Sulltan Mahmudi 1730-1754

Sulltan Mahmudi 1730-1754

Ndërkohë valiu i Bagdadit Osman, Ahmed Pasha, mundi Shahun e Persisë, Tahmasbin, dhe e detyroi atë të kërkonte paqen. Por, Nadir Aliu, kryetari i fisit afshar, kundërshtoi çdo lloj kompromisi me osmanët, rrëzoi Tahmasbin nga posti i tij dhe e zëvendësoi atë me të birin, që në atë kohë ishte fëmijë, ndërkohë që u vet emërua regjent, në mungesë të një personi të aftë apo të pjekur në moshë. Ai u nis për të rrethuar Bagdadin, por Topall Osman Pasha, valiu Osman i Erzurumit, e mundi ushtrinë perse në një betejë që u zhvillua në vitin 1146/1733. Persianët u shpërndanë dhe komandanti i tyre u plagos dhe u tërhoq. Më pas, Nadir Aliu përfitoi nga sëmundja e Osman Pashait për t'u rikthyer dhe për ta mundur ushtrinë osmane në Kirkuk. Ai mundi pranë Revanit Koprylyzade Abdullah Pashanë dhe në vitin 1148/1736, zuri vendin e Shahut të Persisë me kërkesë të disa dinjitarëve të vendit.

Lufta me Rusinë

Pasi rusët i kthyen Persisë kështjellën e Derbendit dhe disa vende të tjera, lidhën një traktat me të kundër osmanëve. Ky ishte një veprim i zgjuar nga ana e rusëve. Duke i dhënë Persisë disa avantazhe të vogla, Rusia arriti të siguronte kalimin e Persisë në anën e saj, në luftën kundër Devletit Musliman Osman. Por kjo ishte dhe një tradhti nga ana e Persisë, një tradhti që nuk mund të kapërcehej lehtë, për ata që e kishin kryer. Me anë të këtij traktati, Persia kreu një gabim të rëndë, që e vendosi atë në anën e një vendi jomusliman të fuqishëm kundër një Devleti musliman.

Ndërkohë, rusët shkelën traktatin e tyre të paqes me osmanët, duke sulmuar në vitin 1143/1730 kështjellën e Azakut dhe Ozit (Odesës) dhe u sulën kundër Krimesë. Për pasojë, Sulltan Mahmudi dërgoi Sadrazamin Silahdar Mehmed Pashanë për ta zgjidhur këtë situatë. Ushtria osmane mbërriti në Babadagë (Babadagi), por austriakët e vonuan avancimin e tyre, me pretekstin se ishin duke biseduar për paqen, ndërkohë që në të vërtetë e kishin sulmuar territorin osman, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante traktatin e fundit të paqes me osmanët.

Mehmed Pasha nuk ishte një komandant me shumë përvojë dhe, për këtë arsye, çështjet e Devletit iu besuan Osman Halis Efendiut. Por ky i fundit, nuk pranoi të dërgonte pajimet dhe municionet e nevojshme në garnizonet e Ozit (Odesës), Benderit dhe Vidinit, me pretendimin se ky do të ishte një shpenzim i panevojshëm, ndërkohë që, sipas gjykimit të tij, arritja e një traktati paqeje ishte afër. Për pasojë, mosdërgimi i armatimeve çoi në dorëzimin e kështjellave strategjike të Azakut, Ozit dhe Këllburunit në duart e Rusisë. Kjo disfatë i kushtoi jetën Osman Halis Efendiut, ndërsa Silahdar Pasha u shkarkua nga posti i tij si Sadrazam, dhe në vendin e tij u emërua komandanti i kështjellës Bender, Abdullah Pasha. Në këtë rast, osmanët morën një mësim nga hadithi sherifi, sipas të cilit:

"Nëse çështjet (e rëndësishme) i besohen një personi të paaftë, atëherë duhet të pritet një fatkeqësi (dështim) prej tij."

Ushtria ruse sulmoi Gadishullin e Krimesë, por populli i saj i transferoi orenditë e veta. shtëpiake në vende të sigurta në male, dogji grurin dhe, sa herë që kishte mundësi, e shqetësonte ushtrinë ruse. Megjithatë, ushtria pushtuese ruse e dogji dhe e shkatërroi gadishullin dhe u detyrua të tërhiqej përfundimisht, duke lënë pas më shumë se 20.000 ushtarë të vdekur apo të humbur.

Lufta me Austrinë

Ndërkohë, austriakët sulmuan territorin e Nishit, Bosnjës dhe Vidinit. Ata e morën Nishin, por u mundën nga Hekim-ogllu (Hekimoglu) Ali Pasha në Bosnjë, ku pësuan dhe humbje të rënda, pasi u vranë rreth 60.000 luftëtarë.22 Ahmed Pasha, djali i Koprylyzade Shehid Mustafa Pashait, në vitin 1150/1737, rimori Nishin riga austriakët, ndërkohë që Ivaz Mehmed Pasha i shkaktoi disfatë ushtrisë austriake në Vidin. Më pas, ai kaloi lumin Danub në veri, i mundi ushtritë austriake në zonën e Muhadijes dhe Harshovës, dhe mori, në vitin 1151/1738, Ada-kalenë, në mes të lumit Danub.23 Ai i shkaktoi një disfatë tjetër të rëndë ushtrisë austriake, që e detyroi atë të nënshkruante traktatin e paqes së Beogradit më 14 Xhumadel Ahire 1152/18 shtator 1739,24 sipas të cilit Beogradi, Serbia dhe Harshova iu kthyen Devletit Osman.25 Duke rimarrë territoret e humbura nëpënnjet Traktatit të Beogradit, Devleti Sublim Osman siguroi kufijtë e tij në Ballkan dhe kështjella e Beogradit shërbeu si parandalues për ardhjen e austriakëve në jug të Danubit.

Ndërkohë, rusët risulmuan gadishullin e Krimesë dhe Ben-derin, por u zmbrapsën nga trupat osmane. Numan Pasha, komandanti i zonës së Benderit, i shkaktoi edhe një disfatë ushtrisë ruse, që u detyrua ta dorëzonte kështjellën e Ozit dhe Këllburunit, duke lidhur dhe një traktat paqeje me Devletin Osman në vitin 1739. Sipas këtij traktati, kështjella e Azakut duhej të shkatërrohej, në mënyrë që zona ku ajo ishte ndërtuar të qëndronte si një zonë asnjanëse, ndërsa Devleti Osman u autorizua të ndërtonte një kështjellë në lumin Don dhe një kështjellë tjetër pranë Detit Azak. Nga ana tjetër, rusëve iu nda-lua lundrimi i luftanijeve dhe anijeve tregtare në Detin Azak dhe në Detin e Zi, dhe tregtia e tyre në këto dete do të bëhej me anë të transportimit nga anijet osmane.

Lufta me Persinë

Gjatë armëpushimit 4-vjeçar, Nadir Shahu arriti një sukses të rëndësishëm gjatë fushatave të tij në Indi. Në vitin 1156/1743, ai sulmoi territorin osman, ku u përfshi dhe Kirkuku dhe Bag-dadi. Por, sulmi i tij në kështjellën Mevsil (Mosul) u zmbraps nga Hysejin Pasha, dhe iranianët pësuan humbje në radhët e ushtrisë së tyre, rreth 6.000 ushtarë të vdekur. Në vitin 1158/1745, Nadir Shahu, u zu në një pozicion të vështirë midis territorit të Karsit dhe Revanit, nga Jegen (Yegen) Mehmed Pasha por shumë shpejt ai arriti ta kapërcente këtë vështirësi, për shkak të vdekjes së papritur të komandantit të ushtrisë os-mane dhe pështjellimit e rrëmujës që pasoi në radhët e ushtrisë së tyre. Megjithatë, me caktimin e Hekimogllu Ali Pashait si serdar (komandant i ushtrisë) në frontin lindor, Nadir Shahu kërkoi paqen, që u vendos nëpërmjet një, traktati në vitin 1159/1746. Sipas traktatit, kufiri midis Devletit Sublim Osman dhe Persisë do të qëndronte aty ku kishte qenë që në kohën e Sulltan Muradit IV.

Sulltan Mahmudi I, i cili ndërroi jetë në Safer 1168/nëntor 1754, kishte synuar fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të ushtrisë osmane. Gjatë sundimit të tij, i mirënjohuri Klod Aleksandër Kont dë Boneval (Claude Alaxandre Comte de Bonneval) (1675-1747), që u bë i famshëm pas konvertimit të tij në musliman dhe mori emrin Humbaraxhë Ahmed Pasha, hyri në shërbimin osman dhe i shërbeu Islamit në mënyrë të shkëlqyer. Devleti Sublim Osman kishte pasur një njësi ushtarake, të quajtur humbaraxhë, prej 300 ushtarësh, që shërbenin në kështjella. Humbaraxhë Ahmed Pasha krijoi një njësi tjetër humbaraxhë prej 300 vetash, të cilët i solli nga Bosnja nën urdhrin e sadrazamit, dhe mori përsipër stërvitjen dhe administrimin e tyre.

info@balkancultureheritage.com