhëndër i mbretit të ndjerë. Duke qenë se merrte tagër nga Republika e Venedikut, qëllimi i parë i Mbretit Zigismund, ishte të merrte Perandorinë Gjermane dhe Mbretërinë e Polonisë dhe të Bohemisë. Megjithatë, ai nuk ishte krejtësisht indiferent ndaj avancimit osman drejt Evropës, dhe përhapjes së Islamit në këtë vend. Në këtë mënyrë, Zigismundi sulmoi qytetin Nigbollu, të cilin osmanët e kishin marrë në vitin 794/1392, por Jëlldërëm (Vetëtima) Bajezidi erdhi menjëherë nga Anadolli në skenën e luftës dhe Zigismimdi u largua nga Nigbollu, duke arritur të arratisej nga fushëbeteja pa u kapur rob,169 Jëlldërëm Bajezidi shkatërroi mbretërinë vasale bullgare, duke marrë dhe krye-qytetin e tyre, Tëmovo, në vitin 795/1393, si dhe pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të Dobruxhës dhe Vidinit, që mbetën nën sundimin e princërve të vegjël bullgarë.

Në vazhdim të përmbushjes së detyrimit të xhihadit, Jëlldë-rëm Bajezidi i hapi ndaj Islamit qytetet e Selanikut dhe Jenishehirit (Larisa), në Xhumadel Ahire 796/prill 1394. Më pas, osmanët avancuan drejt veriut të Shqipërisë përgjatë lumenjve Buna dhe Drini, duke përvetësuar territoret në jug dhe jug-perëndim të Shkodrës. Në atë kohë, në Shqipëri, kishte feudalë të vendit dhe me prejardhje të tjera. Këta feudalë ishin në varësi qoftë të venedikasve, që vinin nga perëndimi, ose të osmanëve nga lindja, të dlët ishin në procesin e përhapjes së fesë islame në rajon.

Ndërkohë, Beu i Karamanit, që më parë kishte qenë një nga bejliket më të fuqishëm të Anadollit, planifikonte të zgjeronte territoret e tij në Anadoll, në dëm të osmanëve, të cilët atëherë ishin të angazhuar me fushatat e tyre të xhihadit në Evropë. Pas suhnit të tij kimdër territoreve osmane të pjesës së Anadollit, Bajezid Hani vazhdoi në këtë rajon dhe arriti në Konja, kryeqytetin e Bejlikut të Karamanit. Por, Beu i Karamanit u arratis, ndërsa populli i Konjas vullnetarisht e dorëzoi qytetin nën sundimin dhe sovranitetin osman, veprim ky që u ndoq edhe nga qytete të tjera si: Aksaraji, Nigde (Nigde) dhe Kajseri, duke demonstruar kështu qëllimin e mirë dhe drejtësinë e administratës osmane. Bajezid Hani marshoi për ta marrë qytetin Kastamonu nga Bejliku Xhandarogllu (Jandaroglu), në vitin 794/1392.

Ai mori qytetin e Samsunit nga Bejliku Xhanik në 800/1398, si dhe Sivasin, Tokatin dhe Kajserin nga Devleti i Kadi Burhaneddinit rië 801/1399, ndërkohë që qyteti i Sivasit iu bashkua më dëshirë Devletit Osman, dhe beu i Erzinxhanit u betua për besnikëri, duke u emëruar edhe guvemator nën sun-dimin osman. Jëlldërëm Bajezid Hani hapi ndaj Islamit qytetin e Mallatjas në vitin 798/1396 dhe qytezat Darende, dhe Divrigi (Diivrigi). Qyteti i Amasjas iu bashkua gjithashtu me dëshirë Devletit Osman. Në atë kohë, Devleti Osman u bë i njohur për angazhimin e tij ndaj çështjes së Islamit, si dhe për dëshirën e zjarrtë për të bashkuar muslimanët e Anadollit nën drejtimin e tij. Kështu, muslimanët në grupe iu bashkuan atij.

Duke ndjekur këshillën e djalit të Xhendereli Halil Pashait, Ali Pashait, rrogat e kadive u rritën; u vendos që një kadi do të merrte 20 akçe në 1000 akçe për gjykimin e akteve të trashëgi-misë, si dhe 2 akçe për hartimin e një dokumenti ligjor.

Beteja e Nigbollut (Nigbolu) (Nikopolit) 798/1396

Mbreti i Hungarisë katolike, Zigismundi (1386-1437), filloi të ndërgjegjësohej për prezencën osmane pranë mbretërisë së tij, por duke qenë se nuk dëshironte të hynte në bisedime apo të bënte një kompromis me Devletin Musliman, ai iu drejtua shteteve evropiane për të krijuar një forcë të bashkuar të krishterë kundër osmanëve. Nga ana tjetër, Perandoria Roma-ke, kishte mbetur si një ishull i vogël i rrethuar nga zotërimi i tokave osmane: një situatë kjo që e vinte tepër në siklet Evropën e krishterë. Në këto kushte, nevoja që Perandori romak Manuel, tu drejtohej për ndihmë strukturave shoqëroro-politike evropiane, si dhe thirrja e Papa Bonifacios IX, për organizimin e një kryqëzate kundër Devletit Osman, u treguan të efektshme. Në këtë mënyrë, Papa shpalli në vitin 1394 krijimin e një Kryqëzate tjetër kundër muslimanëve, duke formuar kështu një ushtri të madhe prej 200.000 ushtarësh nën drejtimin e Mbretit të Hungarisë. Hungarezë, kalorës të famshëm francezë, tre kushërinj të mbretit francez, kalorësit bavarezë të Gjermanisë, belgët, holandezët, venedikasit, kalorësit e Zvicrës, kryqtarët e Britanisë, kalorësit e Skocisë, Savojës dhe Rodosit, vllahët (rumimët) dhe bullgarët morën pjesë në këtë forcë të bashkuar armike. Kjo ushtri e madhe kryetare u ndihmua, gjithashtu, edhe nga forcat e flotës detare të krishterë: flota venedikase, që ishte një nga flotat më të fuqishme të kohës, bashkë me flotën detare të Kalorësve të Rodosit (Shën Xhonit), që kishte një fuqi të konsiderueshme, dhe flota romake morën për detyrë patrullimin, dhe mbajtjen nën kontroll të zonës së Ngushticës së Dardaneleve dhe Bosforit. Ata, në vitin 798/1396, avancuan drejt qytetit të Kostandinopojës për ta çliruar atë, pasi ishte rrethuar prej 5 vitesh, si dhe për të çliruar Tokën e Shenjtë nga zotërimi i muslimanëve. Ata duhet të kenë pasur shumë besim në vëtvete pasi mburreshin se: "Sikur qielli të bjerë, ne do ta mbajmë lart me shtizat tona". Ushtria e bashkuar e krishterë e plaçkiti Serbinë, edhe pse mbreti ortodoks i qëndroi besnik traktatit, me sa duket për shkak të frikës nga hakmarrja e Bajezidit.

Për shkak të këtij avancimi masiv evropian, Sulltan Bajezidi e tërhoqi pjesërisht ushtrinë e tij nga rrethimi i Kostandinopojës dhe iu drejtua Edrenesë, duke arritur në qytetin Nikopolis (Nigbolu), që Sulltan Muradi ia kishte marrë mbretit bullgar Shishman, ku dhe gjeti kështjellën të rrethuar nga forcat e krishtera. Kryqtarët nuk e kishin menduar se Bajezidi do të mbërrinte kaq shpejt në skenën e luftës dhe u gjendën në befasi. Jëlldërëm Bajezidi, një ushtarak tepër i guximshëm, kaloi vetë pranë radhëve rrethuese të kryqtarëve gjatë natës, iu afrua kështjellës dhe i thirri Komandantit të Kështjellës "Bre Dogan!" (O Dogan!), i cili iu përgjigj "Si urdhëron, Sulltani im!", duke e ditur se asnjë tjetër përveç Jëlldërëm Bajezidit do ti drejtohej atij në emër. Pas një bisede të shkurtër mbi situatën, duke ngritur kështu moralin e muxhahidinëve të rrethuar, Jëlldërëm Bajezidi u kthye tek ushtria e tij.

Ushtria osmane, e grupuar në formën e gjysmëhënës, u sulmua fillimisht nga kalorësia franceze, e cila nuk donte të humbiste nderin e saj në sy të hungarezëve, edhe pse Zigismundi i kishte paralajmëruar që të kishin shumë kujdes. Qendra e saj u tërhoq për pak kohë dhe kalorësia franceze vazhdoi sulmin e saj. Zigismundi u përpoq ti shpëtonte, por nuk arriti dhe kur pa se jeta e tij u vu në rrezik, ai u arratis me varkë drejt flotës së krishterë, që ishte pozicionuar në lumin Danub për të mbështetur ushtrinë e kryqtarëve. Zigismundi lundroi drejt Kostandinopojës përmes Detit të Zi dhe më tutje përmes Ngushticës së Dardaneleve drejt Dalmacisë derisa arriti në vendin e tij, në Hungari, në rrugë tokësore. Një person i quaj-tur Shiltberger (Schiltberger) nga Bavaria, që ishte kapur rob nga osmanët në këtë betejë dhe kishte kaluar kohë në Gelibollu, ka thënë se osmanët i radhitën robërit e betejës së Nigbollut përgjatë brigjeve të Gelibolhit, dhe ndërsa varka e mbretit Zigismund kalonte, i thirrën atij që të merrte dhe robërit me vete.

"Bajezidi bashkoi kontingjente të ndryshme nga Anadolli dhe i largoi forcat sulmuese armike (25 Shtator 1396), duke vrarë ose mbytur në lumin e Danubit me mijëra kalorës dhe udhëheqësit e tyre, ndërsa përpiqeshin ta kalonin lumin. Mijëra të tjerë u burgosën, duke përfshirë këtu fisnikë të ardhur nga e gjithë Evropa, të dlët u liruan vetëm pasi për ta u paguan shuma të mëdha në monedha floriri."177 Mes tyre ishte dhe Gjoni i Patrembur (Jean sans Peur), nipi tepër krenar i mbretit francez së bashku me më shumë se 20 fisnikë francezë, të cilët u dërguan në Bursa dhe Mihaliç.

Ata qëndruan të burgosur për më shumë se një vit dhe u liruan pasi për ta u paguan 200.000 monedha floriri. Në të gjithë Francën u vendosën taksa shumë të larta dhe u mblodhën para nga Republika e Venedikut, Mbretëritë e Himgarisë dhe Qipros për të liruar këta robër lufte. Me fitoren e kësaj beteje, sundimi osman në rajonin e Ballkanit u konsolidua dhe më shumë, duke u kthyer në këtë mënyrë në një simdim të padiskutueshëm.178 Sulltan Bajezidi i përdori fitimet e kësaj beteje për të ndërtuar Ulluxhaminë (Xhamia e Madhe) në Bursa. Ky veprim thekson edhe më shumë dallimet midis dy palëve: në perëndim ngri-heshin statuja ose harqe triumfi për të përkujtuar fitoret, ndërsa osmanët ndërtonin xhami, streha etj., për përdorim publik, për arsye se Islami ndalon shpenzimet e tepërta dhe të padobishme (israf).

Kali i Jëlldërëm Bajezidit u qëllua, ndërsa ai vetë u plagos gjatë kësaj beteje, por ai pasi e ndërroi kalin vazhdoi të luftonte, duke mos iu kushtuar vëmendje plagëve që kishte marrë.

Ndërkohë, Sulltan Bajezidi rrethoi sërish Kostandino-pojën. Megjithatë, asokohe Devleti Osman ishte i kujdesshëm për të mbajtur marrëdhënie paqësore me gjenovezët dhe venedikasit. Duke qenë fuqi supreme në det, këto fuqi mund t'i ndalonin, nëse dëshironin, ushtritë osmane të kalonin Bosforin apo Ngushticën e Dardaneleve. Duke qenë se nuk kishte armë aq të rënda, për të shkatërruar muret e forta rrethuese të Kostandinopojës, strategjia e Jëlldërëm Bajezidit ishte që ta sulmonte qytetin, kur të rrethuarve t’iu ishin mbaruar të gjitha rezervat ushqimore dhe për pasojë, populli t’iu vetëdorëzohej osmanëve. Në fakt, pati raste kur popullsia zbriste nga muret e qytetit për shkak të urisë. Nëse Emir Timuri nuk do të kishte ardhur me një ushtri të madhe, Jëlldërëm Bajezidi, me shumë mundësi, do ta kishte hapur në atë kohë qytetin e Kostandino-pojës ndaj Islamit.

Sulltan Bajezidi dërgoi trupat e tij të akënxhinjve në More. Ndërkohë që Beu i Karamanit, Alaeddin Ali, përfitoi nga angazhimi i osmanëve në Evropë, për ta sulmuar qytetin e Ankarasë dhe për të kapur rob Sarë Timurtash Pashanë. Pasi mësoi se Jëlldërëm Bajezidi i kishte mimdur kryqtarët në betejën e Nigbollut, ai e liroi Timurtash Pashanë dhe u mundua të mbante marrëdhënie të mira më sulltanin osman. Por pasi vendosi nën kontroll situatën në Rumeli dhe pasi la ushtrinë e tij në More, Jëlldërëm Bajezidi u drejtua për në Anadoll në 799/1397, dhe avancoi drejt qytetit të Konjas, kryeqendrës së Bejlikut të Karamanit. Ushtria osmane e shkatërroi ushtrinë e Beut të Karamanit në betejën që u zhvillua në Akçaj. Kur ushtria osmane mbërriti në Konja, ishte koha e të korrave; dhe kur populli i Konjas pa se ushtarët osmanë nuk e prekën grurin e tyre, që ishte shpëmdarë në zonën jashtë qytetit, por kërkuan që ta blinin atë, ata vendosën që ta dorëzonin qytetin, dhe këtë e bënë që të kurseheshin jetët dhe prona e tyre. Qytetet e Aksarajit, Nigdës dhe Larendes u përvetësuan në vitin 800/1398; disa pjesë të tokave të Karamanit, në jug të maleve të Taurusit (Torosit), mbetën jashtë territorit osman në atë kohë, por Bejlikut të Karamanit, që ishte më i madhi në atë kohë, i erdhi fundi. Kjo situatë rriti prestigjin e Devlëtit Osman. Ahmed Beu, Emiri i Amasjas, që ishte lodhur nga presioni i Kadiut Burhaneddin, iu drejtua në vitin 795/1393 Jëlldërëm Bajezidit, duke i thënë atij se dëshironte fi dorëzonte qytetin e, Amasjas dhe në këmbim të merrte titullin sanxhakbej, kërkesë kjo që u pranua nga Bajezidi.184 Jëlldërëm Bajezidi mori qytetet e: Sivasit, Tokatit dhe Kajserit nga Bejliku i kadiut Burhaneddin, në 801/1399, dhe u kthye në Bursa. Në atë kohë, kadiu Burhaneddiri kishte pranuar vasalitetin e memlukëve të Egjiptit dhe Shamit, kur e kuptoi se Devleti Osman ishte bërë shumë i fuqishëm dhe më prestigjioz pas betejës së Nikopolisit dhe fitores ndaj Bejlikut të Karamanit. Qyteti i Mallatias ishte në zotërimin e Bejlikut të Kadiut Burhaneddin. Jëlldërëm Bajezidi dëshironte që Sulltani memluk Nasirud Din Farak fia dorë-zonte qytetin e Mallatias, duke i dhënë fimd në këtë mënyrë Bejlikut të Kadiut Burhaneddin dhe për pasojë, edhe Mallatja duhet të hynte brenda kufijve osmane. Pasi pa që kjo dëshirë nuk iu plotësua, Jëlldërëm Bajezidi marshoi me ushtrinë e tij drejt qytetit të Mallatjas dhe popullata ia dorëzoi qytetin.

Bajezidi i aneksoi qytetet e Divrigisë dhe Darendes që u takonin memlukëve. Mutahharten Beu i Erzinxhanit, i cili kishte pranuar vasalitetin e Emir Timurit, u betua për besnikërinë e tij ndaj Jëlldërëm Bajezidit dhe vazhdoi të qëndronte si bej i qytetit nën simdimin osman. Në atë kohë, ishte i mirënjohur fakti që Devleti Osman dëshironte t'i bashkonte të gjithë muslimanët e Anadollit nën flamurin e tij.

Përpara zhvillimit të betejës së Ankarasë në vitin 804/1402, Devleti Osman kishte marrë pothuajse të gjitha territoret musli-mane nën Devletin Selçuk, si dhe kishte hapur ndaj Islamit territore të gjera në Evropë, deri në Danub. Kjo arritje e madhe ishte përmbushur në mënyrë të mrekullueshme vetëm në një periudhë kohore njëshekullore. Një shtetar i njohur, Mustafa Nuri Pasha, ka radhitur faktorët e këtij suksesi unik si më poshtë:

1.            Sulltanët e hershëm osmanë, iu bindën Ligjit të Sheriatit në mënyrë të padiskutueshme. Ata e vendosën administratën ligjore, ekskluzivisht, në duart e kadive, të cilët emëro-heshin në çdo qytet apo qytezë të Devletit Osman.

2.            Osmanët i mbetën besnik në konsekuencë Devletit Musliman Selçuk dhe nuk u rebeluan asnjëherë kundër tij. Krijuesi i shpërbleu ata për këtë, pasi është e detyrueshme që muslimanët ti binden sundimtarit, që zbaton rregullat e Islamit, siç thuhet edhe në Kur'an: "Binduni Allahut dhe Pejgamberit të Tij dhe Ulu'l Emr (përgjegjësit) nga ju." [en-Nisa, 59].

3.            Rënia e Devletit Selçuk dhe dobësimi i Perandorisë Romake, përgatiti kushtet për krijimin dhe zgjerimin e Devletit Osman.

4.            Pozicioni strategjik i osmanëve u dha atyre avantazh për të zhvilluar fushatat e xhihadit, kimdër kafirëve (të pafeve), si dhe të mermin përfitime të mëdha materiale, gjë që inkura-

1              «jqi pjesëmarrjen e një numri të madh luftëtarësh gazinj (muxhahidinë) në fushatat e xhihadit.

5.            Osmanët i respektoriin ulematë (njerëzit e ditur) dhe iu dhanë komandantëve të tyre autoritetin për adininistrimin e territoreve të tyre, duke i nxitur në këtë mënyrë ata, që të ishin besnikë ndaj Devletit të. ri musliman. Ata ishin gjithashtu shumë të zellshëm për të përhapur fenë Islame dhe për të zbatuar ligjin e Sheriatit, në ato zona ku ndërtuan institudone publike dhe bamirësie të tilla si: banja publike, , medrese, xhami etj.

Emir Timuri dhe Jëlldërëm Bajezidi

Ndërkohë që Bajezidi ishte i angazhuar në fushatat e xhihadit në Evropë, në Turkestan u shfaq një sovran tjetër turk. Ky ishte Emir Timuri apo Tamerlani, ashtu siç ai njihet në Perëndim. Kryeqyteti i tij ishte Samarkanda, në Uzbekistanin e sotëm, por ai vazhdoi të avanconte, duke marrë toka të reja në Azi. Fushata e tij pushtuese frikësoi sundimtarin e Bagdadit, Ahmedin e Xhelajirit (784-813/1382-1410) dhe vasalin e tij KaraJusufin, sovranin e Tebrizit. Emir Timuri (736-807/1336-1405) iu drejtua Jëlldërëm Bajezidit, në mënyrë që ti largonte këta dy sundimtarë, por ky i fundit e kundërshtoi me zemërim duke thënë se ishte një mënyrë joetike. Përpjekje të mëtejshme diplomatike (negociatorët dhe korrespondenca zyrtare) nuk patën asnjë sukses, për të arritur një zgjidhje të mosmarrëveshjeve midis të dyve dhe përfundimisht, në vitin 802/1400, Emir Timuri avancoi dhe e mësyu garnizonin osman në Sivas, ku pati dhe shumë të vrarë.

Ndërkohë që sulltani po rrethonte Kostandinopojën, ai mori lajmin e rënies së Sivasit dhe për pasojë, u nis për në Anadoll me nxitim, por nuk arriti ta kapte Timurin, i cili marshoi së bashku me ushtrinë e tij drejt jugut, për f u ndeshur kundër memlukëve të Egjiptit,189 dhe pushtoi Biladu'sh-Shamin (Sirinë), në vitin 803/1401. Në atë kohë, sulltani i memlukëve vdiq dhe u pasua nga një sovran fëmijë. Ky kalim pushteti solli protesta në radhët e memlukëve dhe rrjedhimisht i hapi rrugën avancimit të Timurit.

"Timuri, i cili hezitoi paksa të marshonte me ushtrinë e tij kundër Jëlldërëm Bajezidit, që kishte fituar një famë të madhe pas fitores në betejën e Nigbollut, e shikonte veten si pasardhës të ilhanllinjëve dhe selçukëve të Anadollit, dhe dëshironte të mbante status quonë në rajonin e Anadollit, dhe vendosi si që-llim të vetin të shfaroste çdo entitet që do të ishte kundër tij. Në fakt, ai i shihte osmanët si një nga bejliket e Anadollit Perëndi-mor që duhet fi bindej. Përpjekjet e Bajezidit për të ndryshuar balancat në Anadoll dhe për ta bashkuar këtë rajon, ishin një goditje për cilësinë e tij të patronazhit dhe kujdestarisë".

Emir Timuri e vlerësoi këtë situatë të krijuar dhe e dinte se nuk do të arrinte asgjë kimdër Bajezidit me forcat që kishte; kështu, ai solli njësi të përzgjedhura nga Turkestani dhe kaloi dimrin në Karabag (Karabag), në Azerbajxhan. Ai mund të kishte marrë në atë kohë Kinën, që po kalonte një periudhë kaosi dhe konfuzioni pas vdekjes së perandorit, por ai men-donte se ishte thelbësore të merrej si fillim me Sulltan Bajezidin, që ishte një kërcënim për Iraktm, el-Xheziren, dhe Azerbajxhanin. Arsyeja e vërtetë e konfliktit midis Timurit dhe Bajezidit, ishte dëshira e Timurit për hegjemoni botërore dhe ndjenja personale e madhështisë së Bajezidit, i cili kishte arritur deri në atë kohë fitore dhe suksese të njëpasnjëshme.

Shtetarët osmanë, të cilët vlerësonin situatën dhe fuqinë e Timurit, e nxitën Jëlldërëmin të pranonte vendosjen e paqes dhe e këshilluan atë f i dërgonte Timurit një misionar. Bajezidi, në një letër të tijën, deklaron se nuk kishte asnjë arsye për përbuzje të ndërsjellë, dhe se ai kishte qenë i angazhuar në xhihad si të gjithë paraardhësit e tij.

Megjithatë, Emir Timuri dëshironte që Bajezidi të pranonte menjëherë një sërë kushtesh përulëse: ai duhet të pranonte pa kushte supremacinë e Timurit, fi dërgonte peng njërin nga djemtë e tij dhe ti dorëzonte atij Kara Jusufin. Për më tepër, ai duhet fiu kthente qytezën Kemah drejtuesve të saj të më-parshëm, si dhe t’iu dorëzonte sundimtarëve të mëparshëm të gjitha territoret që osmanët kishin marrë në Anadoll.

Bajezidi, që nuk kishte provuar asnjë humbje deri në atë kohë, i refuzoi me zemërim këto kushte dhe të dy ushtritë u përballën në fushën e Çubukut, pranë Ankarasë, në vitm 804/1402. Ndërkohë që Timuri kishte në radhët e ushtrisë së tij elefantë, osmanët përdorën artilerinë dhe ushtarët serbë, të cilët iu ishin dhënë osmanëve si përfitim nga luftërat e më-parshme. Gjatë betejës, disa kalorës nga Anadolli shkuan drejt ushtrisë së Timurit kur panë të valëviteshin në anën tjetër flamujt e bejlerëve të tyre të mëparshëm. Mongolët, që në atë kohë quheshin tatarë, kur pushtuan Anadollin, pasi shkatërruan selçukët në Kosedagë, në vitin 1243, kishin lënë disa nga njësitë e tyre ushtarake në Anadoll në mënyrë që të parandalonin ringritjen e selçukëve. Jëlldërëm Bajezidi, i cili kishte përvetësuar zonat ku ishin vendosur ata mongolë (tatarë), nuk merrte taksa prej tyre, por i përdorte ata në luftë. Emir Timuri fshehtas ra në kontakt me mongolët e këtyre zonave (të dlëve burimet osmane iu referohen si "Kara Tatarë") dhe iu premtoi atyre sovranitetin ë Anadollit. Kështu që edhe këta mongolë (Kara Tatarë) iu bashkuan ushtrisë së Timurit. Për pasojë, ushtria osmane u tërhoq dhe Veziri i Madh, Ali Pasha, u arratis së bashku me Shehzade (prindn pasardhës) Sylejman Çelebinë; ndërkohë, pasardhësi (tjetër) Shëhzade Mehemmed Çelebi, që ishte në prapavijë, u largua për në Amasja. Jëlldërëm Bajezidi luftoi me guxim, por u rrethua nga ushtarët e Timurit, të dlët e kapën rob. Bajezidi vdiq në hidhërim në Akshehir dhe u varros në Bursa. Ai u transportua në një barelë me shufra, që më vonë u kthye në një legjendë sipas së cilës thuhej se ishte mbajtur në një kafaz të hekurt.

Emir Timuri arriti fitore të tjera duke pushtuar qytetin Iznik (Nikea), Bursa dhe qytete të tjera që shtriheshin përgjatë bregdetit. Ai ua rrëmbeu Izmirin (Smima) kalorësve trima të Shën Xhonit dhe iu ktheu drejtuesve të mëparshëm bejliket e vogla, që osmanët ua kishin marrë në Anadoll.Kalorësit e Shën Xhonit e kishin marrë portin e Izmirit nga Bejliku i Ajdënogllusë në vitin 745/1344. Një sukses i madh ishte dhe marrja e kështjellës së Izmirit nga Emir Timuri në vitin 805/1402. Ai ia dha Izmirin Bejlikut të Ajdënogllusë, i cili ishte një nga bejliket e Anadollit, që ai kishte arritur të rigjallëronte. Timuri nuk e kaloi Detin Marmara drejt Evropës dhe për këtë arsye pjesa evropiane osmane mbeti e paprekur. Djali më i madh i Jëlldërëm Bajezidit, Sylejman Çelebi drejtonte pjesën evropiane të territorit osman.

Emir Timuri u dërgoi letra Mbretit të Francës Sharlit VI dhe Mbretit të Anglisë Henri IV, duke i njoftuar ata për suk-sesin e arritur, dhe për faktin se e kishte mundur personin, të dlin ata nuk kishin arritur ta mundnin në Nikopolis.

Bajezidi u kritikua nga Mustafa Nuri Pasha si njeri "i rrëmbyer dhe krenar" dhe gjithashtu, thoshte se: "Ai duhet të kishte pritur para se të hapte të gjitha bejliket e Ajdënit, Men-teshesë, Hamidit, Gennijanit dhe Isfendijarit. Edhe Stenli Lejn-Pul (Stanley Lane-Poole) kishte për të thënë këtë për humbjen e ushtrisë osmane: "Fuqia osmane dukej sikur kishte humbur përgjithmonë. Me një goditje, Timuri, "Tatari Fisnik", kishte marrë sovranitetin e Anadollit dhe ishte dhe një numër i madh armiqsh në Evropë, që prisnin rastin për të marrë në dorë sundimin e provincave turke atje. Hungarezët, polakët, bullgarët, shqiptarët, vllahët dhe shumë popullsi të tjera të provincave turke ishin të gatshme që të hidheshin në revoltë brenda kufijve të territoreve turke. Ata mendonin se armiku i tyre kishte rënë një herë e përgjithmonë.

info@balkancultureheritage.com